Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 4 - Kodikėt nė Shqipėri

Shkruan: Musa AHMETI

 http://tung.ch

      

Kodikėt nė Shqipėri

 

TEKSTET BIBLIKLIKE – CODEX BERATINUS-1 Ф-043 – NJĖ PREJ SHTATĖ DORĖSHKRIMEVE MĖ TĖ LASHTA NĖ BOTĖ DHE KODIKĖT TJERĖ QĖ RUHEN NĖ SHQIPĖRI

 

 

 

            Tradita e shkrimeve tė shenjta nė Shqipėri bėn pjesė nė tė ashtuquajturat tradita tė lashta tė shkrimeve tė shenjta pėr shkak tė kodikėve tė shumtė ungjillorė qė janė evidentuar dhe qė vazhdojnė akoma tė ruhen nė Shqipėri. Kėta kodikė janė jo vetėm monumente biblike me rėndėsi tė madhe teologjike, shkencore dhe akademike, por edhe tregues tė rėndėsishėm tė kulturės dhe tė qytetėrimit tė krishterė tė vendasve qė jetonin nė hapėsirėn shqiptare. Edhe vetė ruajtja fizike e tyre brez pas brezi ėshtė dėshmi e njė kulture qytetare, religjioze dhe familjare qė duhet studiuar dhe vlerėsuar nė kontekst.

            Me gjithė numrin e konsiderueshėm tė kėtyre kodikėve dhe vlerat e jashtėzakonshme qė kanė kėta kodikė ekzistues nė Shqipėri akoma nuk ekziston, me sa dimė, njė katalogizim i plotė i tyre, edhe pse janė bėrė disa pėrpjekje pėr katalogizime. Pėrpjekjet e para pėr katalogizim tė kodikėve kanė filluar relativisht herėt, kryesisht nga studiues tė huaj. I tillė ėshtė p.sh. ai i botuar mė 1968 nga Johannes Koder-Erich Trapp, me titullin: “Katalog i dorėshkrimeve greqisht nė Arkivin Shtetėror tė Shqipėrisė nė Tiranė,” dhe nga R. L. Mullen, “Dorėshkrimet biblike qė gjenden nė AQSH…” etj]. Katalogu mė i plotė ekzistues, por qė edhe ai ėshtė larg tė qenit i plotė, ekziston vetėm pėr ata kodikė tė cilėt ruhen nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Tiranės (AQSH), dhe mė saktė, vetėm pėr njė pjesė tė atyre qė ruhen nė kėtė arkiv, sepse edhe kėtu nuk janė katalogizuar dhe inventarizuar tė gjithė kodikėt ekzistues. Ky katalog ekzistues nė AQSH ėshtė pėrgatitur pėr dorėshkrimet ungjillore nga Theofan Popa nė vitet ’80 tė shekullit tė kaluar. Nė katalogun e Theofan Popės, tė titulluar „Katalog i kodikėve mesjetarė tė Shqipėrisė“ pėrshkruhen njėqind kodikė, tė cilėt mė vonė u bashkuan nė njė fond, qė sot njihet me numrin referues ”488”. Ky fond u krijua nė vitin 1980. Mė vonė, kėtij fondi iu bashkuan edhe 17 fragmente kodikėsh. Megjithatė, njė numėr i madh kodikėsh, ndoshta po kaq kodikė ose edhe mė shumė se ata tė katalogizuarit, janė tė shpėrndarė nėpėr fonde tė ndryshme dhe nuk gjenden nė kėtė fond. Kodikė tė papėrfshirė nė kėtė fond ka p.sh. nė fondet personale siē ėshtė ai i Ilo Mitkė Qafėzezit, por edhe tė tjerė.

            Pėrveē kodikėve qė ruhen nė AQSH, njė numėr mjaft i madh kodikėsh origjinalė ruhen edhe nė Muzeun e Artit Mesjetar nė Korēė dhe nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė. Shpesh ata gjenden madje edhe nė koleksione tė dokumenteve tė institucioneve kishtare, si p.sh. nė atė tė Ipeshkvisė sė Shkodrės, Mitropolisė sė Gjirokastrės (Drinopolit), Manastirit tė Shėn Gjon Vladimirit, manastirit tė Ardenicės, por edhe nė kisha e manastire tė tjera tė vendit, si dhe nė biblioteka familjare. As sot e kėsaj dite nuk ekziston njė katalog apo edhe regjistėr i thjeshtė i plotė i tyre, qoftė pėr tė treguar vendndodhjen e saktė apo edhe njė pėrshkrim fizik dhe pėrmbajtėsor pėr ta.

