.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Ku dhe si lindin elitat ushtarake (pjesa e parė)

Shkruan: Kolonel Dilaver GOXHAJ

Radiokosovaelire

      

KU DHE SI LINDIN ELITAT USHTARAKE?

( PJESA E PARĖ)

 

Nė kėtė shkrim, pėrmes trajtimit tė pėrvojės shekullore tė shumė shteteve nė Evropė, Amerikė dhe gjetkė, jemi munduar tė sjellim nė kujtesėn e ushtarakėve, por edhe tė politikanėve dhe qeveritarėve tė vendit tonė,  rolin qė luan shkolla e mesme ushtarake nė zhvillimin social dhe intelektual jo vetėm tė ushtrisė por tė tė gjithė shoqėrisė, pasi nga kėto shkolla kanė dalė shkencėtarė, strategė ushtarakė, shkrimtarė, historianė, poetė me shpirt ushtari, diplomatė, analistė, mjekė, politikanė, burra shteti tė shquar, ku shumė prej tyre kanė bėrė epokė jo vetėm nė vendin e tyre, por edhe pėr gjithė njerėzimin.

 

 

           

 

            Domosdoshmėria e shkollave tė mesme ushtarake ėshtė e lidhur organikisht me edukimin dhe elitat e ushtarakėve

 

            Ndoshta, me pranimin e Shqipėrisė dhe tė Ushtrisė sė saj nė NATO, ėshtė momenti qė tė rrisim nė opinionin publik ndėrgjegjen e atyre institucioneve tė mėdha shtetėrore me tė drejtė vendim-marrėse nė interes  tė  riaktivizimit tė njė institucioni tė madh  formues, i cili vepron pėrgjithėsisht nė fushėn ushtarake, por qė pėrmes metodologjisė dhe programeve moderne tė mėsimit tė arrijmė tė formojmė hierarki tė reja ushtarake, por edhe protagonistėt e rinj tė jetės civile. Kuptohet se, sa herė flitet pėr formimin ushtarak, mendia tė shkon menjėherė te Akademitė Ushtarake dhe tė paktė janė ata politikanė, pėr mos tė thėnė se nė kėto dy dekada nuk kemi parė apo dėgjuar politikanė qė tė llogarisin rėndėsinė qė ka shkolla e mesme ushtarake, funksionale jo vetėm nė dėrgimin e kadetėve nė akademitė e ndryshme ushtarake tė vendit dhe tė shteteve tė tjera antare tė NATO-s, por edhe nė kėrkesat specifike tė profesionalizmit qė ka nevojė bota civile e punės.

            Parė nėn njė kėndvėshtrim tė veēantė, nė pjesėn mė tė madhe tė shteteve antare tė NATO-s, por edhe nė ato tė Lindjes, mund tė themi se shkollat e mesme ushtarake kanė qenė prej shekujsh dhe vijojnė tė jenė forma e parė e institucionit mėsimor publik tė mesėm pėr t’iu pėrgjigjur faktikisht nevojave gjithnjė nė rritje pėr njerėz tė kualifiuar pėr Forcat e Armatosura qė shtetet si, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Franca, Spanja, Italia, Anglia, Portugalia, Austria, por edhe Kanadaja, Rusia, Turqia etj., kanė ngritur shkolla tė tilla ushtarake qė janė njohur pėrgjithėsishtė me emrin: “shkollat e kadetėve”.

            Po t’i hedhim njė shikim historisė sė kėtyre shkollave, shohim se fillesat e tyre moderne, tė strukturuara posaēėrisht pėr ushtrinė, nisin qysh nga viti 1600, ndaj tė cilave gjithnjė ėshtė rezervuar njė vėmendje e madhe, mė shumė se ndaj shkollave tė tjera tė mesme qė krijonin profesionistė tė ndryshėm. Regjistrimi nė kėto lloj shkolla, nė shtetet e lartpėrmendura, prej para 400 vjetėsh dhe deri nė ditėt e sotme, ka qenė dhe ėshtė privilegj i madh pėr familjet e nxėnėsve qė pranoheshin nė to. Mjafton tė kujtojmė sforcon e madhe  tė Karl Bonopartit, i cili me shumė vėshtirėsi morri nga marshalli i Korsikės njė rekomandim qė zyra e heraldikės t’u dorzonte Bonopartėve dėshminė e fisnikėsrisė, se vetėm nė kėtė mėnyrė mbreti Luigj kish tė drejtėn ta lejonte ta bėnte njė nga djemtė e familjes oficer , dhe  “pas shumė ndėrhyrjesh, nė vitin 1779, arriti ta regjistronte Napoleonin, me bursė tė shtetit, atėherė dhjetė vjeē, nė shkollėn e Brienit, nė lindje tė Francės” .

