Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - Katėr tregime poetike nga libri “Fluturimet e korbave nė netėt pa hėnė”

Shkruan: Adem ZAPLLUZHA

Katėr tregime poetike nga libri “Fluturimet e korbave nė netėt pa hėnė”

 

 

GJUMI

 

     Njė hije e rėnd hyri nė dhomėn e fjetjes deri sa nusja i krihte flokėt e saja tė shprishura. Mė duket se kjo hije ka njė qėllim jo tė mirė, sa herė qė hynė nė dhomė zbehen muret, zbehet ēarēafi ,jo nga ndonjė frikė por nga aroma e padurueshme e saj.

             

           

            KURSE PAGA E JUAJ

 

         Sonte ėshtė vonė . Bisedojmė nesėr .Bisedojmė nė njė kohė tjetėr, pėr problemet e ditės dhe pėr gjumin tėnd . Ti mos u friko kur fle , makthi nuk tė ngacmon deri sa bisedon me ėndrrėn...

          Nesėr do tė jetė dita e re ,nafaka e re, tepėr herėt pėr t’u zgjuar sot kurse shumė vonė pėr tė fjetur nesėr.

          Mė kujtohet  dhoma e fjetjes, e errtė, pėrplot me myk. 

          Sa herė mė zė nata, mė ikėn gjumi, nuk kam kujt t’i ankohem, vetėm njė muzikė e vjetėr e ēon kokėn nga  njė qoshe e dhomės, ku kam fjetur dikur si fėmijė dhe dėgjohet gjėma e tingujve, gjėma qė tė ēon peshė, s’tė lė rehat as t’i ēelėsh e as t’i mbyllėsh sytė.

          Njė hije nuk mė lė tė qetė, mė ngacmon, m’i prek me gishtat e saj tė ftohta fijet e flokėve , tani mė tė thinjura.

           Kam tė ftohtė . Mė ngrihen eshtrat . Dimri hyn dhe del nga gjumi im , si nga baladat e lashta, me njė fjalė nuk mė lė tė qetė.

          Dielli i skuqur si saēi i gjyshes kur gatuante pėrpeq kurse mua po mė shndėrron nė acar ky dimėr i mallkuar.

         Mi prek ėndrrat, deri sa loti hyn nė shtrat, dhe del nga shtrati. Ē’ka tė bėjė me duart e ngrira? Si mund ta pėrqafojė pranverėn kur e ndjej etjen e acarit?

         Pėr ēudi nuk e dua atė dhomė, ku nuk mė zė gjumi, por edhe nuk mundem pa tė, ē’po ndodh kėshtu me ėndrrat e mia..?

        Unė kthehem kėtu pėr t’u takuar me fėmijėrinė, me lodrat qė mi mbaronte im atė, me tė gjitha ato gjėra qė mė mungojnė.

        Disi mbrėmė i shpėtova gjumit, kurse sot mė duket tepėr herėt pėr t’u zgjuar.

         Kėndesi ende nuk ka zbritur nga ēatia e  djegur, kurse ti Zotėri i fėrkon duart e tua tė pėrlyera.

        Kėndelluni nga kjo pije e fortė. Nuk dehet ajri i ndotur nėse bie shi nė pėrparėsen e ditės, ne do tė mendojmė pak mė esėll pėr tė korrat,do tė ketė bukė edhe pėr disa vite. Pastaj shohim e bėjmė...

        Nuk mbyllen tė gjitha dyert nė jetė, nėse mbyllet njė derė hapet tjetra, thoshte im at. Ti mos hezito miku im shko tė flesh, gjumin e natės nuk e zėvendėson ky i ditės, sikurse shtreza qė s’e zėvendėson shiun..

         Kjo dritė qė po ju zgjon nė kohė e pa kohė, kjo energji e brendshme, nuk buron thjesht nga dėshira e jote ose e imja, ajo e ka diku tjetėr burimin, zbret nga syri i diellit dhe futet nė vetėdijen tonė deshėm ne apo nuk deshėm, kjo ėshtė e vetmja mėnyrė qė galaktika komunikon me qeniet njerėzore, e vetmja mėnyrė qė na mban tė tendosur pėr tė nesėrmen .   

