Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Meditime 3 - KUDO QĖ ERA T’JU SHPIE

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALA

KUDO QĖ ERA T’JU SHPIE

 

Njerėzit fillojnė tė mendojnė pėr tė tjerėt vetėm shkaku se dėshirojnė t’i ikin mendimit pėr vetveten. Ata fillojnė tė mendojnė pėr epokėn, pėr kohėn, pėr turlifarė planetėsh, pėr atė se ēka po ndodh me vetėdijen njerėzore dhe tė gjitha kėto vetėm pėr atė qė t’i iket problemit themelor: ēka po ndodh me vetėdijen time?

 

 

Nxėnėsi:

 

“Si edhe tė gjitha retė, edhe retė e bardha drejtohen nga era. Cili ėshtė tash drejtimi i erės? Dhe a ekziston potenciali i caktuar i kėsaj epoke?”

 

Osho:

 

Retė e bardha nuk drejtohen nga era. Dukuria e drejtimit ekziston vetėm nėse ekziston rezistenca. Nėse reja e bardhė dėshiron tė shkojė nė lindje, kurse era fryn kah perėndimi, atėherė ekziston drejtimi – shkaku se atėherė ekziston rezistenca. Por, nėse era nuk shkon askund, lindja dhe perėndimi janė e njėjta gjė, rezistencė nuk ka; nėse nuk ka qėllime nė asnjėrėn pjesė tė resė, atėherė era nuk mund ta drejtojė.

Ju mund tė drejtoni dikė vetėm nėse nuk ėshtė i gatshėm tė lundrojė, tė lirohet. Por, vetė dukuria e resė sė bardhė nėnkupton relaksimin mė tė thellė. Nėse era niset kah lindja, reja e bardhė ėshtė e gatshme. Aty nuk ka asnjė “jo”, kurrfarė refuzimi. Nėse reja ėshtė nisur kah perėndimi kurse era niset drejt lindjes, reja ka pėr ta kthyer drejtimin.

Era me asgjė nuk drejtohet. Pėr drejtim ka nevojė vetėm nėse dikush ėshtė kundėr.

Njerėzit gjithnjė vijnė tek unė dhe mė pėrbejnė: “Drejtona”. Ata dėshirojnė t’i udhėheq. Dhe unė e di se ēka mė thonė me kėtė – se nuk janė gati. Pėrndryshe, ēka u duhet qė tė udhėhiqen nga dikush?

Mjafton qė jeni me mua. Pėrmes kėsaj ēdo gjė ka pėr tė ndodhur – era fryn kah lindja edhe ju lundroni kah lindja.

Por, ju mė pėrbeni: “Udhėhiq”! Ju luteni: “Drejto”.

Ju kėshtu tregoni se jeni kundėr. Ju me anė tė kėsaj kundėrshtoni, refuzoni. Ju keni pėr tė luftuar. Kjo ėshtė gjėja e parė. E nėse nė re nuk ka qėllime, si keni pėr ta bėrė dallimin se ēka ėshtė reja, e ēka era. Kufizimet ekzistojnė ekskluzivisht me qėllimet.

Mbajeni nė mend kėtė, kjo duhet tė jetė botėkuptimi juaj themelor: kufijtė nė mes jush dhe meje ekzistojnė vetėm shkaku i qėllimeve tuaja. Ju jeni kėtu, tė rrethuar nga qėllimet. Atėherė unė vij dhe konflikti lind.

Reja nuk ka qėllime; e ku janė atėherė kufizimet? Ku atėherė era pėrfundon e ku fillon reja. Era dhe reja janė njė. Reja ėshtė pjesė e erės. Era ėshtė pjesė e resė. Fenomeni ėshtė i pandarė.

Dhe kėshtu era fryn nė tėra drejtimet. Kėsisoj, problemi nuk qėndron nė zgjedhjen e drejtimit; problemi ėshtė si me u bė re. Era fryn nė tė gjitha drejtimet. Lėviz, ndryshon; mėsyn pandalim. Vėrtet udhėheqje nuk ka. Hartė nė tėrė kėtė nuk ekziston; e tėrė ēėshtja ėshtė e paskicuar. Kėtu s’ėshtė askush qė drejton dhe komandon: “E tash – marsh nė lindje, tashi – nė perėndim!” Jo. E gjithė ekzistenca e valėzon kėtė dukuri dhe lėviz bashkė me tė. Jeta pulson – ēdo udhėheqje i takon kėsaj.

Dhe kur unė them mu tė gjitha drejtimet, unė mendoj edhe nė drejtimet e mira edhe tė kėqijat, edhe nė ato morale edhe nė ato jomorale. Kur them: tė gjitha drejtimet, atėherė vėrtet edhe mendoj nė tė gjitha drejtimet. Sepse era edhe ashtu fryn nė tė gjitha drejtimet. Gjithmonė kėshtu ka qenė.

