Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - KĖSHTJELLAT (KALATĖ)

Shkruan: Argjira (ARI) UKIMERI

KĖSHTJELLAT (KALATĖ)

 

IDENTIFIKIMI DHE KOMUNIKIMI HISTORIK I POPULLIT TONĖ NDĖR SHEKUJ

 

Historia jonė shumėshekullore, na tregon dhe njėherė krijimin e trashėgimisė tonė kulturore, si njė vlerė e patjetėrsueshme tė historisė sonė. Gjurmimet e bėra nė lokaitete tė ndryshme nėpėr Kosovė, tregojnė njė pasqyrė reale tė jetės sonė kulturore, fetare, sociale dhe ekonomike nė vend.

 

 

KALAJA E DARDANĖS – (ISH KAMENICA)

KULINA APO GARDISHA

 

Historia jonė shumėshekullore, na tregon dhe njėherė krijimin e trashėgimisė tonė kulturore, si njė vlerė e patjetėrsueshme tė historisė sonė. Gjurmimet e bėra nė lokalitete tė ndryshme nėpėr Kosovė, tregojnė njė pasqyrė reale tė jetės sonė kulturore, fetare, sociale dhe ekonomike nė vend. Ndėr vendet qė lėnė gjurmė nė historinė tonė ėshtė dhe Dardana (ish Kamenica). E vendosur nė pjesėn lindore tė Kosovės, qyteti i Dardanės ėshtė njė histori nė vete.

Nė njė kodėr tė qytetit, pėrmes sė cilės kalon edhe lumi i kėtij qyteti, gjendet dhe KĖSHTJELLA E DARDANĖS – KULINA APO GRADISHA. Kjo kala mendohet qė ėshtė zbuluar nė afėrsi tė Bujanocit dhe Vranjės, gjegjėsisht nė fshatin Busavatė. Pėrmes materialeve dhe gjetjeve arkeologjike qė u bėnė nė kėtė pjesė, fshati Busavatė daton qė nga koha e Paleolitit. Duke u mbėshtetur nė faktet (gjetjet) shkencore, Kalaja e Dardanės u ndėrtua nė shekullin e dytė pas Krishtit. Po nė kėtė kohė u zbulua dhe pllaka STELLA – pllakė guri mbi varrė.

Nė disa hulumtime tė tjera, qė u bėnė kohėve tė fundit, thuhet qė Kalaja e Dardanės ka njė histori mbi 1400 vjeēare. Pėrveē kalasė, nė kėtė fshat ėshtė zbuluar dhe njė shpellė qė mendohet tė jetė e vjetėr mbi 1400 vjeēare. Kjo dėshmon dhe njėherė historinė multikulturore tė vendit tonė.

 

 

KALAJA E PRIZRENIT

 

Kalaja e Prizrenit ėshtė njė monument i trashėgimisė kulturore nė Prizren. Ky monument konsiderohet tė jetė simboli i qytetit dhe njė element me rėndėsi nė identitetin kulturor tė Kosovės.

Kalaja e Prizrenit, ėshtė e ndėrtuar nė njė kodėr tė lartė, nė njė ambient piktoresk dhe nė njė pozitė jashtėzakonisht strategjike. Ngrihet mbi qytet sikurse edhe mbi luginėn e thellė tė Lumėbardhit dhe Rrafshin e Dukagjinit. Fillet e saj (kalasė), i gjejmė nė periudhėn e parė tė qytetėrimit tė kėtij rajoni, nė parahistori, me njė zhvillim tė vazhdueshėm nė periudhėn bizantine dhe osmane. Nė periudhėn e pushtimit osman, kalaja zgjerohet pėr tė pėrforcuar dhe ndėrtuar muret e saj, dhe tė pasurohet me objekte tė tjera tė fushave tė ndryshme si hamame dhe xhami. Po ashtu, ky objekt ka shėrbyer edhe pėr nevoja ushtarake.

Nė aspektin ndėrtimor, kalaja ėshtė ndarė nė 3 komplekse:

1. Qyteti i Epėrm – Akropoli.

2. Qyteti i poshtėm dhe

3. Qyteti Jugor.

Nė fillim, ky objekt ėshtė pėrdorur ekskluzivisht si kala deri mė 1912.

