.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Kode shqiptare (2)

Shkruan: Ahmet QERIQI

www.radiokosovaelire.com

KODE SHQIPTARE (2)

       Shtunak, i thuhet personit i cili kthehej vonė nga dita e tregut. Nga ky fakt mund tė pėrfundojmė se dikur moti tregu ėshtė bėrė vetėm ditėn e shtunė, ditėn e pushimit, dita e shtatė tė javės, sipas kalendarit tė moēėm dhe jo nė ditėn e diel. Pėrbetimi shqiptar pėr kėtė ditė, doemos se kishte kuptimin e ditės sė veēantė, meqė ėshtė e vetmja ditė nė tė cilėn ata betoheshin. 

 

 

 

 

            Dita e martė  ( Dita e tretė e krijimit...) 

 

            Nė vazhdim tė punės sė Krijuesit pėr tė pėrmbaruar gjithėsinė, Ai nė ditėn e tretė urdhėroi: “ Le tė mblidhen sė bashku me njė vend ujėrat, qė janė nėn qiejt dhe le tė shfaqet dheu i thatė!” Dhe, ashtu u bė! Hyji filloi ta quante dheun e thatė tokė, ndėrsa ujėrat e bashkuar i quajti Det. Po nė kėtė ditė Hyji urdhėroi krijimin e tė gjitha bimėve, farėrave dhe pemėve frutore. ( Po aty... Zanafilla). Kemi prirje  tė besojmė se kjo ėshtė dita e mbarė, dita kur Hyji kishte krijuar parakushtet e ushqimit tė qenieve tė gjalla, tė cilat do t’ i krijonte ndėrkohė. Nė gjuhėn shqipe ekziston edhe emri popullor i gjinisė femėrore, Martė-a.  

            Ka gjasa qė kjo ditė tė lidhet edhe me emrin e planetit mars apo mund tė lidhet  me perėndinė pagane, tė quajtur  Mars. Mirėpo shqipja i njeh tė dyja trajtat, si Martė-a, po ashtu  edhe Mars, muaji i tretė i vitit, sipas kalendarit. Fare lehtė akordon edhe krijimi i kėtij planeti nė ditėn e tretė, duke filluar nga Dielli hėna, marsi.

 

            Dita e mėrkurė (Dita e katėrt e krijimit...)

 

            Gjithnjė duke urdhėruar zhvillimin dhe rregullimin e tokės dhe tė gjithėsisė, Hyji tha: Le tė bėhen trupa ndriēues nė shtrirjen e qiejve, qė tė bėjnė njė ndarje midis ditės dhe natės, dhe ata duhet tė shėrbejnė si shenja edhe pėr stinėt, edhe pėr ditėt edhe pėr vitet. Dhe ata duhet tė shėrbejnė si trupa ndriēues nė shtrirjen e qiejve, pėr tė shkėlqyer mbi tokė. Dhe ashtu u bė... Dhe Hyji vazhdoi tė bėnte dy trupat e mėdhenj ndriēues, trupin mė tė madh ndriēues pėr ta sunduar ditėn( diellin)  dhe trupin mė tė vogėl ndriēues, pėr ta sunduar natėn,(hėnėn) gjithashtu edhe yjet. (Zanafilla, 1: 14 – 16. Psalmi 133: 7-9.).

            Nė ditėn e katėrt tė krijimit tė tokės dhe gjithėsisė janė dalluar” Dielli, Hėna dhe yjet...(Po aty...). Dita e katėrt fare lehtė mund tė lidhet edhe me krijimin e planetit ndriēues, tė quajtur Merkur, ose Dita e Merkurit, dita kur u rregulluan yjet ndriēues. Nė gjuhėn italiane, ditės sė mėrkurė i thuhet “mercoledi”, nė gjuhėn hungareze Szerda, (mbase nga sllavishtja, nė gjuhėn turke “Ēarshamba”, nė gjuhėn frėnge, “mercredi”, nė gjuhėn angleze, Wendesday, e kėshtu me radhė.

 

            Dita e enjte (Dita e pestė e krijimit)

 

