.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Kultura okultike

Shkruan: Prof. Alfred UĒI

MILOSAO

KULTURA OKULTE

Paradigma tė ndėrgjegjes

bashkėkohore

 

            Megjithė trysninė e shumanėshme dhe me masat represive qė u pėrdorėn, pas monizmit, rezultoi se dukuritė ezoterike nuk ishin zhdukur. Tashmė vihet re njė  gjallėrim i dukshėm i kulturės okulte edhe me dukuri tė reja ezoterike siē janė telepatia, dukuri tė subkoshiencės, parapsikologjia, reinkarnimi, shpjegimi i ėndėrrave, rite e kulte tė zeza; ezoterike janė pėrhapja e fallit, llotaritė, telebingot deri edhe firmat piramidale

 

 

            Kthesa nga monizmi ideologjik drejt pluralizmit demokratik pasqyrohet nė mėnyra tė shuamanėshme nė ndėrgjegjen dhe psikologjinė e shoqėrisė sonė, tė cilat po zhvendosen nė kahe tė reja. Pėr tė mos pėrsėritur dogma e kėndvėshtrime tė vjetėruara tė strukturės sė ndėrgjegjes psikologjike shoqėrore e individuale, ne zgjodhėm pėr diskutim njė fushė dukurish shpirtėrore e intelktuale, qė spikasin nė sfond tė zhvendosjes bashkėkohore tė tyre dhe qė kanė karakter problemor. E kemi fjalėn pėr dukuri tė kulturės okulte, qė ndryshe mund tė quhen dukuri ezoterike (nga greqishtja “ezoterikos”, qė do tė thotė “e fshehtė”, “e brendshme”). Nė kėtė fushė pėrfshihen dukuri tė mirėnjohura tė vjetra si: bestytni tė kota, paragjykime e supersticione tė lashta, praktika magjike, kulte e rituale sakrale, religjioze, nuska e amulete, mallkime e lutje, tė shtėnėt fall, pėrfytyrime mitike, astrologjia, alkimia, hiromantia, besimi nė syrin e keq”, nė forca tė zeza etj.

            Tė tilla dukuri quhen “ezoterike”, sepse pėrgjithėsisht nėnkuptojnė ekzistencėn e veprimin e forcave misterioze, qė nuk i pranon mentaliteti shkencor dhe qė parapėrcaktojnė fatin e njeriut ose tė bashkėsive shoqėrore.

            Tė tilla dukuri konsiderohen si bartėse tė njė fryme tė fshehtė, me tė cilėn lidhen ngjarje, veprime, pasoja (herė pozitive e herė negative) tė ēuditshme, tė habitshme, tė pashpjegueshme. Ata qė i ushtrojnė praktikat ezoterike njihen si mjeshtra tė njė komunikimi tė jashtzakonshėm me forca misterioze. Nė tė kaluarėn, por edhe sot ngaqė dijet e fshehta u kundėrqėndronin, si rregull, ortodoksisė ideologjike zyrtare dhe mentaliteteve shkencore e intelektuale, bartėsit e kėtyre “mjeshtėrive” ezoterike bashkoheshin nė shoqata tė fshehta ilegale, si ato tė pasuesve tė Pitagorės, masonerisė etj. Edhe bektashinjtė tek ne lidhjen midis tyre e mbėshtetin nė “Tė fshehtėn e Madhe”, e cila, nga sa e kemi hulumtuar, mbetet misterioze edhe pėr vetė pjesėtarėt e kėtij komuniteti fetar.