            Por historia tregon se pėrgatitja pėr komandantė lufte qysh nė moshėn fėminore ėshtė trashėguar tė paktėn 4 shekuj para Krishtit, ku historiani gjerman Artur Vajgal sqaron se, “Nė atė kohė kur Aleksandri ishte gati 12 vjeē (viti 367 p.e.r, DG), duket se Filipit iu ngjall interesi pėr djalin…Filipit i interesonte shumė ta shkėpuste Aleksandrin prej ndikimit tė mbretėreshės, Olimpiadės, prandaj, ai tok me Aristotelin vendosėn qė shkollėn e re ta ndėrtonin pak larg nga kryeqyteti. Pėr kėtė zgjodhėn qytetin e vogėl tė Miezas… Godinat e shkollės i ndėrtuan nė njė pyll tė lashtė nimfash” . Edhe Skėndėrbeu ynė, “qė pa mbirė qime nė faqet e tij tregonte trimėrira e bėnte punėra n’ushtėri tė Tyrqisė” . Po ashtu edhe Suvorovi, qysh 15 vjeē regjistrohet nė shkollėn ushtarake, ndėrsa Kutuzovi nė vitin 1757, kur ishte 12 vjeē . Kjo traditė jo vetėm qė ekziston ende nė Evropė, por ėshtė pėrhapur pothuajse nė shumicėn e shteteve antare tė NATO-s.  Pėr shembull, Kolin Pauell regjistrohet nė kolegjin ushtarak kur ishte 17 vjeē: “Kolegjet si ai qė studjova unė qenė Harvardi dhe Princetoni i tė varfėrve” , shkruan ai.

            Duke u qėndruar besnik traditave kulturore tė trashėguara, vijimisht kėto shkolla janė konsideruar dhe konsiderohen pararoja e ushtrive pėrkatėse si dhe nė tė njėjtėn lidhje me proceset qė karakterizojnė shoqėrinė e sotme moderne. Kėto shkolla kanė qenė dhe janė pararoja e korpusit tė ushtarakėve drejtues, por edhe nė drejtime tė tjera, sepse nė kėto shkolla janė tė rrėnjosura tepėr thellė vlerat themelore dhe parimet e besnikėrisė si dhe shpirti i kolektivitetit, sikundėr shprehet edhe kryetari i dhomės sė deputetėve tė parlamentit Italian, Xhan Frako Fini: “Nė ato shkolla nuk mėsohet vetėm regulli dhe bindja ndaj regullave, por kėrkohet qė tė maturohet tek ta bindja qė vetėm ai qė di tė bindet sot, brenda njė kornize korrekte tė tė drejtave dhe detyrave, do tė dijė nesėr tė komandojė sisteme komplekse” .

 

            Vėshtrim historik i ndėrsjelltė pėr shkollat e mesme ushtarake nė planin kombėtar dhe ndėrkombėtar

 

             “Ushtria e kaprojve, e udhėhequr nga luani, ėshtė mė e fuqishme se ushtria e luanėve e udhėhequr  nga kaprolli.” Fjalė e Urtė Ushtarake Angleze e vitit 1644

