Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - KUAJT E MJEGULLAVE

Shkruan: Lola SHEHI

KUAJT E MJEGULLAVE

 

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha "Kuajt e mjegullave"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

            POETI QĖ FLUTURON MĖ SHPEJTĖ SE KOHA

 

            E titullova shkrimin pėr librin e radhės sė Adem Zaplluzhės, “Poeti qė fluturon mė shpejtė se koha”, sepse kam pėrshtypjen se nuk kaluar shumė nga koha qė pata nė duar librin e tij tė 155 – tė “ Llamburitė Atdheu i plagosur”, dhe ja tani, gjendem para jush me botimin e 169 tė autorit. E lexova vėllimin poetik tė radhės, dhe u mundova tė kuptoj se ē`pėrfaqėsonte pėr autorin ky titull. Libri nis me poezinė”NJĖ QYQE E ZEZĖ” dhe mua mė mbeti mendja tek vargu i fundit: Njė qyqe e zezė si nata nuk i ndalė vigmat! Poeti e quan veten dhe atdheun e tij fatkeq, dhe friket se errėsira ia mbulon e i mjegullon dritėn. Poeti ėshtė njė galeri metaforash, krahasimesh e ndjesish. E si mund tė shprehesh mė bukur e mė dhimbshėm se nė vargjet:

 

            Atdheu im, fati im fatkeq

            Nga cili hon dole

 

            Dhe nė cilin tmerr u fundose Autori shkruan me zė tė brendshėm, ndjen pendesė, friket se liria qė e deshi aq shumė, nuk e ka pėrmbushur pritshmėrinė e popullit tė tij. Ndaj vazhdon e vajton atdheun, tashmė jo me vaje luftėrash e robėrish, por me vajė pabarazish e padrejtėsish. Ėshtė e dhimbshme tė mendosh se njerėzit nuk dinė tė jetojnė nė atdheun qė ėndėrruan, nė atdheun e premtuar, apo nė atė qė dėshirojnė.

            Kjo ėshtė dilema qė ia bluan ashtėn poetit. Ka shkruar aq shumė pėr plagėt, pėr dhimbjet, pėr lirinė. Ka arritur te vepra e tij e 169, dhe dėshiron tė bėhet magjistar kur nėnta tė rrumbullakoset, e ėndrrat tė mos jenė mė ėndrra.

            Ja si shkruan ai nė poezinė:

 

            NJĖ TJETĖR FLUTURIM PA E DITUR CAKUN

 

            Njerėzit janė si zogjtė

            Gjithmonė fluturojnė hapėsirave

            Tė gjejnė njė tjetėr atdhe

            Fluturojnė prej njė ėndrre

            Deri te ėndrra tjetėr...

 

            Nė atdheun e premtuar ose nė fundin e gotės vėshtirė se dikush tjetėr mund tė gjejė fjalė mė tė gjetura se kėto, e t`ģ thurė recensionin e kėtij vėllimi poetik. Poeti nuk ndalet vetėm tek vargjet pėr atdheun. Ai i shkruan aq bukur dashurisė, ndjenjės qė e bėn njeriun tė pavdekshėm.

             Dashuria ėshtė ndjenja fėmijė qė fle brenda poetit. Poeti qan nė vargjet e tij, po ende nuk e di pėrse qan, pėr dashurinė, apo pėr fėmijėrinė. Ndjehet forcė nė poezinė e dashurisė, forcė kjo e salduar nė titujt e saj. E ēfarė mund tė them unė si redaktore apo recensente e kėtij libri, me shumė se titulli i poezisė“ Aq marrėzisht dashuronim”, dhe po aq marrėzisht autori Adem Zaplluzha, dashuron Atdheun dhe poezinė!

 

Tiranė, qershor 2018

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Kuajt e mjegullave"

 

 

NJĖ QYQE E ZEZĖ

 

Vetėm zbrazėti paska mbetur pas meje

Nuk di ku e kam hapin e parė

Dhe tė fundit

Shtėrgjet qėmenatė fluturuan

Ky zog i mallkimit s’di tė praj

 

Nėpėr Fushat e Mėllenjave

Paskan dalė korbat

Nė shpirtrat e rrapeve

Krakėllimat me shekuj po dėgjohen

Zėri yt atdhe paska humbur nė hapėsirė

 

Njė trishtil i trishtuar natė e ditė

Po qan mbi njė degė

Po qan mu nėn atė degė

Ku e kam mbėshtetur kokėn

Njė qyqe e zezė si nata nuk i ndalė vigmat

 

 

VETĖM KRIMBAT E MĖNDAFSHIT

 

Brenda meje nuk pushojnė zėrat

Njė luftė e padėgjuar

Po ngjan diku nė hapėsirė

Po ēmenden yjet

Kjo galaktikė e shthurur

Nėpėr moēalishte i kėrkon duart

 

Njė bretkosė e verdhė

Humbi nė zėrin e gjelbėrimit

Askund asnjė fjalė

S’dėgjohet nga goja e lisave

Paskan heshtur edhe rrėnjėt

Kjo vdekje e gurėve pėrsėritet vetėm te ne

 

Asnjė derė e mbyllur

Nuk duket nė qytetin e varreve

Nuk janė as tė hapura portat e rėnda

Nga ku ēdo mėngjes

Pa i ēelur sytė agullima

Fluturojnė dykrenorėt e gdhendur

 

Sonte paskam shumė mall

Tė bisedoj me meteorėt

Rruga e qumėshtit

Askurrė nuk kaloi kėndej pari

Vetėm krimbat e mėndafshit

Dolėn ta kullosin Fushėn e Mėllenjave

 

 

NGA CILI HON DOLE

 

Atdheu im dhėndri i pafat

Qė kur vdiq nusja

Kurrė mė

Nuk pa dritė nė errėsirė

 

Kaluan njėqind e dyqind vjet

Vajet nuk pushuan

Larg nėpėr male

I dėgjuam piskamat e drurėve

 

Nėpėr degė tė thyera

I pamė flamujt e grisur

Atdheu lakuriq

Pa opinga shkelte nėpėr dhembjen time

 

Atdheu im fati im fatkeq

Nga cili hon dole

Dhe nė cilin tmerr u fundose

Pasi qė kurrė mė nuk e pa dritėn

 

 

ĒFARĖ TĖ BĖJĖ ME DUART E MIA

 

Kurdoherė qė eca me njė mall

Njė zog i zi

Qėndronte mbi kokėn time

Qėndronte dhe qante si kalama

 

Ky fat i im fatkeq apo fat zi

Mė pėrcjelli deri nė Ferr

Bile edhe diku pėrtej

Tani mė nuk mė kujtohet emri

 

Udhėtova njėmijė dymijė vjet

Dhe sėrish jam nė udhėtim

Kjo rrugė e gjatė

Askund nuk po pėrfundon

 

Ēfarė tė bėjė me duart e mia

E djathta

Nuk po e njeh tė majtėn

Kurse kėmbėt i paskan harrua tė gjitha rrugėt