         Vetmia nuk ėshtė vetėm e imja, ajo i takon ēdokujt kush ka nevojė pėr vetmi, hyn nė gjumin e saj dhe me varkėn e etjes i tejkalon tė gjitha detet qė i dalin pėrpara.

         Kur i humb shpresat, fillon tė qajė ose tė bisedojė me pasqyrėn  konkave , pas bisedės sė parė, vjen e dyta, e treta dhe kėshtu me rrallė pėrfundon ditėn , veshur me njė kėmishė tė bardhė si dėbora e ngrirė e Sharrit idhnak.

       Zotėri , kjo dritė nuk ėshtė drita e juaj, por as e imja, pyete bretkosėn ajo tė tregon me kėngėn e saj.

        Nė ēdo refren mund ta takosh vetveten tė lagur nė shi si njė mace e ngordhur.

      Sot herėt dikush  trokiti nė gjumin tim kur isha nė dhomėn e fėmijėrisė mė besoni, pėr herė tė parė mė zuri gjumi, dhe ja, mė zgjoi njė trokėllimė e trishtuar, mu kujtuan trokėllimat e dikurshme,

      kur vinin ushtarėt e huaj dhe na i grabitnin pulat nėpėr kotece.

       Ishin ato kohėra , qė kur mė kujtohen, mė zė frymėn vreri ,zverdhohem si muret nė lagjen e evgjitėve, diabeti udhėton nėpėr ēdo plagė qė mė ka mbetur prej asaj kohe...

        Pranė portave tė mėngjesit, gjeta njė zarf tė kaltėr , ishte i kaltėr si qielli i qytetit tim, kaltėrsia qė ta zgjon dashurin e fjetur, t’i ngacmon ndjenjat, qė kanė humbur rrugėn nė kokėn tėnde, kaltėrsia e cila kur bashkohet me energjinė e trupit tėnd pėrvėlon hemisferėn , t’i djeg flokėt...

        Ju ende nuk jeni zgjuar Zotėri,  akoma jeni duke fjetur nė retė e purpurta tė begatisė,kurse unė fle mbi gjethet e fishkura tė skamjes.  

         Zotėri, mendoni pak mė esėll, pensioni im po tepron nė fund tė muajit, nuk kam fuqi tė eci deri nė barnatore e tė blejė barėra,kurse ju e helmoni edhe ajrin e qytetit me automjetet e Juaja,i keni hipur djersės tonė dhe po na kalėroni,mos harroni Zotėri se njė ditė ju deshėt  apo nuk deshėt do ta dėgjoni hingėllimėn e skamjes, do fillojnė tė gjėmojnė muret, nė tė katėr anėt e hemisferės...

              Boll mė, jemi lodhur,na ka dėrmuar mjerimi,keni hyrė nė gjakun tonė dhe jeni duke na e thithur palcėn e kurrizit si ushejza,

               Mos harroni, pensioni i jonė po na tepron nė fund tė muajit, kurse paga e Juaj Zotėri po i tejkalon kufijtė e durimit...

 

 

                                                                                                    

            GJUMI

 

      Mbi komodinėn e vjetėr i paskan hequr tė gjitha gjėrat e pa nevojshme, s’paska mbetur asgjė kėtu pėr ēka mund tė flasim .

      Njė hije e rėnd hyri nė dhomėn e fjetjes deri sa nusja i krihte flokėt e saja tė shprishura. Mė duket se kjo hije ka njė qėllim jo tė mirė, sa herė qė hynė nė dhomė zbehen muret, zbehet ēarēafi ,jo nga ndonjė frikė por nga aroma e padurueshme e saj.

