Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Kode shqiptare (1)

Shkruan: Ahmet QERIQI

www.radiokosovaelire.com

       KODE SHQIPTARE (1)

       Ditėt e javės janė emėrtuar sipas emrave tė trupave qiellorė ose planetėve. Tė gjitha kėto emėrtime janė me prejardhje nga gjuha latine. Dita e parė, e Diel, ėshtė emėrtuar pėr nder tė Diellit, i cili adhurohej nga romakėt paganė si hyu i pamposhtur. Dielli, gjithashtu, adhurohej edhe prej grekėve, egjiptasve persianėve, sumerėve paganė, me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithra. Dita e dytė, e Hėnė, emėrtohet sipas Hėnės, hyjneshė e adhuruar edhe me emrat: Selene, Luna, Mani.

 

 

 

III   Ditėt e Ja(h)vės

 

            Shtatė ditėt e javės tė gjuhės shqipe paraqesin njė fushė jo sa duhet tė gjurmuar nga aspekti gjuhėsor  por edhe fetar, historik e dokesor.

            Ditėt e Javės, lidhen ne gjenezėn dhe krijimin e tokės e tė gjithėsisė nga Hyji, “Allahu”, “JAHVE”.

            Gjashtė ditėt, duke filluar nga dita e diel, janė ditėt  e krijimit, ndėrsa dita e shtatė ėshtė dita e pushimit, dita kur HYJI kishte krijuar tokėn, yjtė, gjithėsinė pėrgjithėsisht, ndėrsa ditėn e shtatė, kishte pushuar. Dita e shtatė te hebrenjtė ėshtė ditė e pushimit rigoroz. Dita e diel, u bė ditė pushimi nga krishterimi, duke i ikur me qėllim ditės sė pushimit tė traditės hebraike.

            Gjuha shqipe ka ruajtur emėrtimin mė autentik tė mundshėm pėr ditėt e Javės. Nė shumė gjuhė tė botės, kuptimi i ditėve tė javės ėshtė reduktuar nė kuptimin matematikor, numėror si” “shtatėshi” apo “shtatėshja” madje edhe nė hebraishten, e cila identifikohet me “besėlidhjen e Vjetėr”.

            Hebraisht, Java, quhet  Sheva, nė kuptimin shtatėshi.

            Italisht, “Settimana”, frėngjisht “Semaine”, sllavisht “Sedmica”, tė gjitha kėto nė kuptimin, shtatė ditė, shtata  apo shtatėshja.

            Vetėm gjuha shqipe, me sa dimė ne, ka ruajtur kodin e vjetėr tė kalendarit javor nė trajtėn krejtėsisht autentike si “Ditėt e Ja(h)vės” apo shkurtimisht “Java”.

            Ky kod nuk mund tė lidhet vetėm me “Dies jovis” tė latinishtes, meqė emri Jov, mė  vonė Jovan, emėr i gjinisė mashkullore, sipas fonetikės sė gjuhės shqipe nuk mund tė shqiptohet Java, qė ėshtė emėr i gjinisė femėrore, ndėrsa tė gjitha ditėt e javės nė gjuhėn shqipe i pėrkasin gjinisė femėrore. JAVA, ėshtė shkurtesa e koduar pėr mėvetėsinė absolute tė krijuesit.  

 

            Tetragrami hebraisht   JHVH, sipas mendimit tim mund tė zbėrthehet vetėm me gjuhėn shqipe dhe me asnjė gjuhė tjetėr tė botės. Sepse kodi pėrmban esencėn e besimit nė njė hyj, nė kuptimin: Je Hy i Vetmi Hy.

            Formula e besimit hebraik pėrmblidhet nė kėto fjalė:

            Ishmea Jishrail adonaj (JHVH) ellohenu adonaj (JHVH) ehod.

Nė kuptimin shqip do tė thotė:

            “Dėgjo (popull) i Izraelit, Zotynė ( JHVH) ėshtė Njė”. (Enciklopedia e religjioneve tė gjalla”, Beograd, 1992, f. 705.).

            Edhe nė gjuhėn arabe, formula e besimit islam pėrmblidhet me fjalinė e ngjashme pėr nga kuptimi, “Esh-shhedu en la ilahe il-lallah, Muhamedun resulu-llah” qė do tė thotė, “Dėshmoj  se nuk ka tjetėr (hy) veē Allahut... dhe Muhamedi ėshtė i dėrguari i tij”.

            Kodi JHVH nuk mund tė jetė i rastėsishėm, sepse pėrmban nė vetvete formulėn e besimit monoteist, krejtėsisht identike si nė besimin hebre ashtu edhe nė atė islam. Tetragrami (JHVH) lidhet pikėrisht me ditėt e krijimit, sipas “gjenezės”. Ditėt e Javės, janė ditėt e Hyjit, JHVH, i shqiptuar  hebraisht si Jehova, meqė nė gjuhė hebraike dhe nė atė arabe, zakonisht nuk shkruhen tri zanoret: a,i,u.

