.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Klonimi - shpresė apo tmerr?!

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

       KLONIMI – SHPRESĖ APO TMERR?!

 

       Sensacioni mė i madh, qė nga aterrimi i njeriut nė Hėnė: qenia e parė njerėzore e klonuar sė shpejti do ta shijoj dritėn e kėsaj bote.

 

         Kur autori Aldous Huxley, ne vitin 1932 shkroi romanin e tij  „Schöne neue Welt“, ndoshta, as qė e ka besuar se fantazia e tij njė ditė do tė bėhet realitet. Klonimi, temė qė ka motivuar shumė  autorė dhe zgjuar fantazitė e tyre pėr krijimin e shumė veprave fantastiko-shkencore, por nė veēanti, i ka nxitur shkencėtarėt e mbarė rruzullit tokėsor pėr hulumtime eksperimental, sė pari nė bimė, e mė vonė edhe nė shtazė.

Derisa autorėt e ndryshėm, pėrmes veprave tė tyre, tėrhiqnin vėmendjen se pėrmes keqpėrdorimit tė proceseve gjenetike dhe klonimit, njerėzimit mund t’i kanoset zhdukja, shkencėtaret, nė tė kundėrtėn, propagandonin vlerat pozitive dhe shumė tė dobishme tė kėtij zbulimi nė sferat medicinale.

 „Dr. Frankenshtajn“ u quajt shkencėtari amerikan Jerry Hell, kur pėr herė tė parė, mė 1993, bėri klonimin e embrionit njerėzorė dhe, nė vend tė famės, korri indinjatėn mbarėnjerėzore, gjė qė edhe e detyroi atė t’i ndėrpres eksperimentimet e mėtejme. Mirėpo, shkencėtarėt nė shumė institute nuk e ndėrprenė punėn e tyre dhe vazhduan eksperimentet me kafshė.

Klonimi i parė sensacional (pas 277 provave tė dėshtuara) u arrit me 22 janar 1996  nė Institutin-Roslin tė Skocisė ku si rezultat i hulumtimeve  komplekse shkencore tė ripėrsėritjes  se njė gjeni, u krijua delja „Dolly“. Shkencėtarėt Skocezė ia arritėn qė nga njė qelizė e vetme e deles tė ripėrsėrisin tė njėjtin tip, pra tė krijojnė prototipin  identik nė ēdo aspekt. Pas kėtij eksperimenti tė suksesshėm nė Skoci, filluan punėn institutet e ndryshme nė shumė qendra botėrore. Mė 1997 u arrit klonimi i minjve; mė 1998 klonim i viēit „Marguerite; mė 1999 klonimi i derrave; nė vitin 2000 u arrit pėr herė tė parė me sukses edhe klonimi i majmunit; mė 2003 klonimit i kalit “Prometea” dhe nė prill 2005 klonimi i parė i njė qeni, tė quajtur “Snuppy”. Kėto suksese tė njėpasnjėshme tė klonimit tė shtazėve tė ndryshme, bėn me dije se klonimi i parė i njeriut  ėshtė nė prag!

Derisa eksperimentimet e shumėfishimit identik me shtazė lejohen edhe me ligj, eksperimentet e klonimit tė qenies njerėzore kanė hapur debate tė shumta. Vet, ish Kryetari Klinton kėrkoi nga komisioni bioteknik tė dalė me njė qėndrim rreth kodit etik nė fushėn  e biogjeneve. Edhe ministria gjermane e Shkencave dhe Hulumtimeve kėrkuan marrjen  e masave pėr ndėrprerjen e ēfarėdo lloj keqpėrdorimi nė kėtė fushė. Deputeti britanik, D. Akllen beson se kjo vė ne dyshim gjithė natyrėn e njeriut. „Mendoj se kjo do tė ēoj nė zhdukje e njeriut. Ne po krijojmė njė nenspecie, dhe njeriu nė tė ardhmen, nėse kjo vazhdon, do tė jetė vetėn njė vepėr dhe jo njeri i vėrtet“. Nė kėtė drejtim kritika tė rrepta dėrguan edhe bashkėsitė fetare duke i paralajmėruar shkencėtarėt qė tė heqin dorė nga manipulimet me krijesat e Perėndisė, sepse kjo mund t’ju hakmerret keq!