Dhe pėr kėtė mbajeni nė mend: kurrė nuk ka ekzistuar ndonjė periodė posaēėrisht shpirtėror e as qė megjithatė ka ekzistuar ndonjėfarė kohe veēanėrisht antireligjioze – as qė mund tė ekzistojė. Njerėzit  mendojnė nė kėtė mėnyrė vetėm shkaku se kjo u fal ego-ndijim tė caktuar.

Nė Indi njerėzit mendojnė se dikur herėt, nė kohėrat e lashta ka ekzistuar epokė e pastėr shpirtėrore mbi tokė – kurse tani, kinse ēdo gjė ėshtė prishur; kjo ėshtė kohė e errėt. Por, tė jem i sinqertė – kjo ėshtė marrėzi e plotė.

Shpirtėrorja nuk ėshtė e lidhur me kohėn, veēse me kualitetin e mendjes.

Pra, kjo nuk ėshtė ēėshtje e kėsaj natyre - nėse reja niset pėr nė lindje do tė jetė e frymėzuar; e – nėse niset pėr perėndim do tė jetė e kundėrfrymėzuar. Jo. Nėse reja nuk ka dėshira, kudo tė shkojė – ka pėr tė qenė e frymėzuar. Por, nėse reja ka dėshira, kudo tė shkojė – ka pėr tė qenė e kundėrfrymėzuar.

Ekzistojnė vetėm dy lloje resh – vetėm disa janė pa vullnetin personal; gjithė tė tjerat kanė vullnetin e tyre personal, e bashkė me kėtė edhe projeksionet, dėshirat, idetė e veta personale. Retė e tilla luftojnė me erėn, e sa mė shumė qė tė luftojnė pėr aq mė tepėr janė tė mbushura agoni. Kurse lufta nuk ēon askund sepse nuk kanė gjasa pėr fitore. Luftuat ju apo jo, nėse era niset kah lindja, duhet ta pasoni. Mundeni  vetėm qė tė merrni me vete kujtimet pėr betejėn e humbur, kujtimin se dikur herėt keni qenė luftėtar i madh, dhe kjo ėshtė e tėra.

Por, ai qė e kupton se ku ėshtė esenca, e ndėrprenė grindjen. Ai mė tej  nuk pėrpiqet as tė lundrojė; tashi thjesht i jepet amzės. Ai e merr atė rrymim tė pėrjetshėm si instrument; ai bėhet njė me rrymėn dhe lėviz nė harmoni. Kjo ėshtė ajo qė unė e quaj dorėzim total; kjo ėshtė ajo qė shkrimet e lashta e quajnė qėndrimi i adhuruesit. Duke u dorėzuar, ju nuk jeni. Dhe tashi, kudo qė era tė niset, ju e pasoni. Ju ėshtė zhdukur ēdo veēori e vullnetit.

 

 

Kėshtu gjithmonė ka qenė. Nė tė kaluarėn ka pasur shumė guru tė cilėt kanė lundruar me retė e bardha. Por kėshtu ėshtė edhe sot. Nė tė kaluarėn ka pasur plot re tė ēmendura, tė zeza, re tė mbushura vullnet, dėshira, ardhmėri. Edhe sot ka; mu njėsoj tė atilla.

Pėrmes dėshirave bėheni re e zezė – shumė e rėndė. Pa qėllime, pa dėshira, bėheni re e bardhė – re pa peshė. E tė dy mundėsitė janė gjithmonė tė hapura. Vetėm nga ju varet se a doni tė dorėzoheni apo tė luftoni.

Dhe mos mendoni mė pėr kohėn, pėr epokat. Koha ėshtė plotėsisht indiferente. Ajo askė nuk ka pėr ta shtyrė tė bėhet Budė; ajo askė nuk ka pėr ta penguar tė bėhet Budė. Koha dhe epokat janė thjesht indiferente.

Lejojani vetes zbrazėtinė – dhe ajo ka pėr tė qenė kohė e artė. Lejojani vetes qė tė jeni tė mbushur me gjithkė dhe me gjithēka dhe ajo automatikisht ka pėr tė qenė periudha mė e errėt – lulėzimi i plot i kali yuga-s. Ju e krijoni kohėn tuaj, epokėn tuaj rreth vetes. Ju jetoni nė epokėn tuaj personale, nė kohėn tuaj.