            Pjesa dėrrmuese e kėtyre kodikėve i ėshtė eksponuar nė mėnyrė tė vazhdueshme rrezikut tė zhdukjes, dėmtimit apo shitjes sė tyre tė pa gjurmė nė vende tė ndryshme tė botės. Pėr zhdukje tė tilla mund tė flitet edhe nė kaluarėn. Kėshtu p.sh. A. Aleksudhi por edhe P. Batiffoli na japin pėrshkrime pėr kodikė qė kanė ekzistuar nė kohėn e tyre, e qė mė vonė janė zhdukur pa lėnė gjurmė. Nuk dihet nėse kėta janė shkatėrruar nga zjarri, janė shitur apo janė djegur e dėmtuar, qoftė si pasojė e luftėrave tė ndryshme, qoftė si pasojė e arsyeve tė tjera. Historia e shkrimit tė shenjtė, veēanėrisht e paleokrishtėrimit dhe atij mesjetar do tė ishte krejt ndryshe sikur tė gjendej kodiku i ashtuquajtur i Gjirokastrės i datuar nga shek. I, pėr tė cilin P. Battifol shkruante “U njoftova se nė kishėn e Gjirokastrės kishte njė Ungjill nga shekulli i parė [I-rė]. Mė ka munguar besimi pėr tė udhėtuar deri nė Gjirokastėr pėr tė njohur dhe parė njė relikt kaq tė ēmuar.” Natyrisht, janė shumė faktorė tė tjerė qė kanė ndikuar nė zhdukjen e kėtyre vlerave tė rralla, por nuk duhet pėrjashtuar edhe faktori njeri qė nė shekullin e kaluar, nėn emrin e komunizmit vepronte nė mėnyrė tė organizuar kundėr kėtyre vlerave tė ashtuquajtura fetare.

 

            Kodikėt origjinalė nė pergamenė dhe nė letėr qė ruhen nė AQSH nga shek. VI-XV

            Nė kėtė shkrim ne po pėrqendrohemi vetėm te kodikėt e katalogizuar nga shekujt VI-XV qė ruhen nė AQSH, Tiranė. Kodiku mė i hershėm qė ruhet nė trojet shqiptare ėshtė Codex Beratinus-1 ф-043, nė shqip i njohur si “Kodiku i Purpurt i Beratit,” dhe qė daton jo mė vonė se nė shekullin VI. Pėr kėtė kodik do tė flasim pak mė shumė nė vijim tė kėtij shkrimi. Nėse pėrjashtojmė shekujt VII dhe VIII pėr tė cilėt nuk na janė ruajtur dėshmi tė shkruara tė kodikėve, por qė ėshtė e sigurt se ka vazhduar tradita e shkrimeve tė shenjta, gjithsej kemi tė evidentuar dhe tė katalogizuar 65 kodikė origjinalė, nga tė cilėt 40 janė tė shkruar nė pergamenė dhe 35 nė letėr. Nė kodikėt e ruajtur nė AQSH, signatura (numri qė shėnon vendndodhjen e tyre nė AQSH) nuk ėshtė tregues i kronologjisė sė kodikėve, pėr shkak se kodikėt janė regjistruar me numrin rendor qė i korrespondonte momentit tė hyrjes nė Arkivin Qendror Shtetėror. Ata kodikė qė kanė ardhur me vonė, edhe pse janė mė tė hershėm nė kohė, kanė marrė numrin rendor tė radhės. Kėshtu p.sh. Kodiku i Korēės nga shek. XIII, ėshtė regjistruar me numrin rendor 93, ndėrkohė qė Kodiku i Shkodrės nga shekulli XIV, pėrkatėsisht nga viti 1341, ėshtė regjistruar me njė numėr rendor mė tė vogėl, pėrkatėsisht me numrin rendor 83, e po kėshtu Kodiku i Beratit nga shek. XIV ėshtė regjistruar me numrin rendor 89. Tė tillė shembuj ka shumė.