            Po e nisim me fqinjėn tonė mė tė afėrt, Italinė. Ajo ka aktualisht 4 shkolla tė mesme ushtarake, si ajo “Nunziatella” nė Napoli, themeluar qysh mė 18 Nėntor 1787, nga Mbretėria e Napolit; shkolla e mesme ushtarake “Teueli”, nė Milano, themeluar prej vitit 1839; shkolla e mesme ushtarake navale “Franēesko”, nė Venecia, e themeluar prej vitit 1937; shkolla e mesme ushtarake e aviacionit “Giulio Douhet”, nė Firence, themeluar nė 15 Maj 2006. Pranimi bėhet me konkurs. Nė fund tė ēdo viti shkollor studentėt frekuentojnė edhe njė kamp ushtarak pranė njė reparti tė Forcave tė Armatosura pėr tė pėrfituar elementėt praktikė tė pėrgatitjes pėr luftim, ku pėrfshihen dėndur edhe qitjet me armė nė poligon, pėrgatitje sanitare, luftim trup me trup etj. Nė kėto shkolla pranohen prej moshės 15 vjeē, por edhe nxėnės qė mund tė kenė kryer njė apo dy vite shkollėn e mesme civile, por qė kėtu hyjnė e fillojnė prej vitit tė parė. E veēanta e Italisė ėshtė se duke filluar nga viti 2009 pranohen edhe vajza si dhe, 20% e vendeve nė Akademinė Diplomatike Shtetėrore rezervohen pėr maturantėt e kėtyre shkollave ushtarake .

            Franca ka 6 shkolla tė mesme ushtarake pėr tė tre llojet e armėve, tė cilat thirren Lice Ushtarak, ku studjojnė rreth 4000 nxėnės. Pranohen kryesishtė nxėnės tė familjeve franceze qė jetojnė nė Francė dhe jashtė saj, ku pėrparėsi kanė fėmijėt jetimė tė ish-ushtarakėve, dhe familjet e ushtarakėve. Njė prej kėtyre shkollave ka kryer edhe “Ariu i Luftės”, Norman Shvarckof, deri sa shkoi nė Uest Point . Nė shenjė respekti nga qė Shvarckof pat kryer shkollėn e mesme ushtarake nė Francė, Legjoni i Huaj Frances, menjėherė pas mbarimit tė Luftės sė Gjirit kundėr Irakut, e ftoi Shvarckofin nė njė ceremoni tė jashtėzakonshme dhe i dorzuan titullin e nderit “Kapural”, i pari dhe i vetmi amerikan i nderuar me njė titull tė tillė nga Legjioni Frances . Ėshtė vendi ta theksojmė se Liceu Ushtarak nė Sarthe mban sot e gjithė ditėn emėrin qė i pat vėnė Napoleoni qysh nė 24 mars1808: “Prytane Natonal Militaire”, pavarėsisht se ėshtė krijuar prej vitit 1604, duke iu referuar liceut klasik grek Prytaine, njė institucion ekskluziv qė pėrbėnte zemrėn politike dhe fetare tė qyteteve-shtet tė Greqisė antike, ku pat filluar mėsimet Aleksandri i Madh nė vitin 367 p.e.r, nė shkollėn e filozofit tė madh, Platonit . Studentėt qė bėjnė pjesė nė kėta lice thirren “brutions”, si referim klasik i rajonit Brutium, nė Romėn e Lashtė, banorėt e tė cilit dalloheshin pėr ashpėrsinė dhe shpirtin e tyre luftarak . Nė kėto shkolla franceze kadetėt pranohen qysh nė moshėn 10 vjeēare.

            Anglia i ka shkollat e mesme ushtarake nė dy varjante. Njė varjant ėshtė ai qė i merr nė moshėn 16 deri 18 vjeē, dhe quhet kolegji “Welbeck” dhe ka dy tė tillė, themeluar prej vitit 1953, dhe pėr tė dy vitet ēdo kolegj ka 150 studentė, duke pranuar ēdo vit 50 studentė nė shtator dhe 25 nė janar. Bėjnė vetėm pėrgatitje ushtarake dhe pėrgatiten si oficerė teknikė. Kėtė lloj kolegji e kanė edhe SHBA. Ndėrsa shkolla tjetėr e mesme ushtarake quhet “Duke of Yorks Royal Military School”, themeluar nė vitin 1803 dhe i pranon nxėnėsit prej moshės 11 vjeē deri 18 vjeē.

            Portogalia e quan “Kolegjio Militare” dhe ndodhet nė Lisbonė, i themeluar prej vitit 1803. Nė kėtė shkollė hyjnė fėmijė prej moshės 10 vjeē deri nė 18 vjeē, kur bėhen gati pėr Akademi Ushtarake dhe Universitet. Nga kjo shkollė kanė dalė 5 presidentė tė Portogalisė .

Austria ka njė shkollė tė mesme ushtarake, themeluar qysh nė kohėn e tė qenit perandori.

