Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Kulturė 7 - PRIZRENI DHE  KROJET SHUMĖ SHEKULLORE

Shkruan: Argjira (ARI) UKIMERI

      

PRIZRENI DHE  KROJET SHUMĖ SHEKULLORE

(PJESA E PARĖ)

 

6 Krojet janė ndėr objektet kulturore mė me rėndėsi nė Prizren. Kėto kroje gjinden nė hyrje tė lagjes sė Marashit, pėrballė shtėpisė sė Ymer Qysesė. Gjithsej ka gjashtė cepa tė punuar nė bronz, dhe njė vaskė prej guri. Nuk dihet saktėsisht, se kur ėshtė ndėrtuar, por mendohet qė ekziston para ardhjes sė Perandorisė Osmane nė trojet tona.

 

 

KROI DHE XHAMIA E TERZI MAHALLĖS

 

Xhamia e TERZI MAHALLĖS ėshtė ndėr xhamitė mė tė vjetra nė Prizren. Ėshtė ndėrtuar nė vitin 1721. Gjendet nė lagjen e Terzive nė Prizren, gjegjėsisht nė kryqėzimin e rrugės kryesore dhe rrugės anėsore, nė pjesėn ballore xhamia ėshtė e orientuar kah veriperėndimi. Duke u bazuar nė faktet historike, nė fillim kjo xhami kishte 3 emėrtime: Xhamia e Terzi Memit, Xhamia e Terzi Memishit dhe Xhamia e Mehmet Mehmet Beut. Ndėrsa sot nė popull njihet me emrin XHAMIA E TERZI MĖHALLĖS. Krahas xhamisė, ėshtė ndėrtuar edhe njė krua. KROI I TERZI MĖHALLĖS, shėrbente pėr ritualet e fetare tė banorėve tė lagjes (pėr pastrimin e trupave tė tė vdekurve, pėr ritual tė ndryshme fetare). Mbishkrimi nė gjuhėn arabe mbi kėtė krua, ruhet nė Muzeun arkeologjik tė Prizrenit. Kroi sė bashkua me xhaminė, sot paraqesin vlerat mė tė mėdha historike, kulturore, religjioze nė vend.

 

 

KROJET TOPOKLI – 6 KROJET

 

6 Krojet janė ndėr objektet kulturore mė me rėndėsi nė Prizren. Kėto kroje gjinden nė hyrje tė lagjes sė Marashit, pėrballė shtėpisė sė Ymer Qysesė. Gjithsej ka gjashtė cepa tė punuar nė bronz, dhe njė vaskė prej guri. Nuk dihet saktėsisht, se kur ėshtė ndėrtuar, por mendohet qė ekziston para ardhjes sė Perandorisė Osmane nė trojet tona. Kėto kroje vizitohen nga shumė njerėz, madje edhe uji qė rrjedhė aty, ėshtė shumė shėrues. Qytetarė tė asaj lagje thonė s uji i 6 krojeve shėron shumė sėmundje: dhimbjet e kokės, sėmundjet reumatologjike etj. Nė vitin 1994, janė restauruar kėto kroje, duke e kthyer kėtė pjesė tė vendit nė njė vend mahnitės pėr shumė vizitor.

 

 

KROI I ESMA HANĖMIT

 

Nė bazė tė dhėnave historike dhe gojėdhėnave tė ndryshme, tregohet se Esma Hanėm ishte donatore kryesore e kėtij kroi, dhe si i tillė e mori edhe emrin e saj. Kroi i Esma Hanėmit, u ndėrtua nė gjysmėn e shekullit tė XIX. Vendndodhja e kėtij kroi ishte nė sheshin “Ēlirimi i Popullit”. Mirėpo, me qėllim tė punimeve infrastrukturore, ėshtė zhvendosur nė oborrin e Muzeut Arkeologjik tė Prizrenit, nė vitin 1975. Pėr periudhėn e ndėrtimit nuk ka tė dhėna tė saktė. Deri nė vitin1975 (viti kur u largua prej vendit  paraprak), ky krua ka shėrbyer pėr nevoja tė qytetarėve dhe nevoja higjienik. Ndėrsa, sot ėshtė njė Kura dhe njė eksponat shumė i rėndėsishėm pėr kulturėn e Prizrenit. Ėshtė i punuar me gurė gėlqeror tė gdhendur me madhėsi tė ndryshme. Kurse planimetria e tij ėshtė katrore qė pėrfundon me njė kurorė tė profiluar thjeshtė, mbi tė cilin ėshtė mbulesa (turbani) e punuar prej dy pjesėve nė formė piramidale tė punuar me gurė tė gdhendur tė profiluar. Nė maje tė kulmit ėshtė vendosur njė gjyle metalike. Pjesa e ballores ėshtė gdhendur nė formė tė njė kornize tė profiluar brenda sė cilėt gjendet nisha, ku duhet tė kishte qenė e vendosur pllaka e mbishkrimit. Vaska ėshtė njė-pjesėsh prej guri gėlqeror. Gjatė kohės sė zhvendosjes sė kroit nė vendin aktual, ėshtė ndryshuar lartėsia e saj origjinale dhe nė vend tė tri hapjeve pėr depėrtim tė ujit ėshtė bėrė vetėm njė.

