Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė - Kode shqiptare (3)

Shkruan: Ahmet QERIQI

www.radiokosovaelire.com

 

KODE SHQIPTARE (3)

 

        Gjuhėtari erudit shqiptar, Eqrem Ēabej, nė shpjegimin e tij lidhur me prejardhjen e gjuhės shqipe ka saktėsuar se kjo gjuhė “ka tė bėjė me tė gjitha gjuhėt e grupit indo-evropian” ( E. Ēabej, Studime gjuhėsore, Prishtinė, 1976,f. 13). Edhe gjuhėtari i madh gjerman August Shlajher, nė “Drurin” e tij gjenealogjik”, e kishte pėrfshirė gjuhėn shqipe nė mesin e gjuhėve indo-evropiane si degė tė veēantė. Ngjashėm kanė konstatuar edhe shumė gjuhėtarė evropianė, si Franc Bopp, Gustav Mayer, Johannes Schmidt, e tė tjerė. Po kėta gjuhėtarė qysh moti kanė hetuar elementet arkaike gjuhėsore ilire dhe trakase nė gjuhėn tonė.

 

 

 

            Disa nga kodet fetare gjuhėsore dhe dokesore  tė shqipes

 

            Qė gjuha shqipe ėshtė njėra ndėr gjuhėt mė tė vjetra tė qytetėrimit, kjo tashmė nuk  mund tė mohohet, ashtu sikurse nuk mund tė mohohet fonetika e pasur, e pėrkryer e kėsaj gjuhe, e cila pėrmbledh nė vetvete tė gjithė tingujt zanorė dhe bashkėtingėllorė tė gjuhėve indoevropiane.

            Gjuha shqipe ka 36 tinguj zanorė dhe bashkėtingėllorė.

            Numri 36 ėshtė njė numėr shumė i preferuar i sė kaluarės.

            4 herė 9 = 36

            6 herė 6 = 36

            Ylli i Davidit me gjashtė cepa, gjashtė  herė gjashtė jep numrin 36

            Numri gjashtė lidhet me gjashtė ditėt e krijimit tė botės dhe gjithėsisė nga Hyji JAHVEH

            Numri bazik gjashtė, ėshtė shumė i njohur edhe nė traditėn e lashtė zaroastreje tė Iranit. “Poeti i madh persian, Firdusi, i cili jetoi nė shekullin e dytė tė epokės sonė, nė poemėn e vet monumentale tė quajtur “Shahname” sundimin e mbretit, Xhamshid, e quan “shekull tė artė”. Sundimi i tij zgjati 6 qind vjet e 6 muaj e 6 ditė dhe gjatė gjithė asaj kohe njerėzit nuk dinin ē’ishin sėmundjet, vdekjet, hallet dhe vuajtjet....” (Tatjana D, Elena R. Zarathustra, Tiranė, 2002, f. 33.)

            Baza e kėsaj harmonie numerike ėshtė numri gjashtė, qė hetohet edhe nė traditat e popujve tė tjerė tė lashtė.

            Sistemi fonetik i gjuhės shqipe pėrbėhet nga 29 tinguj zanorė dhe 7 tinguj bashkėtingėllorė. Njė sistem tė tillė,  tė kompletuar sa u pėrket tingujve, nuk e gjejmė nė asnjėrėn prej gjuhėve indoevropiane. Nuk e themi se gjuha shqipe ėshtė gjuha mė e begatshme sa i pėrket leksikut, apo frazeologjisė, mirėpo kjo gjuhė ka ruajtur dhe ka restauruar tė gjithė tingujt  e para gjuhės indoevropiane dhe nė kėtė aspekt paraqet njė rezervat tė vėrtetė fonologjik, gjithsesi rezervatin mė autentik dhe mė unik tė tingujve  nė njė gjuhė tė vetme.

            Nė gjuhėn shqipe janė tė pranishėm tingujt hundorė, ashtu sikur i ka gjuha frėnge, polake e spanjolle, por nuk i kanė shumė gjuhė tė tjera.

            Shqipja disponon bashkėtingėlloret “th” e “dh”, tė cilat i kanė disa gjuhė hamito-semite, gjuha greke dhe ajo angleze, por nuk i disponojnė gjuhėt romane, as sllave.

            Gjuha jonė ka bashkėtingėlloret “ē” dhe “xh” tė cilat janė tė pranishme nė gjuhėt sllave, por nuk janė tė pranishme nė gjuhėn frėnge, gjermane etj.