            Nė bazė tė katalogut tė pėrgatitur nga Th. Popa, nė AQSH ruhen kėta kodikė tė renditur kronologjikisht:

            nga shek. VI, 1 kodik: Beratinus-1;

            nga shek. IX, 2 kodikė: Codex Aureus Anthimi e Kodiku i 3 i Beratit;

            nga shek. X, 1 kodik: Kodiku 4 i Beratit, qė pėr nga pėrmbajtja ėshtė katėrungjillor;

            nga shek. XI, 5 kodikė: Kodiku 5, i Vlorės, dhe Kodikėt nr. 6, 7, 8 dhe 9 tė Beratit, qė pėr nga pėrmbatja janė tė gjithė perikope ungjijsh;

            nga shek. XII, 7 kodikė: Kodiku 10 i Vlorės dhe Kodikėt e 11, 12, 14, 18, 20, 21 tė Beratit, tė cilat pėr nga pėrmbajtja janė, perikope, ungjilli sipas Gjonit, hagjiografi, psalmet e Davidit, jetė shenjtėsh e martirėsh, perikope ungjijsh, etj;

            nga shek. XIII, 9 kodikė: Kodikėt e 13, 15, 16, 19, 22, 23, 24, 25, dhe Kodiku 93 i Korēės, qė pėr nga pėrmbajta janė: katėrungjijtė, perikope ungjijsh, oktoih dhe antologji patrologjike;

            nga shek. XIV, 30 kodikė qė mbajnė numrat 17, 26, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35, 36, 37, 39, 39, 40, 41, 42, 43, 45, 47, 85, 88, 89, tė Beratit, dhe Kodiku 79 i Gjirokastrės, Kodiku 81 i Pėrmetit, Kodiku 83 i Shkodrės dhe Kodiku 92 i Korēės, qė pėr nga pėrmbajtja janė: veprat e apostujve, katėrungjillorė, martirologji, jetė shenjtorėsh dhe martirėsh, patrologji, perikope ungjijsh, hagjiografi, interpretime dhe komente morale sipas frymės sė Dhjatės sė Re, ēėshtje tė murgjve, minej i vjeshtės, minej i marsit, pendikostar, letėrsi patrologjike, omilie, fjalime tė komentuara dhe shpjeguara nga Dhjata e Re, psalme, kalendar dhe antologji muzikore, etj;

            nga shek. XV, 16 kodikė: Kodikėt 44, 49, 50, 51, 52, 53, 54, 55, 56, 57, 62, 75, 76, dhe Kodiku 78 i Gjirokastrės tė Beratit, qė pėr nga pėrmbajtja janė: minej i dhjetorit, vepra tė Grigorit tė Nisit, psalmet e Davidit, mėsime tė Efraim Sirianit, kanone, poezi fetare, triod, lutjesore kreshmėsh, tipikon, radhė shėrbesash, ungjij, omilie, libėr shėrbesash, etj.

 

 

            Codex Beratinus-1 ф-043

            Codex Beratinus-1 ф-043, nė shqip i njohur si “Kodiku i Purpurt i Beratit,” i shkruar mė sė voni nė shekullin VI, ėshtė njėri ndėr shtatė dorėshkrimet mė tė vjetra tė botės dhe ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror tė Tiranės.