Kalaja e Prizrenit, nė vete ngėrthen njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė tonė nė pėrgjithėsi. Pozita e saj gjeografike, pozicioni i saj dominues mbi qytetin, peizazhi natyror shumė tėrheqės, dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaftė mirė, e bėjnė kėtė objekt shumė voluminoz dhe me vlera tė padiskutueshme historike, turistike dhe arkeologjike.

Si pėrfundim mund tė themi se Kalaja e Prizrenit ėshtė ndėr pikat mė interesante pėr hulumtime historike dhe kulturore nė vend. Nė vitin 2008, ėshtė bėrė restaurimi dhe konservimi i Kalasė, me ē ‘rast i ka hapur dyert e saj pėr promovimin e vlerave historike, turizmit kulturor, vlerave ndėrfetare dhe arkitekturale nė territorin e Kosovės.

 

 

KALAJA E MITROVICĖS

 

Historia jonė shumė shekullore ka nxjerr nė pah edhe trashėgiminė tonė multikulturore. Si e tillė, trashėgimia jonė ka dhėnė ngjyrime kulturore dhe historike nė jetėn tonė. Ndėr to ėshtė edhe Kėshtjella e Mitrovicės.

Kėshtjella nė fjalė, sipas fakteve historike, ėshtė ndėrtuar rreth vitit 1009-1007. Sipas gojėdhėnave, Kėshtjella e Mitrovicės ėshtė ndėrtuar nga fisi i dardanėve. Sipas kėsaj gojėdhėnė, kėtu ishte njė pemė e vjetėr magjike. Mendohet qė fisi i dardanėve, para se tė nisej nė luftė, vinte kėtu dhe lutej tek kjo pemė (Faltore). Po ashtu, gojėdhėna tregon se kjo pemė do tė tregonte nėse lufta do tė humbej apo do tė fitohej. Pranė kėsaj peme shtėpinė e kishte njė grua e vjetėr qė kishte dėmtime tė rėnda nė fytyrė, dhe asnjėri nuk kishte mundur tė shikonte drejtė nė sy. Sipas tė gjitha gjasave mendohej qė shtėpia, bashkė me pemėn qė gjendeshin aty, ishte nė pronėsi tė kėsaj gruaje. Por kjo pemė e vjetėr konsiderohet tė jetė ndonjė Orakull Dardan.

Nė vitin 1200, nė Kėshtjellėn e Mitrovicės, nga Perandoria Bizantine, ka pas luftėra tė tmerrshme qė kanė pėrfunduar me fatalitet. Mirėpo, nė vitet 1500, Mitrovica ėshtė kthyer nė njė qendėr tė rėndėsishme pėr Perandorinė Osmane, duke u llogaritur si pjesė kyēe e Ballkanit. Nė kėtė pjesė tė Kosovės, shihej Serbia, Mali i Zi dhe Sanxhaku i Kosovės.

Qė nga antikiteti e deri nė ditėt e sotme, Mitrovica ėshtė urė lidhėse jo vetėm kulturore dhe sociale, por edhe ekonomike dhe religjioze. Deri nė pėrfundimit e luftės sė fundit nė Kosovė, tė gjitha objektet kulturore nė pėrgjithėsi dhe kalatė nė veēanti, ishin nėn mbikėqyrjen e institucioneve krahinore tė Kosovės. Nėn okupimin serb dhe pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Kalaja e Mitrovicės u pėrvetėsua nga serbėt, duke u thirrur nė mitin e tyre gėnjeshtarė. Nga kjo kohė, kala e mori emrin Kalaja e Zveēanit.

Arkeologė tė shumtė serb qė e vizitojnė kėtė monument kulturė e historik, i pėrkthejnė tė gjithė materialet (qė kanė tė bėjnė me trashėgiminė e Mitrovicės dhe objektet pėrreth) nė gjuhėn serbe, grumbullojnė fakte tė rreme, bėjnė financime tė shumta etj. nė mėnyrė qė ta pėrvetėsojnė kėtė trashėgimi pėr vete.