            Tė tilla dukuri e praktika ezoterike kanė ekzistuar dhjetra e dhjetra shekuj me radhė; valėt e ndikimit tė tyre herė janė ngritur e herė janė ulur, por pėrbėjnė njė prirje qė ka bashkėjetuar gati nė gjithė epokat e ekzistencės tė njerėzimit. Ato janė shpjeguar tradicionalisht si pasoja tė pashmangshme tė injorancės, tė obskurantizmit. Ky shpjegim i cekėt e i njėanshėm u jepej dukurive ezoterike (besimeve e supersticioneve tė kota) edhe nė kohėn e luftės sė ashpėr qė iu bė besimeve fetare nė vitet ‘60 tek ne; megjithė trysninė e shumanėshme dhe me masat represive qė u pėrdorėn, pas monizmit, rezultoi se dukuritė ezoterike nuk ishin zhdukur. Por edhe nė kushtet e sotme tė pluralizmit e tė sigurimit tė lirisė tė besimeve fetare, vihet re njė gjallėrim i dukshėm i kulturės okulte edhe me dukuri tė reja ezoterike, si me thėnė, bashkėkohore ose “moderne”, siē janė telepatia, dukuri tė subkoshiencės, parapsikologjia, reinkarnimi, shpjegimi i ėndėrrave, rite e kulte tė zeza; ezoterike janė pėrhapja e fallit, llotaritė, telebingot deri edhe firmat piramidale etj. S’ ka gazetė, qė tė mos u ofrojė lexuesve, krahas lajmeve tė ditės, edhe horoskopin; masmediat vazhdimisht pėrhapin lajme pėr Ufo, pjata fluturuese ekstrateresterė e komunikime jashtėplanetare. Tė tilla njoftime bashkohen nė njė rrymė me informacione pėr hulumtime tė reja shkencore mbi kozmosin dhe mbi tė fshehtat e tij. Madje edhe nė sfera tė politikės ose ekonomisė janė tė pranishme dukurit ezoterike, qė identifikohen me ngjarje tė papritura, qė qėndrojnė pėrtej shpjegimeve e mentaliteteve shkencore. Kush e besonte rėnien e murit tė Berlinit ose tė komunizmit, disfatat e superfuqive nė Vietnam, Afganistan, Irak? Njė ngjarje e papritur ishte rrėzimi i perandorisė, monarkisė mijavjeēare tė Iranit dhe realizimi i revolucionit tė Komejnit? Fenomene tė tillė nuk u nėshtrohen shpjegimeve tė vjetra tradicionale. Sigurisht, padituria, mashtrimi e favorizojnė gjallėrimin e dukurive ezoterike tė kohės sė sotme. Gjithsesi ato kėrkojnė njė shpjegim mė tė thellė, mė tolerant e bashkėkohor, sidomos kur konstatojmė se ato janė tė pranishme edhe te intelektualė, te njerėz tė arsimuar.

            Njeriu priret tė zbulojė shumė nga        ato fenomene qė i janė dukur mė pėrpara tė pashpjegueshėm,, misteriozė,            por nė kėtė rrughė ai i kapėrcen kufijtė e ekzistencės, realitetit. Cili i ka ditur nė kohėn e fillimit tė hulumtimeve tė para kibernetike se ku do tė ēonin oseku mund tė ēojnė mė tej ato? Njeriu pėr shekuj me radhė e pat ulur kokėn mbi Tokėn-Mėmė se aty gjente tė vetmen   bazė pėr ekzistencėn e tij, kurse tani fluturimet kozmike (me njeri osepa tė) i ēojnė mendimin e njohjen njerėzorwe drejt hapėsirash tė pafundme, pėrtej planetare. Studimet gjenetike nė fillimet e tyre dukeshin si hulumtime abstrakte, por ato shpunė nė inxhinierinė gjenetike, e cila e ka venė njeriun para problemesh tė rėndėsishme ekzistenciale tė frikshme, tė pashpjegueshme e tronditėse morale, juridike, filozofike e shkencore dhe shumė prej tyre nuk  ėshtė nė gjendje t’i sqarojė as shkenca. Nė kėtė kuadėr njeriu i drejtohet njohjes ezoterike, e cila nuk bėn tė vlerėsohet thjesht si rrugė mashtrimi sharlatanėsh, por edhe si kėrkim e meditim pėr dije tė reja.

 

            Ē’ i jep njeriut bashkėkohor njohja ezoterike?

            Sė pari, ajo vlen tė tolerohet si zhvendosje  e njeriut drejt botės sė tij tė brendshme, drejt vetvetes, drejt subjektivitetit, qė ėshtė realitet njerėzor. Se ē‘rėndėsi ka kjo prirje, do tė rikujtonja

shprehjen e famėshm “Njih vetveten!” tė Sokratit, qė ėshtė njė nga meritat mė tė shquara tė filozofisė antike. Njeriu e ndien se ndodhet brenda natyrės, kozmosit dhe realitetit objektiv shoqėror, por shumė gjėra tė kėtij raporti mbeten ende tė panjohura. Prandaj, ai e kupton se nė shumė drejtime bota e jashtme, domosdoshmėria natyrore e sociale janė mospėrfillėse, ndrydhėse, tė vrazhda ndaj vetėdijes sė individit, aspiratave, kėrkesave shpirtėrore individuale tė tij; dhe nė njė situatė tė tillė pėrpiqet t’i shpėtojė kėsaj trysnie tė jashtme, duke u zhytur nė vetvete, duke u interesuar e pranuar dukuri ezoterike. Njeriu mbyllet nė “qelinė e nėndheshme” (po tė pėrdorim termin e Dostojevskit) qė tė ruajė veten tė barabartė me vetveten, pėr shpėtimin e vlerave tė brendshme shpirtėrore. Bota e jashtme e kėrcėnon njeriun me tėrmete, suname, shtėrgata, pėrmbytje tė tmerrshme, e bėn tė palumtur, atėhere njeriut i duket se e bėn veten zot sendesh tė ndryshme qė e lumturojnė (me byzylukė, vathė, gjerdanė, amulete, nuska, kuklla) qė u beson se do t’i sjellin fat tė mirė dhe kėshtu e qetėsojnė e i krijojnė njė ndienjė kėnaqėsie, ekulibri , harmonie nė raport me forcat e jashtme tjetėrsuese. Pra, njohja e praktika tė caktuara ezoterike edhe nė qytetėrimin e sotmė modern mund tė shėrbejnė si rrugė qė forcon identitetin e subjektivitetit tė individit.