            Shėnimi ose ndajshtesa qė ekziston pas emrit tė kodikut dhe qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e emrit, i ėshtė dhėnė atij nė bazė tė praktikės ndėrkombėtare tė shėnimit tė tyre. Sipas kėsaj praktike ndėrkombėtare, kodikėt mė tė njohur ungjillorė nė botė tė ruajtura nė dorėshkrime origjinale shėnohen nė bibliografinė e letėrsisė ungjillore botėrore, si dhe tė asaj vendore, me njė ndajshtesė me tė cilin njihen botėrisht. Kjo ndajshtesė ėshtė shenja identifikuese pėr secilin kodik veē e veē. Kėshtu p.sh. kodiku qė njihet si Codex Petropolitanus mban ndajshtesėn N 022 dhe ruhet nė Muzeun Bizantin, Athinė. Disa nga kodikėt e tjerė mė tė hershėm nė botė janė kodiku Synopensis O 023 (ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Paris), kodiku Vaticana B (ruhet nė Bibliotekėn Apostolike, Vatikan), kodiku Purpureus Rossanensis 042 (ruhet nė Muzeun e peshkopisė sė Rossanos, Itali), kodiku Beratinus-1 ф043 (ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror, Tiranė), kodiku 565 Grek-53 (ruhet nė Bibliotekėn e Petersburgut); kodiku 1143 Beratinus-2 (ruhet nė AQSH, Tiranė); kodiku Vindobonensis l-46 (ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare Qendrore, Napoli), etj. Kodikėt e tjerė tė mėvonshėm nė kohė, shėnohen nė bibliografitė ndėrkombėtare vetėm me numrat pėrkatės, pa pasur privilegjin tė kenė ndajshtesėn alfabetike.

            Codex Beratinus-1 ф-043, ose “Kodiku i Purpurt i Beratit,” ashtu si edhe kodikėt e tjerė qė gjenden nė Shqipėri, vazhdojnė tė mbeten njė mister i madh jo vetėm pėr lexuesin e gjerė, por edhe atė tė specializuar. Edhe pse ekziston njė numėr relativisht i konsiderueshėm studiuesish si shqiptarė ashtu edhe tė huaj qė kanė shkruar pėr Kodikun e Purpurtė tė Beratit dhe pėr tė tjerėt e ndėr ta mund tė pėrmendim emra tė tillė prestigjiozė si Aleks Buda, Aleksander Meksi, Anthim Aleksudhi, Apollon Baēe, C. R. Gregory, Dhorka Dhamo, Bruce Rigdon, Edoardo Crisci, Erich Trapp, Francesco D’Aiuto, Guglielmo Cavallo, Ilo M. Qafėzezi, Johannes Koder, Kurt Aland, Ludovico Duchesne, Moikom Zeqo, Namik Resuli, Pierre Batiffol, Roderic R. Mullen, Shaban Sinani, Theofan Popa, Walter de Gruyter, etj., studimet e tyre janė larg sė qeni tė mjaftueshme dhe reprezentative pėr tė gjithė kodikėt apo pėr ndonjėrin nė veēanti. Nė vende tė tjera, ku ruhen kodikė, edhe pse numri i tyre mund tė jetė shumė mė i vogėl se te ne, ekziston njė gamė e gjerė studimesh, monografish dhe shkrime tė tjera ndėr ta edhe popullarizuese qė u japin atyre njė popullaritet dhe njohje nė shkallė tė gjerė si brenda pėr brenda vendit ashtu edhe nė arenėn ndėrkombėtare. Kėshtu p.sh. nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit, siē ėshtė tashmė e njohur ruhet dorėshkrimi i kodikut Vaticana B, pėr tė cilin janė shhkruar me dhjetra monografi, janė bėrė analiza, studime dhe hulumtime nga mė tė ndryshmet, transkriptim dhe transliterim komplet, pėrkthim nė disa gjuhė dhe pėrveē kėsaj ėshtė bėrė edhe shtypja anastatiko-fototipike e tėrė kodikut, e cila mund tė blihet nga kushdo pėr njė vlerė tė caktuar monetare, nė rastin nė fjalė pėr katėrmijė e pesqind euro!

            Po, ēfarė ėshtė bėrė pėr thesaret tona me vlera ndėrkombėtare nė kėtė drejtim? Me sa ėshtė e njohur deri sot, pėrveē ndonjė botimi tė rrallė tė ndonjė fotografie, tė njė apo disa faqeve apo ndonjė miniature, vinjete ose portreti, nuk ėshtė botuar asgjė. Mė e keqja ėshtė se sipas zhvillimeve nė AQSH, nė tė ardhmen e afėrt as qė pritet tė ndėrmerren projekte kaq serioze, me rėndėsi ndėrkombėtare. Me dėshirėn mė tė mirė, mund tė pohojmė se pėrveē Pierre Batiffol-it, asnjė studim i derisotshėm nuk ka bėrė njė qasje profesionale, njė studim komplet, apo njė transliterim dhe transkriptim tė plotė, tė paktėn pėr sa u takon kodikėve mė tė lashtė, atyre me vlera tė rralla botėrore, Beratinus-1 dhe Beratinus-2 (Anthimi).