 

 

KALAJA E ARTANĖS

 

E ndėrtuar nė mes tė shekujve XIII dhe XIV, Kalaja e Artanės (ish Novobėrda), gjendet nė njė mal ndėrmjet vendbanimeve tė Pėrlepnicės dhe Krivajekės. Ėshtė objekt (monument) kulture nė Kosovė. Duke u bazuar nė burimet historike dhe statistikave kulturore, Artana (ish Novobėrda), ėshtė pėrmendur nė dekadėn e parė tė shekullit XIV, me emėrtimin Nuvo-Monte, ndėrsa mė vonė mori dhe emėrtimin si Mbeturinat e Kalasė Mesjetare.

Artana, si vendbanim, gjendet 35 km nė perėndim tė qytetit tė Gjilanit dhe 39 km nė jug-lindje tė Prishtinės. Ky monument kulture ka pas njė funksion mbrojtės gjatė periudhave tė ndryshme tė pushtuesve.

Ndėrtimi i Kalasė sė Artanės, i takon tipit fortifikatė.  Kalaja pėrbėhet nga dy pjesė tė ashtuquajtura Kalaja e sipėrme dhe Kalaja e poshtme. Kalaja e sipėrme ka gjashtė kulla; kulla lindore dhe ajo perėndimore kanė bazė drejtkėndėshe, kurse tė tjerat bazė katrore, dhe ka njė sipėrfaqe rreth 0.05 hektarė. Kalaja e sipėrme, ka qasje vetėm nė pjesėn lindore. Nė pjesėt tjera tė kalasė, pjerrtėsia e kodrės ėshtė e shtrirė dhe e rrėpirė nė drejtim tė luginės. Po ashtu, nė pjesėn lindore, terreni ngrihet gradualisht duke kaluar nė njė kodėr tjetėr mė tė vogėl nė platenė e sipėrme. Nė kėtė plate gjenden rrėnojat e njė kishe tė madhe. Supozohet qė kjo kishė i pėrket tipit tė katedraleve dhe sipas shpjegimeve historike, daton nga koha e antikitetit. Pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, Kalaja e Artanės ėshtė restauruar, dhe ėshtė nėn mbrojtjen e UNESCO-S

 

 

KALAJA E KORISHĖS

 

Zhvillimet arkeologjike qė u bėnė nė lokalitetet e fshatit Korishė (5km larg Prizrenit), zbuluan dhe kalanė e kėtij fshati. Mendohet qė Kalaja e Korishės ėshtė ndėrtuar nė shekujt V – VI. Megjithatė, kėto zhvillime arkeologjike lidhen edhe me lokalitetin e kishės paleokristiane Shėn Pjetri qė njihet ndryshe si EPOKA E BRONZIT TĖ MESĖM. Nė lokalitetin e Kalasė sė Korishės janė gjetur fragmente si: enė tė ndryshme, amfora pitosam, vorba. Tė gjitha kėto gjetje datojnė nga koha e antikitetit. Gėrmadhat e Kalasė sė Korishės luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė historinė tonė kombėtare. Hulumtimet qė u bėnė mbi Kalanė e Korishės, tregojnė kėto tė dhėna: lartėsia mbidetare ėshtė 728 dhe kalaja gjendet nė anėn jugore tė fshatit. Mendohet dhe besohet, se nė periudhėn kur ėshtė ndėrtuar kalaja e fshatit, ėshtė ndėrtuar dhe kisha katolike paleokristine, Shėn Pjetri.

 

 

KALAJA E POGRAGJĖS

 

Gjilani ėshtė qytetet me rėndėsi nė Kosovė. Vlerat kulturore dhe historike janė tė gėrshetuara nė kėtė vend. Njė rol tė rėndėsishėm e luan edhe Kalaja e Pogragjės qė ėshtė njė ndėr objektet kulturore nė kėtė qytet. Kalaja e Pogragjės gjendet 10 km nė juglindje tė Gjilanit.

Kalaja e Pogragjės, ka njė rėndėsi tė veēantė historike dhe shkencore. U ndėrtua nė vitet 300-400. Mendohet qė nė kėtė objekt u gjetėn edhe monedha si ajo e Otacila Severa (246-249). Pas luftėrave dhe tėrmeteve tė ndryshme nė vitin 518. Kalaja e Pogragjės u rindėrtuar nga Perandori Justinian nė vitet 527-565.