            Kanadaja ka vetėm njė shkollė tė mesme ushtarake me emrin “Robert Land Academy”, nė Ontario, themeluar nė vitin 1917 dhe nxėnėsit i merr prej klasės sė 7-tė deri nė tė 12-ėn .

            Turqia ka 4 shkolla tė mesme ushtarake, ajo “Denis Lisesi”, nė Stamboll, themeluar nė vitin 1773. Sholla tjetėr ėshtė “Bursa Ipyklar Askeri Lisesi”, nė Bursa dhe vijon prej vitit 1844. “Kuleli Militare High School”, edhe kjo nė Stamboll, themeluar prej vitit 1845, ndėrsa “Izmir Maltepe Askeri Lisesi” , nė Izmir, ėshtė themeluar nė vitin 1928. Kėto shkolla, Turqia i ka katėr vjeēare, pasi vitin e parė mėsojnė anglisht, ndėrsa tre vitet e tjera turqisht, duke i marrė prej mbarimit tė klaės sė 9-tė.

            Rusia diponon 8 shkolla tė mesme ushtarake “Suvorov” dhe njė pėr marinėn “Nakhimov”, dhe nxėnėsit i marrin prej moshės 14 vjeē .

            Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kanė njė veēori nga tė gjithė shtetet e lartpėrmendura, si nė sasi edhe nė larmi. Jo vetėm qė ekzistojnė 22 shkolla tė tilla nė 17 shtete tė ShBA, por shkojnė nė shumicė edhe vajza, dhe nxėnėsit merren prej moshės 10 vjeē deri nė 17 vjeē. Prej andej shkojnė nė Uest Point. Nė kėto shkolla kanė filluar karjerėn ushtarake Xh. Xh. Pershing, D. D. Ajzenhauer , i cili  arriti deri President i SHBA si dhe shumė personalitete tė tjera tė shquara ushtarake dhe politike. Veēori tjetėr ėshtė se nė kėto shkolla tė mesme, sikundėr u shprehėm mė lart, pranohen edhe vajza, me tė njėjtat kritere si dhe djemtė, dhe qė mėsojnė nė klasa tė pėrbashkėta, stėrviten po nė toga tė pėrbashkėta dhe, e veēanta pėr vajzat ėshtė se nuk ua presin flokėt deri nė maturė, ndėrkohė qė nė fjetinat e tyre shkruhet me gėrma tė mėdha: “Bukuria e juaj nuk qėndron tek flokėt, por tek sjellja juaj.” 

            Nė Amerikė, nė pragun e konkurimit pėr nė kėto shkolla, familjarėt qė dėrgojnė fėmijėt pezantohen me njoftimin: “Djali/vajza e juaj qė do tė pranohet kadet, jeta e tyre do tė ndryshojė pėr mirė. Ata nuk do tė mėsojnė vetėm disiplinėn, regullin dhe punėn e strukturuar, ata do tė mėsojnė tė jenė tė pavarur dhe tė mendojnė pėr veten e tyre nė ēfardo rrethane, larg tė qenit robot, por do tė bėhen individė tė ndjeshėm, tė cilėt do tė kujdesen pėr veten e tyre, pėr familjet e tyre dhe pėr kombin amerikan” .

            Fillesat e shkollave tė mesme ushtarake nė SHBA nisin prej vitit 1842, ndėrsa ajo mė e reja ėshtė hapur nė vitin 1916. Njėzetedy shkollat e mesme ushtarake ndodhen si mė poshtė:  Dhjetė shkollat e mesme ushtarake qė marrin vetėm djem prej klasės sė 7-tė deri nė tė 12-ėn, (midis tyre ka qė i marrin edhe prej klasės sė 5-tė dhe tė 4-t), dhe ndodhen nė:  Carlsbad, CA; Camden, SC; New Bloomfield, PA; Waynesboro, VA; Fork Union, VA; Chatham, VA; Mexico, MO; Gainesville, GA; Anaheim, CA; Salina, KS; Delafield, WI; Wayne, PA.  

