.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Kulturė - Kongresi i Manastirit

www.pashtriku.org

Broshura, "Roli historik i Kongresi tė Manastirit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe", mund tė shkarkohet falas nė  www.pashtriku.org  ose nė sektorin "Literaturė".

 

 

KONGRESI I MANASTIRIT

 

14 - 22 nėntor 1908

     

 

            Pėrhapja e shkollave dhe e mėsimit tė gjuhės shqipe, si edhe zhvillimi i kulturės kombėtare nė pėrgjithėsi, shtruan nė rend tė ditės nevojėn e caktimit tė njė alfabeti tė vetėm. Rilindėsit me tė drejtė e shihnin mungesėn e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe jo vetėm si njė problem gjuhėsor e kulturor, por edhe si njė ēėshtje politike, njė shenjė ndasie, qė pengonte bashkimin e shqiptarėve. Zgjidhja e saj do tė ndihmonte si nė lėvrimin e mėtejshėm tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe, ashtu edhe nė konsolidimin e unitetit kombėtar dhe tė bashkimit politik tė popullit shqiptar.

            Vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe u pėrgatit gjatė njė epoke tė tėrė tė Rilindjes, falė veprimtarisė krijuese nė lėmin e gjuhėsisė dhe tė letėrsisė tė brezave tė tėrė tė iluministėve shqiptarė, gjuhėtarė, shkrimtarė, poetė, publicistė etj. Njė ndihmesė tė vyer dhanė organet e shtypit, sidomos ato tė viteve tė fundit tė shek. XIX dhe tė fillimit tė shek. XX, ku spikati nė mėnyrė tė veēantė revista “Albania” (Bruksel-Londėr, 1897-1909) e Faik Konicės. Miratimi i alfabetit (alfabetares) sė Stambollit, nė vitin 1879, ndonėse shėnoi njė hap tė rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e vendosjes sė njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe, nuk arriti ta zgjidhte pėrfundimisht kėtė ēėshtje.

            Alfabeti i Stambollit u pėrhap vetėm nė Shqipėrinė e Jugut e tė Mesme, ndėrsa nė Shqipėrinė e Veriut, posaēėrisht nė Shkodėr pėrdoreshin tri alfabete tė tjera pėr shkrimin e shqipes, ai i shoqėrisė “Bashkimi” (1899), i “Agimit” (i jezuitėve) dhe alfabeti i shkrimtarėve tė vjetėr tė Veriut, qė pėrdorej mė shumė nga klerikėt katolikė. Organet e shtypit shqiptar, ndonėse botoheshin tė gjitha me alfabetin latin, kishin ndryshime ndėrmjet tyre. Nė rrethana tė tilla, vendosja e njė alfabeti tė njėjtė tė gjuhės shqipe do tė arrihej jo vetėm nė luftė me sunduesit e huaj osmanė, qė pėrpiqeshin ta pengonin atė si njė arritje qė do tė ēonte nė afirmimin e mėtejshėm tė kombit shqiptar, por edhe duke kapėrcyer frymėn dhe interesat lokalė tė shoqėrive e tė grupeve kulturore shqiptare, qė ushqeheshin edhe nga dasitė krahinore tė trashėguara nga e kaluara.

            Ndonėse nė thelb ishte njė ēėshtje kulture, njėsimi i alfabetit tė gjuhės shqipe paraqitej njėherazi njė nga problemet mė tė rėndėsishme politike tė kohės, zgjidhja e tė cilit do tė varej nga zhvillimi i lėvizjes kombėtare nė pėrgjithėsi. Nė tė vėrtetė, thirrja e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe u bė e mundur vetėm nė rrethanat e reja, qė u krijuan pėr lėvizjen kulturore-kombėtare pas shpalljes sė kushtetutės nė vitin 1908.