        Mė kujtohet kur nė kėtė dhomė kanė fjetur kuajt e drunjtė , ato lodra fėmijėsh qė na i gdhendte gjyshi me njė biēak tejet arkaik, me dorezė nga briri i dhisė , sa qė t’i lėndonte gishtat nėse gdhendje njė kohė tė gjatė .

        Me xhelozi e ruante gjyshi briskun e tij tė vjetėr,sepse thoshte se e ka kujtim nga gjyshi i tij,e kam me ja dhėnė edhe babait tėnd nipēe ti mos u merakos. Ky biēak me qindra vite shkon prej njė gjyshi deri te gjyshi tjetėr, qė ende nuk ka lindur.

       Ruaju mos tė tė mbyten mendimet sepse nuk mundesh me ndalė vrapin e gjuhės sė etjes , ato pėrherė shkojnė bashkė, kudo i sheh tė strukur nė njė trastė dhe nuk ndahen askurrė.

         Nėse ndoll pėrmbytja e mendimeve, ti mos e lodh kokėn, ēdo pėrgjigje kėrkoje nė hingėllimėn e ditės, nėpėr xhepat e tua kėrkoje tė nesėrmen, nėse e kėrkon domosdo do ta gjesh e nėse nuk e kėrkon ti qė nė start ke humbur ēdo pjesė tė trupit tėnd.

      Sot pėr herė tė parė e pamė ekstazėn e eklipsit ,hėna ekzaltohej  e pėrdjegur, fundosej nė gjumin e vetėtimave dhe qante si njė kėrthi.

        Ēka do tė bėja unė po mos tė kisha pasur ty,e vetmja gjė qė mė ka mbetur nga koha e fėmijėrisė ,je ti kali im i drunjtė.

        Fli , fli , nata ėshtė pėr gjumė, nėse tė kafshon vetmia, ti shko deri te fanari, bisedo me dallgėt e detit, mund tė flesh edhe nė djepin e varkave tė thyera, nėse ke mundėsi hyrė nė ėndrrėn e fijeve tė holla tė koraleve, aty mund ta gjesh tė kaluarėn e hingėllimės sė kuajve tė egėr, nėse jo, atėherė, po atė hingėllim, kėrkoje tė kuajt e kuq tė luftės, jam shumė i bindur se te ato kuaj fshihen edhe hingėllimat e ditės kur e dhunuan djajtė.

        Kij kujdes kur dallgėt tunden nė djepin e detit, ėshtė pak rrezik tė jesh nė breg i papėrgatitur, tė presin tė papriturat. Sa ora dalin sirenat, tė marrin me kėngėt e tyre dhe tė fusin nė djepin e shkėmbit.

         Ti po harron se s’di not, nė qytetin tėnd nuk ke pasur asnjė lumė, ke mundur tė notosh vetėm nė grimcat e pluhurit ose tė mbytesh nė djersėt e diellit kur si saē i pėrskuqur na rrinte mbi kokė...

       S’di a mund tė paramendosh se si mbytet uji . Ajo ėshtė njė mbytje e tmerrshme , varka fundoset si deti nė ėndrrėn time dhe mė mbytė pa dalė nė breg.

        Disa ditė tė prita nė brendinė e shkumės sė kripu r. Tė prita kur nuk kisha kohė , kur mė mungonte energjia diellore, kur e dija se ti kurrė mė nuk do tė kthehesh.

         Unė sėrish tė pritja, mė pėlqejnė pritjet kur nuk vjen askush, vetėm nė ato ēaste mendoj pėr vetveten time, pėr ekzistimin e ajrit qė jam duke e thithur me mushkrit e mia qė nuk kanė aftėsi as tė marrin frymė, ti ikėn me shkumėn e mua ma lė vetmin e kripur tė thahem nė kėtė shtrojerė tė pritjes si peshku i papjekur nė hedhin e diellit.

      Asnjė pulėbardhė nuk u kthye nė atdhe . Kjo gjeografi e bredhjes, i vrau fluturimet e zogjve.           Ti mbete fjala e fundit e gjėmės, mbete mollė sherri nė kujtesė , mbete i vetmuar me vetmin e trokut tė ikur diku nė hapėsirė.

