Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Kristaq F Shabani

KRISTAQ F. SHABANI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

KRISTAQ F. SHABNAI

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

           Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, “XASTERON”, UBE, ACLAC..., poet, shkrimtar, studiues, estet i njohur jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė vende tė tjera. Ėshtė shfaqur para lexuesit me  libra tė veēantė nė tė gjitha gjinitė, duke filluar me vėllime poetike, vėllime me skica e tregime, novela, romane, publicistikė e tjera.

            a. Vėllimet poetike: “Pulsi i dhimbjes” shqip, (“Il polso del dolore” (Terapia  della luce), ”The polse of pain”, «Ο ΠΑΛΜΟΣ  ΤΟΥ ΠΟΝΟΥ») (italisht, anglisht, greqisht) ; “Seli nė qiejt” (shqip, anglisht, greqisht) “A SEAT IN HEAVENS”, “ΕΔΡΑ ΣΤΟΥΣ ΟΥΡΑΝΟΥΣ”); ”Vilarėt e Verdhė”, poemth;  (shqip, greqisht)“Oaz” poemth  (shqip, greqisht)“ («ΟΑΣΗ»); “Esmerka me topuz”, poemė; ”I vij rrotull Pomonės” vėllim poetik, “Virtyti i thyer”(shqip, anglisht, italisht, greqisht) “HUMILIATED VIRTUE”, “LA VIRTU SPEZZATA”,  “Η ΤΑΠΕΙΝΩΜΕΝΗ ΑΡΕΤΗ”); “Dy pronorėt”,  “Elegji e Ėngjėllit”poemė, (shqip, anglisht, greqisht), “Elegy of the Angel”   “Μνημόσυνο  στον Παναγιώτη Καλαχάνη”; “Gėzim i vjeshtės”, “Autumn Joy”(shqip, anglisht); “Peneli i llavės pikturon” e tjerė.

            b. Vėllime me skica dhe tregime: “Asfiksia e shembsave”, “Profeti i liruar” e tjerė.

            Publicistikė: “Jorgo Buka” (Mbresa, Kujtime, Artikuj) me bashkėautor,  “Intelekt 2001...” 1,2; “Jetari”, “Itinerari i magjisė “ me bashkėautor, “Perla, Profil i biskuar- Zagoria”  e tjerė.

            c. Romane: “Kryefjala e fatales”, “Trenjerėzori dhe Nėnta”, ”Lodrimi i madh i vdekjes”, “Shekulli  i lotuar”. Ka gati pėr botim dhe gjashtė romane tė tjerė; nė proces botimi neoromanin “Vilat e Formacioneve” (Drama e Globit nė njė copė letėr).

            ē. Antologji poetike: “Virtyti i gėnjyer” ėshtė njė antologji vetjake, e cila pėrmban nė strukturėn e  saj kėto vepra: “Era e eliminimit”analitikė, “Asfiksia e shembsave”, skica e tregime, ”Atje ku homazhojnė dallėndyshet” skicim historik, ”Gėnjeshtra me unazė” kritikė, ”Virtyti i thyer” vėllim poetik, Epigram i mortuar dhe  shthurja e ėndrrės”  vėllim poetik; “Gėzimi i Vjeshtės”, “Livadhi i nuses” pragnovelė, “Horoskopi, sipas shenjave zoodiakale tė  Yjeve tė Dijes” ese.

            “Refleks nė ujėvarė” antologji poetike pėr fėmijė: “Sarushja (roman), “Krimbakrepi i verdhė”(komike me njė akt) si dhe dy poemtha pėr pėr fėmijė. 

            Ėshtė autor dhe ideator i antologjisė poetike ”Korsi e hapur” 1 (shqip) dhe autor i “Korsi e hapur “(Open Lane) “ 2 (nė trembėdhjetė gjuhė), i Antologjisė Poetike Universale “KORSI E HAPUR” (OPEN LANE) 3, ku marrin pjesė poetė dhe poete nga 100 shtete si dhe i librit “Pegasiada”1.

            Ka marrė pjesė nė shumė  antologji poetike tė botuara nė disa vende si nė Mongoli, Indi, Greqi, Itali, Angli, Kore, Brazil  e tjerė si dhe nė shumė organizime ndėrkombėtare tė fushės sė letėrsisė. Po kėshtu pėr veprimtarinė e tij letrare  kanė shkruar shumė personalitete tė botės letrare nė shumė vende.

