.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

Parapsikologji - KULTURA THEMELORE MBI MEDICINĖN E BANIMIT (2)

Shkruan: Hydajet BYTYĒI

Shėndeti ėshtė edhe ēėshtje banimi      

KULTURA THEMELORE MBI MEDICINĖN E BANIMIT (2)

        Sa u pėrket mjeteve tė cilat njeriu i pėrdori gjatė historisė sė zhvillimit tė vet pėr zbulimin e rrezatimeve tė padukshme, ato sot mund tė jenė tė ndryshme. Por dikur janė pėrdorur vetėm thupra drunjsh tė ndryshėm me tė cilat njeriu i lashtė i ka zbuluar ujėrat nėntokėsore.

 

 

            Pasojat patologjike tė rrezatimeve negative

 

            Ato provokojnė shtangime nė shpinė, qafė, pas koke. Dhembje nė kafazin e kraharorit, pa shkaqe tė njohura nga aspekti medicinal. Shkaktojnė migrena kėmbėngulėse. Ushtima nė vesh. Marramendje tė pashpjegueshme. Pagjumėsi, pa shkaktarė tė justifikueshėm nga aspekti medicinal. Shkaktojnė lodhje tė pėrhershme. Dobėsim tė shėndetit, ērregullime tė rėndomta funksionale, shqetėsime, dridhje, ndjenja se po bie nė ēastin kur hyn nė gjumė, ndjenja e shpeshtė se ke nevojė me urinue, shputat e ftohta, shuplakat e duarve tė ftohta, rrahjet e zemrės tė ērregulluara, ėndrrat e trishtueshme, kėrcitjet e dhėmbėve natėn, zgjimet e hershme, ndjenja e rrejshme se po tė rrahė era, lodhja e papėrcaktuar...

Mund tė ketė edhe ērregullime tjera funksionale, siē janė: Astma, djersitja e tepruar pa shkak, depresioni i fortė nervor, neuralgjitė, sėmundjet e rėnda apo shumė tė rėnda, si: Shkatėrrimi i veshkave, atakimi i sistemit nervor qendror si dhe i atij vegjetativ, qė ėshtė viktima mė e ndjeshme e zonave patogjene.

            Dhe kjo nėnkupton molisjen, shterjen totale, nervozėn e pashmangshme, lodhjen kronike, dhembjen e ijeve etj.

            Grindjet permanente, pa ndonjė shkak tė arsyeshėm. Mungesat permanente tė disponimit. Pagjumėsia (pa shkaqe tė justifikueshme). Tė gjitha kėto, e tė tjera, mund tė jenė pasoja tipike tė zonave tė ashtuquajtura patogjene, nė tė cilat flemė apo qėndrojmė pėr njė kohė tė gjatė...

            Fėmijėt e vegjėl janė fort tė ndijshėm nė zonat patogjene. Ata nėse nuk janė tė lidhur, i japin zor, shkėpurdhin pa ndėrprerė pėr t’u larguar nga ajo pikė gjeopatogjene, nė tė cilėn ndodhet pa fajin e tyre, por nga mosnjohja njerėzore. Thjesht, fėmija i vogėl nė vendet e tilla, nuk rehatohet, nuk qetėsohet, s’mund tė jetė i qetė; shkėpurdhin, qajnė dhe nuk rehatohen.

            Domethėnė, nė ato raste kur njeriu ėshtė i atakuar nga rrezatimet e dėmshme e negative, njeriu ėshtė i sėmurė, por nuk dihet pse, nuk dihet se ēfarė ka. Ndikimi ėshtė i padukshėm, nė planin subtil. Lufta kundėr tė keqes sė padukshme duhet tė bėhet, por barnat janė tė pafuqishme. Natyrisht, duhet mėnjanuar shkaqet e padukshme, gjė qė nėnkupton se ēdo person me shėndet tė dobėt, tė cilit nuk i ndihmon as shėrimi mė i mirė i mundshėm, duhet tė kėrkojė ndihmėn e radiestezistit kompetent. Sepse trupi ka arsyet e veta pėr tė cilat arsyeja nuk di.

