Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - KU ĖSHTĖ FUNDI I UNIVERSIT?

www.bota.al

KU ĖSHTĖ FUNDI I UNIVERSIT? JA PSE MUND TĖ MOS E DIMĖ ASNJĖHERĖ  

 

    Nė dekadat e fundit, kozmologėt janė pėrpjekur qė ta zgjidhin kėtė mister duke pėrcaktuar sė pari formėn e universit, siē bėri matematicieni i lashtė grek Eratosteni duke llogaritur madhėsinė e Tokės pėrmes trigonometrisė sė thjeshtė.

 

 

Kur Galileo Galilei drejtoi teleskopin e tij tė parė drejt qiejve nė vitin 1610, ai zbuloi “kontelacione tė panumėrta yjesh” tė fshehura nė brezin e dritės tė quajtur Rruga e Qumėshtit. Atė ditė kozmosi ynė u rrit nė mėnyrė eksponenciale.

Gati 3 shekuj mė vonė, kufijtė kozmikė u zgjeruan edhe njė herė kur astronomėt ndėrtuan teleskopė mjaftueshėm tė mėdhenj pėr tė treguar se Rruga e Qumėshtit, ėshtė nė fakt vetėm njė nga shumė “universet ishullorė”. Shumė shpejt, astronomėt mėsuan se Universi po zgjerohej, me galaktikat qė tėrhiqeshin nga njėra-tjetra me njė shpejtėsi gjithnjė e mė tė madhe.

Qė atėherė, teleskopėt gjithnjė e mė tė mėdhenj kanė treguar se universi i vėzhgueshėm pėrfshin njė hapėsirė ​​tė paimagjinueshme prej 92 miliardė vjet dritė dhe pėrmban ndoshta 2 trilionė galaktika. E megjithatė, astronomėt vazhdojnė tė mendojnė se ka mė shumė univers pėrtej asaj qė ata vėzhgojnė.

“Universi ka qenė gjithmonė pak mė i madh se sa ne mund tė shohim”- thotė Virxhinia Trimbėll nga Universiteti i Kalifornisė, astronome dhe eksperte nė historinė e kėsaj fushe. Ndėrtimi i teleskopėve mė tė mėdhenj nuk do tė ndihmojė nė zgjerimin e kozmosit qė njohim ne.

“Teleskopėt vėzhgojnė vetėm ato qė mund tė vėrehen. Por nuk mund tė shihni pas nė kohė mė larg se mosha e universit” -shpjegon kozmologu Xhon Mater, nga Qendra e Fluturimit Hapėsinor Godard e NASA-s, fitues i Ēmimit Nobel, qė ėshtė gjithashtu shkencėtari kryesor i teleskopit hapėsinor “Xhejms Ueb”.

“Pra ne jemi totalisht tė kufizuar. Ne tashmė kemi parė aq sa ju mund ta imagjinoni” -shton ai. Si skaj, ne shohim shkėlqimin e mbetur nga Big Bengu – tė ashtuquajturin rrezatim nė sfond tė mikrovalėve kozmike (CMB). Por ky nuk ėshtė ndonjė avantazh magjik i universit. Kozmosi ynė vazhdon tė shtrihet mė tej. Ne thjesht mund tė mos e dimė kurrė se sa larg ndodhej kufiri i tij i fundmė.

Nė dekadat e fundit, kozmologėt janė pėrpjekur qė ta zgjidhin kėtė mister duke pėrcaktuar sė pari formėn e universit, siē bėri matematicieni i lashtė grek Eratosteni duke llogaritur madhėsinė e Tokės pėrmes trigonometrisė sė thjeshtė.

 

 

Nė teori, universi ynė mund tė ketė njė nga 3 format e mundshme, secila varet nga lakimi i vetė hapėsirės: si njė fletė e lakuar nė anėn e kundėrt, nė formė sferike (lakimi pozitiv), apo e sheshtė (pa lakim fare). Pak njerėz kanė pėrkrahur njė univers nė formė e parė.

Por njė kozmos sferik ka mė kuptim pėr ne tokėsorėt. Toka ėshtė e rrumbullakėt, ashtu si dielli dhe planetėt. Njė univers sferik do tė na jepte mundėsinė tė lundronim nė kozmos nė ēdo drejtim dhe tė pėrfundonim atje ku e kemi nisur udhėtimin, si ekuipazhi i Ferdinand Magelanit qė udhėtoi pėrreth globit.

Albert Ajnshtajni e quajti kėtė model njė “univers tė fundmė, por tė pakufizuar”. Por, duke filluar nga fundi i viteve 1980, njė seri vėzhgimesh orbitale tė ndėrtuara pėr tė studiuar mikrovalėt kozmike (CMB) kreu matje gjithnjė e mė tė sakta qė tregojnė se hapėsira nuk ka fare kurbaturė.

Nėse ėshtė njė sferė, ėshtė njė sferė kaq e madhe sa qė edhe i gjithė universi ynė i vėzhgueshėm nuk regjistron ndonjė lakim. “Universi ėshtė i rrafshėt si njė fletė e pafundme” -thotė Mater. “Sipas kėsaj, ju mund tė vazhdoni tė ecni pafundėsisht larg nė ēdo drejtim dhe universi do tė ishte pak a shumė i njėjti” - shton ai.

Pra ju nuk do tė dilnit kurrė nė njė skaj tė kėtij universi tė rrafshėt. Pėrkundrazi do tė gjeni vetėm gjithnjė e mė shumė galaktika. Dhe kjo ėshtė nė rregull pėr shumicėn e astronomėve. Njė univers i sheshtė pajtohet si me vėzhgimin ashtu edhe me teorinė, prandaj kjo ide ėshtė nė zemėr tė kozmologjisė moderne.

Problemi ėshtė se, ndryshe nga njė univers sferik, njė univers i sheshtė mund tė jetė i pafundmė ose jo. Dhe nuk ka asnjė mėnyrė reale pėr tė bėrė dallimin. “Ēfarė mund tė kėrkoni pėr tė parė nėse ekziston njė univers i pafund? Askush nuk e di” - thotė Trimbėll.

Pra nė vend tė kėsaj, astronomėt shpresojnė se njė pėrgjigje mund tė vijė nga teoria, nga njė model qė mund tė ofrojė prova indirekte nė njė mėnyrė ose nė tjetrėn. Pėr shembull, Modeli Standard i fizikės parashikoi ekzistencėn e grimcave tė shumta, si Higs Boson, shumė vite para se ato tė zbuloheshin vėrtet.

Megjithatė, fizikanėt ende supozonin se ato grimca ishin reale .“Nėse keni njė pėrshkrim tė mirė tė gjithēkaje qė keni vėrejtur deri mė tani, dhe parashikoni qė diēka ėshtė e vėrtetė, atėherė prisni qė tė jetė e tillė. Kėshtu mendojnė shumica e shkencėtarėve se si funksionon shkenca” - pėrfundon Trimbėll.

 

Discover