            Kodi i zbėrthyer nė shqip:

            J - Je

            H- Hy

            V- Vetmi

            H- Hy.

 

 

 

            Nė cilėn gjuhė tė botės do tė gjendet njė shpjegim i tillė fenomenal gjuhėsor, pėrderisa  njė shpjegim i tillė i pėrkryer  nuk gjendet nė vetė gjuhėn hebraike? Rastėsinė me kėtė rast e pėrjashton vetė fenomeni i Ditėve tė Javės, gjashtė ditėve tė krijimit tė botės sipas Biblės dhe Kur’anit.

            Nė traditėn e hershme hebraike ka qenė e ndaluar tė pėrmendet emri i plotė i Krijuesit. Katėr shkronjat e koduara hebraike: Jod-Hi-Vav-Het, kanė qenė dhe kanė mbetur njė kod specifik i besimin nė njė Krijues, nė njė Hy tė Vetmin Hy,  si krijues i pėrgjithshėm dhe i vetėm, i tokės i gjallesave  dhe i  gjithėsisė.

            Studiuesi i religjioneve, Mexhid Yvjesi  nė njė shkrim tė tij nė formė reagimi  rreth studimit “Ditėt e javės nė gjuhėn shqipe”, shkruar nga akademik Besim Bokshi, shkruan se Ditėt e javės, sė pari u pėrvetėsua nė Romė nė shekullin e katėrt, prej nga mė vonė u pėrhapėn  nė Evropė.

            Me urdhėr tė perandorit romak, Konstantini i Madh, nė vitin 321, u vendos qė dita e parė e javės tė caktohet dita e diel.

            Dita e diel u caktua si ditė e parė e javės pėr nder tė Diellit, sepse prej kohėsh, prej romakėve paganė, adhurohej kulti i Diellit, me emrin: Sol Invictus (Dielli i pathyeshėm, i pamposhtur).
            Por, nuk duhet harruar se ditėt e javės qenė pėrvetėsuar nga romakėt prej egjiptianėve. Prej tyre i pėrvetėsuan popujt tjerė pėr rreth Detit Mesdhe.

            Egjiptasit i kanė pėrvetėsuar ditėt e javės prej persianėve, tė cilėt i kanė pėrvetėsuar prej babilonasėve, tė cilėt i pėrvetėsuan prej sumerėve.

            Java prej shtatė ditėsh ėshtė pėrcaktuar sipas katėr fazave tė Hėnės, qė e plotėsojnė muajin. Hėna e Re ėshtė faza e parė, gjysma e parė ėshtė faza e dytė, Hėna e Plotė dhe gjysma e fundit.

            Ditėt e javės janė emėrtuar sipas emrave tė trupave qiellorė ose planetėve. Tė gjitha kėto emėrtime janė me prejardhje nga gjuha latine. Dita e parė, e Diel, ėshtė emėrtuar pėr nder tė Diellit, i cili adhurohej nga romakėt paganė si hyu i pamposhtur. Dielli, gjithashtu, adhurohej edhe prej grekėve, egjiptasve persianėve, sumerėve paganė, me emrat: Helios, Ra, Apollo, Ogmios, Mithra. Dita e dytė, e Hėnė, emėrtohet sipas Hėnės, hyjneshė e adhuruar edhe me emrat: Selene, Luna, Mani.

            Dita e tretė, e Martė, sipas Marsit, i cili te romakėt paganė adhurohej si hyjni i luftės me emrin Martius.

            Dita e katėrt, e Mėrkurė, sipas Merkurit, i cili ishte hy pagan te romakėt, kurse te grekėt adhurohej me emrin Hermes.

            Dita e pestė, e Enjte, adhurohej si hyjneshė e fuqisė.

            Dita e gjashtė, e Premte, sipas Afėrditės (Venerės,) dita kushtuar Venerės, hyjneshė e dashurisė. Tė gjitha planetėt rrotullohen rreth Diellit nė drejtim tė kundėrt me akrepat e orės, pėrveē Venerės, hyjnesha e dashurisė, qė sillet nė drejtim tė akrepave tė orės.
Dita e shtatė, e Shtunė, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej romakėve paganė si hyu i bujqėsisė.


            Prej shtatė ditėve tė javės, nė gjuhėn shqipe pesė ditė janė pėrkthime nga latinishtja, e cila i ka pėrvetėsuar nga greqishtja, kurse vetėm dy emėrtime, e enjte dhe e premte, janė nė gjuhėn shqipe.” ( Mexhid Yvjesi: Ditėt e Javės nė gjuhėn shqipe.)

            Njė mendim tė tillė pėr ditėt e Javės ka shprehur edhe albanologu mė i njohur shqiptar, Eqrem Ēabej.

