Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Kosova letrare

Shkruan: Ag APOLLONI

      

KOSOVA LETRARE

 

            Vepra letrare nuk gjykohet nga vlera referenciale, por nga pesha figurative. Vepėr e vlefshme ėshtė ajo qė e mbulon lakuriqėsinė e saj. Kėtė kishte ndėrmend edhe Vargas Llosa kur bėnte dallimin mes striptizerit dhe shkrimtarit. Ai thoshte se kėnaqėsia e tė dyve ėshtė e njėjtė, por procesi ėshtė i kundėrt: njėri kėnaqet duke e zbuluar lakuriqėsinė, kurse tjetri duke e mbuluar atė

 

 

            Ekzistojnė dy Kosova: Kosova reale dhe Kosova letrare. E para i pėrket historisė, e dyta letėrsisė, Meqenėse letėrsia shqipe ėshtė letėrsi referenciale, raporti ndėrmjet dy Kosovave ėshtė i pashmangshėm. Kjo letėrsi njeh vetėm dy referenca historike me pėrmasa epike, qė e bėjnė Kosovėn temė dhe stil tė lartė: Betejėn e Kosovės (1389) dhe Betejėn e Kaēanikut (1910). Pėr betejėn e parė si sinonim i humbjes nė pėrmasa ballkanike kanė shkruar Ismail Kadare, Beqir Musliu etj., kurse pėr betejėn e dytė si sinonim i njė qėndrese spartane, nė pėrmasa lokale e nacionale, kanė shkruar Risto Siliqi, Dritėro Agolli, Fatos Arapi, Bedri Hysa, Visar Zhiti, Musa Ramadani, Ibrahim Kadriu etj.

            Pėrveē me kėtė temė tė madhe qė zė njė vend tė vogėl nė letėrsinė shqipe, shkrimtarėt (shqiptarė dhe tė huaj) janė preokupuar edhe me tema tė tjera mė tė vogla me referencė Kosovėn, por qė nuk kanė qenė pengesė pėr krijimin e veprave tė mėdha. Se, dihet qė vlerėn e veprės s’e pėrcakton tema, po stili. E, stilin e bėjnė figurat. Prandaj, le ta lexojmė Kosovėn si figurė dhe do ta shohim zbukurimin e temės.

            1. Krahasimi. Kosova pėr herė tė parė nė letėrsi shfaqet nė veprėn Ēeta e profetėve (1685) tė shkrimtarit tė parė kosovar, Pjetėr Bogdani, i cili nė tekstin poetik Sibila e Samosit, bėn krahasimin e malit tė Sionit me malin e Pashtrikut: Sion se Pashtriku mal Prisrend’ ma i nalti/ Falemi se nteje ligja ka me dalė. Pra qė nė fillim kemi njė figurė fjalėsh qė e konkretizon/afron idenė.

            2. Superlativi. Kjo ėshtė njė figurė e familjes sė hiperbolės. Luka Bogdani nė poezinė qė ia kushton Pjetėrit e ekzagjeron qytetin e lashtė tė Kosovės, Prizerendin, duke e shpallė tė pakrahasueshėm: Kur del ani, e soditen/ TREG tė ri, edhe tė vjetėr,/ Trimėnia ke shetiten/ Thue s’ka dheu tjetėr.

            3. Sinekdoka. Nė poezinė e Luka Bogdanit haset edhe vargu Duel n’GURIT bukuria, duke zgjedhė kėshtu figurėn e gurit si pėrfaqėsuese pėr qytetin e gurtė, jo vetėm pėr Gurin e Hasit.

            4. Enumeracioni. Naim Frashėri nė eklogėn Bagėti e Bujqėsija (1886) i numėron vendet e Kosovės (Ipek, Pėrshtinė, Jakovė) nė kuadėr tė Shqipėrisė etnike.

            5. Hiperbola. Risto Siliqi nė poezinė Mbas luftimit nė Kosovė thotė se nė Kosovė derdhet gjaku pėr gjithė pllambė! dhe toka u dridh nėn kambė.

            6. Refreni. Nė poemėn Vajtimet e Atdheut tė cilėn Hafiz Ali Korēa ia kushton Kosovės me rastin e bombardimit tė Drenicės nga serbėt mė 1924, pėrdor figurėn e repeticionit ose tė refrenit pėr ta shtuar muzikalitetin, por edhe pėr tė mos u larguar nga lajtomtivi: Qani, vėllezėr, Kosovėn, qani!/ Pėr gjėmėzezėn ca ditė zi mbani!

            7. Aluzioni. Lasgush Poradeci nė poezinė Poradeci thotė: Dyke nisur udhėtimin mes-pėr-mes nėr Shqipėri,/ Drini plak e i pėrrallshėm po mburon prej Shėndaumi…. Kjo poezi nuk ėshtė mosnjohje e gjeografisė, por injorim i politikės perfide tė luajtur nė kurriz tė Kosovės.