            Ėshtė  themelues dhe President i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, lidhje kjo moderatore me anėtarė nga 100 vende tė Botės. Ėshtė impulsuesi kryesor i krijimit te LNPSHA ”PEGASI” KOSOVA, kryeorganizuesi i mjaft veprimtarive pegasiane dhe nė Kosovė. Ka shkruar mjaft artikuj dhe ka dhėnė mjaft intervista nė median e shkruar brenda dhe jashtė vendit. Ėshtė botues i mjaft gazetave periodike, si dhe i gazetės, revistės letrare “Pegasi”, po kėshtu edhe i revistės “PEGASI, BUKURIA DHE SHĖNDETI NĖ FOKUS”; redaktor i qindra librave  dhe pėrkthyes i mjaft librave poetikė; ideator dhe realizues  i mjaft lėvizjeve letrare.

            Ka pėrgatitur dhe realizuar katėr Simpoziume Ndėrkombėtare me objekt tė veēantė  pėr Letėrsinė dhe Artin  si dhe ka organizuar dhe drejtuar  Kongresin e Parė Ndėrkombėtar tė LNPSHA “PEGASI” ALBANIA dhe “PEGASI” KOSOVA. Ėshtė bashkėiniciues me “PEGASI” INTERNACIONAL ALBANIA nė Manifestimin “100.000 POETĖT E ARTITĖT  E BOTĖS PĖR NDRYSHIM”.

            Ka fituar shumė tituj  nga ABI  dhe IBC si dhe ėshtė fitues i mjaft ēmimeve ndėrkombėtarė. Nė vitin 2011 u shpall nga ABI (SHBA)  ”Njeriu i vitit 2011”. Sipas studiuesve, ėshtė njė zė i veēantė nė letėrsinė moderne shqipe.

            Ka pėrgatitur pėr botim dhe 40 vepra tė tjera nė gjini tė ndryshme, duke pėrmbledhur dhe fushėn e studimit dhe tė mendimit kritik. Del, sė shpejti, libri “ Maja Ēajupiane” me bashkautor.

            Libri “ KRIZANTEMĖ, Lulevjeshta verdhėbardhė”  1,  hajk paradoks dhe epigramim, ėshtė njė libėr i veēantė kontributi, i cili, pėrveē lėvrimit specifik tė hajkut,  ka dhe karakter tė mirėfilltė shkencor, duke pasqyruar aftėsitė burimore tė gjuhės shqipe  si dhe tė prurjes sė neologjizmave vetjake  nė kreativitetin e tij  pėr pasurimin e fjalėsit shqip.  Ky libėr do tė pasohet me vėllimin e dytė, i cili ėshtė nė pėrfundesė. Ka nė proces neoromanin  “Metafora e Zotave”.

 

 

 

 

 

ALFABETI I DHIMBJES

 

( Shtat – ore…

Bus- te…

Pėr- mend-ore…

Plla-kate…

Bande – role…

Por - trete…

nė murin e ngritur

me Gurė DHIMBJEJE!

Po, po, vetė Dhimbja:

Fytyrė – DH,

Sy qė dhembin,

Buzė qė  i dridhen,

Duar rakitike,

por tė pazonja;

Kraharori herė mbushet me frymė

e herė jo…

Si fizarmonikė vetėm me dy nota:

“UH!… dhe OH!…” )

Tė jetė vallė PULSI I DHIMJES?…

 

“Prishtinė”,  Barjam Curri, 1981

 

 

 ***

 

Udhėkryqi,

si njė rojė i pazot i rrugėve,

hedh Lakun e Ikjes nga tundimet…

Ndjen tė fundmen rrahje tė ditės tragjike,

 gjaku rrjedh nga pulset e prera…

Gėrmat tė ngatėrruara

nė “DITARIN E DHIMBJES” hedh:

Pasmesnata tė var,

Pasmesnata tė merr…

Njė kukuvajkė…

vajton nė gjuhėn e saj,

 Udhėkryqi karambolohet,

udhėkryqi kafkėn ēan…

Gėrmat e vrara shpėrndahen

nė kurmin e rrugėve.

Inatēorret duart fėrkojnė…

Etimologėt do tė  vuajnė…

U…dhė…kryq…i : Kryefjala e Dhimbjes!

 

 Lliar “Kastelan” Gjirokastėr, 1989

 

 

LIGJĖRATA E DREJTĖ

 

Mendimi i prerė si sakat:

“Orė pa akrepa,

vetėm me tik - tak tė rrallė,

zemėr me njė  aortė,

me pak gjak.

Ditė me orė tė pėrgjumura…”.

Largėsinė jo s’mund ta kapė.

Trembja “ledhatohet” si njerkė!

 

“Podgoricė” 1992

 

 

 BANORE E RRETHIT TĖ TREMBĖDHJETĖ

 

Grindja: Rrethi i trembėdhjetė i shpirtit…

Pasuri e grindjes: Fjala putanė…,

banon nė njė shtėpi tė vogėl,

Mėngjes e mbrėmje

me ndėrtesat pėrreth zihet:

I shan,

I pėrqesh,

I pret nė “besė”.