           Mė kujtohet kur i preknim krifat e prera tė kuajve,dita qeshte me ne, kurse hija qė na pėrcillte nė ēdo hap mbante njė sekret dhe nuk na tregoi asnjėherė asnjė fjalė.

          Flinte nė pluhur duke thithur ajrin nga njė qeskė najloni dhe kėshtu e mashtronte ditėn .

          Kur e kėrkuam gjilpėrėn e merimangės qė e thuri rrjetėn nė imagjinatėn e shkretėtirės era na tha qė kot po e kėrkojmė etjen , ajo fle nė gjumin e shkretėtirės, vetėm njėherė nė jetė duket nė bregun e majtėt lumit dhe e pėrjeton ekzaltimin e dehjes.

 

 

Ademi Zaplluzha me bashkėshorten Sulltana nė ekspozitėn e 109 librave tė botuar deri mė tani.

                                     

   

            POR TI NA ERDHE

 

         Humba ēdo interesim se si merr frymė frika . Ishte ditė e hėnė, mė duket se do tė fillojė mbarė kjo javė.

        Nuk prisja se do tė hasja nė shumė pengesa. Mė zuri kolla e keqe dhe gati se s’ma nxori shpirtin nga hunda  .

         Mu duk se ja filloi njė ditė e mbarė dhe ja se ē’mė doli si nusja, dreq me bisht. Erdhėn disa hije dhe na hynė nė shtėpi,dikush i priu deri te pragu i derės por ishte i padukshėm,erdhėn dhe na e lėnė sherrin pėrpara dyerve.

         Tė hymė apo tė dalim nga  beteja . Nuk gjetėm tjetėr rrugė , u bashkuam me armikun, si ēdo herė edhe kėsaj radhe i dorėzuam armėt dhe e rrokėm sharkinė e lahutėn, filluam tė vrasin e tė presim koka nė imagjinatėn tonė tė sėmurė.

        Tė hymė dhe tė dalim nga beteja, apo tė mbetemi kėshtu si jemi tė mjerė , tė pafuqishėm deri nė pa skajshmėri.

         Ishte ditė e diel kur tė pash nė kishė apo xhami nuk mė kujtohet mė, por e diela ka mbetur peng nė kujtesėn time , kur atė ditė dole nė bejleg i thirre burrat dhe djemurinė tė dalin nė shesh, e dolėn...

         Nusja rinte e qėndisur si ēdo nuse . Ti qėndroje i patundur si lisi, mora vesh se tė kishte kafshuar xhelozia kur kaloje nėpėr flokėt e ditės .

        Atė ēast me mijėra vite u ktheve mbrapa ,  i zgjate duar kah drita , nuk e preke , ece e nuk tė bartėn kėmbėt,  tė mundonin lėvizjet e plogėshta tė frymėmarrjes, tė rrinte nė qafė faji i vjetėr, tė mundonte vetvetja qė nuk je mė ti nė lėkurėn tėnde por dikush tjetėr kishte hyrė dhe e lėronte...

        Disa vite deshėm ta lėrojmė qiellin me dy gishta tė ngritur lartė, tė nesėrmen zhdukeshin hullitė. Njė nga njė zhdukeshim edhe ne . Zhdukej ēdo gjė qė e kishte shijen e energjisė qiellore.

       Liria na erdhi vetėm atėherė kur filluam ta pėrdorin njėrin gisht . Ēudi dy gishta kurrė nuk bėnė punė sa bėri vetėm gishti tregues, e shikonte gishtin dhe e prekte lėfytin e ēezmės qė akoma pikonte njė lloj balsami qė shėron ēdo plagė.

        Uji mė nuk lėrohej as me plor as me lot, ajrin e pastėr tė maleve e lėronin plumbat, poēari gatuante bukė deltine me lotin e nuseve, loti i cili ishte shėrues, i cili filloi me na i shėruar plagėt qė ne mendonim se kurrė nuk do tė shėrohen.

