Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Kujtimet e thinjur

Shkruan: Ferid SELIMI

 

KUJTIMET E THINJUR

 

Romanin e  autorit, Ferid Selimi „Kujtimet e thinjur”“, mund ta shkarkoni falas nė sektorin:

„Literaturė“

 

E falėnderojmė autorin pėrzemėrsisht pėr kėtė vepėr  tė mrekullueshme.

 

 

 

        Para meje qėndronte njė mesoburrė, me kokėn tullac, me njė fytyrė tė sheshtė dhe tė butė, por tė thyer nga koha. Vėrehej njė valėzim i lehtė nė sipėrfaqen e fytyrės sė tij me ca vija tė ngritura e tė thelluara nė tė. Vijat qė dukeshin si tė vizatuara, nuk tregonin njė lėkurė, njė ten fytyre tė lėnduar me ndonjė mjet. Ajo nuk ishte vrarė, as gėrvishtur. Ishin  ato pak rrudha qė tregonin vijėn jetėsore, jo edhe aq tė rehatshme tė Ramadan Fazė Kuqit.

        Kėto vija tė theksuara ishin gjurmė tė jetės sė tij, tė jetės me plot brenga dhe mall pėr vendlindjen.

        Ishte fillimi i viteve tė gjashtėdhjeta tė shekullit tė kaluar, kur ai kishte emigruar nė perėndim. Sė pari, nė Angli e mė pas nė Skandinavi. Nuk ishte mė tepėr se njėzet e pesė vjet, kur si student udhėtoi pėr nė Angli, prej nga pėr plot dyzet vjet nuk e kishte parė kėtė qytezė ku kishte lindur dhe ku kishte kaluar tėrė fėmijėrinė dhe njė pjesė tė djalėrisė sė tij tė hershme. Ēdo vijė nė fytyrėn e tij tregonte njė dhjetė vjetėsh tė humbur larg vendlindjes. Larg familjes sė tij tė ngushtė. Larg pėrjetimeve tė tij fėmijėrore e rinore. Dhe jo rastėsisht, dy vija i kishte nė njė pjesė tė fytyrės dhe dy tė tjera nė pjesėn tjetėr.

        Vijė-rrudhat nė fytyrėn e tij nuk ishin edhe aq tė gjata por, secila nga to, rrėfente njė periudhė dhjetėvjeēare tė kaluar nė mėrgim. Ato i shfaqeshin mė tepėr kur ai buzėqeshte me kėnaqėsi. Kėnaqėsia pėr tė, ishte e madhe, ngase pas kaq e kaq vitesh, ai qėndronte nė truallin e vet.

        Ishte realizuar dėshira e fortė pėr t’u kthyer pėrsėri nė qytezėn e tij tė bukur. Ishte kthyer pėr t’u ndeshur me kujtimet qė tashmė ishin thinjur. Kujtimet, qė i kishte mbuluar jorgani kohė, por qė nuk kishin tretur. Ashtu, palė-palė, ishin strukur nė shtratin e kohės mu si vitet e tij tė kaluara nė mėrgim. Tani ishte nė shtėpinė e lindjes pėr tė rijetuar kujtimet mbi tė shkuarėn. Pėr tė parėn herė pas tėrė atyre viteve nuk e ndjente veten tė huaj.

        Kishte tė veshur njė kėmishė me krahė tė shkurtėr dhe pantallona po ashtu tė shkurtra. Kjo mbase ishte njė veshje jo e zakonshme pėr njė gjashtėdhjetėvjeēar, por ama tregonte lirinė qė kishte nė shtėpinė ku kishte lindur. Mbi tė gjitha, mbizotėronte ajo thėnia se njeriu nė shtėpinė e vet mund tė rrijė edhe lakuriq. Por, ama, i kishte hije ajo veshje.

        Edhe pse kishte kaluar mė se njė gjysmėshekulli tė jetės sė vet, ai kishte njė shtat atleti. Mbase ushtrimet fizike qė i kishte nisur si fėmijė, e qė nuk i kishte ndėrprerė gjatė gjithė asaj kohe qė jetoi nė mėrgim, ishin ato qė i kishin ndihmuar qė gjatė tėrė kohės tė dukej mė vital pėr vitet qė e rėndonin.