            Ndėrsa 10 shkollat e tjera tė mesme ushtarake qė pranojnė edhe djem edhe vajza, prej klasės sė 7-tė, tė 8 dhe tė 9-tė deri tek e 12-ta, ndodhen nė: St. Petersburg, FL; Culver, IN; Melbourne, FL; Howe, IN; Woodstock, VA; Roswell, NM; Oak Ridge, NC; Front Royal, VA; San Antonio, TX; Lexington, MO.

            Po t’i referohesh objektivave tė tė gjitha shkollave tė mesme ushtarake amerikane, por edhe atyre tė vendeve tė tjera qė pėrmendėm mė lart, rezulton se objektivat i kanė pothuajse tė njėjtė dhe pėrmblidhen nė gjashtė pika:

            a)         Tė bėhen qytetarė tė mirė, me dije tė thella dhe atdhetarė tė flaktė.

            b)         Tė zhvillojnė vetėbesimin, lidėrshipin dhe pėrgjegjshmėrinė.

            c)         Tė zhvillojnė aftėsi tė mira nė komunikim dhe nė tė shkruar.

            d)        Tė zhvillojnė dhe t’i japin rėndėsi pėrgatitjes fizike.

            e)         Tė rrisin respektin pėr rolin e ushtrisė nė mbėshtetje tė objektivave kombėtare.

            f)         Tė zhvillojnė aftėsitė pėr tė punuar nė grup dhe nė drejtim tė teknikave ushtarake .

 

 

 

 

            Po Shqipėria a ka njė traditė tė tillė?

 

            “Kush pėrēmon tė kaluarėn ėshtė ose i paditur ose frikacak.”

            Ugo Ojeti, (shkrimtar italian)

 

            Edhe nė Shqipėri ekziston tradita e funksionimit tė shkollės sė mesme ushtarake e tipit klasik-shkencor, e njohur me emrin “Shkolla e Mesme e Pėrgjithshme Ushtarake – Skėndėrbej”, e themeluar prej 28 Marsit 1945, nė Tiranė, dhe e mbyllur pas 47 vitesh, nė Nėntor 1992 . Fillimisht ajo u quajt “Shkolla ushtarake e pionerėve tė LANĒ”, dhe nė vitin 1947 morri emrin e mėsipėrm. Nė vitin 1963 ajo u shndėrua nė shkollė e mesme e tipit klasik-shkencor-teknik dhe arte, ndoshta unikale nė raport me simotrat e saj tė huaja, pasi filloi tė dėrgojė nxėnėsit e saj nė tė gjitha shkollat e mesme tė Tiranės, pėrfshi edhe Liceun Artistik, madje edhe nė mjekėsore nė Vlorė, pėr tė plotėsuar nevojat e kontigjenteve teknike tė mesme pėr vendet mė tė rėndesishme pėr ushtrinė. Bashkėkohesit civilė tė kėtyre kadetėve, nė shkollat e tė cilėve shkonin skėndėrbegasit e vegjėl me uniformėn e bukur ushtarake, edhe sot flasin me respekt dhe nostalgji, duke u shprehur se “skėndėrbegasit ne i kishim si pikė referimi pėr gjithēka pozitive dhe, veēanėrisht pėr ecurinė nė mėsime dhe gjallėrinė fizike”.

            Pėr njė shkollė tė tillė dhe me kėtė emėr ėndėronin dikur Rilindasit tanė, e shprehur kjo edhe nga eruditi dhe staticieni Sami Frashėri tek libri “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet”. Deri nė mesin e viteve ‘50 nė kėtė shkollė pranoheshin prej moshės 11 deri 18 vjeē, por mė vonė filluan tė pranoheshin prej moshės 14 deri 18 vjeē. Nga dyert e kėsaj shkolle kanė dalė edhe njė president i Shqipėrisė, 8 shefa tė shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė sonė dhe dhjetra ministra tė tė gjitha lėmive, pa folur pėr mjekė tė shquar, shkrimtarė dhe poetė me emėr, pilotė, oficerė marine, inxhinjerė etj, mjeshtra sporti tė tė gjitha drejtimeve nga mė tė shquarit nė vend, si dhe piktorė e artistė me famė si Mentor Xhemali, Kujtim Laro me plejadėn e tyre. Janė rreth 300 personalitete shkencore tė tė gjitha fushave. Nga qė nė kėtė shkollė kultivohej sensi i drejtėsisė dhe sinqeriteti, ndaj dhe ka patur 112 tė dėnuar politikė, si dramaturgu Minush Jero apo edhe tė pushkatuar si oficeri poet Trifon Xhagjika  etj, si nė asnjė shkollė tjetėr tė vendit tonė. Dhe kjo ndodhi sepse skėndėrbegasit tė udhėhiqur nga  parimi: po e di tė vėrtetėn thuaje haptas, ndryshe mbetesh gjithmonė njė shkurtabiq i mjerueshėm, dalloheshin pėr diversitet mendimi.