Kalaja e Pogragjės i takon tipit tė ndėrtimit qytet – kėshtjellė, prandaj shumė historian e quajnė kėtė objekt “kala romake/bizantine e hershme”. Objekti nė fjalė, ėshtė i tipit kodrinor. Ndėrtimi i Kalasė sė Pogragjės ka kėto parametra arkitekturore: pirgu kryesor arrin lartėsinė 13 m ndėrsa muret (disa kulla vrojtuese) janė tė ndėrtuara me njė lartėsi deri nė 44 m.

Aktualisht po punohet nė zhveshjen e mureve tė kėtij objekti kulturor nga bimėsia. Nė kohėn kur u zhvilluan punime arkeologjike, nė kėtė lokacion u gjendėn monedha ari, shigjeta e pjesė tė ndryshme arkeologjike.

 

 

Kalaja e Pogragjės pėrbėhet nga disa komponentė siē janė: muri i parė dhe muri i dytė rrethues, tri kullat katėrkėndėshe, vrojtuese dhe njėkohėsisht tė vendosura nė murin e dytė rrethues dhe kulla qendrore. Muret kanė njė lartėsi prej 11.40 m, dhe njė lartėsi prej 1.80 m. Vlen tė pėrmendet qė kulla qendrore ėshtė objekti mė i ruajtur dhe qė ka rezistuar ndėr shekuj. Pėr dallim nga pjesėt tjera, pjesėrisht tė shkatėrruara, vetėm pjesa perėndimore e Kalasė sė Pogragjės ėshtė ende e pa shkatėrrua. Muret jugore tė kullės qendrore, njėkohėsisht janė pjesė e mureve tė kalasė. Kulla kryesore, gjendet brenda murit tė dytė rrethues. Sė bashku me tri kullat tjera tė kapura njėra pas tjetrės, arrijnė njė sipėrfaqe prej 12.70 ari.

Tri kullat e dukshme nė murin e fundit rrethues, zakonisht shėrbenin pėr forcimin e citadelės, nė rast kulmesh nga armiku. Ato njėkohėsisht shėrbenin edhe si kulla vėzhguese. Kullat janė tė vendosura nė tri pozicione - kėnde : Jugperėndim , Veriperėndim dhe Verilindje, ndėrsa nė kėndin juglindor ndodhet njė kanal qė shėrben pėr mbrojtje, para tė cilit qėndron njė shkėmb natyror. Tri kullat e murit tė dytė rrethues kanė njė bazė planimetrike nė formė tė katėrkėndėshit. Kjo ėshtė si pasojė e rezultatit tė konfiguracionit tė terrenit, pėr dallim nga Kulla qendrore qė ka pazė katrore.

 

 

KALAJA E VUSHTRRISĖ

 

Kalaja e Vushtrrisė ėshtė ndėrtuar nė shekullin XIII. Kalaja nė fjalė ndodhet nė qendėr tė qytetit tė Vushtrrisė, kjo tregon qė objekti nė fjalė ėshtė vėrtetė i lashtė. Pėr historikun e Kalasė sė Vushtrrisė flitet edhe nė shumė dokumente historike. Ndėr tė tjerash, gjeografi Evlija Ēelebiu nė shekullin XVII, sqaron se me ardhjen e Perandorisė Osmane nė Kosovė, Sulltan Murati I, pas pushtimit tė Kosovės, e shkatėrroi Kalanė. Mirėpo, Kalaja ėshtė rindėrtuar dhe ka arritur qė tė mbijetoi deri nė kohėn moderne.

Pėr ndėrtimin e kėsaj kalaje, janė dhėnė mendime dhe ide se kur ėshtė ndėrtuar ajo. Sipas historianėve shqiptar, Kalaja e Vushtrrisė ėshtė ndėrtuar gjatė periudhės Ilro – Dardane. Disa mendimtarė tė tjerė theksojnė qė, Kalaja e Vushtrrisė u ndėrtua nė shekullin e VII, nga perandori bizantin Justiniani. Tė gjitha kėto konkludime u mbėshtetėn nė themelet, qė u zbuluan nė vitet 1980-1981.

