Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - KOHĖT I GDHENDI NĖ KĖNGĖ...!

Shkruan:Xhevahir CIRONGU

(Me rastin e 31 vjetorit tė ndarjes nga jeta tė kėngėtarit Dervish Shaqa)

 

KOHĖT I GDHENDI NĖ KĖNGĖ...!

(Me sharki e ēifteli, mjaltė e kėngė pėr ty Shqipėri !

 

     Kėngėtarėt rapsodist si Dervish Shaqa janė tė rrallė, ndoshta vetė Koha – Jetė i lind pėr tė pėrjetėsuar vetė kohėn e ngjarjet historike ku edhe vet rapsodi i kėngės popullore e jetoi  atė. Nuk ėshtė rastėsi, por njė mrekulli natyrore lindja e krijuesit e kėngėtarit Dervish Shaqa, pikėrisht nė vitin e shpalljes sė Pavarėsisė mė 1912.

 

 

            Koha ecėn me hapin e saj..! Bashkė me atė, edhe ne rrugėtojmė tė kapur fort dorė pėr dore deri aty sa vjen njė ditė e i themi lamtumirė! Para se t’i themi asaj lamtumirėn e fundit, ajo na kėshillon qė kohėn e madhe tė Jetės ta shijojmė e ta gėzojmė; sepse koha qė ne jetojmė na fton nė oazin e madh tė magjishmes Lirijetės pėr ta jetuar me ndershmėri atė. Ajo na bėn me flatra mendimesh qė ngjiten deri nė qiellin e kaltėr me yje tė ndritshėm jetdhėnės. Ne, si qenje njerėzore, tė vetėdijshėm pėr ato ē’ka bėjmė rreth botės qė na rrethon, ajo qė na lind e rrit, kjo qė na fal frymėmarrje e tinguj kur flasim, ajo qė na frymėzon e jep forcėn e shkėmbinjve, por mbi tė gjitha nė shpirtin tonė Koha – Jetė na jep edhe fjalėn e shkruar e tingullin e kėngės! Prandaj duhet tė ecim me hapin e kohės, se kėshtu edhe kur largohemi prej saj njė ditė, me gjurmėt e mirėsisė qė lėmė aty, Koha – Jetė na mban pėrgjithmonė tė gjallė nė gjirin e saj. Tė dish ta vlerėsosh kohėn qė jeton, sepse vetėm njė herė vjen tek ne ajo, dhe kur Kohėn- Jetė e vlerėson dhe i jep dimensionet e vlerat e duhura asaj; natyrisht, edhe ajo tė jep vlera jete deri nė pėrjetėsi, pavarėsisht se jemi larguar fizikisht prej asaj kohe qė na lindi. Tė tillė njerėz janė tė rrallė qė koha i vendos nė piedestalin e saj. Ata i bėn qė tė jenė gjithmonė nė lėvizje nė Kohė – Jetė edhe pas vdekjes si yjet qė ndriēojnė nė qiell. I tillė ishte dhe mbeti rapsodi i kėngės popullore Dervish Shaqa.

            Kanė kaluar 31 vite, pikėrisht atė ditė tė datės 11 prilli tė vitit 1985, kur rapsodi ndaloi kėngėn pėr t’i thėnė fjalėn e lamtumirės Sharkisė e Ēiftelisė aq tė dashur; me tė cilat u rrit e u thinj nėpėr kohėt plot tallaze, e me mjalitin e kėngės qė ai i kėndonte me gjithė shpirt nėnės Shqipėri; shėronte plagėt e gjakosura tė shpirtit tė tij. I digjej shpirti, i bėhej copa – copa, sepse shikonte atdheun tė gllabėruar nga shovinistėt fqinjė ballkanas e ata perėndimorė, tė cilėt me kthetrat e tyre po i zinin frymėn tokės shqiptare.                     

            Kėngėtarėt rapsodist si Dervish Shaqa janė tė rrallė, ndoshta vetė Koha – Jetė i lind pėr tė pėrjetėsuar vetė kohėn e ngjarjet historike ku edhe vet rapsodi i kėngės popullore e jetoi  atė. Nuk ėshtė rastėsi, por njė mrekulli natyrore lindja e krijuesit e kėngėtarit Dervish Shaqa, pikėrisht nė vitin e shpalljes sė Pavarėsisė mė 1912. Ai lindi atje nė fshatin Llukė tė Epėrme tė Deēanit, ku janė zhvilluar ngjarje historike qė kanė ngelur pėrjetėsisht nė memorien e historisė sė kombit tonė. Rapsodi i kėngės popullore, i cili i kėndonte me aq zjarr e ngrohtėsi qė i buronin nga shpirti, frymėzimin e kishin te legjendat e historitė e treguara nga tė afrmit nėpėr shekuj qė luftonin pėr lirinė e pavarsinė e atdhut. Ishte Dervish Shaqa qė jetoi dhe pėrjetėsoi me kėngėt e tija, me tingujt e sharkisė e tė ēiftelisė ngjarjet historike nėpėr dekada tė popullit tonė tė shekullit XX- tė. Nė kėngėt e kėnduara prej tij, frymon tingulli i jetės dhe i dashurisė pėr atdheun, pėr heronjtė, vendlindjen, njerėzit qė sakrifikuan edhe me jetėn e tyre pėr lirinė e atdheut. Ai i kėndon Azem e Shote Galicės, Isa Boletini e Bajram Curri...! Nė sofrat e gėzimeve familjare, ndonėse i vogėl nė moshė, Dervish Shaqa merrte sharkinė e kėndonte si njė bilbil me sytė qė vėshtronin bjeshkėve tė larta tė mbuluara me qeleshen e bardhė tė borės.

