Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - KONDUKTORI

Shkruan: Sotir ATHANASI

 

KONDUKTORI

(Tregim i jetuar)

 

            Tek pėrsiatja pėr tė gjetur njė motiv tė arsyeshėm qė tė shpjegonte burimin e sigurisė sė ‘gishtit vulė’, pėrfundova nė faktin e thjeshtė se: udhėtarėt, siē kishin tėrhequr biletat, ashtu edhe prisnin nė atė radhėn e padukshme tė qytetarisė. Kjo, pa dyshim, ndiqte siranė e vendeve nė vagonin e trenit.

 

 

 

 

            Treni i nisur pėr nė Milano u ndal nė Gjenevė. Ne hipėm me nxitim dhe pa sistemuar ende valixhet pas ndenjėseve nė hapėsirat enkas pėr to, konduktori nga korridori i gjatė i vagonit, nė distancė, na tregoi me shenjė se ku mund tė ishin vendet tona pėr t’u ulur.

            E bėnim pėr herė tė parė kėtė linjė me tren dhe sigurisht qė do tė befasoheshim nga ky pėrkujdes i personit nė shėrbim, i ngjashėm me atė tė stjuardesės nė avion.

            Ne gjetėm vendet tona dhe u ulėm.

            Gishti tregues i konduktorit, -i thashė sime shoqeje, -luante rolin e vulės. -Sepse vendet tona ishin pikėrisht ato qė pėrcaktoi ai gisht nė largėsi.

            Ajo buzėqeshi.

            Mua m’u kujtua tregimi KONDUKTORI i Agim Cergės, botuar nga fundi i viteve ‘60, afėrsisht gjysmė shekulli mė parė, i cili, nė qoftė se e mbaj mend mirė, fillonte me fjalėt:     “Dikur, kur treni ndalonte nė Kasha..."

            Menjėherė mė lindi dėshira pėr tė shkruar diēka pėr kėtė KONDUKTOR, i cili s’ishte thjesht njė fatorino, por diē mė shumė se kaq.

            Le ta shohim atė.

 

            Treni vazhdonte nxitimin e tij tė njėtrajtshėm, ashtu si edhe konduktori, tė cilin e kishim karshi tashmė dhe kundronim lirshėm lėvizjet e duarve, por sidomos dėgjonim zėrin melodioz prej basi dhe fjalėt e tij.

            Ngaqė... dukej herė si dirigjent, qė ndiqte lėvizjen harmonike tė vagonave mbi shina, dhe herė si aktor qė dialogonte me pasagjerėt e porsahipur, teksa u bironte me njė vegėl tip pince biletat plot kėnaqėsi, si njė tejēues i qytetarisė, hijeshinė e mikpritjes.

            Pėr tė vagoni qe mbase i barasvlershėm me sallėn e madhe tė pritjes sė krushqve dhe i gjithė udhėtimi, njė dialog i tė zotit tė shtėpisė me dasmorėt qė shfaqeshin pas ēdo ndalese, pas ēdo stacioni.

            Nė Gjenevė, bashkė me ne, kishin hipur edhe mjaft udhėtarė tė tjerė, tė cilėt duhet tė ishin vendės, pėrderisa iu drejtuan menjėherė ndenjėseve tė tyre nė numrat qė tregonin biletat.

            Tek pėrsiatja pėr tė gjetur njė motiv tė arsyeshėm qė tė shpjegonte burimin e sigurisė sė ‘gishtit vulė’, pėrfundova nė faktin e thjeshtė se: udhėtarėt, siē kishin tėrhequr biletat, ashtu edhe prisnin nė atė radhėn e padukshme tė qytetarisė. Kjo, pa dyshim, ndiqte siranė e vendeve nė vagonin e trenit. Kėtė e dinin pasagjerėt dhe doemos edhe konduktori ynė me pėrvojė qė,  hapėsirėn udhėtuese ta trajtonte si tė qe njė autobus i linjės ndėrqytetėse ku dihet se numrat e vegjėl janė nė krye tė automjetit dhe mė tė mėdhenjtė nga fundi.

            Veēse pėr ne ishte e pamundur tė dallonim se ku qe kreu dhe ku mbarimi i tij. Gjė qė s’mund tė thuhet pėr konduktorin, i cili nė distancė na njohu se ishim rishtarė nė kėtė sallė tė rimorkiueshme.

            Karvani mbi shina ecte dhe konduktori kishte ndalur te njė riosh. E pyeti:

            -Student?

            Tjetri pohoi me lėvizjen e kokės pėr tė sistemuar sa mė shpejt ēantėn e laptopit dhe ca libra.