            Ne pa dyshim se jemi nė shtjellė rrezatimesh tė ndryshme, qofshin tė mira apo tė kėqija; por ne shpesh mund tė jemi shėnjestra agresionesh dinake, ku shėndeti ynė mund tė bie viktimė e tyre, e ne tė mos jemi fare tė vetėdijshėm. Prandaj, nuk guxojmė ta injorojmė rėndėsinė e njohjes sė ambientit. Domethėnė, ėshtė shumė me rėndėsi ta njohim ambientin e shėndoshė, nga i cili nė mėnyrė korelative tė shumėfishtė varet jeta jonė.

            Kjo kėrkesė imediate nuk ėshtė gjė e re, megjithatė. Kėto preokupime i kishin edhe nė kohėt e lashta, njerėzit e lashtė. Ēdo gjė mund tė jetė burim i sė keqes, ashtu siē mund tė jetė burim i sė mirės. Edhe nė popullin tonė janė dėgjuar plakat e hershme tė thonė “ ruana Zot, toka ėshtė pllamė-pllamė”.

 

            Prandaj, duhet tė kemi parasysh

 

            Pra, duhet ta kemi parasysh sidomos ndėrtimin e shtėpive – si dhe me ēfarė materiali po e ndėrtojmė. Duhet t’i kemi nė konsideratė sidomos pozicionet e mureve, qė tė jenė nė harmoni tė plotė natyrore magnetike. Duhet ta kemi nė konsideratė formėn e objektit; deformimet e formės shkaktojnė rrezatime jo tė mira. Duhet ta kemi nė konsideratė materialin nga i cili po ndėrtohet shtėpia. Pėr shembull, betoni – qoftė si betonarme apo vetėm beton, ėshtė pėr jetėn njerėzore material jo shumė i dobishėm nė kuptimin e shėndetit. Por, sot, ai, pak nga pak, po e mbulon mbarė rruzullin tokėsor. Kėto kthina tonat, mbase tė tmerrshme nė kuptimin shėndetėsor, ērregullojnė nė vazhdimėsi shėndetin e trupit dhe ekuilibrin e shpirtit. Siē thotė njohėsi i mirė i kėtyre gjėrave, Zhak La Maja, ndėrtesat prej betoni dhe ēeliku veprojnė si kafazi i Faradejit. 

            Duhet tė kihet kujdes nė elemente tė ndryshme komfori, tė cilat mund tė emitojnė rrezatime jo tė mira.

            Ka, pra, kėtu njėfarė loje, qė ėshtė e padukshme, por e pranishme. Pra, shėndeti ynė apo sėmundja jonė ėshtė edhe ēėshtje e banimit.

 

            Si mund t’i ndihmojmė vetes?

 

            Duke i pasur parasysh tė gjitha kėto, ne mund t’i ndihmojmė vetes nė planin preventiv. Ka raste kur njė ndėrrim i thjeshtė i vendit tė krevatit, nė tė cilin flemė, apo i vendit tė punės ku rrimė pėr kohė tė gjatė, ta zėmė ku e kalojmė njė tė tretėn e ditės, mund ta ndryshojnė jetėn tonė.

            Nė vendet e zhvilluara tė botės, njerėzit gjithnjė e mė tepėr i besojnė radiestezisė dhe konsultohen, thjeshtė bashkėpunojnė me radiestezinė.

            Kjo veprimtari ka edhe dimensionin e vet shoqėror. Sepse, kur njerėzit flenė dhe rrinė nė vende tė pėrshtatshme, ata mė rrallė ose mė pak do tė sėmuren; domethėnė janė mė tė shėndoshė, prandaj janė edhe mė tė dobishėm nė aspektin shoqėror.

 

            Ēfarė nėnkupton shtėpia jo e shėndoshė  nga aspekti radiestezik?

