Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Kėtu jam qė sot e mot

 

Poezi nga Lebit MURTISHI

KĖTU  JAM

 

 

QĖ  SOT  E  MOT

 

      

      Karadak

 

       Kėtu janė

       Gjurmėt e etėrve tė mi :

       Kėngėt,

       Lotėt,

       Plagėt.

       Kėtu janė

       Gjurmėt e etėrve tė mi

       Plakur

       E thinjur

       Pa rini.

 

       Kėtu,

       ka dhe varre fėmijėsh

       Pa fėmini.

       Ja,

       kėto janė varret e pasardhėsve

       Tė etėrve tė mi

       Lindur

       E vdekur

       Pa fėmini.

            

       Ja,

       Kėtu vdiset

       Pa diell nė gji,

       Pa kėngė lulesh,

       Pa fėmini.

 

       Ja,

       Kėto janė gjurmėt e etėrve tė mi

       Plakur e thinjur pa rini.

 

       Ja,

       Kėtu vdiset pėr Shqipėri...

 

 

     19.10.2005

     Bern      


       Gjallė ėshtė kėnga juaj

             (dėshmorėve)

 

       Kėnga juaj ėshtė gjallė;

       Nėn plisat e tokės

       Ku bari i njomė gufon,

       Nė brigjet me valė

       Ku deti i kaltėr vlon...

 

       Gjallė ėshtė ajo kėngė

       Nėn Qiellin arbėror,

       Kur toka ka dhimbje

       Zbret si meteor...

 

       Herė vjen si pranverė

       Veshur me blerim,

       Herė shpėrthen bujshėm

       Kur Qielli ka gjėmim...

 

       Gjėmon mbi planete

       Ku botė e shthurur vdes,

       Gjėmon kur pranvera

       E kuqe buzėqesh.

 

       Gjallė ėshtė kėnga juaj...

 

      27.10.2005

      Bern      


       Kėtu jam qė sot e mot

               (Karadak)

 

       Kėtu jam qė sot e mot.

       Kėshtu kėndon Karadaku

       Njė kėngė tė larė nė lot,

       Kėtu bie erė gjaku

       Nė ēdo derė nė ēdo portė.

 

       Shkab`e lasht`e Skėnderbeut

       Mbi qemer tė ēdo shtėpie

       Erė gjaku bie dheu,

       Bie erė Shqipėrie.

 

       N`Orizare, Komandanti

       Qysh prej shekujsh rri mė kėmbė,

       Gjoks e brez me rrethatore,

       Armatosur gjer nė dhėmbė.

 

       Nė Hotėl – pėllėmbė e varre,

       Erė baruti bie dheu,

       Shkrumbėzuar gurė e pragje,

       Ėshtė kohė Skėnderbeu.

 

       Mbi Sllupēan, tek gjėmė e madhe

       Tė pėrjetshėm ndritin yjtė,

       Tek Zymberajt dhe Jasharėt

       Shqipėrisė ja falin bijtė.

 

       Kėmbėkryq Komandant Tigri

       Nė Vaksincėn kryelartė,

       Mban konakun Kryetrimi

       Pėrbri gjyshėrve tė lashtė.

 

       Kėtu jam qė sot e mot.

       Kėshtu kėndon Karadaku

       Njė kėngė tė larė nė lot,

       Kėtu bie erė gjaku

       Nė ēdo derė, nė ēdo portė...

 

 

       Gusht – Tetor  2005


      Sharr

 

       Rrjedhin shekujt tatėpjetė,

       Ti plisbardhė-kokėpėrpjetė,

       Ballė pėr ballė me erėn vetė

       Kokėn lartė pėrmbi retė,

 

       Qėkur lindi bota vetė.

 

     16.11.200

     Bern


      Udhėt e mia

 

       Udhėt e mia kujtoj njė ēast,

       Udhėt qė shkela dikur mė kėmbė,

       Kur ditėt s`kishin diell mjaft

       Dhe netėt s`kishin hėnė…

 

       Tash kėmbėt po mė lėnė ngadalė

       Dhe forca po mė shteret,

       Ndaj po tė vdes pa lėnė njė fjalė

       Mos thoni „iku heret”...

 

     15.11.2005

     Bern


       Puthje toke

 

       Hapin e parė po bėja nė jetė,

       hapin e ardhshėm po kėrkoja unė,

       Ecja mbi tokė si zogu pa fletė

       Dhe rashė mbi njė gur theva

                                 dhėmbė e hundė...

 

       Ajo ishte puthja ime e parė

       Kur balli i njomė mė preku nė tokė,       

       Dhe puthje tė tillė kurrė mė s`kam

                                                  marrė,

       Askush mė s`mė puthi nė ballė

                                         aq ngrohtė...

 

     01.11.2005

     Bern

 


      Ka ditė

 

       Ka ditė qė nuk bėj lutje,

       Ka ditė qė s`them njė fjalė,

       Ka ditė qė me sy hapur

       Ėnndrrat mė sjellin vėrdallė...

 

       Ka ditė qė lutem shumė,

       Ka ditė qė lutem pak,

       Ka ditė qė vet Profetėt

       Derdhin nga njė pikėz gjak…

 

     13.11.2005

     Bern


       E zgjodha vet kėtė udhė

 

       E zgjodha vet kėtė udhė tė gjatė

       Se dua duke ecur diku tė vdes,

       S`dua tė dergjem nė shtrat

                                           si i ngratė

       Dhe vdekjen me ėndrra me lule

                                            ta pres.

 

       Jo,

       Vdekja tė mė gjejė udhės dua,

       Tė bėj njė copė udhė me tė

                                      duke qeshur,

       Qė tė mos thonė tė vdekurit pėr mua

       „Vdiq njė kufomė qė moti kish  

                                              vdekur”.

 

     20.12.2005

     Bern


       E pabesueshme!

 

       Kam,

       Dy zemra nė gjoks,

       Tė dyja

       Tė mbushura plot;

 

       Njėra si kupė me helm,

       Tjetra si kupė me lot...

 

     14.11.2005

     Bern


      Ėndėrrim

 

       Njė yll prej yjeve u nda,

       Njė yll prej qiellit u kėput,

       Dhe m`u nė kraharor mė ra

       Dhe m`u nė gji si zjarr m`u fut!

 

       Njė yll nė kraharor mė ra

       Nga degė e qiellit hyjnor,

       Se ē`copė dogji e ē`copė la

       Askush s`e di veē zemėr e gjorė…

 

     14.11.2005

     Bern

 


 

 

      Se malli mė mori...

 

       Zgjo kėngėn, kitarė,

       Qė fle nėn kujtime,

       Se Shpirti ka zjarrė,

       Shpirti ka gjėmime.

 

       Zgjoma sonte kėngėn

       Qė fle kur e kur,

       Ndoshta sytė e lodhur

       Qeshin si dikur...

 

       Zgjo kėngėn e Shpirtit,

       Tė shkrehem nė vaj,

       Se malli mė mori

       Tė shoh sytė e saj...

 

      15.10.2005

     Bern


      S`kėndoj mė...

 

       S`kėndoj mė pėr dashuri,

       Ajo mė nuk mė pėrket,

       Ndonėse sytė e saj tė zi

       Mė sėmbojnė zemrėn shpesh.

 

       S`kėndoj mė pėr dashuri,

       S`kam mė kujt t`i them „tė dua”

       Ndonėse sytė e saj tė zi

       Do mė zgjojnė nga varri mua.

 

     13.11.2005

     Bern