Nė fillim Kalaja ka shėrbyer si depo e armatimit, si burg, dhe mė vonė ėshtė pėrdorur edhe pėr qėllime tė tjera. Me depėrtimin e ushtrisė Osmane nė trojet tona, nė vitin 1455, Kalaja e Vushtrrisė kalon nė duart e Fatih Sulltan Mehmetit. Nė kohėn kur sundoi Perandoria Osmane nė Kosovė, veēanėrisht nė Vushtrri, kalaja pėsoi dėmtime tė mėdha mirėpo, pėr nevojat e ushtrisė Osmane, kalaja u rindėrtua pėrsėri.

Pozita gjeografike e Kalasė sė Vushtrrisė, nė kohėn kur ėshtė ndėrtuar, kishte njė rol shumė tė madh ekonomik dhe religjioz. Nė vitet 1918-1922, Kalaja u pėrdor si burg, ndėrsa gjatė viteve 1935-1944, ky objekt u pėrdorė si torishtė nga Shaban Mulla Gėrguri. Me ardhjen e partizanėve, dhe pas ikjes sė tyre, kalaja ėshtė pėrdorur si depo pėr mbeturinat e luftės. Ndėrkaq, nė vitet 1955-1958, Kalaja e Vushtrrisė ėshtė pėrdorur pėr stėrvitje. Nė vitin 1960, ky objekt shėrbente si Kinema. Ana jugore e kalasė, ku ishte edhe kabina pėr kino-projektor, ka qenė e mbuluar me ēati.

Sistemi fortifikues i kalasė ka planimetri drejtkėndėshi. Pėrbehet nga dy pjesė, kullės dykatėshe nė lindje dhe mureve rrethuese ne perėndim. Pėrbėrja ndėrtimore e Kalasė ėshtė kjo: Kalaja ėshtė ndėrtuar nga gurė ranor dhe lumorė, tė lidhur me llaq gėlqeror. Pėrveē rrėnojave tė bedenave mbrojtėse qė janė nė gjendje tė mjerueshme, kėtu gjendet edhe kulla 2 katesh.

Kalaja pėrfshinė njė sipėrfaqe prej 1100 metra katrorė. Lartėsia e mureve arrin deri nė 8 metra, ndėrsa gjerėsia deri nė 2 metra. Po ashtu, Kalaja kishte edhe gypat e kanalizimit, qė shėrbenin pėr pėrcjelljen e mbeturinave dhe ujit. Vlen tė pėrmendet se gjatė gjurmimeve arkeologjikė, janė gjetur edhe gypa me trashėsi prej 40 cm qė kanė pėrcjellė ujin nga Ēezma e Kalasė, apo edhe nga vet kalaja. Pėr Kalanė e Vushtrrisė ekzistojnė dhe disa gojėdhėna. Njėra prej tyre tregon qė brenda kalasė gjendej njė zgafelle qė shėrbente nė rast tė rrezikut kur lumi Sitnica dilte nga shtrati.

Nė shumė mure tė kalasė, gjenden nga dy gurė ēift tė vendosura mbi njė pllakė guri, pėr tė cilat ende nuk kanė dhėnė ndonjė informacion arkeologėt se ēfarė paraqesin kėta gurė. Nė muret e jashtme tė kalasė, shihen ende pjesėt metalike, ku ishin tė vendosura perdet pėr shfaqjen e filmave verore.

Deri nė vitin 1962, Kalaja e Vushtrrisė u pėrdorė nga qytetarėt pėr aktivitete tė ndryshme. ndėrsa nė kohėn e komunizmit, nė vitet e 70-ta, ėshtė bėrė njė intervenim urgjent nė kėtė kala. Intervenimet u bėnė nė murin jugorė tė kalasė (Pamja kah ēarshia), dhe muret qė janė me pamje nga rruga kryesore, me qėllim qė tė mbrohen qytetarėt nga shembja e gurėve. Aktualisht, Kalaja e Vushtrrisė shėrben pėr shumė vizitorė vendorė dhe tė huaj.

 

Prizren, nėntor 2020