Me gjithė kritikat e shumta, nė dhjetor tė vitit 2000, Parlamenti britanik jep dritėn e gjelbėr dhe mundėson eksperimentime klonuese pėr nevoja terapeutike. Sipas rregullave „tė rrepta“, shkencėtarėt mundet tė eksperimentojnė me embrionet klonuese, por ato, nuk guxojnė tė jenė mė tė vjetra  se 14 ditė. Gjithashtu, lajmet mė tė reja nga Berlini lėnė tė  supozohet se dhe Parlamenti gjerman, pas atij britanik, do tė mundėsoj njė eksperimentim tė kėtij lloji (parlamenti gjerman e ka tė ndaluar me ligj qė nga viti 1990 manipulimin me gjene). Por manipulimi me gjene (pėr qėllime humane, mjekėsore, shkencore etj.) lejohet edhe nė Finlandė, Danimarkė, Spanjė e shumė vende tė tjera. Kjo u vėrtetua edhe gjatė votimin tė njė deklarate kundėr klonimit nė shkurt tė vitit 2005 nė Kombet e Bashkuara, ku mbi 30 shtete u deklaruan pro klonimit.

Severino Antinori

Nė dhjetor tė vitit 2000, shkencėtari amerikan, Gregory Stock, nė intervistėn pėr revistėn gjermane „Fokus“ thotė se fėmija i parė i klonuar pritet tė lind „brenda pesė viteve tė ardhshme“. Me 26 janar tė vitit 2001, njė grup prej tre shkencėtarėsh nėn udhėheqjen e shkencėtarit italian, Severino Antinori, bėri me dije, se  klonimi i njė embrioni njerėzor do tė mund tė realizohet brenda „18 muajve“. Pėrndryshe, Antinori u bė i njohur nė botė nė vitin 1994, kur arriti qė njė grua 62 vjeēare ta bėjė nėnė. Qė tani, ai i ka nė dispozicion 50 qifte qė janė lajmėruar vullnetarisht.

Nga tempoja rapide e zhvillimit tė shkencės, shihet  qartė se ajo po i afrohet pikave kulminante. „Lajmi epokal i njeriut tė parė tė klonuar sė shpejti do ta trondit botėn. Njė homo i klonuar nė laborator nuk ėshtė mė utopi“. Kėtė e thonė ekspertet me njė siguri tė plotė.

 Francis Collons, njė udhėheqės i kėrkimeve tė gjeneve, nė konferencėn e World-Life-Science qė u mbajt mė 2001 nė Lyon tė Francės thotė se ėshtė i bindur se njeriu do tė lirohet nga kufizimet biologjike dhe „do ta merr nė duart e veta kontrollin evolutiv“. Ai mendon se brenda disa vitesh  njeriu i modifikuar gjenetik do tė jetė si qenie standarde. Shkencėtarėt do tė mund tė manipulojnė me gjenet dhe tė mundėsojnė lindjen e fėmijėve tė shėndosh, duke larguar tek ata gjenet e sėmura, tė trashėguara nga prindėrit. Pra me kėtė do tė mundėsohet edhe ndryshimi i dėshiruar i statusit biologjik pėr ta avancuar vetveten. Edhe kėshilltari pėr ēėshtje etike i ish Kryetarit amerikan Klinton, Eric Meslin ėshtė thellė i bindur „se njeriu sė shpejti do tė klonohet. Nuk mund tė ndaloht ky proces“ - thotė ai. Panos Cavos, shkencėtar amerikan dhe anėtar i treshit nė grupin e Antinorit, nė njė emision televiziv gjerman, thotė: „Djalli ka dalė nga shishja. Mė mirė  ta krijojmė ne atė se sa njė diktator i kėsaj bote (aludonte nė Sadam Hyseinin).“

Nė Web Site-n e grupin „American for Cloning Elvis“ bėhet regjistrimi i adhuruesve tė Elvisit pėr klonimin e tij

