.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Kriminalistike mjekėsore

Shkruan: Alija RAMLJAK

      

KRIMINALISTIKA MJEKĖSORE

 

 

 

 

Libri  i autorit Alija Ramljak "Kriminalistike mjekėsore", u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin "Literaturė" dhe www.syr3.com

 

 

 

 

            Kriminalistika Mjekėsore nė raport me Mjekėsinė Forenzike, ėshtė shumė mė pėrmbajtjesore mė e thellė dhe disiplinė mė e pasuruar dhe mė dinamike. Ėshtė njė fushė shkencore shumė sistematike dhe e inkorporuar nga Mjekėsia Forenzike dhe Kriminalistika nė njė tėrėsi integrale me metodologji tė ndėrtuar dhe tė mbėshtetur mbi parimet procedurale dhe taktike.

            Nga parimet e metodologjisė sė Kriminalistikės Mjekėsore reflektojnė elementet kritike e me kėtė edhe objektive. Kriminalistika Mjekėsore ėshtė degė serioze dhe e qėndrueshme e shkencės, pikėrisht pėr shkak tė ndėrlikueshmėrisė sė materies dhe objektit tė preokupimit tė saj. Prandaj, edhe e ka pranuar qėndrimin e doktrinės thelbėsore, me rastin e zbulimit tė fakteve relevante nė tė cilat mbėshtetet konstatimi i sė vėrtetės. Kurse deri tek e vėrteta ėshtė rrugė e gjatė dhe e vėshtirė. Do tė kryhen njė varg veprimesh, verifikimesh tė indiceve dhe sqarime tė versioneve tė shumta. Pėrndryshe nė punė duhet tė vije nė shprehje kėmbėngulėsia e madhe, qėndrueshmėria gjithnjė deri tek finalizimi pėrfundimtarė i objektit. Nga sa u tha rezulton se Kriminalistika Mjekėsore duhet ta njohė nė mėnyrė tė pėrkryer Kriminalistikėn dhe tė Drejtėn materiale-Penale, si dhe parimet Procedurale- Penale. Vetėm nė kėtė mėnyrė Kriminalistika Mjekėsore ėshtė garanci se do tė respektohet objektiviteti nga i cili edhe pėrfundimisht varet suksesi i punės sė saj.

            Kriminalistika Mjekėsore ėshtė degė operative nė tė njėjtėn masė sa edhe vet Kriminalistika nė pėrgjithėsi. Ajo pastaj ėshtė multidimensionale po aq sa veprimet e saj kėrkojnė punė ekipore dhe interdisiplinare nė teren, dhe llojllojshmėri dhe dinamikė pune. Rasti nuk ėshtė i tillė me Mjekėsinė Gjyqėsore, funksionimi i sė cilės ėshtė statik dhe i lidhur pėr prosekturė dhe i koncentruar nė analizėn e morfologjisė sė plagės dhe vėrtetimit tė shkaktarit direkt tė vdekjes. Nė Kriminalistikėn Mjekėsore, ēdo fenomen mjekėsor analizohen nė pikėpamje morfologjike dhe njėkohėsisht vėshtrohet pėrmes llupės sė observimit kriminalistik dhe penalo juridik, pastaj bėnė verifikimin e tė gjitha versioneve tė mundshme, saktėsinė e tyre si dhe indicet tė cilat nė Kriminalistikėn Mjekėsore kanė njė rėndėsi specifike.        Analizimi i indiceve nė Kriminalistikė Mjekėsore kėrkon njė qasje interdisiplinare meqenėse edhe Kriminalistika Mjekėsore ėshtė e gėrshetuar nga njė mozaik i tillė. Indicet janė fakte shumė tė rėndėsishme, mirėpo si tė tilla kurrė nuk bėnė tė merren si argumente. Ato vetėm na orientojnė nė shenja tė dyshimta, prezumime, e kurrsesi nuk janė nė rolin e mjetit argumentues. Indicet vetėm nė kuadėr tė fakteve tjera dhe elementeve argumentuese e kanė vlerėn e tyre serioze si “ conditio sine quoanon” nė procedurėn e argumentimit. Tek deliktet e gjakut indicet kanė njė vlerė tė jashtėzakonshme. Ato janė shenjė, indikator si dhe udhėrrėfyes nė demaskimin e veprės penale.

            Pa marrė parasysh rėndėsinė dhe vlerėn e tyre, indicet si argumente kanė karakter tė rrezikshėm sepse saktėsia dhe eksluziviteti i tyre ėshtė shumė i kufizuar, diskutabil dhe i kontestueshėm, kurse nganjėherė edhe i papranueshėm. Nėse do tė pėrdoreshin indicet si mjet argumentimi nė procedurėn gjyqėsore do tė mund tė sillnin deri tek pasojat shumė tė rėnda dhe tė pa parashikueshme. Pėrndryshe indicet janė njė orientues shumė i ēmueshėm sepse nga ato fillojnė tė gjitha veprimet kriminalistike nga njėherė janė edhe prijėse shpėtimtare”fije tjerri” e cila do ta tėrheq hetimin nga njė enigmė kriminalistike shumė e vobektė dhe do ta ndriēoj veprėn, natyrisht sė bashku me tė gjitha dėshmitė tjera materiale tė grumbulluara.

            Kriminalistika Mjekėsore, para sė gjithash ka pėr detyrė qė tė vėrtetojė shkaktarin e saktė tė vdekjes, mėnyrėn e marrjes sė plagės, pėrcaktimin e identitetit tė viktimės por edhe tė kryesit, pėrcaktimin e mjetit tė inkriminuar me tė cilėn ėshtė shkaktuar plaga, fazat nė mekanizmin e lėndimit etj. Sipas radhitjes sė gjurmėve tė tentojė tė pėrcaktojė lėvizjen e tė lėnduarit para gjatė dhe pas marrjes sė plagės, pastaj pozitat e viktimės dhe sulmuesit nė ēastin e marrjes sė plagės etj. Pra,“...Kriminalistika Mjekėsore ėshtė rezultat jo vetėm i praktikave tė pasura por edhe i pėrpjekjeve specialistike brenda fushės sė gjerė kriminalistike si shkencė interdisiplinare dhe pėrpjekjes sė saj qė sa mė tepėr tė bazohet nė shkencat natyrore, nė kėtė rast nė Mjekėsinė Gjyqėsore,” (D. Modly, 1998).

 

            Pjesė nga libri "Kriminalistika mjekėsore"