 Nismėn pėr thirrjen e kongresit pėr njėsimin e alfabetit tė gjuhės shqipe e mori klubi    “Bashkimi” i Manastirit, qė luante rolin kryesor ndėrmjet klubeve shqiptare. Drejtuesit e kėtij klubi, menjėherė pas themelimit tė tij, e shpallėn zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje si detyrėn mė tė ngutshme tė lėvizjes kombėtare. Gjatė muajve gusht-shtator, pasi kishte marrė edhe pėlqimin e klubeve e tė shoqėrive tė tjera atdhetare, klubi i Manastirit ndėrmori masat konkrete pėr thirrjen e kongresit kombėtar pėr ēėshtjen e alfabetit. Nė “Zėdhėnien” qė u shpėrnda me kėtė rast, ftoheshin tė merrnin pjesė nė kongres “gjithė shqiptarėt, brenda dhe jashtė Shqipėrisė”, si edhe “ēdo filolog” shqiptar. Nisma e tij u prit mirė nga atdhetarėt shqiptarė dhe nga klubet e shoqėritė patriotike brenda e jashtė vendit, qė u treguan tė gatshme tė dėrgonin pėrfaqėsuesit e tyre nė kėtė kongres.

            Kongresi u hap nė Manastir mė 14 nėntor 1908 dhe i vijoi punimet deri mė 22 nėntor. Nė Kongres morėn pjesė 32 delegatė me tė drejtė vote, qė pėrfaqėsonin 26 qytete e shoqėri tė ndryshme shqiptare brenda dhe jashtė atdheut, si dhe 18 delegatė tė tjerė si pjesėmarrės pa tė drejtė vote. Kongresi i Manastirit u shndėrrua kėshtu nė njė kuvend tė vėrtetė mbarėshqiptar, nė tė cilin morėn pjesė gjithsej 50 delegatė nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, nga qytetet e vilajeteve tė Manastirit, tė Kosovės, tė Janinės e tė Shkodrės, si edhe nga shoqėritė shqiptare tė Bukureshtit, tė Sofjes, tė ShBA-sė, tė Egjiptit, tė Italisė etj.

            Kongresi i Manastirit pėr ēėshtjet qė diskutoi e zgjidhi dhe si njė nga tubimet mė tė gjera e mė pėrfaqėsuese nga pėrbėrja e tij, vlerėsohet me tė drejtė si kuvendi mė i rėndėsishėm kombėtar nė historinė politike e kulturore tė shqiptarėve nė fillim tė shek. XX. Delegatė tė tij ishin shkrimtarėt dhe publicistėt mė tė njohur, lėvrues tė gjuhės shqipe, laikė e klerikė, si Gjergj Fishta, Nikollė Kaēori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashėri, Hilė Mosi, Mati Logoreci, Thoma Avrami, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Adam Shkaba; veprimtarė tė lėvizjes kombėtare dhe tė klubeve shqiptare, si Bajram e Ēerēis Topulli, Mihal Gramenoja, Fehim Zavalani, Dhimitėr Mole, Nyzhet Vrioni, Rrok Berisha, Leonidha Naēo, Dhimitraq Buda, Akil Eftimi, Shefqet Frashėri, Refik Toptani, Gligor Cilka, Emin bej Shkupi, Hafiz Ibrahim efendiu (nga Shkupi), Ramiz Daci, Xhemal Beu (nga Ohri), Fahri Frashėri (nga Resna) etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashėri, ndėrsa nėnkryetarė Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi. Megjithatė, pėr njė varg arsyesh tė diktuara nga rrethanat e kohės, pati edhe intelektualė tė shquar (si Faik Konica etj.) qė nuk arritėn tė merrnin pjesė nė punimet e kėtij Kongresi.

            Gjatė dy ditėve tė para tė Kongresit u zhvilluan mbledhje tė gjera e tė hapura, ku morėn pjesė, pėrveē delegatėve, edhe intelektualė e nxėnės tė shkollave tė Manastirit, si edhe banorė tė tjerė tė kėtij qyteti, rreth 400 veta. Kėto mbledhje u shndėrruan nė manifestime kombėtare, nė tė cilat u mbajtėn fjalime patriotike pėr nevojėn e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, gegė e toskė, myslimanė e tė krishterė, si dhe pėr pėrparimin e kombit e tė kulturės sė tij.