            Niveli i pėrgatitjes sė nxėnėsve tė saj ishte i tillė sa nė konkurset kombėtare tė shkollave tė mesme tė pėrgjithshme, kjo shkollė merrte pjesė jashtė klasifikimit, pasi mund tė zinte pa diskutim vendin e parė me ēdo ekip tė saj, pėr mos tė folur se gjithė ekipet e tė rinjve tė klubit sportiv “Partizani” dilnin nga kjo shkollė. Nuk mund tė quhet rastėsi qė, nga pesė ish-oficerėt e Ushtrisė Shqiptare, qė shkuan vullnetarė nė radhėt e UĒK-sė, brenda nė territorin e Kosovės, para se tė angazhohej NATO nė atė luftė, katėr prej tyre ishin Skėndėrbegas, njėri dėshmor, gjė qė tregon se nxėnėsit e shkollės sė mesme ushtarake i kushtohen tėrėsisht atdheut, duke harruar pothuaj fare vetveten. Prej vitit 1974 tė gjithė komandantė e brigadave dhe korpusve (mė vonė Divizione) ishin Skėndėrbegas. Thuajse gjithė gjeneralėt qė ka sot ushtria shqiptare kanė dalė nga bankat e asaj shkolle.

            Tė gjitha kėto fakte qė sollėm pėr vendet e lartpėrmendura dhe ish shkollėn tonė tė mesme ushtarake shpjegojnė psenė e asaj qė SHBA, Francė, Itali, Angli e shumė vende tė tjera e mbajnė dhe e zhvillojnė me shekuj kėtė lloj shkollave ushtarake, e cila ėshtė shndėruar nė traditė kombėtare dhe, ku ekzistencėn e ushtrisė nuk mund ta kuptojnė pa ekzistencėn e shkollės sė mesme ushtarake. Nė vend qė kjo traditė tė vinte duke u reduktuar, ka ndodhur dhe po ndodh e kundėrta; madje Italia vitet e fundit ka ēelur shkollėn e katėrt tė kėsaj kategorie.

            Parė nė kėtė retrospektivė, do tė ishte mė shumė se marrėzi qė, riaktivizimin e shkollės sonė tė mesme ushtarake, dikush ta quaj nostalgji pėr sistemin shoqėror pėr kohėn qė ajo shkollė funksionoi, ndėrkohė qė edhe nė 10 maj 2008, kur u festua me ceremoni 50 vjetori i Akademisė Ushtarake tė Shtabit tė Pėrgjithsshėm (sot e Mbrojtjes), u tha me krenari se krijimi i saj “ishte njė nga ėndėrat mė tė shenjta tė popullit tonė, e mė tė guximshme tė rilindasve tanė” .

 

            Disa konkluzione mbi nevojėn e rihapjes sė shkollės  sė mesme ushtarake nė  kushtetet e shoqėrisė sė sotme demokratike dhe tė antaresimit nė NATO

 

            Pėrvoja e ime e gjatė ushtarake dhe e kolegėve tė mi tregon se nė shumicėn e tyre oficerat e dalė nga shkolla e mesme ushtarake “Skėndėrbej” nuk bėnin pjesė nė kategorinė e oficerave qė mė mirė dinin tė ruheshin pėr tė mos gabuar se sa tė ndreqnin gabimet e vartėsve apo tė kolegėve. Kjo natyrė u jepte atyre rritje autoriteti dhe lavdi, nga qė nuk vepronin nėn ndihmėn dhe pėrkrahjen e partisė. Duke u mbėshtetur tek aftėsitė e gjithanėshme tė tyre, nė kėtė mėnyrė e shmangnin urrejtjen e masės sė ushtarėve dhe nėnoficerėve, por edhe tė kolegėve oficerė, sepse punonin me guxim dhe sinqerisht e jo me dinakėri.