            Dhe Hyji tha: “Le tė gėlojnė ujėrat nga njė gėlim me shpirtra tė gjallė dhe pėrmbi tokė tė fluturojnė krijesa fluturuese, nė faqen e shtrirjes sė qiejve. Dhe Hyji vazhdoi tė krijonte pėrbindėshat e mėdhenj tė detit dhe ēdo shpirt tė gjallė qė lėviz pėrreth.( Zanafilla, 1:20, 21). Dita e enjte nė gjuhėn shqipe nėnkupton ditėn e “ėnjtur”, ditėn e mbarsur. Ėshtė kjo dita e krijimit tė gjithė qenieve tė gjalla, pėrveē njeriut. Nė kohėt e moēme “dita e enjte” ishte dita mė e preferuar pėr lidhjet martesore. Nė traditėn popullore shqiptare ditėn e enjte, gatuheshin “tė trejtet”, ushqime speciale, si flija apo pite tė ndryshme me barėra tė veēanta. Po kėshtu, nė folklorin shqiptar ėshtė e njohur edhe frazeologjia e njė kėnge humoristike popullore tė dasmave, “e hane e marte, e lumja moj e enjte” – (o po ket’ t’ merkurėn, nanė e kam harrue...”) Kuptimi i kėsaj dite lidhet nė mėnyrė  tė mirėfilltė me kuptimin biblik tė gėlimit, apo shumėzimit enorm tė qenieve tė gjalla. Nė njė vėshtrim pėrmbledhės tė emrave tė Ditėve tė Javės nė gjuhėn shqipe, Thumbi, (Indogerm, Anzeiger 13, 119), emrat e sė enjtes, tė premtes dhe tė shtunės i quan emra enigmatikė, shpjegon Ēabej nė (“Studime gjuhėsore, vepra I, Prishtinė 1976, f. 162.) Gjuhėtari Treimeri  mendonte se  emri i kėsaj dite tė javės lidhet me zotin e zjarrit tek ilirėt, duke e afruar me fjalėn “Agnih” te indasit e vjetėr. Emri Agni del mjaft i pėrhapur ndėr shqiptarė. Dijetarėt kanė bėrė pėrpjekje qė kėtė fjalė ta lidhin edhe me fjalėn analoge etruske, “Visar”, qė do tė thotė, Zot, Perėndi etj.  ( Po aty...)

            Te Pjetėr Budi  e hasim nė kuptimin e “Enjte e Madhe”. ( Po aty...)

            Studiuesit e ditėve tė javės nė gjuhėn shqipe  nuk e kanė vėrejtur ose e kanė flakur si tė padobishme pėrmbajtjen dhe ngjashmėrinė  kuptimore  qė kanė kėto ditė me ditėt e krijimit sipas “Zanafillės”. Mendoj se asnjėra nga ditėt e javės, nuk mund tė shkėputet nga Zanafilla, sado qė shumėkujt i duket i kotė besimi se Hyji ka krijuar botėn dhe gjithėsinė pėr gjashtė ditė, ndėrsa ditėn e shtatė ka pushuar. Me kėtė rast ne nuk po merremi me besimin, por me qasjen autentike shqiptare rreth krijimit sipas besimit monoteist. Tradita moniste fetare shqiptare ka qenė e determinuar nga ky besim dhe doemos se e ka pėrfillur pėrmbajtjen e ditėve tė krijimit. Jo rastėsisht, Java ka shtatė ditė dhe krejt kjo qoftė sipas kalendarit tė traditės sė hershme fetare, qoftė sipas Biblės lidhet me “librin e Zanafillės” dhe kurrsesi me festat apo perėnditė pagane.

            Ditės sė enjte nė gjuhėn angleze i thuhet Thursday, italisht: Giovedi, frėngjisht: Juedi, sllavisht Cervertak, qė do tė thotė dita e katėrt, nga ēetiri, katėr, hungarisht po ashtu ngjashėm me sllavishtėn “Csutortek”, turqisht Pershembe, etj

 

            Dita e premte  ( Dita e gjashtė e krijimit...)

 

            Dhe Hyji tha: “Le tė nxjerrė toka shpirtra tė gjallė sipas llojeve tė tyre, kafshė shtėpiake dhe kafshė tė egra, sipas llojit tė tyre dhe ashtu u bė... Dhe Hyji vazhdoi tė thoshte “Le ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė, sipas ngjashmėrisė sonė dhe ata le t’ i kenė nė nėnshtrim peshqit e detit dhe krijesat fluturuese, kafshėt shtėpiake  dhe gjithė tokėn dhe ēdo kafshė qė lėviz dhe bredh mbi tokė. Perėndia vazhdoi ta krijonte njeriun sipas shėmbėlltyrės sė vet, mashkull e femėr i krijoi... (Zanafilla, 1;26, 27.).

            Ēabej, nė studimet e tij etimologjike tė fjalėve tė gjuhės shqipe, nuk e ka trajtuar ditėn e premte, por ka  mbėshtetur mendimin e albanistėve, tė cilėt nuk kishin dhėnė shpjegime lidhur me ditėt: e enjte, e premte dhe e shtune, tė tria kėto, tė margjinalizuara si ditė me etimologji tė errėt (!).

            Emri i kėsaj dite, emri mė i rėndėsishėm i krejt ditėve tė javės lidhet pikėrisht me kėtė ditė, sepse nė kėtė ditė Hyji e krijoi njeriun sipas “shėmbėllesės” sė vet.