            Zanoret  “ė” dhe “y” janė po kėshtu heterogjene nė pikėpamje tė pranisė nė gjuhėt indoevropiane. Ato nuk ekzistojnė as nė gjuhėt hamito-semite.

 

            Gjuhėtari erudit shqiptar, Eqrem Ēabej, nė shpjegimin e tij lidhur me prejardhjen e gjuhės shqipe ka saktėsuar se kjo gjuhė “ka tė bėjė me tė gjitha gjuhėt e grupit indo-evropian” ( E. Ēabej, Studime gjuhėsore, Prishtinė, 1976,f. 13). Edhe gjuhėtari i madh gjerman August Shlajher, nė “Drurin” e tij gjenealogjik”, e kishte pėrfshirė gjuhėn shqipe nė mesin e gjuhėve indo-evropiane si degė tė veēantė. Ngjashėm kanė konstatuar edhe shumė gjuhėtarė evropianė, si Franc Bopp, Gustav Mayer, Johannes Schmidt, e tė tjerė. Po kėta gjuhėtarė qysh moti kanė hetuar elementet arkaike gjuhėsore ilire dhe trakase nė gjuhėn tonė.

            Edhe pse gjuha shqipe ėshtė definuar si gjuhė, qė i pėrket pranisė sė elementeve  gjuhėsore “Centum” dhe “Satem” mendoj se nuk ėshtė hulumtuar sa duhet lidhja e shqipes me gjuhėt hamito-semite, me tė cilat ka shumė fjalė tė pėrbashkėta dhe kėto nuk erdhėn pėrmes gjuhės turke, por shumė kohė mė parė.

            Interesimi, pėr ta parė gjuhėn shqipe nė njė shtrirje  mė tė thellė, me shumė elemente arkaike, madje duke shpjeguar prej saj edhe disa kode tė rėndėsishme tė qytetėrimit, gjithsesi se kėrkon punė e mund. Para sė gjithash do tė duhej tė aplikohej njė metodologji e re, mė e pėrparuar sesa ato qė kanė ndjekur pionierėt dhe baballarėt e albanologjisė. Nuk duhet tė mjaftohemi me faktin se gjuha shqipe ėshtė vetėm  njė gjuhė indo-evropiane, e cila ėshtė folur shumė herėt, ndėrsa ėshtė shkruar shumė vonė.  Ky pėrkufizim sikur paraqet edhe kufirin ku ka ngelur shkenca e historisė sė albanologjisė.

            Nuk janė bėrė deri sot pėrpjekje pėr tė hulumtuar lidhjet gjuhėsore tė shqipes me shumė gjuhė botėrore, siē janė lidhjet leksikore me gjuhėt hamito-semite, posaēėrisht hebraike dhe arabe, lidhjet leksikore me gjuhėn magjare dhe  me sanskritishten. Studimet e pakta nė kėtė drejtim janė parė me skepticizėm  dhe pėrgjithėsisht janė injoruar, por pa reflektuar kundėr-argumente.

            Shqipja ėshtė njė gjuhė e veēantė nė shumė pikėpamje. Ajo ka njė sistem tė pėrkryer fonematik.   Nuk mund tė mohohen huazimet qė ka pėsuar kjo gjuhė, por mendoj se ėshtė e papranueshme, qė shumė fjalė origjinale tė shqipes tė konsiderohen si fjalė me prejardhje turke, sllave, greke apo latine. Si mund tė ndodh pranimi i kėsaj teorie, kur tashmė dihet dhe sa e sa herė ėshtė vėrtetuar edhe shkencėrisht, se gjuha shqipe nė Ballkan ėshtė mė e vjetra, dhe si e tillė ajo u dha shumė fjalė e shprehje sidomos gjuhėve sllave dhe greke.

 

 

            ( Kodi i emrave hyjnorė)

 

            Gjuha shqipe ėshtė shumė e pasur jo vetėm me emra tė origjinės “hyjnore” por edhe me njė dyzinė fjalėsh, shprehjesh e frazeologji tė ndryshme, tė cilat pėr nga kuptimi dhe pėrmbajtja janė emra tė tri besimeve monoteiste.

            Emri i krijuesit tė tokės dhe gjithėsisė nė gjuhėn shqipe shpaloset me disa emra tė ndryshėm pėr nga shqiptimi, por tė njėjtė nga kuptimi. Besimi monoteist shqiptar njeh katėr emra esencialė pėr krijuesin:

            Hyj,  At,  Zot,  Perėndi.