 

 

 

KROI I BIMBASHIT

 

Zona historike e Prizrenit, ėshtė pjesa mė e bukur dhe mė e ndjeshme e qytetit. Nė tė zėnė vend njė numėr i madh i objekteve kulturore dhe fetare. Pėrmes kėtyre objekteve, tregohet dhe njėherė qė Prizreni ėshtė qytet multikulturor. Nė mesin  e objekteve kulturore ėshtė edhe Kroi i Bimbashit. Kroi i Bimbashit, gjendet nė pjesėn perėndimore tė zonės historike tė Prizrenit, gjegjėsisht mes xhamisė sė Iljaz Kukės dhe ish ndėrtesės Beledye. Ky krua u ndėrtua nga njė oficer i lartė shqiptar, qė ishte pjesė e Perandorisė Osmane. Tė dhėnat historike na tregojnė qė  na paraqiten pėrmes njė mbishkrimi nė gjuhėn e vjetėr Osmane, tregojnė pėr njė donacion qė e ka bėrė njė oficer i lartė ushtarak me emėr Bimbash, nė vitin 1902. Dhe nė bazė tė kėtij kontributi tė dhėnė, quhet KROI I BIMBASHIT.

Si tė  gjitha krojet qė janė publike, edhe ky krua ka tė njėjtin epitet. Po ashtu, edhe ky shėrben pėr furnizim tė banorėve dhe kalimtarėve pėr ujė tė pijshėm dhe higjienė mentale. Kroi i Bimbashit, ėshtė punuar me gurė gėlqerorė tė gdhendur nė formė drejtkėndėshi. Planimetria e tij ėshtė katrore qė pėrfundon me njė kurorė tė profiluar thjeshtė, mbi tė cilin ėshtė mbulesa (turbani) e pėrbėrė prej tri pjesėve nė formė piramidale, tė punuar me gurė tė gdhendur tė profiluar. Pjesa e ballores e kėtij kroi ėshtė gdhendur nė formė tė njė kornize tė profiluar brenda tė cilit gjenden dy nisha. E para ka formė tė hapjes me hark tė thepisur dhe shėrben pėr vendosjen e sapunit, kurse e dyta ka formė drejtkėndėshe ku ka qenė i vendosur mbishkrimi. Mbishkrimi ėshtė larguar nga kroi gjatė viteve ’70 dhe tani gjendet nė Muzeun Arkeologjik tė Prizrenit.

Prej kohės kur ėshtė ndėrtuar e deri mė tani, kroi ka mbetur nė vendin fillestar me disa adaptime tė ambientit pėrreth. Gjatė restaurimit tė kroit nė vitin 2014 janė gjetur gypat prej qeramike origjinale prej nga ka rrjedhė uji nga pėrrenjtė qė degėzoheshin nga lumi Lumbardhi. Ky krua ėshtė i vendosur nė veri tė Xhamisė “Iljaz Kuka”. Ndėrsa nė trotuar, ku bėhet kryqėzimi i dy rrugėve, rruga: “Shuaip Spahiu” dhe rruga “Iljaz Kuka”. Kroi i Bimbashit i takon tipit tė krojeve tė mbėshtetura tė cilat janė ndėrtuar pranė ndėrtesave tė vendosura nė kėnd tė rrugėve. Planimetria ėshtė pothuajse katrore me dimensione 98 x 90 cm. Tė gjitha karakteristikat e krojeve publike tė ndėrtuara gjatė shek. XIX i pėrmbajnė kėto elemente: trupin me bazė katrore tė punuar nga gurė tė gdhendur gėlqerorė, kurorėn me pėrfundim (turban) nė pjesėn e epėrme nė formė piramidale, tė ndarė nė tri breza horizontale, vendi ku ka qenė i vendosur mbishkrimi, nisha pėr vendosjen e sapunit, rubineti prej nga rrjedh uji dhe vaska me planimetri katrore nga guri i mermerit tė bardhė.

 

 

PASHA ĒEZMA

 