            8. Epiteti. Asdreni nė poezinė Kosovės pėrdor epitetin e ngratė pėr ta cilėsuar Kosovėn

teksa bėn thirrje pėr mbrojtjen e saj: Pėrpara burra, rrokni hut’ e shpatė/ Prej ziisė pėshtonėje Kosovėn e ngratė.

            9. Eksklamacioni. Kjo figurė ėshtė karakteristike pėr tekstet patetike, ēfarė ėshtė edhe Poemi kosovar (1943) i Mitrush Kutelit: Ta shemba shkjah kufinė/ qė ngrite ti/ nė Vendin tim. Zakonisht tekstet qė e kanė esencė kėtė figurė janė sipėrfaqėsore dhe emocionale, kanė mė shumė ndjenjė se mendim. Sidoqoftė, lirisht mund tė thuhet se askush s’ka bėrtit pėr Kosovėn mė fort se Kuteli.

            10. Perisologjia. Pėr ta forcuar idenė, Kuteli nė tė njėjtėn poemė pėrdor edhe sinonime qė, pavarėsisht kuptimit tė njėjtė, shtojnė tensionin dramatik: E kam Vatan/ e kam Atdhe.

            11. Retiēenca. Pas bėrtimės sė Kutelit, vjen heshtja e Bilal Xhaferrit. Ai mposhtet nga tragjedia e Kosovės dhe nuk di si ta pėrshkruajė, prandaj nė poezinė Kosova thotė vetėm kaq: Kosova-/ Gjithnjė…ashtu.

            12. Pretericioni. Ndryshe nga Xhaferri, Azem Shkreli thotė se do tė heshtė edhe atėherė kur nė fakt nuk hesht. Pasi e mbaron kėngėn pėr njollosjen e qiellit tė Kosovės, ai thotė: Kurrė, jo kurrė nuk do ta shkruaj kėtė kėngė. Poezia e tij E pashkruar ėshtė nė fakt poezi e shkruar.

            13. Ironia. Shembullin tipik tė ironisė e gjejmė te njė poezi tjetėr e Azem Shkrelit. Te Ballkanasit ai ironizon kėshtu: Kthehen fitimtarė/ Me kokėn e tyre nė shtizė.

            14. Akrostiku. Nė poezinė Orėbardha Zejnullah Halili, pos figurave qė gjenden nė shtrirjen grafike horizontale tė tekstit, sugjeron edhe leximin e inicialeve tė secilit varg pėr tė dhėnė figurėn e akrostikut: Kosova. Pra, akrostikun e bėn strukturė dhe figurė.

 

 

            15. Antiteza. Kjo ėshtė figurė qė i jep poezisė karakter skizmatik, e ndanė atė nė pro et contra siē ndodh, ta zėmė, te poezia e Fatos Arapit: Nėse natė ėshtė historia,/ Rreze drite janė thikat e mprehta, (Kaēaniku).

            16. Paradoksi. Meqenėse Kosova ėshtė njė vend ku ndodhin ngjarje tė tmerrshme, Agim Vinca nė poezinė Homer lutet tė mos i shohė ato ngjarje: Falmi sytė e tu/ Sytė e tu tė verbėr/ Homer/ Ta shoh/ Nė sy/ Vėrbimin tim! Kjo do tė thotė se poeti lyp sy tek qorri pėr tė parė verbėrinė, nė fakt, pėr tė mos parė. Ndryshe, poeti e lyp terrin pėr tė mos e parė tmerrin.

            17. Dialogėzimi. Nė poezinė Si shkohet nė Kosovė Visar Zhiti dialogon me yllin e fatit dhe kėshtu zbulohet dėshira e subjektit (shqiptarit)dhe historia e objektit (Kosovės):

            18. Personifikimi. Pėr Visar Zhitin Kosova ėshtė njė vend i tmerrshėm nga i cili ikin edhe pemėt me panik.

            19. Anafora. Pėr poetin Bedri Hysa Kosova ėshtė njė emėr i dashur qė nuk bėhet monoton edhe nėse pėrsėritet vazhdimisht dhe kėtė bindje ai e shpreh nėpėrmjet anaforės qė ėshtė edhe njė antitezė e brendshme: Kosovė zjarr e Kosovė fashė/ Kosovė mėmė e Kosovė vashė.

            20. Aliteracioni. Vargu emblematik i Blaga Dimitrovės, Njė kosė e tmerrshme kosit Kosovėn ėshtė shembull tipik i aliteracionit asociativ.

            21. Anadiploza. Qerim Ujkani nė poezinė Zbritja e Jezuit nė tokė krijon figurėn e anadiplozės pėr ta pėrforcuar mendimin e tij pėr njė ndodhi tė jashtėzakonshme: Me sytė e mi e kam parė zbritjen e Jezuit nė tokė/ Nė tokėn e djegur tė Kosovės. Zbritja e Jezuit nė tokė duket se nuk i mjafton, prandaj poeti shton nė tokėn e djegur tė Kosovės pėr ta konkretizuar idenė pėr ardhjen e shpėtimtarit nė tokėn ku kėrkohet shpėtimi.