 

 

            Ishte viti 1956, kur sė bashku me shokun e tij Demush Neziri, lėn fshatin e lindjes dhe lotin e mallit nė Kosovė, e vendosen me banim nė kodrat e fshatit Rrashbull nė Durrės. Njė vit i acartė politik, por tashmė Dervish Shaqa kishte kaluar nė lumin e jetės edhe shumė ngjarje tė tjera tė dhimbshme pėr fatet e atdheut e tė kombit tonė. Ai u rrit me ngjarjet e kobshme fatzeza me copėtimin e tokave shqiptare nga politikat shoviniste qė ndoqėn shtetet ballkanase e perndimore ndaj vendit tonė. Nė rrugėtimin e jetės Dervish Shaqa kaloi e provoi midis tė tjerave edhe dy luftėrat mė ēnjerėzore qė provoi njerėzimi: Luftėn e Parė e tė Dytė botėrore.

            La kullat e gurta tė Dukagjinit, lodrat e fėmijėrisė e kėngėt e rinisė atje nė Llukėn e Epėrme, dhe prapė me valėt e detit shpirtėror ai s’u nda kėngės, por kėndoi deri nė ēastet e fundit tė jetės pėr atdheun, lirinė edhe nė Durrėsin e mikpritjes. Me iniciativėn dhe pėrkushtimin qė e karakterizonte, Dervish Shaqa sė bashku me njė grup shokėsh formuan grupin e rapsodėve nė fshatin Rrashbull, qė mė vonė u bė i njohur nė Shqipėri e nė diasporė, me prezencėn e repertorit aq tė pasur folklorik tė kėnduar me mjeshtėri .

            Grupi i rapsodėve tė ēiftelisė tė Rrashbullit, me nė krye Dervish Shaqa, merr pjesė pėr herė tė parė nė vitin 1968 nė Festivalin Folklorik Kombėtar nė Gjirokastėr. Kėnga, tashmė ishte bėrė pjesė e jetės e s’mund ta ndante dot atė prej vetes kėngėtari virtuoz siē ishte dhe mbeti i tillė Dervish Shaqa. Edhe hijenat e regjimit komunist, s’e mposhtėn dot kėtė njeri me shpirt tė madh artisti, sepse ai kishte lindur bashkė me kėngėn pėr ti kėnduar lirisė, atdheut e heronjve tė tij.

            Kėngėt e grupit tė rapsodėve me ēifteli tė Rrashbullit gjenden edhe nė arkivat e Radiotelevizori Shqiptar, ato ruhen si thesare tė kulturės tė kombit tonė. Nė kėngėt e kėnduara tė rapsodit tė talentuar Dervish Shaqa me Demush Neziri, tashmė pas kaq vitesh kur i dėgjojmė, na japin frymėzim e jetėbardhėsi tė cilat kanė ndėrthurje si njė gėrshet prej bore e ngjajnė si lulet e zambakėve tė liqeneve tė Lurės. Kėtė e shpreh bukur kėnga me titull ‘’Moj e mira porsi bora!’’. Kėngėt e Dervish Shaqes, frymėzuan edhe kėngėtarėt e tjerė siē ishte Fatime Sokoli etj, rapsodė qė kėndonin me sharki e ēifteli. Te kėngėt e Dervishit dhe grupit tė Rrashbullit, gjeti frymėzimin edhe i madhi kompozitori Tish Daija me kompozimin e kėngės ‘’Fest tė madhe ka sot Shqipėria’’.

            Rrapo Toska mėsues nga Berati, por edhe mėsuesi  e gazetari Devollit  Kadri Tarelli, Bajram Gashi e Fadil Berisha, japin vlerėsimet e tyre pėr kėngėtarin Dervish Shaqa, duke e cilėsuar ‘’Njė ishull i Kosovės nė mes tė Shqipėrisė’’ apo ’’Luan i skenės’’ etj.  Megjithatė, Koha - Jetė  bėn tė vetėn. Ka plot 31 vjet qė Dervish Shaqa ėshtė larguar fizikisht nga kjo botė, por ai la pas kėngėn e do kujtohet nė breza. Kėnga ėshtė e pėrjetshme, i tillė mbetet edhe rapsodi i ēiftelisė Drevish Shaqa, sepse kohėn e ngjarjet historike ai i gdhendi pėrjetėsisht nė kėngė.   

 

  Durrės, 21 gusht 2016