            Sė dyti, Njohja ezoterike ėshtė edhe lėvizje e zhvendosje e ndėrgjegjes sė individit drejt lirisė, njė shkalle virtuale ose reale tė lirisė sė brendshme. Regjimet autoritare diktatoriale u mohojnė individėve shumė tė drejta e liri dhe kėta ndihen ndaj forcė shtypėse shtetėrore tė pafuqishėm, por ruajnė fuqinė e lirisė sė brendshme. Ka individė qė nuk besojnė nė Zotin e feve, por mbajnė nė qafė njė kryq ose hajmali dhe pėr ta ėshtė shprehje lirie shpirtėrore, pavarėsie, mosnėnshtrimi.

            Sė treti, njohja ezoterike zhvillohet nė trajtėn e kėrkimeve hipotetike, propabalitetit, lojės sė rastėsive, determinizmit informativ, qė i gjallėrojnė pasionet pėr falle, lojra bixhozi, telesport, telebingo etj.. Nė situata tė tilla, dihet se propabiliteti i fitores sė njė bilete llotaria ėshtė shumė i vogėl, por mjafton ta dijė njeriu se qoftė njė biletė mund tė fitojė, atėhere gabimisht zotėruesi njė bilete e identifikon veten nė mėnyrė imagjinare me tė lumturin fitimtar, kurse realisht shumica e pjesėmarrėsve nė kėto lojra janė humbės, domethėnė fatkeq.

            Toleranca – tolerancė, por nuk bėn tė harrohen edhe rreziqet qė pėrmban forca tėrheqėse e dukurive ezoterike. Horoskopi njė ditė i paralajmėron fat tė mirė, por mund tė sjellė mėndjelehtėsinė e subjektit, qė humbet syēelėsinė, tregohet i pakujdeshėm dhe mund tė pėsojė aksident fatal. Midis viktimave tė aksidenteve ka shumė asish qė kanė qenė tė paralajmėruar nga horoskopi pėr ditė tė lumtura, tė cilėt pėrfundojnė nė fatkeqėsi edhe po tė kishin me vete, amulete, kuklla, kryqe e gjithfarė objekte tė tjerė ezoterikė. Kjo do tė thotė se njerėzit s’bėn t’ia lejojnė vetes tė bėhen nga besimet ezoterike lolo iluzionesh tė kota, madje edhe tė dėmshme. Sigurisht, kėshilla konkluzive ime nuk ėshtė aspak kėshillė pėr t’i ndaluar me dhunė praktikat ezoterike, por pėr ta ndihmuar cilindo besimtar tė praktikave ezoterike tė jetė i kujdeshėm, tė mos pranojė vetėm ndonjė pėrfitim iluzor prej tyre, por t’i njohė edhe rreziqet qė mund t’i sjellin njeriut ato, qė nga pėrvojat e njohjes ezoterike tė mos braktisė pėrvojat shkencore. Po t’i ndalonje me dhunė administrative praktikat okulte, do t’ishte njė lloj si tė ndaloje edhe matematikėn ose gjeometrinė, sepse njerėzit qė fitojnė dije shkencore nuk e kanė tė sigurtė tė bėhen tė lumtur nė jetė prej tyre, as fatkeqė. Ka njerėz qė vdesin tė lumturuar se janė nisur pėr nė Parajsė. Iluzion, sigurisht. Po a s’kish pėr tė qenė vrazhdėsi nga ana e ndonjė ateisti qė do tė pėrpiqej t’i zhdukte nė orėt e fundit tė jetės kėtė besim, qė tė mos bėhej pre iluzionesh tė pavėrteta?! Mos vallė ateisti

qė s’beson nė Parajsėn, vdes mė i lumtur? Veēse ka edhe ateistė, qė vuajnė duke besuar nė ca utopi jo mė pak iluzore. Toleranca ėshtė e domosdoshme ndaj individit, qė ēmon lirinė personale dhe qė priret tė bėjė zgjedhje me vullnet tė lirė, veēse nuk ėshtė pa rėndėsi tė aftėsohet pėr tė dalluar mirė zgjedhjet qė e ēojnė drejt lumturisė dhe ato qė e ēojnė drejt fatkeqėsish. Edhe liria ėshtė e ndryshme: ka liri qė e afron individin tek vlerat autentike shpirtėrore, ka edhe liri qė ia vjedh lirinė individit, duke e bėrė viktimė paragjykimesh e supersticionesh tė kota. Me gjithė kėtė, toleranca ėshtė kusht i domosdoshėm pėr tė siguruar lirinė e individit dhe tė zgjedhjeve tė moralshme tė tij.

(Nga revista "Milosao")