            22. Asonanca. Dritėro Agolli, edhe pse njihet si mjeshtėr i rimave, kur ėshtė fjala pėr Kosovėn nė poezinė e tij zakonisht e pėrdor asonancėn dhe kėtė e bėn pėr ta lidhur Kosovėn me tokėn, kokėn ose shqiponjėn. Asonanca e tillė nuk mbetet thjesht figurė diksioni, sepse bart edhe peshė mendimi.

            23. Analepsa. Kjo ėshtė figurė e preferuar e Ismail Kadaresė, pa tė cilėn vepra e tij nuk mund tė paramendohet. Kthimi nė tė kaluarėn ėshtė karakteristikė e veprės sė tij dhe kėtė e hasim edhe te triptiku “Tri kangė zie pėr Kosovėn” edhe te poezia “Mundja e ballkanasve nė Fushė Kosovė, mė 1389”.

            24. Prolepsa. Krejt e kundėrt me analepsėn ėshtė prolepsa, e cila e parathotė atė

qė do tė ndodhė, si nė rastin e poezisė Kosova tė shkruar nė vitin 2000 nga poetja Janina Hrebickova, qė thotė se Kosova ėshtė vend qė do tė bėhet shtet i ri.

            25. Elipsa. Adem Gashi nė poezinė Te varri i Sulltan Muratit me vetėm tri vargjet e para shpreh njė koncept tė gjėrė mbi armiqėsinė, luftėn dhe dashurinė: Lart: lavdia e kohės-tensioni/ Poshtė: marrėzia e hapėsirės-varri/ Midis: Trimi me Vashėn pėrdore.

            26. Litota. Osman Gashi nė poeiznė Eklips e krahason atdheun me zogun, domethėnė e zvogėlon atė, por njėkohėsisht e rritė tragjicitetin: Atdheut ia pren flatrat e futėn nė kafaz .

            27. Erotema. Kjo ndryshe njihet edhe si pyetje retorike, e cila nėnkupton pėrgjigjen. Nė poezinė Fjala Osman Gashi, i irrituar nga krimet serbe dhe i mėrzitur nga shkrimet shqipe (poezitė) qė e pėrjashtojnė komunikimin, shpreh revoltėn nė formė pyetje pėr tė kėrkuar kėshtu miratimin e jo pėrgjigjen: A ka kuptim/ Tė shkruhet poezi hermetike/ Kur dhembja ėshtė kaq transparente.

            28. Metonimia. Njė pėrshkrim mjeshtėror tė metonimisė e bėn Musa Ramadani nė poezinė Shqiponja e Karadakut, ku poeti nė vend tė njerėzve pėrmend vetėm kėsulat dhe kėmbėt: Ikin ēallma e fesa teksa duken plisat/ Tokave tė huaja kėmbė tė huaja.

            29. Gradacioni. Nė poezinė Po ajo natė pa hanė tė Milazim Krasniqit jepet njė shembull tipik i gradacionit nė rritje, duke e shtuar vazhdimisht tragjicitetin e ligjėrimit: Na bėnė rresht pėr njė/ E na thanė/ Ju s’jeni dardanė/ Na vunė nė trekėmbėsh/ E na thanė/ Ju s’jeni albanė/ Na groposėn thellė/ E thanė/ Kėtė farė as dheu s’e mban.. Ligjėrimi bėhet edhe me tragjik pėr shkak tė artikulimit nė vetėn e parė, duke shkuar kėshtu nga mohimi i identitetit deri nė shfarosje.

            30. Alegoria. Nė librin poetik Zbutja e gjarprit Basri Ēapriqi ndėrton njė cikėl me referencė Afrikėn. Analogjia e saj me Kosovėn e bėn alegori. Tė dy vendet presin njė pikė shi.

            31. Simboli. Ngjyra e kuqe dhe e zezė tashmė janė simbole. E para nė poezinė e Sabri Hamitit simbolizon Kosovėn, pra ėshtė nacionale: U rrafshua tokė e kuqe (As bar as farė…); ndėrsa e dyta ėshtė universale dhe simbolizon tė keqen, errėsirėn, krimin (Marshi barbar).

            32. Metafora. Si figurė qė artikulohet mbi parimin e ngjashmėrisė, duke e fshehur lidhėzėn si, metafora bėn identifikimin e njė sendi me njė send tjetėr. Njė shkrirje tė atdheut me gjakun e bėn Ali Podrimja nė vargun e tij emblematik: Kosova ėshtė gjaku im qė nuk falet (Epika).

            33. Parabola. Kjo, nė fakt, ėshtė njė metaforė e madhe dhe si e tillė ėshtė adekuate pėr prozėn. Kėtė figurė nė letėrsinė shqipe e pėrfaqėson Rexhep Qosja me tri romanet e tij, nė tė cilėt toponimi Vajazani mund tė lexohet si referencė e Prishtinės, ku, sipas idesė sė autorit, dija ėshtė njė fatkeqėsi, forca – lumturi.

            Deri kėtu i pamė 33 figura, nėpėr tė cilat filtrohet Kosova me gjithė tragjeditė e saj qė e bėjnė atė njė lloj Golgote shqiptare.

 

         Marr nga revista "Milosau"