 Fjala i zė qelb…

Me tre nota zhurmuese

thyen katėr brinjė

nė Demonstratėn e Mallkimit.

G…d. a.

Kodimi me tė sakatepsurėn

me gjithė qejf… qesh!

 

Lliar 1991

 

 

…+… =

Gremiset  ėndrra

nga mallkimet  e arta

 + pengohet nėna nga fėmija e barkut

=… Muzg i helmatisur

me dhimbje nė pore!

 

Gjirokastėr, 1992

 

 

GANXHAT

 

Mėrzitja

 mė mbėrthen nė ganxhat  esaj.

 (Je lule, o i burgosur...).

 Ganxhat e saj

tė shpojnė nė kraharor!

(Dhimbje mė tė madhe, se i plumbosur...)

 

S’janė ganxha hekuri,

janė ganxha tė ndjenjave,

 nuk sythojnė,

Nga ganxha tė tilla

 kush tė shpėton?!...

Ura e Valbonės, 1979

 

 

NJOLLĖ

 

Nė livadhin e jetės time,

vure njė vazo me luleborė,

vetė me dorėn imcake...

Po vetė  e shkule,

nė shpirt thellė, le njė njollė...

 

Ēajup, 1969

 

 

LARG

 

Lotėt m’i dhe

nė sytė e blunjtė...

Afėr pikut  tė diellit

ra njė  yll i buavitur nga qielli,

Godet PULSI I DHIMBJES

nė kėmbanore jetime…

 

Dervician , Dropull, 1987

 

 

MELANKOLIKE

 

Shpirti i mbėrthyer

si njė natė e zezė, sterrė!

Eja , o Orė e Ikjes,

 nė arkivol druri mė merr…

Pėlcet ligjėrimi

i ndjesės  mė tė madhe tė Botės,

 nė dhomėzat e shpirtit

ndizet QIRIRI…

Qiriri i ndezur

me dyll zė poret e  frymėmarrjes.

Pikė… pikė … pikėllim…

Qiriri kėndon kėngė mbarimi,

pikėllimi zhvishet,

Unė nė shpirtin tim

vė njė Herioglife...

 

Gjirokastėr, 1991

 

 

MOSIKJE

 

Qesh i ngazėllyer,

 si njė pulėbardhė fluturuese…

Rrah krahėt  e buzėqeshjes,

m’i kap syri kaltėrues,

Nė retinė ngrė shtėpinė

e mosikjes…

 

Kakavijė , 1997

 

 

TEJ POLEVE

 

Ecja vuan nga nervat,

pi hapa qetėsuese,

Gradat   dhimbjes shtohen:

”Nė njė lule tė shpėrthyer:

Petale shprese dhe lule gjembi!”

 

Gjirokastėr, Mars 1997

 

 

E AKULLT

 

Ftohja 

ka pushtuar

trupin e akullt,

Tashmė,

lule tė akullta

rrit trupi...

Kėrkoj

tė NGROHTĖN,

  s’e gjej gjėkundi!..

 

 Mars 1997

 

 

DIAMANTI

 

Shpirtin ia mbaj nė pėllėmbė,

shpirtin e gropėzuar nga dhimbja,

Me vargun tim e mund  xhindin...

SYRI I SHPIRTIT  ndrit si diamant!...

 

1995

 

 

PLASARITJE

 

Mermerin me lule

e vendosėn....,

Sa e pa  syri,

mermeri plasi...

Nga mėnga e syrit

nxjerr njė “AS”...

Plasaritja kėrkon 

Terapiė e Dritės!

 

Gjirokastėr, prill 1997

 

 

”A”

 

”A” buis nga lėvozhga,

”A” si krimb mėndafshi, 199.

Tė gjashtė gėrmat nė !

me gėrmėn e parė tėAlfabeteve  tė Botės...

!?,;...: ”Lule e Mėrgimit”.

‘”IKJA” kish Datėlindje 199..

”KTHIMI”: ”Kėrcėnim i largėt 2...”

Tundin kokat...

Nuk i dridhet qerpiku ”A” (sė)

”A” u jep sisė a (ve) foshnja...

 

Gjenevė, 1995

 

 

A MUND?!

 

Lutja mė pushton tė tėrin,

Fjala e lutjes mė pėrhapet nė trup,

Pasthirrma : ”Aman!...” ,

pėrsėritet nė tejngopje…

“A mund, a mund?...”

Preferoj njė shtrat tė Qiellit...

 

Tropojė, 1974