            -E di qė universiteti nė vendin tonė ėshtė themeluar...?

            -Nga Kalvini mė 1536-n, zotni! -u pėrgjigj djaloshi pa pritur qė konduktori    “profesor” tė plotėsonte fjalinė.

            -Qerrata! Ke udhėtuar edhe herė tė tjera me trenin tonė? 

            Tjetri sėrish u pėrgjigj me tundjen e kokės. 

            “I zoti i vagonit” lėshoi pyetjen “rezervė”:

            -Besoj se e dini kur aderoi Gjeneva nė Konfederatėn e Zvicrės?

            -Mė 1815-n, zotni! -qe pėrgjigjja e menjėhershme e studentit. Konduktori, qė e mbante ende nė dorė biletėn e tij, tha plot kėnaqėsi:

            -EKSELENCĖ, -dhe ia biroi kartonin e udhėtimit nė njė mėnyrė tė veēantė..., EKSELENTE!

            Dasmorėt, domethėnė tė gjithė udhėtarėt, shpėrthyen nė tė qeshura kolektive pėr tė vazhduar ēifte-ēifte ndėr tryezat ku kishin shpalosur gazetat a ndonjė libėr si edhe laptopėt.

            Ndėrkaq, treni thuajse kishte mbėrritur nė Lozanė. Kėtė e kuptuam nga nxitimi i “fuqiplotit” konduktor.

            Kur erdhi te ne, pa se kishim hapur njė gazetė tė porsablerė nė nxitim e sipėr, (nga botimet nė shqip tė organeve kosovare). Dhe nė krye tė saj, shkruhej: 

            ENDRI GEGA ISHTE EMĖRUAR: PROKUROR I RI I GJENEVĖS.

            -O! Shoh me kėnaqėsi njė ēift tė moshuarish fisnikė shqiptarė qė i rinon ky lajm entuziast!

            -Zonja dhe zotėrinj udhėtarė, qė ende mund tė mos jeni azhurnuar me lajmet e fundit, mėsojeni tani se Prokurori i ri i kantonit tė Gjenevės, i emėruar nga Kėshilli i Madh, ėshtė shqiptari: ENDRI GEGA. Vetėm tridhjetė vjeē. Dhe ky nuk ėshtė njė lajm dosido. Urime, miqtė e mi! -na tha neve si tė ishim prindėrit e Prokurorit, ndėrsa vegla e tij depėrtoi biletat tona po me atė mėnyrė EKSELENTE qė aty mė parė konduktori u suall me studentin. Ishte mbase nga tė paktat herė qė ndiheshim krenarė pėr pėrkatėsinė tonė shqiptare.

            Por s’qe e thėnė tė lulėzonte gjatė admirimi i kėtij trofeu kombėtar, se...

 

 

            Ndėrkaq mė bie zilja e celularit dhe unė, i pėrfshirė nga kėnaqėsia e kėtij lajmi, e pse tė mos e pranoj, edhe nga njėfarė mburrjeje pėr bashkatdhetarin tonė, ia them mikut tim NIHILIST, qė punon nė transport, shofer kamioni nė alpet e Zvicrės.

            -Nuk besoj qė atė vend e ka zėnė vetėm pėr shkak tė aftėsive.

            -E pėr ēfarė tjetėr do ta zinte, o NIHILIST i pandreqshėm?

            -Pėr faktin qė ėshtė shqiptar.

            -Dhe?

            -Dhe zullumet mė tė mėdha i shkaktojmė ne kudo. Pra edhe nė Zvicėr. Por pėr mua do tė qe mirė qė Kryeprokurori i Gjermanisė tė ishte njė shqiptar i yni i thekur, qė t’i bėnte tarbiet ata budallenjtė tanė qė ngrihen me kuēkė e maēkė pėr tė kėrkuar STREHIM EKONOMIK nė GJERMANI. Dhe..., ē’janė tė zotė tė bėjnė atje kėta myteberė, mor aman? Pėrveēse tė kullosin dhitė me kėrrabė nė dorė maleve? -Miku im lėshoi njė tufė hithrash nė adresė tė tyre. Dhe s’kishte faj.

            Ai shihte, tek shkonte nė ato alpe, jo thjesht brezaret, si tė dikurshmet tona, nė jug tė vendit, por njė pėrleshje me shkėmbinjtė pėr tė ngritur qyteza. Atje kur edhe nė maj bie borė.

            Fjalėt e tij, ndonėse tė sinqerta e prej miku, mė ngjanė pėr momentin me njė tufė luanėsh qė rrėmbyen atė qė mund tė quhej TROFE KOMBĖTAR.