            Katėr kėta emra pėr krijuesin e gjithėsisė i disponon gjuha shqipe, emra lidhen me periudha tė caktuara tė zhvillimit tė qytetėrimit, ilir, arbėr dhe shqiptar.

            Duke marrė pėr bazė kuptimin esencial tė emrit  “Hyji”, mund tė  arrijmė nė pėrfundim se kjo ėshtė fjala mė autentike dhe fjala mė e vjetėr e gjuhės shqipe qė pėrcakton krijuesin, dhe si e tillė nuk ka tė bėjė asfare me paganizmin. Fjala “Hyj” e zgjeruar nga Hyll ėshtė e barasvlershme pėr nga kuptimi me fjalėn arabe  “Allah”, fjalėn hebraike “Eloh” dhe me atė armene,  “Elaha” tri gjuhėt mė tė vjetra tė traditės fetare monoteiste.

            Ngjashmėria qė ka kjo fjalė me gjuhėt Hamito-semite, pėrforcon edhe mė tej teorinė e njė lidhjeje shumė tė thellė tė shqipes me kėto gjuhė dhe me traditėn e hershme tė besimit monoteist.

 

 

 

            Eloh-elohim, hebraisht nė kuptimin Hyll, apo Hyji im

 

            Fjala Allah, ėshtė e  pėrbėrė nga  El-ilah, qė ėshtė po kėshtu fjalė e njėjtė pėr nga kuptimi, e cila ka tė bėjė me krijuesin suprem tė gjithėsisė, sipas traditės islame.

Elaha, e njėjta trajtė pėr nga shqiptimi dhe kuptimi nė gjuhėn armene.

            (Enciklopedija zivih religija, Beograd, Nolit 1992, f. 20)

 

            Hyji, apo Hylli, nė kuptimin krijuesi i pėrgjithshėm, Zoti

 

            Eloh, Hylli, Allah, Elaha

 

            Nė gjuhėn shqipe fjala “Hyj” mund tė duket e pėrafėrt  ne emrin  “Yll”, qė shėnon njė trup astronomik, por gjithsesi pėr nga kuptimi lidhet me njė mori kuptimesh tė tjera jashtėzakonisht tė shumta nė pėrdorim si “Hyji”, “hyjnesha”, “hyjnizim”, “hyjnor” e tė tjera, qė kanė tė bėjnė me shenjtėrinė  dhe dukuritė e tjera fetare monoteiste dhe kurrsesi pagane. Nuk njihet besimi shqiptar nė “yll” apo nė “idhuj”. Janė shumė tė paqėndrueshme hipotezat se ilirėt paskan pasur panteonin e zotave tė tyre. Mund tė ketė pasur interpretime tė tilla, por nė fakt nuk i qėndrojnė tė vėrtetės shkencore, sepse as ilirėt e dikurshėm as shqiptarėt e hershėm nuk dihet se kanė pasur zotin e detit, tė shiut, tė dashurisė, tė luftės, tė plleshmėrisė  etj. Ka qenė vetėm analogjia me perėnditė greke ajo, qė i ka nxitur mendjet e hulumtuesve tė fushave tė ndryshme tė shkencės  pėr tė bėrė krahasime me “zotat” grekė, latinė, etj. 

 

            “Hyj” i gjuhės shqipe ka kuptimin e entitetit krijues, nė kuptimin e sotėm “Zot”

 

            Fjala “Yll” e gjuhės shqipe shėnon njė trup tė madh qiellor nė kuptimin astronomik. Nė gjuhėn greke dielli quhet “helios”, shqip “diell”, por nė kuptimin astronomik dielli ėshtė, po ashtu vetėm njė yll. Nga ky kuptim u zgjerua edhe fjala greke “helen”, qė do tė thotė popull i Diellit, ose diellor, formulė tipike e idolatrise greke, pagane.

 

            Zoti nga Zeus, apo Deus...

 

            Fjala Zot e gjuhės shqipe edhe pse e pėrdorur nė kuptim pėr Hyjin, nuk duket se ėshtė e mirėfilltė, meqė kjo fjalė lidhet me kuptimin e foljes “zotėroj”, “kam”, “disponoj”.

Formulimet si “zot shtėpie”, “zot i pasurisė”, “zot i konakut” etj, nuk kanė tė bėjnė fare me kuptimin hyjnor tė  kėsaj fjale. Nga fjala “zotėri” kemi pėrfituar nė tė folmen e pėrditshme edhe fjalė “zoti”, qė ėshtė krejtėsisht e papėrshtatshme pėr nga kuptimi, edhe pse mjerisht kjo fjalė tashmė ėshtė futur nė pėrdorim tė pėrditshėm. 