Shumė autorė nė artikujt e tyre lėnė tė dyshosh, shikuar nga zhvillimet e hovshme tė shkencės nė pėrgjithėsi, se qysh sot nėpėr laboratorė tė ndryshme tė botės veē krijohen klonime tė qenies njerėzore! Me teknologjinė qė disponon sot njerėzimi, nuk duhen investime dhe mund i madh pėr t’i mundėsuar kushtet e njė laboratori pėr klonim. Pėr te krijuar njė “Frankenshtajn” nevojitet vetėm njė qelizė e shėndosh. Andaj edhe shtohet dyshimi dhe frika se kjo do t’u mundėson diktatorėve tė ndryshėm tė krijojnė kopjen e vetė dhe atė, jo vetėm njė, por disa pėrnjėherė. Derisa disa tmerrohen nga kėto parashikime, tė tjerėt ngazėllohen  duke shpresuar se do tė rilindin idolet e tyre. Veē janė paraqitur grupet tė ndryshme me shuma tė caktuara tė hollash qė kėrkojnė kopjet e idoleve tė tyre siē ėshtė ai i „American for Cloning Elvis“, qė shpresojnė se pėrmes djersės nė kėmishėn e Elvis Prislit do tė mundėsohet rilindja e tij. Pastaj nė grup tjetėr, www.clonejesus.com qė shpresojnė nė rilindjen e Krishtit etj. Shumė tė tjerė shpresojnė nė rilindjen e mė tė dashurve tė tyre qė kanė pėsuar nga sėmundjet ose fatkeqėsitė, duke i kthyer ata prapė nė jetė pėrmes sistemit tė klonimit. Gjithashtu, njė sekt nė Amerikė ofron „pavdekėsi“. Pėr 200.000 dollar amerikanė ata ju garantojnė shėrbim komplet tė klonimit personal pas vdekjes.

Derisa skeptikėt kanė njė prizėm tjetėr shikimi pėr kėtė drejtim, shkencėtarėt kėtė e konsiderojnė si metodė terapeutike qė do t’i ndihmoj shumė njerėzimit, sidomos tani pas zbėrthimit tė alfabetit gjenetik nga shkencėtari  amerikan Craig Venter. Marrja e njė embrioni nga njė qelizė njerėzore dhe shumėfishimi i saj, ngjallė shpresa tė mėdha nė lėmin medicinal. Mė kėtė sistem, shkencėtarėt shpresojnė  se do tė arrihet eliminimi i shumė sėmundjeve tė rėnda e tė pashėruara gjerė mė tani siē janė: kanceri, AIDS, parkinsoni etj. Ky sistem, sipas shkencėtarėve, do t’ua kthej shpresat edhe shumė tė sėmurėve qė presin transplantim tė organeve nga mė tė ndryshmet. Gjithashtu, do tė ndikoj edhe nė shėrimin e lėndimeve tė palcės kurrizore si dhe tė sistemit nervor, pra do tė jetė njė hapė shumė i rėndėsishėm pėr mjekėsinė. „Kjo metodė e klonimit terapeutik nuk ėshtė njė hapė kah „Desingbaby“, por njė metodė e re e shėrimit  pėrmes linjave qelizore“ thotė  Henning Beier, Drejtor i Institutit Anatomik nga Klinika Universitare e Aachenit.

Se kur do t’i shijoj rrezet e kėsaj bote qenia njerėzore e klonuar dhe a do tė paraqes ardhja e tij shpresėn apo tmerrin, varet shumė nga  normat morale, etike, mjekėsore, ligjore etj. Por siē duket kjo do tė ndodh sė shpejti, kur te kihet parasysh fakti se sot nė mbarė rruzullin tokėsorė punojnė intensivisht nė kėtė drejtim me dhjetėra  grupe shkencėtarėsh.

 Sido qė tė jetė, ēėshtjet mbesin tė hapura dhe  prognozat janė tė ndryshme. Krahas prioriteteve pozitive dhe shpresėdhėnėse pėr mjekėsinė, megjithatė doza e frikės sa vjen e shtohet, pasi mundėsit e keqpėrdorimit pėrmes gjeneve nė sferat mė tė thella tė qenies njerėzore, kurrė nuk kanė qenė mė tė mėdha dhe mė tė rrezikshme  se sot.

1996

Me 22 janar  shkencėtarėt Skocezėt arritėn tė bėjnė klonimin i parė - delja Dolly

 

1997

U arrit klonimi i minjve

(lartė janė dhuruesit e qelizave, ndėrsa poshtė tė klonuarit)

 

1998

Shkencėtarėt francez arritėn klonimin e viēit  Marguerit

(ka deformime tė pjesshme)

 

1999

Nė Blackburg tė

Virgjinisė,  shkencėtarėt amerikanė bėnė klonimin e derrave

 

2000

Shkencėtarėt amerikanė arritėn tė bėjnė klonimin e majmunit

 

2003

Klonimi i kalit Prometea ėshte

sukses i shkencėtarėve italian.

 

 

2005

Nga shkencėtarėt e Kores Jugore u arrit

edhe klonimi i qenit -  Snuppy

 

Deri nė vitin 2010

 parashikohet, sipas grupeve shkencore, klonimi i njeriut.