            Vendin kryesor nė punimet e Kongresit, duke pėrfshirė edhe mbledhjet e hapura, e zuri ēėshtja e caktimit tė njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr tė gjithė shqiptarėt. Gjatė diskutimeve qė u bėnė nė ditėt e para, tė gjithė shfaqėn mendimin se alfabeti qė do tė vendosej duhej tė kishte si bazė atė latin. Por pikėpamjet e delegatėve mė tej u ndanė, prandaj nė ditėn e tretė tė punimeve Kongresi zgjodhi njė komision prej 11 vetash, tė kryesuar nga at Gjergj Fishta, ku bėnin pjesė njohėsit mė tė mirė tė gjuhės shqipe, pėrkrahės tė alfabeteve tė Stambollit, tė “Bashkimit”, tė “Agimit”, si dhe intelektualė tė tjerė tė shquar. Komisionit iu dhanė fuqi tė plota pėr tė vendosur pėr kėtė ēėshtje.

 

 

            Pas shumė diskutimesh Komisioni vendosi qė tė mos merrej nė vėshtrim asnjėri nga tri alfabetet e pėrmendura mė sipėr, por tė krijohej njė alfabet i ri mbi bazėn e atij latin, duke u dhėnė shkronjave latine vlera fonetike nė pėrputhje me nevojat e gjuhės shqipe. Por Komisioni ndeshi nė vėshtirėsi pėr caktimin e shkronjave dyshe, qė nevojiteshin pėr ata tinguj tė shqipes, qė i mungonin latinishtes (pėr dh, gj, nj, th etj.). Nė kėto rrethana, pas tri ditė diskutimesh (17-19 nėntor), anėtarėt e Komisionit, sikurse thuhej nė vendimin e Kongresit, “tė shtyrė edhe nga disa shkaqe tė pėrjashtme”, nuk arritėn tė caktonin njė alfabet tė vetėm pėr gjuhėn shqipe, prandaj vendosėn “tė kthehen prapa”, duke pranuar alfabetin e Stambollit “e me tė bashkė edhe njė abece thjesht latine, qė tė pėrdoreshin e tė mėsoheshin bashkarisht nė mes tė shqiptarėve”. Tė dy alfabetet do tė pėrdoreshin detyrimisht nė shkolla.

            Ky vendim, qė vetė Kongresi e quajti kthim prapa, u argumentua nga Komisioni me “disa shkaqe tė pėrjashtme” dhe pikėrisht me nevojėn pėr tė shtypur me alfabetin thjesht latin libra jashtė Shqipėrisė dhe pėr korrespondencat me jashtė. Nė tė vėrtetė, me shkaqe tė jashtme nuk kuptoheshin vetėm ato thjesht teknike, por edhe trysnia e ushtruar mbi Komisionin nga qarqet e shoqėritė e ndryshme shqiptare, qė ishin pėr alfabetin e Stambollit (nė Shqipėrinė e Jugut) dhe atė tė “Bashkimit” nė Gegėri e sidomos nė Shkodėr. Vendimi pėr tė pėrdorur bashkėrisht dy alfabete u mor pėr tė mos shkaktuar pėrēarje nė radhėt e delegatėve dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Nė tė njėjtėn kohė ai u quajt si njė zgjidhje e pėrkohshme pėr tė kaluar nė tė ardhmen nė pėrdorimin e njė alfabeti tė vetėm.

            Ndonėse nuk caktoi njė alfabet tė vetėm, vendimi i Kongresit tė Manastirit ishte njė hap i rėndėsishėm pėrpara nė rrugėn e zgjidhjes pėrfundimtare tė ēėshtjes sė alfabetit tė shqipes dhe ushtroi njė ndikim tė fuqishėm nė bashkimin politik dhe pėrparimin e mėtejshėm kulturor tė kombit shqiptar. Me kėtė vendim iu dha fund kaosit qė mbretėronte deri atėherė nė ēėshtjen e shkrimit tė shqipes. Nė vend tė alfabeteve tė shumta qė ishin pėrhapur nė Shqipėri e nė kolonitė e mėrgimit, tani do tė pėrdoreshin vetėm dy, edhe kėta bashkėrisht. Pėrveē kėsaj, duke vendosur pėr dy alfabete, qė mbėshteteshin nė atė latin, Kongresi i Manastirit ripohoi edhe njėherė vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur individualitetin e tyre kombėtar, kundėr orvatjeve tė xhonturqve pėr t’u imponuar alfabetin arab dhe pėr t’i identifikuar ata me turqit.