Pasha Ēeshmja ėshtė njė krua qė gjendet nė njė kodėr afėr Kalasė sė Prizrenit. Ky krua (ēezmė), ka qenė pjesė e burgut nė periudhėn e Perandorisė Osmane. Po ashtu, mendohet se ēezma nė fjalė ishte burgu pėr eprorė dhe jeniēerė, qė dėnoheshin me ferman nga Perandoria Otomane. Nė vendin tonė kjo njihet edhe si Ēezma e Pashės. Pėr kėtė ēezme ka gojėdhėna tė ndryshme si: Ndihmon nė zgjidhjen e halleve dhe problemeve tė ndryshme, mendime tė ndryshme!  Nė atė kohė, mendohet se uji i Pasha Ēeshmes, ishte nxitės pėr dashuri, dhe shumė nga tė burgosurit e pinin atė, dhe binin nė dashuri. Njė gojėdhėnė tjetėr shpjegon se ujit i kėtij kroi lidhej ngushtė edhe me kultin e zjarrit e kjo kishte tė bėnte me ripėrtėritjen e natyrės dhe bimėsisė  Njė tjetėr gojėdhėnė mbi Ēezmen e Pashės, ishte edhe Lisi i Pashės. Sipas pleqėrisė nė atė kohė, rridhte ujė porsi qumėsht, qė shėrbente pėr shėrimin e fėmijėve qė kishin problem nė tė pamur, Gratė qė nuk lindnin (u ndihmonte qė tė bėheshin nėna), mbylljen e plagėve tė ndryshme etj. Karakteristikė e kėtij Kroi tė Pashės, sipas banorėve tė Prizrenit, shėrben pėr shėrimin e sėmundjes “IBRET”. Tė gjitha familjet pėr tė pasur suksese nė jetėn e tyre, familje dhe shoqėri, merrnin enėt e tyre me vete pėr tė mbushur ujė nė kėtė krua. Shumė njerėz nė Prizren (Pleq dhe tė rinj), kėtė krua e konsiderojnė tė Shenjtė – si dhuratė nga Zoti. Vlen tė pėrmendet se Pasha Ēeshme ka luajtur rol tė rėndėsishėm edhe nė kohėn kur ėshtė ndėrtuar kalaja e Prizrenit dhe kalaja e Cucave, dhe si e tillė ka shėrbyer me pozitivitet.  Njė histori pėr kėtė krua tregohet kėshtu: Njė udhėheqės i lartė turk (nė Perandorinė Osmane), ishte dėnuar me burg.  Pasi e kishte pėrfunduar burgun, ishte liruar dhe dėrguar nė Turqi, nė njė detyrė tė re. Por, udhėheqėsi pas 3 muajsh, kishte dėshirė qė tė pinte pėrsėri nė kėtė krua. Mė vonė ai mori Fermanin (Urdhrin), qė nuk mund tė vizitonte edhe njėherė Prizrenin, ai (udhėheqėsi) vrau veten. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė botėrore, nė Pasha Ēezmė ka pasur njė vend-banim. Kryesisht banorėt ishin nga Luma e Shqipėrisė, pėr shkak tė kullotave dhe uji i shėndetshėm qė ishte.

 

 

KROI I QORR AGĖS

 

I ndėrtuar nė zonėn historike tė Prizrenit, KROI I QORR AGĖS gjendet nė kuadėr tė xhamisė sė Haxhi Ramadanit – nė lagjen JENI MĖHALLA 9, LAGJA E RE). I ndėrtuar afėr xhamisė dhe me njė mur tė rrethues tė xhamisė, nė popull njihet si Kroi i Qorr Agės. Bazuar nė analogjinė e krojeve publike nė Prizren, forma, material dhe teknikat e ndėrtimit na tregojnė se ky krua u ndėrtua nė fund tė vitit tė XIX. Nga koha e ndėrtimit, e deri nė ditėt e sotme, KROI I QORR AGĖS, shėrben si krua i lagjes, pėr furnizimin me ujė tė banorėve tė kėsaj lagje, dhe pėr nevojat e mirėmbajtjes sė higjienės pėr besimtarėt qė shfrytėzojnė xhaminė. Planimetria e Kroit ėshtė drejtkėndėshe qė pėrfundon me njė kurorė tė profiluar thjeshtė, nė formė piramidale dhe tė punuar me gurė tė gdhendur dhe me gur gėlqerorė. Nė pjesėn ballore ka njė pėrpunim-gdhendje tė cektė nė formė kornize me harqe tė shkallėzuara, tė profiluara, me gjerėsi rreth 7.5 cm. Nė mes tė kėsaj balline gjendet nisha pėr vendosjen e sapunit, derisa mbishkrimi nuk ekziston dhe nuk kemi informatė se a ka ekzistuar ndonjėherė. Qė nga fillimi i ndėrtimit, KROI I QORR AGĖS ėshtė aty, d.m.th. nuk iu ėshtė lėvizur vendi asnjėherė. Po ashtu, kroi ka pėrfunduar me njė kurorė tė punuar me katėr rende tullash prej argjilės sė pjekur dhe me njė rend gurėsh shpuzė, dhe nė fund ėshtė vendosur njė rend tjegulla tė luguara. Gjatė njė studimi qė ėshtė bėrė para disa viteve, ėshtė vėrtetuar se kurora qė ka tani kroi, nuk ėshtė origjinale. Nė restaurimet e bėra nė vitin 2014, ėshtė vėrtetuar qė kurora origjinale ėshtė ndėrtuar nė shekullin e XIX. Kjo kurorė pėrbėhej prej 3 pjesėve, pa ndonjė trajtim dekorativ. Por me kalimin e kohės, kurora ėshtė tjetėrsuar. Vitet e fundit janė rindėrtuar pjesėt e dėmtuara tė kėtij kroi. Sikur tė gjitha krojet tjera edhe ky ėshtė monument kulture dhe i pėrdorshėm pėr nevojat e tė gjithė qytetarėve.

 

PRIZREN, SHTATOR 2020