            Pėr tė qenė mė tė saktė, as P. Batiffol-i nuk ka bėrė njė transliterim dhe transkriptim komplet tė asnjėrit prej dorėshkrimeve qė ka pasur nė dorė. Pothuajse tė gjitha shkrimet qė ekzistojnė pėr kėta kodikė tė vjetėr qė ekzistojnė nė Shqipėri, janė shkrime-sinteza, tė cilat janė mė shumė popullarizuese se sa shkencore-profesionale.

            Kodiku i Purpurtė i Beratit ėshtė sigurisht mė i ēmuari nė kėtė koleksion kodikėsh qė ekziston nė Shqipėri. Dorėshkrimi origjinal nė pergamen tė purpurt i Kodikut tė Beratit u shkrua nė njė kohė kur lėnda ungjillore dhe biblike ende nuk ishte e kanonizuar dhe e pėrfunduar. Ai pėrmban dy ungjij: atė sipas Mateut dhe sipas Markut, tė cilėt kanė disa shmangie nga tekstet e sotme standarte [zyrtare] Biblike. Kėto shmangie janė me mjaft interes pėr studiues dhe teologė ungjillore. Kapaku i Kodikut ėshtė metalik, i praruar nė argjent dhe i zbukuruar me figura biblike, ndėrsa teksti ėshtė nė greqishten e vjetėr. Kodiku ėshtė i tėri nė pergamen, me ngjyrė tė purpurt, ku ėshtė e theksuar mė shumė ngjyra e kuqe, e cila sot ėshtė mjaft e zverdhur nga koha. I tėri ėshtė i shkruar me grafema argjendi tė tretur, por ka edhe disa fjalė qė janė tė shkruara me flori, veēohen tė gjitha inicialet. Grafemat janė kapitale tė tipit tė pėrzier, kuadrat dhe tė gjitha fjalėt nė rresht janė tė shkruara ngjitasi, pra nuk ka ndarje nė mes tė fjalėve nė fjali, gjė qė ishte praktikė e kohės dhe qė sot, e vėshtirėson shumė punėn e paleografėve tė cilėt fillimisht duhet tė merren me strukturimin e fjalisė, duke lexuar fjalėt, pastaj duke u marrė me karakteristikat dhe elementet e tjera tė dorėshkrimit, tė cilat janė mjaft tė vėshtira dhe tepėr komplekse. Inicialet janė tė dekoruara me elemente shumė tė bukura dhe tė praruara nė flori. Dimensionet e dorėshkrimit janė 31.4 x 26.8 cm.

            Pėr herė tė parė, ky dorėshkrim pėr botėn shkencore dhe intelektuale pėrmendet nga peshkopi i Beratit, Anthimus Alexoudes nė vitin 1868, pėr tė vazhduar pastaj nė vitin 1881, nga studiuesi belg L. Duchesne, mė 1886 nga Pierre Batiffol, ndėrsa nga shqiptarėt i pari qė ka shkruar pėr kėtė dorėshkrim ėshtė Ilo Mitkė Qafėzezi mė 1938, e dhėnė kjo mė se e mjaftueshme pėr kujdesin qė ne kemi treguar pėr kėtė kryevepėr tė letėrsisė ungjillore-biblike nė shkallė botėrore.