 

            Ajo mund tė jetė e kthyer gabimisht, jo nė harmoni me polet natyrore magnetike. Bodrumin mund ta ketė tė lagėsht, pa rrymim tė duhur ajri. Mund tė jetė e ndėrtuar nga materiali jo i shėndoshė; e thamė se armatura metalike e shndėrron atė nė kafaz tė Faradejit. Forma e ndėrtimit tė shtėpisė mund tė jetė asimetrike dhe jo e rregullt. Trafostacioni i rrymės elektrike mund tė jetė nė afėrsi. Largpėrēuesit e rrymės elektrike kalojnė mbi kulmin e vendbanimit tonė. Deformimet e formės sė mureve, tė kulmit, po ashtu mund tė shkaktojnė rrezatime jo tė mira. Ua shto kėtyre edhe betonarmenė, shumėsinė e gypave (sidomos ata nga bakri apo plumbi), kabllot e rrymės, kabllot televizive, aparatet elektrike, ekranet televizive, mobilet e vendosura nė disharmoni me hapėsirėn, unazat e ndryshme, gurėt e ēmueshėm tė lashtė etj.

            Materialet sintetike, dhe plastika nė pėrgjithėsi, krijon elektricitet statik – nuk ėshtė material fare i dobishėm pėr shėndetin tonė. Po ashtu, gurėt e ēmueshėm mund tė jenė akumulatorė tejet tė fuqishėm tė energjisė, shkaku i rėndėsisė qė u kanė kushtuar njerėzit tjerė; ata akumulojnė energji gjatė shekujve. Rrezatimi i tyre mund tė jetė mirėbėrės apo keqbėrės, varėsisht nga energjia qė kanė akumuluar.

            Paramendojeni tash njė tempull zen-budistėsh, bėrė vetėm nga guri e druri, vendosur nė vendin e duhur, nė harmoni me polet natyrore magnetike, pa betonarme, pa elektrondotje – ēfarė qetėsie tė lartė shpirtėrore do tė na sillte!

            Nga tė gjitha format e kulmit tė shtėpisė, kulmi nė formė piramide ėshtė tepėr bamirės, i shėndetshėm. Nga materiali ndėrtimor, pėr shembull, ėshtė hequr pothuajse tėrėsisht druri dhe guri, dy materialet themelore tė dikurshme dhe shumė tė shėndosha. Ka mbijetuar, si tė thuash, vetėm tulla.

            Duhet t’iu kthehemi pėlhurave natyrore, leshit, pambukut etj., tė atyre materialeve tė veshmbathjes qė i kishim dikur, por qė pėr arsye tė ndryshme janė nė eliminim e sipėr. Por, edhe kėto materiale tė mira veshmbathjeje, mirėbėrėse si t’u themi, mund tė jenė tė ‘ulura’ nė rrezatime tė dėmshme, tė cilat i ka emituar ndonjė person i sėmurė rėndė, nėse i ka mbajtur para nesh. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr mikrobet, por pėr aurėn e njeriut, e cila e mbushė objektin e caktuar me energji tė ligė, qoftė pėr tė gjithė, qoftė vetėm ndaj personave caktuar.

 

 

            Zbulimi i rrezatimeve – si bėhet ai?

 

            Ka shumė mėnyra pėr zbulimin dhe njohjen e rrezatimeve negative. Dy janė kryesoret: me anė tė shtazėve, shpezėve dhe insekteve apo me anė tė mjeteve tė ndėrtuara nga mendja dhe dora e njeriut.

            Pėr shembull, nga praktikat radiestezike ėshtė e njohur se qeni dhe disa lloje shtazėsh tė tjera, largohen nga vendi me rrezatime negative.

Lejlekėt dhe dallėndyshet sistematikisht gjurmojnė rrezatimet e mira, bamirėse, miradashėse, pėr jetėn dhe shėndetin e krijesave tė gjalla.

            Sakaq, milingonat, sidomos milingonat e mėdha, tė zeza, mė shumė i preferojnė vendet me rrezatime tė negative, tė pavolitshme pėr njeriun.

            Pothuajse tė gjitha bimėt reagojnė nė rrezatimet e dėmshme. Ato vdesin ngadalė nė agoninė e tyre tė qetė nėn ndikimin e kėtyre pushtuesve tė padukshėm, por tė vėrtetė.

            Gati tė gjitha shtazėt ikin nga zonat patogjene: dhentė, lopėt, kuajt, qentė, minjtė. Pėrjashtim bėjnė macet, tė cilat, sipas radiestezistėve, zgjedhin pikėrisht vendet e tilla. Lepujt dhe pulat nė zonat patogjene janė shumė tė ndjeshėm. Lepujve, pėr shembull, iu bien qimet, lėvizjet i kanė tė ngathėta. 