            Qė oficeri tė jetė i suksesėshėm nė jetė, (sidomos sot qė oficerat tanė shkojnė e do tė shkojnė nė misione ndėrkombėtare), ai duhet tė dijė tė sillet sa dinjitoz edhe njerėzisht, por edhe ashpėr kur t’ia lypė nevoja. Por edhe kur do t’i duhet tė sillet ashpėr, ai pėrsėri duhet tė gėzojė respektin e kolegėve tė ushtrive tė tjera. Kėto cilėsi oficeri i fiton vetėm kur maturohet karakteri i tij, e cila ėshtė periudha e adoleshencės, shkolla e mesme. Vetėm nė atė lloj shkolle,  “oficeri arrin tė jetė dhelpėr  qė tė njohi kurthet, luan qė tė trembi ujqit” , sikundėr shprehet Makiaveli. Prandaj duhet qė ta kemi edhe shkollėn e mesme ushtarake, sė pari, pėr tė trashėguar dhe pėr tė ngritur nė njė nivel gjithnjė e mė lart vlerat e pakthyeshme qė duhen mbrojtur, sidomos nė momente tė caktuara historike, ku eklipsi i “besimeve” tradicionale ndodh qė ushqen forma relativizmi shpesh nė kundėrshtim me tė mirėn e pėrbashkėt. Mos harojmė qė njė moment i tillė ndodhi nė fillim tė viteve ’90, kur nė Shqipėri ndryshoi sistemi ynė shoqėror. Ishin oficerat e dalė nga ajo shkollė e mesme ushtarake, tė cilėt e mbajtėn ushtrinė nė kazerma. Madje, kur Shkolla e Bashkuar e Oficerave u urdhėrua nga lart qė tė shkonte pėr tė sheshuar revoltėn e universitarėve, ishin studentėt skėndėrbegas ata qė refuzuan menjėherė me rebelim dhe nuk lanė as shokėt e tjerė tė shkonin kundėr kolegėve universitarė. Sė dyti, kjo shkollė, duke qėnė se udhėhiqet nga motoja: Pėr ushtrinė dhe jetėn, ajo qysh nė ēastin qė kandidati arrin tė kalojė nė konkursin e pranimit, qė nė atė moment ai i pėrgjigjet njė lloj identiteti preēiz: atė tė njė personi qė, edhe pse ende i pamaturuar intelektualisht, tė jetė i udhėhequr nga motive tė thella, para sė gjithash ai i vendosjes nė shėrbim tė Atdheut, dhe nė mėnyrė jo direkte nė shėrbim tė idealeve mbi tė cilat ėshtė bazuar Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė. Sė treti, duke qenė se ato shkolla ushėhiqen nga motua e mėsipėrme, si tė tilla ato nuk i pėrgatisin nxėnėsit vetėm nė funksion tė nevojave kolektive, por edhe nė atė tė funksionimit tė karakterit tė tyre, me njė profesionalitet tė tillė qė tė jenė nė gjendje jo vetėm tė ndėrmarrin me sukses rrugėn e akadmive ushtarake, por edhe nė alternativėn civile, pėr tė hyjnė nė shoqėri me njė bagazh principesh dhe njohurish teknike qė do t’i ndihmojė tė ndėrtojnė tė ardhmen e tyre, jo vetėm nė ushtri, por edhe jashtė saj, duke qenė model pėr shoqėrinė. Nėn kėtė profil, shkolla e mesme e formimit ushtarak nuk pėrbėn “njė botė mė vete”, por ajo do tė qėndrojė e karakterizuar nga vlerat e saj tė ēmuara dhe nga kultura e tyre e rrėnjosur nė traditėn historike; pėrveē kėtyre, ajo shkollė do tė prezantojė njė shembull tė qartė se si bota ushtarake mund tė afrohet dhe tė integrohet nė shoqėri pėrmes pėrhapjes sė njė kulture moderne. Sė katėrti, sot distanca  midis shoqėrisė dhe institucioneve tė mbrojtjes ka tendenca edhe mė progresive tė shkurtimit, duke na afruar njė skenar tė ri pėr kulturėn tonė kolektive.

 

            Vazhdon....

 

(PJESA E DYTĖ)