            Atė qė nuk e ēoi dot deri nė fund Kongresi i Manastirit, e zgjidhi pėrfundimisht vetė jeta e popullit shqiptar. Alfabeti thjesht latin, duke qenė i papėrzier e mė homogjen nga karakteri i shkronjave, mė i lehtė e mė praktik pėr shtyp, u pėrhap gjithnjė e mė shumė dhe nga fundi i Luftės sė Parė Botėrore u bė tashmė alfabeti i pėrbashkėt e i vetėm pėr gjithė shqiptarėt, alfabeti i sotėm i gjuhės shqipe. Megjithėse ēėshtja e njėsimit tė alfabetit zuri vendin kryesor nė punimet e Kongresit tė Manastirit, vetė Kongresi nuk ishte njė mbledhje thjesht gjuhėsore, por edhe njė manifestim politik. Krahas tubimeve tė hapura, u organizuan edhe mbledhje tė fshehta kushtuar ēėshtjeve politike tė ditės. Objekti kryesor i diskutimeve nė kėto mbledhje ishin marrėdhėniet e shqiptarėve me turqit, lufta pėr tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar, pėr zhvillimin kulturor dhe ekonomik tė vendit, si edhe marrėdhėniet me shtetet evropiane. Pėrfundimet e kėtyre diskutimeve dhe vendimet qė u morėn nė kėto mbledhje, u pėrfshinė nė programin kombėtar prej 18 pikash qė iu dha deputetit tė Korēės, Shahin Kolonjės, pėr ta paraqitur nė parlament nė emėr tė shqiptarėve. Ky program ėshte njė nga dokumentet mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė Manastirit, nė tė cilin u pasqyruan aspiratat e shqiptarėve pėr autonominė territoriale-administrative tė Shqipėrisė.

            Vendin kryesor nė program e zinin kėrkesat politike pėr “njohjen zyrtare tė kombėsisė shqiptare dhe tė gjuhės shqipe”. Nė lidhje tė ngushtė me kėtė kėrkohej emėrimi i nėpunėsve shqiptarė nė tė katėr vilajetet, zgjedhja e tė gjitha organeve lokale, zgjerimi i kompetencave tė tyre dhe kryerja e shėrbimit ushtarak nga dy deri nė dy vjet e gjysmė nė Shqipėri, nėn drejtimin e oficerėve shqiptarė tė dalė nga shkollat ushtarake qė do tė ngriheshin nė vend.

            Pjesė pėrbėrėse e kėrkesės pėr njohjen e kombėsisė shqiptare dhe e tė drejtave tė saj, ishte edhe themelimi i shkollės sė pavarur shqipe, qė do tė arrihej duke i kthyer tė gjitha shkollat shtetėrore turke nė Shqipėri, ato fillore, qytetėse e tė mesme, nė shkolla kombėtare dhe duke vendosur gjuhėn amtare shqipe “si gjuhė mėsimi nė tė gjitha kėto shkolla shtetėrore”, ndėrsa turqishtja do tė mėsohej si lėndė e veēantė, duke filluar nga viti katėrt i shkollės fillore. Tė lidhura ngushtė me kėtė ishin edhe masat qė parashikohej tė merreshin pėr kthimin e shkollave nė gjuhėn greke, qė funksiononin pėr shqiptarėt e krishterė, nė shkolla kombėtare, me gjuhėn shqipe si gjuhė mėsimi, duke i hequr ato nga administrimi i klerit dhe duke i shpallur shkolla shtetėrore. Kėto shkolla do tė mbaheshin me tė ardhurat nga pasuritė e kishave, tė cilat duhej tė administroheshin nga shteti dhe me tė ardhurat e buxhetit tė shtetit osman. Pėr t’u prerė rrugėn ndėrhyrjeve tė Austrisė, tė Italisė e tė Greqisė nė Shqipėri, kėrkohej qė klerikėt katolikė e ortodoksė tė paguheshin nga shteti turk. Me kėto masa do tė kufizohej ndikimi i propagandave tė huaja shkollore e kishtare nė Shqipėri, sidomos i asaj greke.

            Njė nga kėrkesat mė tė rėndėsishme nė fushėn e arsimit ishte ajo pėr themelimin e njė universiteti shqiptar, qė kishte qenė aspiratė e hershme e rilindėsve. Pėr pėrgatitjen e profesorėve pėr kėtė universitet do tė dėrgoheshin ēdo vit, me bursa tė shtetit, tė rinj qė do tė mėsonin nė shkollat e larta tė Evropės dhe tė ShBA-sė. Po kėshtu kėrkohej tė themelohej njė muze arkeologjik kombėtar nė njė nga qytetet e Shqipėrisė.