            Nė fjalorin e gjuhės shqipe kjo ditė ėshtė shpjeguar si  dita e pestė e javės, qė realisht ėshtė dita e gjashtė e krijimit, dita e “premtimit” dhe jo dita e pestė. Nė asnjėrėn nga gjuhėt indo-evropiane, as nė gjuhėt Hamito-semite nuk kemi shpjegim mė domethėnės dhe me pėrmbajte mė fetare sesa me rastin e emėrtimit tė ditės sė gjashtė tė Krijimit. Hyji gjithēka kishte krijuar kishte krijuar pėr njeriun. Ai e kishte mbajtur premtimin. Meqė njeriun e kishte krijuar sipas shėmbėllesės sė vet. Kjo fjalė e gjuhės shqipe lidhet me mbajtjen e premtimit, mbajtjen e besės, qė nė traditėn shqiptare ėshtė njė kult i shenjtė. Kjo ditė, nė traditėn e lashtė tė krishterė, por edhe te shqiptarėt shėnonte edhe ditėn kur ishte varrosur Krishti. Ajo ditė ėshtė quajtur edhe E premtja e Zezė apo e Premtja e madhe. Nė fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, fjala premtim  shpjegohet si fjalė qė jep dikush, ose zotimi qė merr pėr tė bėrė diēka.

( FGJSH, Prishtinė 1981, f. 1539 .).

            Nė gjuhėn arabe kjo ditė quhet “Javmul xhum-ati”. Ėshtė dita mė e dalluar e javės, kur myslimanėt e tėrė botės falin namazin e kėsaj dite, tė bashkuar nėpėr xhami. Ėshtė i vetmi namaz qė nuk mund tė falet individualisht, por vetėm me “xhematė”, me besimtarė dhe nė mėnyrė kolektive.

            Nė shumicėn e gjuhėve indoevropiane dhe ugro-fine e tė tjera kjo ėshtė dita nė kuptimin e numrit pesė, duke filluar nga dita e hėnė, sipas kalendarit tė ri i formuluar nga Konstantini i Madh, nė vitin 321 pas Krishtit.

.

            Sllavisht “petak”, hung, pentek, turq. Cuma nga arabishtja, xhum’atun, ang. Friday, frėngjisht, Vendredi, italisht Venerdi, ndėrsa greqisht “parasqevi”.

 

            Dita e shtunė ( Dita e shtatė, dita e pushimit)

 

            Pėrderisa  nė gjashtė ditėt e para, Hyji JAHV krijoi tokėn dhe gjithėsinė, ditėn e shtunė,  e shpalli ditė tė pushimit. Kjo ditė, nė traditėn hebraike konsiderohet si ditė e shenjtė, dita e pushimit tė mirėfilltė dhe tė domosdoshėm.

             “Tė shtatėn ditė hyji e kreu punėn e vet qė kishte bėrė. Tė shtatėn ditė pushoi nga ēdo punė qė kishte bėrė. Hyji e bekoi tė shtatėn ditė dhe e shenjtėroi, sepse atė ditė kishte pushuar prej ēdo pune, qė Hyji kishte bėrė duke krijuar... (Don Simon Filipaj, Bibla, Shkrimi Shenjt, Ferizaj 1994, f. 20 ). “Zoti e bekoi ditėn e shtatė. Qė atėherė, Ai vendosi qė tė gjithė njerėzit duhet tė pushojnė nė “shabat”, tė shtunėn. Kjo ditė duhej tė ishte dita e Perėndisė”. ( Anne de Vries, Libėr i Madh me tregime pėr Historinė e Biblės, Stichting Antwoord, 1992. f. 3.).

            Tradita krishtere, madje edhe vetė Jezusi kishte thyer shenjtėrinė e kėsaj dite. Pėr kėtė ai kishte acaruar edhe mė tej moskuptimet me interpretuesit e Besėlidhjes sė Vjetėr. Dhe pikėrisht pėr kėtė kalendari i krishterė ndėrroi edhe radhėn e kėtyre ditėve, duke marrė pikėnisje ditėn e hėnė si ditė tė parė tė krijimit, ndėrsa si ditė pushimi, ditėn e diel.  

            Besimi hebraik, domosdoshmėrinė e shenjtėrimit tė kėsaj dite e ka kthyer nė kult. Fjala “e shtunė” nė gjuhėn shqipe  ėshtė cilėsuar me etimologji tė errėt nga Eqrem Ēabej. Nė fjalorin e gjuhės shqipe, faqe 1943, thuhet e shtuna ėshtė dita e gjashtė e javės. Nuk ėshtė bėrė asnjė pėrpjekje pėr ta zbėrthyer etimologjinė e kėsaj fjale, madje nuk janė shpjeguar as derivatet e saj, si shtunak, shtunor, etj.