            Nė vazhdim sjellim pėrshkrimin qė i bėn dorėshkrimit tė kodikut P. Batiffol-i nė vepėr e tij: “Les manuscrits grecs de Bérat d’Albaine et le Codex Purpureus Φ” para 124 vjetėsh (vepėr kjo e pėrkthyer nė shqip nga ne para disa vitesh): “Dorėshkrimi numėron 190 fletė tė papaginuara, tė cilat kanė qenė tė lidhura fort, por mesa duket libralidhėsi i ri i ka prerė ato gabimisht, nė vend qė t’u linte kėndet e lira dhe tė paprera. Fletėt tė cilat nė brendi kanė qenė tė dėmtuara, ishin tė pėrforcuara me njė shirit tė bardhė letre; vetėm njė fletė e kemi tė lirė, e kjo ėshtė ajo me nr. 69. Fletėt tė cilat kanė qenė tė dėmtuara horizontalisht apo vertikalisht janė qepur me kujdes, pėrveē fletėve 74, 115 dhe 134 qė kanė mbetur nė dy pjesė. Gjashtė faqet e para janė shumė tė dėmtuara, shkronjat janė tė oksiduara, ngjyra e purpurt ėshtė zverdhur pothuajse fare, pėr tė mos thėnė se ėshtė zhdukur; por, qė nga fleta 7, dorėshkrimi ėshtė nė gjendje tė shkėlqyer, pėrveē fletėve 75-78, tė cilat janė tė dėmtuara rėndė. Ungjilli i Shėn Mateut mbaron nė kolonėn e dytė tė fletės 112r; fleta 112v nuk ėshtė e shkruar fare; ndėrsa fletėt 113r dhe 114r pėrmbajnė kapituj tė Shėn Markut; Ungjilli i Shėn Markut fillon me fletėn 115r. Kėndi i poshtėm i fletėve 115r-v dhe 116r-v ka qenė i shqyer; ėshtė i plotėsuar me letėr tė thjeshtė; nė tė njėjtėn mėnyrė ėshtė vepruar edhe me fletėn 121r-v. Nė fletėn 144 vėrehet njė vrimė e madhe, e rrumbullakėt, karakteristike pėr lėkurėn e viēit; shkruesi kėtė gjė e kishte parasysh kur ka shkruar rreshtat pėrkatės. Fletėt 177 dhe 181 janė nė gjendje tepėr tė keqe; por tė gjitha tė tjerat nė vazhdim janė nė gjendje tė shkėlqyer, pėrveē 4 fletėve tė fundit, tė cilat janė nė gjendje tė ngjashme me 6 fletėt e fillimit. Ėshtė mė se e qartė se dorėshkrimi nuk ka qenė i lidhur pėr njė kohė tė gjatė dhe ka qenė nėn ndikimin e lagėshtirės dhe pluhurit para se tė restaurohet nė vitin 1805. Nė kėtė mėnyrė, dorėshkrimi ka humbur 40 fletė tė cilat pėrafėrsisht mund t`i shpėrndanim nė kėtė mėnyrė, pėrveē kapitujve tė Shėn Mateut dhe kopertinave: Mt. I-VI, 3=25 fletė pėrafėrsisht; Mt. VII, 7=1 fletė; Mt. XVIII, 24-XIX, 3=2 fletė; Mt. XXIII, 4-XXIII, 13=1 fletė; Mc[k]. XIV, 62-XVI, 20=12 fletė. Pergameni ėshtė i fortė dhe me peshė tė mesme, ėshtė shumė i thatė, shkronjat zakonisht nuk vėrehen nga njėra anė nė tjetrėn. Lėkura e viēit ėshtė e lyer me ngjyrė tė purpurtė, ndėrkohė sot dominon ngjyra vjollce, e afėrt me llumin e verės, por qė lė tė nėnkuptohet se nė fillim ka qenė ngjyrė e kuqe e theksuar. Kėndet e fletėve janė zverdhur nga kontaktet me ajrin. Lartėsia e fletėve ėshtė: 31.4 cm, ndėrsa gjerėsia ėshtė: 26.8 cm. Vijat nė margjina dhe radhėt e shkruara janė bėrė me gėrvishtje pende tė thatė, d.m.th. pa ngjyrė. Ēdo radhė pėrbėhet nga viza tė dyfishta tė cilat kanė shėrbyer pėr tė shėnuar lartėsinė e shkronjave poshtė e lart. Ēdo faqe ka nga dy kolona me nga 17 rreshta. Numri i shkronjave ėshtė i ndryshueshėm nga 8 nė 12 shkronja pėr ēdo radhė, me njė afėrsi mė shumė 9 se sa 10. Ēdo kolonė ėshtė 21 cm e lartė dhe 10.9 cm e gjerė. Margjina e cila ndan kolonat ėshtė mesatarisht 3.5 cm e gjerė. Teksti i kapitujve fillon qė nga margjina lart dhe nga viza e veēantė afėr kėndit pa ndonjė titull tė veēantė. dhe kėto, saktėsisht mbi kolonėn pėr tė cilėn bėhet fjalė. Numrat pėr referencat e shėnimeve tė Amonijev-Euzebit, janė tė shėnuar nė margjina. Ngjyra ėshtė e florinjtė. Gėrvishtja e pendės ėshtė e rrafshėt, pa njolla dhe e punuar me shumė kujdes. Gjashtė fletėt e para te Shėn Mateut janė tė shkruara me shkronja floriri, dhe ngjashėm ėshtė shkruar edhe radha e parė, si titull, te Shėn Marku. Shkronjat e para tė kapitujve, ēdoherė janė shumė tė theksuara, gati sa tėrė gjerėsia e margjinės, dhe janė dyfish mė tė mėdha se sa shkronjat e zakonshme, por nuk kanė dekorime. Vetėm shkronja “O” ėshtė e dekoruar me njė kryq tė vogėl nė mes. Meqenėse Shėn Mateu pėrfundon nė mes tė kolonės, zbraztėsira ėshtė mbushur me njė shirit tė florinjtė, me njė motiv tė thjeshtė gjeometrik. Nė disa raste tė rralla, shkruesi anon nė anėn e djathtė tė margjinės pėr tė pėrfunduar fjalėn e fundit nė rreshtin e ri, me kėtė rast, shėrbehet me shkronja mė tė vogla se zakonisht.”