        Pasi u pėrshėndetėm me njė pėrqafim tė ngrohtė, mė tregoi vendin ku tė ulesha, dhe filloi tė rrjedhė biseda…

 

2.

        Kisha biseduar me shumė njerėz, tė njohur e tė panjohur, por njė bisedė tė tillė me njė njeri qė nuk e kisha parė kurrė e as mė kishte njohur, nuk e mbaj mend tė ketė kaluar aq mirė. Mendimet dhe vlerėsimet vinin vetvetiu nga tė dyja palėt. Si nga ai, po ashtu edhe nga unė. S’di ku i gjenim gjithė ato fjalė pėr bisedė. Nuk vonoi shumė dhe biseda mori kahe mu nė atė drejtim tė cilin e preferonim, mbase qė tė dytė. Ajo ishte bisedė rreth tregimeve dhe personazheve tė tij, me tė cilėt njihesha qė nga fėmijėria, qė nga ajo kohė kur i lexoja me kureshtje dhe entuziazmohesha me gjitha ato pėrshkrime tė ndodhura nė krijimet e tij.

        Provinca i ka tė mirat dhe tė kėqijat e veta. E mira e jetės nė provincė e qė tė mban gjallė gjithnjė ėshtė se nuk kalon ditė pa ndodh ndonjė ngjarje. E ato rriten e rriten dhe zbukurohen gjatė rrėfimit. Ngjarjet vetvetiu fitojnė gjallėri dhe mbeten jetėgjata. Ndėrsa e keqja, nėse mund tė merret si e keqe, ėshtė, se provinca qė identifikohet me njė qytezė dhe fshatrat pėr rreth, gjendet larg qendrės dhe duket se lihet pak anash, injorohet.

        Derisa bluaja nėpėr kokė tė mirat dhe tė kėqijat e provincės, bashkėbiseduesi im mė zgjoi kureshtjen duke thėnė:

        - Lagjja e jevgjve nuk kish ndryshuar edhe aq shumė! -tha Ramadani i Fazė Kuqit, me njė tė folur tė mirė tė shqipes standarde.

        - I kujtoj mirė ato shtėpi tė vogla, ēatitė e tė cilave ishin tė mbuluara me qeramidhe tė maxhupit. -vazhdoi ai, pa pritur pėrgjigjen a vlerėsimin tim. Kurse unė, ashtu i hutuar, ende nuk isha kthjell nga ato mendime qė ma kishin pushtuar trurin, vetėm bėra me kokė nė shenjė pohimi.

        Njėmend ishin ende po ato shtėpi tė ulėta, pėrdhese, me dritare tė vogla tė kthyera kah rruga e tė cilat ishin tė mbrojtura me cilindra tė hollė hekuri. Gati tėrė kohėn, dritaret e shtėpive tė jevgjve ishin tė hapura dhe nga to dilte njė erė kundėrmuese. Dhomat e atyre shtėpive nuk ishin tė dekoruara. Aty mund tė shihej ndonjė vitrinė e vjetėr, ku zakonisht i vendosnin gotat e ēajit, disa filxhanė dhe ndonjė figurė tjetėr. Nuk ishin tė shtruara me dėrrasa, por toka ishte mbuluar me njė mushama e diku-diku ndonjė qilim i lirė.

        - Pavarėsisht nga kjo mėnyrė e jetės sė tyre, unė isha i motivuar nga jeta qė bėnin kėta jevg, tė cilėt si duket, - tha ai duke mė shikuar nė sytė, -shumica mė nuk ishin nė mesin e tė gjallėve. Pastaj, sevdalliu Zejna, ishte njė ndėr personazhet e mi. Dėgjova tė ketė vdekur. E ka dashur jetėn ai. -pėrkujtonte ditėt e rinisė dhe qeshi.

 

        Pjesė nga romani “Kujtimet e thinjur”