            Kuptimi esencial i fjalės “Zot”  nė gjuhėn shqipe nuk pėrcakton esencėn e kuptimit hyjnor pėr krijuesin sipas traditės fetare monoteiste. Etimologjikisht kjo fjalė lidhet me Zeusin, “zotin grek tė luftės”, dhe si e tillė  ėshtė pėrdorur nė kuptimin tokėsor, pagan dhe jo hyjnor.

            Ėshtė ende e pastudiuar si ndodhi qė kjo fjalė ngeli me kuptimin hyjnor tė gjuhės shqipe, ndėrsa helenėt e identifikuan vetėm me Zeusin. Nga kjo trajtė e gjuhės greke doli fjala latine Deus-i, greqisht “Theos”, etj.

            Nė traditėn e hershme tė shkrimit shqip nuk duket tė ketė pasur ndonjė pėrdorim emri “Zot”, nė kuptimin fetar. Te Buzuku dhe tė gjithė shkrimtarėt tanė tė vjetėr, dominon emri “Hyj”, ashtu sikur me shumė tė drejtė u interpretua edhe nga pėrkthyesi, Dom Simon Filipaj, nė “Besėlidhjen e Vjetėr”.

 

 

            Ati ynė... nga Pater noster  apo nga ATON ( Ati jonė)

 

            Shqipja njeh edhe njė emėr tjetėr hyjnor dhe tokėsor nė tė njėjtėn kohė. Kuptimi i hershėm i kėsaj fjale doemos se lidhej me krijuesin e botės, sipas traditės monoteiste. Tė shtojmė me kėtė rast se besimin monist ėshtė shumė mė i vjetėr se besimi i krishterė etj.

            Fjala “At” e gjuhės shqipe mund tė pėrafrohet me fjalėn “Avot” tė gjuhės hebraike, e cila shėnon tė njėjtėn pėrmbajtje.

            Kjo fjalė korrespondon edhe me emrin ATON, i cili te egjiptianėt  e kohės sė faraonit Ekhnaton shėnonte  krijuesin suprem, diellin, si tė vetmin burim tė jetės. Ngjashmėria qė ka emri  At, eten, etėr, ėshtė shumė e pėrafėrt me fjalėn Aton, nė kuptimin “ati ynė”,  apo “ati jonė, etj.

            Dhe pikėrisht me kėtė fjalė lidhet edhe pėrpjekja e parė qė kishte bėrė faraoni Ekhnaton pėr tė krijuar besimin nė njė hyj tė vetėm, besimin nė rrezet e diellit. “700 vjet para profetit “Isai” faraoni Ekhnaton kishte projektuar besimin monoteist, besimin nė njė hyj krijues. (Alan e Sally Landsberg, “Nė gjurmim tė lashtėsisė antike, Zagreb, 1974, f. 117).

            O Aton jetėdhėnės,

            Krijues i farės sė shtimit,

            Qė i jep ngrohtėsi jetės,

            Ti, Rrezaton,  shkėlqen,

            Aq larg shkon dhe kthehesh,

            Nė mijėra trajta tė mahnitshme,

            Dhe gjithmonė

            Njė mbetesh.

            (Fragment nga kėnga kushtuar Hyjit Aton, shkruar nė hieroglife nga faraoni Ekhnaton. Vepra e cituar.).

 

            Kodet e emrave hyjnorė nė gjuhėn shqipe kanė ēelės universal. Nė asnjė gjuhė indo-evropiane apo hamito-semite nuk ka njė fjalor tė tillė tė begatshėm dhe tė shumėllojshėm nė pėrdorimin e emrave hyjnorė sikur ekzistojnė nė gjuhėn shqipe. Pėr mendimin tim, kjo tregon se monoteizmi ndėr ilirėt, e mė vonė ndėr shqiptarėt, ishte feja e vetme, shumė e vjetėr dhe pikėrisht pėr kėtė, shqiptarėt pranuan nė parim ēdo besim monoteist, duke u bėrė kėshtu populli mė tolerant nė botė, sa i pėrket besimeve fetare. Pikėrisht falė kėsaj tradite, e cila lidhet edhe me praninė e shumė emrave hyjnorė, shqiptarėt janė i vetmi popull nė botė, pluralist nė kuptimin fetar tė fjalės...


            Vazhdon...

 

  (1)         (2)                    (4)