Dhe mbajeni nė mend, ne nuk jemi njėkohor nė tėrė kėtė. Personi siē ėshtė Jezui ėshtė i lashtė! Ai mund tė jetė fare pranė jush, por ėshtė i lashtė nė ēdo kuptim. Ai ka jetuar aq gjatė, ashtu pafundėsisht – nuk mund ta quani modern. Ka jetuar ashtu plotėsisht saqė ju nuk mund tė thoni se Isai i takon njė fragmenti tė caktuar kohor. Ai nuk ėshtė pjesė e botės sė modės qė vjen dhe shkon.

Duke jetuar me absolutin – bėheni absolut. Duke jetuar me tė pakufishmen - bėheni tė pakufizuar. Duke jetuar me pakohėsisnė – bėheni tė pėrjetshėm.

Por pyetja juaj ėshtė interesante edhe nė njė kuptim tjetėr. Gjithkund nė botė, dhe kjo gjithmonė, njerėzit kanė pasur ndjenjėn se periudha e caktuar, koha e caktuar e ka kulmin e vet; e kanė pasur ndjenjėn se afėr ėshtė ndonjėfarė klimaksi, njė kreshendo; sikur kemi arritur ndonjė pikė shumė tė rėndėsishme nė evolucion, sikur nė ēdo moment diēka nė kohė ka pėr tė eksploduar. Por, po deshėm tė jemi tė sinqertė – kjo ėshtė po ashtu egoentuziazėm. Secila kohė mendon nė kėtė mėnyrė. Diēka me ne vjen gjer tek kulmimi. Diēka e veēantė ka pėr tė ndodhur nė kėtė planet. Dhe gjithmonė ka qenė kėsisoji!

Thuhet se Adami i kishte thėnė Evės gjersa kalonin nėpėr dyert e kopshtit tė Edenit: “Pikėrisht tani po kalojmė nėpėr transformimin mė tė madh nė histori.” Njeriu i parė ėshtė menduar dhe ka thėnė: “Transformimi mė i madh...!”

Dhe nga atėherė ēdo epokė pėr vete ka menduar se po e arrin kreshendon, njėfarė pike kulmore tė transformimit, pikėn-omega tė caktuar, ku ēdo gjė vėrtet do tė eksplodojė e kur qenia e re do tė lindė mė nė fund. Por krejt kėto janė vetėm shpresa tė zbrazėta, ego-dalldisje afatshkurtra, pakuptimėsi. Kėtu jeni disa dekada, tėrė kohėn shpresoni, vdisni, e pas jush vjen gjenerata e re me mendime plotėsisht identike.

Kreshendoja arrihet – jo me kohėn, jo me epokat, por me qenien. Kreshendoja ėshtė arritur ekskluzivisht me vetėdije, e jo me tė pavetėdijshmit kolektivė.

Ju mund tė bėheni person shpirtėror. E koha ėshtė e mirė, secila kohė ėshtė e mirė pėr kėtė. Dhe mos mendoni sė tepėrmi pėr tė tjerėt sepse kjo bėhet mėnyra mė e mirė pėr tė ikur nga vetja. Dhe mos mendoni sė tepėrmi pėr epokat dhe pėr gjininė njerėzore – sepse mendja ėshtė aq dinake, ju s’keni as ide sesa dinake qė ėshtė.

Mu para disa ditėsh kam marrė letėr nga njė miku im. Mė shkruante se ishte aq i dėshpėruar me, tashmė ish-tė dashurėn; thoshte se e kishte kuptuar se dashuria nė realitet ėshtė aso mjerimi saqė kishte vendosur tė pushojė sė dashuruar individualisht – prej tashi, ashtu kishte shkruar, ka pėr ta dashur vetėm njerėzimin.

Tashi ai e ka lehtė ta dojė njerėzimin. Tė gjithė ata qė nuk janė nė gjendje ta duan njeriun zėnė ta predikojnė dashurinė ndaj njerėzimit. Sepse – atėherė nuk ka probleme. Ta duash njeriun ėshtė tejet vėshtirė, kjo vetvetiu mund tė jetė ferr. Kjo mund tė jetė ferr shkaku se kjo mund tė bėhet edhe parajsė.

Ne gjithmonė diēkahit i ikim. Njerėzit fillojnė tė mendojnė pėr tė tjerėt vetėm shkaku se dėshirojnė t’i ikin mendimit pėr vetveten. Ata fillojnė tė mendojnė pėr epokėn, pėr kohėn, pėr turlifarė planetėsh, pėr atė se ēka po ndodh me vetėdijen njerėzore dhe tė gjitha kėto vetėm pėr atė qė t’i iket problemit themelor: ēka po ndodh me vetėdijen time? Ēka pėr t’i ndodhur vetėdijes sime?

Vetėdija juaj duhet tė jetė pikėsynimi juaj. E ēdo kohė pėr kėtė ėshtė mė tepėr se e mirė.

 

Pjesė nga libri  “RRUGA IME, RRUGĖ E REVE TĖ BARDHA”