            Me kėtė rast do tė bėjmė pėrpjekje pėr tė zbėrthyer kuptimin primat tė kėtyre ditėve, duke u mbėshtetur nė pėrmbajtjet, tė cilat na ofron nė formė shpjegimesh “Besėlidhja e Vjetėr- Libri i Gjenezės.

 

            Dita e diel, ose dita e Diellit, dita e parė e krijimit

 

            Sipas librit tė “Gjenezės” Hyji tha: “Le tė bėhet  dritė dhe u bė dritė”. Dhe Perėndia ditėn filloi ta quante ditė, ndėrsa errėsirėn e quajti natė.” ( Jeta, si erdhi ajo kėtu, botimi shqip i vitit  1995, f. 27.) interpretuar nga “Besėlidhja e Vjetėr, Zanafilla.).

            Nė shumė gjuhė tė botės, dita e diel, quhet dita e parė.

            Arab. “javmul ehad”, dita e parė,

            Hebraisht, “jom ehod”, dita e parė,

            Sllavisht, “nedelja”, vjen nga  “njet delat”, ( jo punė) dita e pushimit, ėshtė ngatėrruar me kalendarin e krishterė. Nė gjuhėt sllave Ditėt e Jahvės kanė kuptim pagan, tokėsor.

            Nedela, dita e papunė,

            Po-nedelnik, pas ditės sė papunė,

            Utorak ose vtornik, e dyta ditė pasuese,

            Sreda, dita e mesme,

            Cetvertak, dita e katėrt,

            Petak, dita e pestė,

            subota, dita e gjashtė.

            Emrat e ditėve tė javės  nė gjuhės sllave nuk kanė kuptim tė mirėfilltėt pėrveē njė ngjashmėrie mbase edhe tė rastit me fjalėn hebraike Shabat- subota. Nė radhitjen e ditėve,  nė gjuhėt sllave, vėrehen gabimet e interpretimit tė ditėve. Dita e parė ėshtė dita e hėnė, ditė kjo, e cila vjen pas ditės sė pushimit, ndėrsa sipas kėsaj radhitjeje, dita e mesme ėshtė Sreda, nė kuptimin mesi. Por dita vijuese e pesta me radhė sipas kodit biblik ėshtė e katėrta, cetvertak, pastaj petak, e pesta. Emėrtimet e ditėve tė javės nė gjuhėt sllave janė emėrtime popullore, pagane dhe nuk kanė tė bėjnė fare me besimin monoteist apo me krishterim, sepse sllavėt ishin tė fundit nė Evropė dhe Azi qė e pranuan kėtė fe. Disa fise sllave nė Sibir, deri nė ditėt tona kanė mbetur paganė.

 

            Nė gjuhėn angleze, ditės sė diel i thuhet “Sunday”, nė kuptimin “Dita e Diellit”, po ashtu sikur nė gjuhėn shqipe.

            Nė gjuhėn italiane, “domenica”, po kėshtu ditė pushimi.

            Nė gjuhėn frėnge, “dimanche”.

            Nė gjuhėn magjare, vasarnap, dita e tregut, qė lidhet po kėshtu me ditėn e pushimit etj.

            Nė gjuhėn turke, dita e diel shėnohet “Pazar” ditė e tregut.

            Kuptimi autentik sipas kuptimit tė Biblės mendojmė se ėshtė restauruar  nė gjuhėn shqipe nė gjuhėn angleze dhe nė disa gjuhė indo-evropiane.

            Nė gjuhėn shqipe fjala Diell nėnkupton ditėn dhe dritėn.

 

            Dita e hėnė ( Dita e dytė e vazhdimit tė krijimit tė botės dhe gjithėsisė)

 

            Dita e hėnė, ėshtė dita e dytė e Javės, sipas kalendarit tė vjetėr. Nė librin e Gjenezės shkruan tekstualisht: “ Le tė bėhet njė shtrirje midis ujėrave e le tė ndodh njė ndarje midis ujėrave. Pastaj hyji vazhdoi njė ndarje midis ujėrave, poshtė dhe lartė. Kėtė ndarje Hyji e quajti “Qiell”.  Edhe  kuptimi i krijimit tė botės dhe gjithėsisė  mbase lidhet deri diku me satelitin e tokės, tė quajtur, Hėnė. Hėna, ėshtė njė satelit qė sillet rreth tokės dhe qė ka shumė ndikim ekuilibrues nė planetin tonė.

            Dita e dytė nė gjuhėn angleze quhet Munday, po kėshtu nė kuptimin dita e hėnės, apo dita e hėnė.

            Nė gjuhėn italiane Lunedi, qė do tė thotė, Hėna, po kėshtu edhe nė gjuhėt romane. Nė shumė gjuhė tė tjera, e hėna quhet: dita e dytė. Nė gjuhėt sllave, “po nedelnik” qė tekstualisht do tė thotė, dita pas ditės sė pushimit.

 

            Vazhdon...

 

    (2)     (3)      (4)