            Nė traditėn popullore shqiptare ekziston shprehja frazeologjike pėrbetuese: “Pėr tė shtunė e shtatėqind vjet”. Ėshtė njė betim i llojit tė veēantė, i cili flet pėr njė traditė tė moēme tė shenjtėrisė sė kėsaj dite, tė cilėn tashmė nuk e njohim. Krishterimi dhe Islami nuk e kanė pėrfillur shenjtėrinė  e kėsaj dite, tė cilėn tradita hebraike e  ka emėruar si “Shabat”. Nuk jemi nė gjendje tė shpjegojmė ndonjė analogji tjetėr, por mjafton edhe fakti deri diku i pėrngjasimit gjuhėsor nė gjuhėn shqipe  “e shtuna”, ndėrsa nė gjuhėn hebraike“shabat”.

            Shtunak, i thuhet personit i cili kthehej vonė nga dita e tregut. Nga ky fakt mund tė pėrfundojmė se dikur moti tregu ėshtė bėrė vetėm ditėn e shtunė, ditėn e pushimit, dita e shtatė tė javės, sipas kalendarit tė moēėm dhe jo nė ditėn e diel. Pėrbetimi shqiptar pėr kėtė ditė, doemos se kishte kuptimin e ditės sė veēantė, meqė ėshtė e vetmja ditė nė tė cilėn ata betoheshin.  Tė gjitha kėto fakte e argumente lidhur me ditėt e javės nė gjuhėn shqipe, zbėrthehen pėrmes  shpjegimit biblik tė zanafillės sė botės dhe tė gjithėsisė. Kuptimi dhe pėrmbajtja ėshtė shumė mė tė thellė se nė vetė gjuhėt e “Shkrimit Shenjt”. Gjuha shqipe, edhe pse e shkruar vonė, shpjegon disa fenomene fetare dokesore e shoqėrore mė mirė se asnjė gjuhė tjetėr nė botė. Shembulli mė tipik i kėtij shpjegimi lidhet me autenticitetin e Ditėve tė Javės.

            “Shabat i thuhet ditės sė fundit tė javės te hebrenjtė, e identifikuar si dita e shtatė e javės” (Enciklopedija zivih religija, Nolit, Beograd, 1992, faqe 694).

             Dita e shtunė, si duket ėshtė dita  mė e ngjashme pėr nga shqiptimi dhe pėrmbajtja nė tė gjitha gjuhet ku ka dominuar feja monoteiste, sipas kuptimit tė kjo fjalė ka nė gjuhėn hebraike. Mund tė konstatohet  se emėrtimi i kėsaj dite ėshtė zgjeruar nga monoteizmi i vjetėr hebre dhe ėshtė ngulitur madje edhe nė gjuhės sllave dhe nė shumė gjuhė tė tjera tė botės.

            Heb. Shabat,

            Shqip E shtune,

            Slavisht, Subota,

            Italisht, sabato,

            Frengj. Samedi,

            Hungarisht Szombat,

            Greqisht, Savato, etj.

 

 

            Ditėt e javės nė disa gjuhė indoevropiane, hamito semite dhe ugro-fine

 

            Latinisht               Anglisht        Shqip         Greqisht        Italisht

            Dies solis,              Sunday,         E diel           Qiriaki,           Lunedi,

            Dies Lunae,           Monday,        E hėnė,         Enea             Martedi,

            Dies martis,           Tuesday         E martė,       Dies,             Mercoledi,

            Dies mercuris,       Wendesday,  E mėrkurė,    Tres,              Giovedi,

            Dies lovis,             Thursday,       E enjte,         Tetares          Venerdi,

            Dies veneris dhe    Friday            E premte,      Parasqevi,     Sabato,

            Dies saturni           Saturday        E shtunė,       Savvato         Domenica

 

 

            Frengjisht          Sllavisht        Hungarisht    Turqisht           Hebraisht

            Lundi,                   Ponedelnik     Hetfo,             Pazar,                Jom ehod

            Mardi,                   Ftornik,           Kedd,             Pazartesi,          Jom shani

            Mercredi,              Sreda,            Szerda,          Sali                    Jom shelesh

            Jeudi,                    Ēetvertak,      Csutortek,      Qarshamba,      Jom arbaa

            Vendredi,              Petak,            Pentek,           Pershembe,      Jom hamesh

            Samedi,                 Subota,          Szombot,       Cuma,               Jom shev

            Dimanche             Nedelja          Vasarnap        Cumartesi         Shabat

 

            Vazhdon...

 

 (1)                    (3)        (4)