.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Ku fshihet lumturia?

www.yllpress.com

      

KU FSHIHET LUMTURIA?

 

        Kėrkimi i lumturisė ėshtė po aq i vjetėr sa njerėzimi. Poetė, filozofė dhe teologė kanė vrarė mendjen prej shekujsh pėr tė pėrcaktuar ēfarė ėshtė lumturia. Tani shkenca ėshtė pėrqendruar nė tė dhe ėshtė duke kėrkuar pėrgjigje pėr pyetjet: Ēfarė ėshtė lumturia? A matėt ajo? A ėshtė diēka e mėsueshme aftėsia pėr tė qenė i lumtur?

 


            Studimet moderne nuk e pėrcaktojnė lumturinė si njė ēast euforik qė kalon shpejt. Pėr to lumturia ėshtė mė shumė njė jetė e mbushur. Dhe kjo nuk ėshtė ēėshtje talenti. Strategji si meditimi, mirėnjohje pėr atė ēka ke arritur, tė mėsosh tė falėsh, tė vendosesh synime tė arritshme, marrja e jetės me optimizėm, tė gjitha kėto mėsohen dhe kontribuojnė nė tė ndjerit i lumtur.

            Studime sistematike pėr gjendje shpirtėrore pozitive janė duke u bėrė prej dhjetė vitesh. Kjo e ashtuquajtur psikologji pozitive ka shėnuar njė moment kthese. Sepse tradicionalisht psikologėt merren me anėt e pakėndshme tė jetės, si neuroza, frika dhe depresioni. Mihaly Csikszentmihalyi, i cili ka nxjerre koncepton "flow", tė pėrfshirjes totale nė njė aktivitet, shpjegon pse ėshtė popullore psikologjia pozitive: "Ekziston njė lloj urie, nevojė pėr t'u marrė me anėt e bukura tė jetės. Jo vetėm diskutim gjithė kohen se si shėrohen neurozat, se si mėnjanohen burnout ose se si ulet stresi. Kėto gjėra janė pa dyshim tė rėndėsishme. Por ato nuk i japin njeriut ndjenjėn se jeta ėshtė e rėndėsishme".


            Shumė studime pėr lumturinė botohen nė "Journal of Happiness Studies". Kjo revistė botohet nga "World Database of Happiness". Kjo ėshtė njė banke tė dhėnash mbi lumturinė e cili ndodhet nė Institutin e sociologjisė nė Universitetin Erasmus nė Roterdam. Ruut Veenhoven e krijoi atė nė vitin 1990. Ai shpjegon reaksionet nė Universitetin Erasmus: "Koleget ishin skeptikė, por kėtu kushdo mund tė bėjė ēfarė tė doje. Vetėm se nuk merr ndihmė financiare, por kohėn mund ta shfrytėzosh nė atė mėnyre qė tė thuash se kėshtu ėshtė mirė. Kurse tani ata thonė se, po, vėrtet qė ka diēka nė kėtė mes".


            "Si e gjeta lumturinė"


            Tal Ben-Shahar ka studiuar Filozofi dhe u specializua nė kėrkimin e lumturisė. Me kėtė ai jo vetėm qė lumturoi veten e vet, por edhe shumė nga studentėt e tij. Leksionet e tij janė mė tė preferuarat nė Harvard. "Herėn e pare qė mbajta leksione erdhėn vetėm tetė studentė. Dy u larguan, pra nė fund mbetėn vetėm gjashtė. Vitin tjetėr erdhėn papritur 300 studentė. Dhe nė vitin e tretė 900 tė tjerė. Leksionet u benė shumė tė preferuara sepse studentėt i tregonin shokėve se ata e gjetėn lumturinė", pohon Shahar.

 

            Ai tregon dhe si e gjeti rrugėn drejt lumturisė. Fillimisht pranon se ajo ēka pėrfundoi nė sallėn e leksionit nė Universitetin e Harvardit, filloi me shumė stres nė njė gare tenisi. "Unė mendoja se nėse do e fitoja garėn ose kampionatin atėherė do tė isha i lumtur. Sa herė qė fitoja, vėrtet qė lumturohesha. Por kjo nuk zgjaste mė shumė se dy ditė, ose njė jave. Pastaj bija sėrish nė lojėn e mėparshme midis lumturisė dhe trishtimit. Nė fund m'u bė e qartė se diēka qė vjen nga jashtė ose nuk ndikon fare ose tė lumturon pėrkohėsisht".

 


            Ku gjendėn mė tė lumturit e botės


            Banka e tė dhėnave tė lumturisė ėshtė njė arkiv pėr tė dhėna empirike. Kėtu gjenden edhe krahasimet midis vendeve tė ndryshme. Por nė cilin vend tė botės jetojnė njerėzit me tė lumtur? Vendi i pare ėshtė Danimarka, e pasuar nga Austria dhe Zvicra. Disa rezultate studiuesi Ruut Veenhoven nuk mund t'i shpjegoje, pėr shembull qė fėmijėt i dėmton lumturia individuale. Ose qė pėr shembull disa ndikime tė ndjenja e lumturisė nuk mund tė matėn. Ka vende qė zotėrojnė artin e tė jetuarit, pėr shembull diēka si ajo e amerikano latinėve. Kualiteti i poezisė, letėrsisė, kjo nuk mund tė matet me shifra prandaj nuk mund tė llogaritet as efekti i tyre".


            A jam e lumtur? Pyesni tim shoq


            Psikologu amerikan Ed Diener nga Universiteti i Illinois, ka pyetur njerėz nga kultura tė ndryshme se si e ndiejnė ata lumturinė. Ai ka qenė nė shumė vende, qė nga Massai nė Kenia deri nė banorėt e lagjeve tė varfra tė Kalkutės. Dr. Diener ka arritur nė pėrfundimin se ajo, lumturia varet edhe nga kultura pėrkatėse dhe nga shoqėria. "Djali im pyeti njė grua nė Indi. Pėr pyetjen e tij tė pare se a ėshtė e lumtur, ajo u pėrgjigj: Burri im e di. Ai mund t`ju thotė nėse jam unė e lumtur apo jo".


            Shkencėtari thekson se "pėr veshėt tanė diēka e tille ėshtė e pazakontė" dhe vijon tė citoje: "Pastaj djali im e pyeti pėr ndjenjėn e vlerėsimit tė vetvetes, a e vlerėson ajo atė. Nė perėndim diēka e tillė ėshtė shumė e rėndėsishme. Por ajo tha: Pėr mua kjo ėshtė njė gjė dytėsore. Unė mund tė gatuaj dhe tė bėj gjerat qė bėn njė shtėpiake. Pėr mua ėshtė e rėndėsishme se si i kanė punėt djemtė e mi".


            Ēfarė kuptojmė me lumturi


            Por ndryshimet kulturore venė edhe mė tej. Studiuesit e Universitetit Standford nė Kaliforni tė Shteteve tė Bashkuara, shtrojnė pyetjen, nėse njerėz nga kultura tė ndryshme thonė se janė tė lumtur, a ndjejnė ata njė gjė ose diēka tė krahasueshme? Rezultati i papritur ėshtė se amerikanėt dhe evropianoperėndimoret kuptojnė me lumturi njė gjendje tė animuar dhe ngacmuese. Kurse kinezet kuptojnė me tė njė gjendje tė qetė, paqėsore dhe krejt tė ē'tensionuar tė shpirtit.