            Kėtij pėrshkrimi tė Batifolit mund t’i shtojmė edhe disa detaje tė tjera qė janė relevante pėr gjendjen aktuale tė kodikut. Fjalėt nuk janė tė ndara prej njėra-tjetrės dhe stili i tė shkruarit ėshtė i vijueshėm, pa ndėrprerje, terminologjikisht i njohur si “scripto continua”. Nė veprėn bibliografike “Albanica 1”, tė botuar nga Biblioteka Kombėtare (Tiranė 1998) vėllimi i lėndės shėnohet gabimisht me 100 fletė. Kapaku metalik me zbukurime nė reliev ėshtė nga viti 1804. Nga njė pėrpjekje restauruese e bėrė nė Institutin Arkeologjik tė Akademisė sė Shkencave nė Kinė nė vitin 1972, kodiku ėshtė ndarė nė 9 vėllime.
Sipas Batifolit shkronja e ungjijve tė kėtij kodiku ėshtė e njėjtė me atė tė “Liturgjisė sė Shėn Gjon Gojartit” dhe sipas studiuesve italianė, ky shkrim duhet t’i takojė shkollės siro-palestineze tė shkrimeve tė shenjta. Sipas studiuesve britanikė, duhet tė ketė ekzistuar njė shkollė vendase e shkrimeve tė shenjta nė hapėsirėn proto-shqiptare. Mendohet gjithashtu se ky dorėshkrim mund t’i jetė dhuruar nga perandorėt e Bizantit kishės sė Labovės dhe mė tej tė ketė ndjekur rrugėn Gllavinicė-Bylis-Berat. Dėshmohet se ėshtė kėrkuar “pėr t’u dorėzuar pėr arsye sigurie” nga ushtria e car Uroshit (1356), nga ushtria austriake (1914), nga ushtria italiane (1942) dhe nga ushtria gjermane (1944), etj., por vendasit e kanė ruajtur atė me shumė fanatizėm.

 

            1. Kodiku nr. 12 i Beratit nga shek. XII = Kopertinat e Kodikut nr. 12 tė Beratit nga shekulli XII-tė

            2. Miniature e ungjilltarit Luka, nga shek XIII = Miniaturė nga: “Kodiku i 93-tė i Korēės” i shekullit tė XII-tė, f. 141v

            3. Miniature ungjilltari nga shek. XIII = Miniaturė [fragment] nga: “Kodiku i 24-tė i Beratit” i shekullit tė i XIII-tė, f. 228