      Mendonim ashtu sepse na mungonte uji, na shtrydhėn keq deri sa na e shterėn palcėn e kurrizit qė nuk lakohej asnjėherė.

         Vetėm atėherė, na erdhi nusja jonė krenare, kur u zgjua nga gjumi shekullor gishti jonė i thyer, kur i hapin sytė vetėdija, qeshėn lisat, gjethet, qeshi edhe baritė kurrė deri mė atė ēast nuk ja pamė lotin nė vajin e gurit..

 

 

 

            POETI

      

        Kishte kohė qė iku . Nuk la asnjė pinjoll . Ishte , nuk di se sa vjetori i vdekjes. Ishin mbledhur nė sallėn e teatrit , njerėz tė ēdo kallėpi, ata tė menēur dhe ata tė tjerė, qė kishin nga njė cilindėr nė kokat e tyre tullace.

          Kjo ditė e diel nuk i pėrngjante ditėve tė tjera tė viti , ishte e diela e vitit tė brishtė, dita e prerė nė cung me njė sėpatė tė ndryshkur, dita qė i mbante rropullitė nėn sqetull dhe largohej nga vetvetja.

           Salla e teatrit gumėzhinė pėrplot me njerėz mondan . Kishte edhe nuse sapo tė dala nga duart e floktarit, ose floktari kishte shkuar nėpėr shtėpia tė klientėve tė rėndėsishėm , po mendoj pėr nga xhepi.

          Asnjė re nė qiellin e kristaltė tė Kryeqytetit .

    -Sot qenka dita e mrekullueshme zonjė,-i tha njė poet njė gruaje  tė moshuar qė turfullonte si pela e egėr.

            Po dita e mirė zotėri, por nuk kemi ardhur kėtu pse ėshtė  e mirė kjo ditė, kėtu jemi as vet nuk di pse, por ja, kemi ardhur njė grumbull njerėzish tė veshur me leckat e fundit tė modės, e tė ngjeshur me ēmendinė e paparashikueshme- the zonja nėn hundė dhe u largua pa asnjė fjalė kurse zotėriu mbeti si njė koēan lakre nė shi.

            Pas pak na doli para mikrofonit poeti i dehur,duke folur nėn hundė vazhdoi nė mėnyrėn e vet tė dikurshėm alla komuniste.

            Njė minutė heshtje pėr tė gjallėt nė kėtė sallė se ky poet pėr tė cilin jemi kėtu nuk ka vdekur, tė vdekur jemi ne, qė nuk kemi as njė fjalė, jemi njerėz pa fjalė, sepse poetėt nuk vdesin ashtu si nuk vdesin fjalėt.

         Njė heshtje e pllakosi sallėn me zymtėsinė e fjalėve , askush nuk tha asnjė fjalė, vdiqėn fjalėt para poetit, para se tė dalin nga dhėmbėt artificialė tė folėsit.

        Nuk kishte mė kuptim kjo mbledhje pėrkujtuese, ēdo gjė e humbi kuptimin, ndoshta ėshtė edhe mė mirė qė ndodhi kėshtu...

Deri sa ishte gjallė poeti, kalonte rrugėve tė Prishtinės pa e vėrejtur askush, pinte kafen e mėngjesit me vetminė e vet.

       Vetėm atėherė kur iku, ne filluam ta ndjejmė boshllėkun qė na la pas. Filluam ta ndjejmė se edhe ne do tė ikim njė ditė pa pritur e pa kujtuar.

       Vetėm nė faqet e fundit tė gazetave do tė lexojmė se  vdiq filan fisteku, poeti i skamjes, i dashurisė sė metropolit, poeti i mjerimit dhe i gotės, poeti qė pėrpos fjalės qė pat dhe librave asgjė tjetėr nuk la nė kėtė botė tė pshurrtė, asgjė pėrpos njerėzve mondanė qė bredhin si koēan tė lagur nėpėr asfaltin me pėrplot shiringa dhe qeska najloni...