            Programi pėrmbante gjithashtu njė varg masash, qė kishin pėr qėllim zhvillimin ekonomik tė vendit, pėr tė cilin ishte interesuar borgjezia shqiptare. Tė tilla ishin masat pėr hapjen dhe shfrytėzimin e minierave, pėr ndėrtimin e hekurudhave nga sipėrmarrės shqiptarė, pėr ngritjen e ekonomive tė mėdha bujqėsore nė Myzeqe etj. Nė pjesėn ekonomike pėrfshihej edhe kėrkesa pėr kufizimin e depėrtimit tė kapitalit tė huaj nė ekonominė shqiptare, qė kishte pėr qėllim tė ndalonte ekspansionin ekonomik tė shteteve tė huaja dhe nė mėnyrė tė veēantė t’u jepte mundėsi borgjezisė shqiptare e kapitalit vendas tė shtinte nė dorė tregun dhe ekonominė e Shqipėrisė.

            Programi politik, i miratuar nė Kongresin e Manastirit, megjithėse nuk pėrmbante kėrkesa tė domosdoshme pėr organizimin e njė shteti autonom, si veēimi i territoreve shqiptare dhe forma e qeverisjes sė tyre, ai pati rėndėsi tė veēantė, sepse i pėrmbysi shpresat e tyrqve tė rinj dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre shqiptarė pėr ta kufizuar Kongresin vetėm me ēėshtjet e alfabetit, pėr ta mbajtur larg problemeve politike e luftės kundėr regjimit xhonturk. Miratimi i tij dėshmonte gjithashtu se Lėvizja Kombėtare Shqiptare edhe pas shpalljes sė kushtetutės kishte ruajtur karakterin e saj politik e tė pavarur dhe kishte si objektiv themelor realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė.

            Kongresi i Manastirit shėnoi gjithashtu njė hap tė rėndėsishėm nė ngritjen e shkallės sė organizimit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Vetė thirrja e tij si njė forum mbarėkombėtar, vendimet qė mori pėr ēėshtje tė tilla qė i takonin gjithė kombit dhe, nė mėnyrė tė veēantė, njohja faktike e klubit tė Manastirit si klub qendror, me tė cilin do tė mbanin lidhje gjithė klubet e tjera, dėshmojnė pėr vendosjen e njė bashkėrendimi tė veprimtarisė organizative e politike-kulturore tė klubeve dhe tė shoqėrive shqiptare, nėn drejtimin e klubit “Bashkimi” tė Manastirit. Jo rastėsisht konsujt e huaj e trajtonin kėtė masė si njė pėrpjekje qė do tė krijonte njėlloj federate tė klubeve shqiptare.

            Vendimi pėr t’i dhėnė klubit “Bashkimi” tė Manastirit, qė qėndronte nė krye tė luftės pėr tė drejtat kombėtare tė shqiptarėve, atributet e njė klubi qendror, u arrit pas kundėrshtimit tė pėrpjekjeve tė krahut tė moderuar tė lėvizjes kombėtare pėr t’u imponuar klubeve e shoqėrive shqiptare udhėheqjen politike dhe organizative tė klubit tė Stambollit, drejtuesit e tė cilit, pėrgjithėsisht, njiheshin si pėrkrahės tė xhonturqve.

            Kongresi i Manastirit dhe vendimet e tij pėrbėjnė njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e re tė popullit shqiptar. Pėr herė tė parė pas kuvendeve, qė u mbajtėn nė periudhėn e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe tė Lidhjes sė Pejės (1899-1900), u mblodhėn nė kėtė Kongres pėrfaqėsues nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe u morėn vendime tė rėndėsishme pėr ēėshtjen e alfabetit e pėr ato politike, qė ndihmuan pėr ngritjen nė njė shkallė mė tė lartė tė kulturės e tė arsimit shqiptar, si edhe pėr bashkimin e tij tė mėtejshėm nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar.

 

(Pėrgatiti pėr publikim moderatori i www.pashtriku.org)