Kultura e tė shprehurit me gojė apo shkrim, ėshtė mė shumė se dhunti, jo
gjithmonė e lindur, mė shumė e kultivuar nga pėrvoja e jetės, mbėshtetur mbi
pėrgatitjen profesionale, intelektuale, akademike etj. Pa dyshim, paraqitja
enorme e kėsaj dhuntie, pasqyron edukatėn familjare dhe ambientin nga ku
ai/ajo ėshtė rritur dhe edukuar.
Paraqitje kjo, qė nė zanafillė ngėrthen shtresat me njė kulturė tė ngritur
shoqėrore, tė cilat janė nė koherencė tė qėndrueshme mes raporteve njerėzore
tė komunikimit social, ekonomik, filozofik, politik etj. Vlerė e ēmueshme
kjo pėr stadin e njė shoqėrie nė zhvillim. Megjithatė, paaftėsia e
zbėrthimit tė tė shprehurit si mision, qėndron edhe pėr faktin e nėnēmimit
apo mbivlerėsimit tė palės kundėrvėnėse. Prandaj, jo gjithsecili di tė
shprehet, pėrkundėr vullnetit tė mirė tė tij, po aq sa, jo gjithė secili ka
kulturė pėr tė dėgjuar dhe tė mėsoj nga dėgjimi i tjetrit me vėmendje, qė i
thonė tė zėnit mėsim!
Veē kulturės sė tė shprehurit, njė vend po aq tė rėndėsishėm e zė edhe
kultura e dėgjimit. Tė gjithė ata qė kanė durim dhe urti pėr tė dėgjuar
palėn bashkėbiseduese, kanė shkallė tė lartė ngritjeje dhe edukimi, mbi tė
gjitha, kanė njė gjendje tė lakmueshme psikologjike mbi bazėn e sė cilės,
ata formojnė konceptin e vlerėsimit logjik mbi palėn qė debaton, apo
shprehet.
Pėr fat tė keq, mangėsinė fataliste tė tė shprehurit dhe tė tė dėgjuarit e
hasim pėrditė nė debatet e analistėve, pėrmes mediave tona, ku nuk di as
kush pyet e as kush pėrgjigjet, nuk di kush fletė e kush dėgjon, ku tė
gjithė falsin pėrnjėherėsh , ku tė gjithė pėrgjigjen pėrnjėherėsh, ku
krijohet njė kakofoni zėrash, ku nuk e merr vesh askush askėnd!...
Grupin e tretė e pėrbėjnė ata qė argumentin e shprehjes e mbėshtesin mbi
argumentin e forcės, qė ēirren e zhurmojnė me njė paraqitje vulgare, ku fare
ēartė vėrehen simptomat e ērregullimit deri nė shkallė averzionit organik.
Ky grupim ėshtė i yshtur pėr tė bindur tė tjerėt dhunshėm se vetėm ata kanė
tė drejtė!, gjendje shpirtėrore kjo, qė ka tendencė tė anojė mė shumė nga
manitė e ndryshme qė pamundėsojnė realizimin e konceptit tė njė dialogu tė
kulturuar e social. Pėrderisa mediat tona, me vetėdije, gjejnė hapėsirė edhe
pėr kėtė grupim, nuk pėrjashtohet mundėsia se edhe ato, janė prekura nga
manitė e ndryshme qė anojnė mė shumė nga injoranca moderne!

Grupim tjetėr pėrfshin tė gjithė ata, qė botėn e shohin vetėm pėrmes
prizmave tė interesit personal, mbi kėtė prizėm, ata asnjėherė nuk e mbrojnė
dhe nuk e thonė realitetin. Kjo kategori shoqėrore, nuk zgjedh mjete pėr tė
arritur qėllimin!, pėr tė ruajtur pozitat e veta aktuale nė shoqėri! Ata nė
ēdo kohė, nė mėnyrė permanente, janė me secilin - dhe njėkohėsisht kundėr
secilit!, natyrisht kur ėshtė nė pyetje pozita personale, qoftė edhe nė kohė
pushtimi!...
Pėr mė keq, kjo kategori shoqėrore, nė kohėn e pluralizmit sot, ėshtė me
secilin dhe njėkohėsisht kundėr secilit!, kėta, janė emra tė lakueshėm dhe
amorf, aspirata e tyre e vetme ėshtė: interesi personal mbi tė gjitha!
Ėshtė fat i madh qė bota nuk sillet rreth boshtit tė manisė individuale, ajo
ka ligjet e veta dialektike, dhe nuk falė askėnd. Ne, njė ditė do tė jemi
numra nė zbritje, sa pak jemi tė vetėdijshėm pėr numrat dhe shumėzimin e
tyre me numra njerėzish, tė cilėt dikur moti kanė kaluar nė kohė e nėpėr
kohė, as mė shumė e as mė pak se numra!...
CH - 13.04.2020
|