            Por le tė mos e prishim poezinė me kėto mosbesime.

            Treni kishte kaluar stacionin e Lozanės, pėr tė cilėn dija shumė gjėra, si spitalin tepėr modern onkologjik, qė edhe e kisha vizituar, por veshi mė kapi bisedėn e KONDUKTORIT pėr njė lagje ekologjike me 3000 familje, Universitetin e Lozanės me shtatė fakultete, shkollat profesionale tė arsimit tė lartė si pėr shembull: “Ecole Hoteliere (kėtu mund tė hapim njė parantezė qė i jep tė drejtė mikut tim nihilist: azilkėrkuesit tanė ēfarė shkolle tė ngjashme kanė kryer, miqtė e mi?). Fjalėt e tjera janė tė tepėrta. Prandaj le tė vazhdojmė tė ndjekim udhėtimin me kėtė KONDUKTOR simpatik.

            -Pra ti je nė Universitetin Teknik tė Zyrihut. Kėshtu? Dhe shkon pranė familjes nė Milano, djalosh, nė mos gaboj. Se kemi udhėtuar edhe herė tė tjera bashkė.

            -Po, -tha njė zeshkan qė shėmbėllente me korsikanasit.

            -Atėherė, djalosh, mė duhet mendimi juaj qė tė bind veten dhe pasagjerėt e nderuar se universiteti ku ju studioni (ETH) ka realizuar njė rekord botėror me aeroplanin pa pilot dhe qė lėviz me energji diellore: “ATLANTIKSOLAR”.

            -Po. Ėshtė e vėrtetė. Kjo fluturake peshon jo mė shumė se 7 kg dhe ka arritur tė qėndrojė jo mė pak se 80 orė nė ajėr. Ka aterruar pa komplikime. Krahėt e saj janė 5 - 6 metra dhe shpejtėsia 35 - 40 km nė orė. Ai udhėhiqet nga njė sistem autonom kontrolli tė zhvilluar nė ETH Zyrih. Fluturakja ėshtė konceptuar pėr aksione tė mėdha kėrkimi dhe shpėtimi nė zonat e krizės dhe ėshtė pjesė e projektit hulumtues tė BE-sė “ICARUS”.

            -Manifik, student i Zyrihut dhe... Milanos, -tha me tė qeshur konduktori pėr tė vazhduar:

            -Por unė, ata qė mė vijnė kėtu nuk i lė tė rrėshqasin me shpejtėsi si ky tren, pa zbrazur kėtu lajmet e perspektivės sė FLUTURAKES: “ATLANTIK SOLAR”

            Studenti i ngjashėm me korsikanasit buzėqeshi ėmbėl, disi i mikluar (madje me shumė tė drejtė, do tė thoshim ne), pėrpara se tė shpjegonte:

            -Nė pranverėn e vitit tė ardhshėm do tė realizohet njė fluturim pesėditor nė distancėn 4500 km mbi ATLANTIK nga BOSTONI (SHBA) deri nė LISBONĖ (PORTUGALI).    Afėrsisht 120 orė fluturim nė ajėr.

            Pas kėsaj, treni ndaloi sė pari nė Montre, pastaj nė Sion dhe mė i mbrami, nė Brig.

            Ky stacion ishte i fundit pėr KONDUKTORIN brenda territorit tė Zvicrės.

            Ai pėrshėndeti po me atė entuziazėm qė e pamė nė Gjenevė dhe zbriti buzagaz pėr t'u ndjekur plot admirim nga dhjetėra vėshtrime tė ėmbla duke e ndier mbase se e kishte kryer mė sė miri detyrėn e tij prej KONDUKTORI.

            Kėtė e tregonte edhe dora e tij e ngritur lart, qė pėrshėndeste udhėtarėt si tė ishte ndarė me familjarėt a miqtė e tij tė zemrės.

            Mua sėrish m'u kujtua tregimi i Agim Cergės gjysmė shekulli mė parė, nėn titullin:    KONDUKTORI, qė niste me fjalėt:

            “Dikur, kur treni ndalonte nė Kashar...”?

            Dhe ėndėrroj njė tren tė tillė pėr atdheun tim dhe sigurisht edhe njė KONDUKTOR si njeriu aq i dashur qė takuam nė Gjenevė dhe udhėtuam nė shoqėrinė e tij deri nė BRIG, skaji i pėrtejmė, pas tė cilit vjen DOMODOSTOLA, tashmė nė territorin italian.

 

Athinė, 17 nėntor 2015

Rired.  25, Shkurt, 2018!