            Sa u pėrket mjeteve tė cilat njeriu i pėrdori gjatė historisė sė zhvillimit tė vet pėr zbulimin e rrezatimeve tė padukshme, ato sot mund tė jenė tė ndryshme. Por dikur janė pėrdorur vetėm thupra drunjsh tė ndryshėm me tė cilat njeriu i lashtė i ka zbuluar ujėrat nėntokėsore. Sot, mjetet themelor mund tė merren: lavjerrėsi dhe thuprat metalike, tė cilat pėrdoren me sukses pėr zbulimin e rrezatimeve tė ndryshme tė padukshme.

            Puna me lavjerrės dhe thupra metalike ėshtė metoda mė e mirė dhe mė e pėrshtatshme pėr zbulimin e rrezatimeve -  qofshin ato tė mira apo negative, respektivisht tė zonave patogjene.

            Thuprat metalike janė tė pėrshtatshme mė tepėr pėr punė nė terren, kurse puna me lavjerrės mund tė aplikohet edhe nė terren, por ėshtė e pėrshtatshme sidomos nė tavolinė, pėr punėn nė plane e skica tė terrenit tė bėra enkas pėr hulumtim radiestezik.

            Puna me plane shpeshherė ėshtė mė precize dhe mė e pėrshtatshme pėr hulumtime tė ndryshme pėrgjithėsisht.

 

            Sa lloj rrezatimesh negative kemi?

 

            Kemi dy lloj rrezatimesh negative:

            Rrezatimet negative konkrete, e qė nėnkuptojnė tė gjitha rrezatimet qė kanė njė burim konkret; domethėnė, rrjedhin nga “diēka” , ta zėmė rrezatime qė burojnė nga rrjedhat e ujėrave nėntokėsore, nga largpėrēuesit e tensionit tė lartė tė rrymės, nga damari i xeherores, nga boshėsitė nėntokėsore e tjera e tjera.

            Rrezatimet negative abstrakte, tė cilat, pėr dallim prej tė parave, nuk burojnė prej “diēkahi”, por prej dikujt. Kush ėshtė ai dikushi? Natyrisht, siē mund tė nėnkuptohet ai ėshtė person i mbushur urrejtje, zemėrim, mllef ndaj teje.     

 

            Cilat do tė ishin masat mbrojtėse nga rrezatimet negative?

 

            Nė radhė tė parė mund tė pėrmendim vullnetin e fuqishėm sugjestiv, nė kuptimin e afirmimit tė paqes, gėzimit, shėndetit, harmonisė. Por, kur jemi tek afirmimet pozitive, duhet tė theksohet se gjithmonė sugjestioni duhet tė jetė i formuluar pozitivisht, me pėrmbajtje pozitive; pėr shembull nuk do tė duhej tė thuhej  “nuk po i pranoj rrezatimet e dėmshme”, ta zėmė, por mė mirė do tė duhej tė thuhej: “pa ndalė po marr rrezatime bamirėse, tė mira, tė dobishme...”

            Mandej, mendimi konstruktiv dhe dashuria pėr ēdo krijesė tė gjallė ėshtė neutralizimi mė i mirė i rrezatimeve tė dėmshme, negative, qė quhen rrezatime abstrakte, e qė vijnė nga njerėzit qė nuk na e donė tė mirėn dhe qė, ndonjėherė, tė koncentruar fuqimisht, me vetėdije apo pa vetėdije, na dėrgojnė rrezatime tė kėqija tė cilat mund tė ndikojnė shumė nė qenien tonė. Ato sa mė tepėr qė tė na atakojnė, aq mė shumė na sjellin fatkeqėsi.

 

            Ē’duhet tė dimė sa i pėrket pozicioni tė shtratit

           

            Koka duhet tė jetė e kthyer kah veriu, por kjo vlen pėr personat e shėndoshė. Pėr personat e sėmurė, apo tė dobėt nga shėndeti, preferohet qė - kur binė – kokėn ta ketė tė kthyer ka lindja. Besojmė se duhet t’i kemi parasysh kėto kėrkesa, pasi qė na ėshtė tė gjithėve i njohur fakti se sė paku njė tė tretėn e jetės sonė e kalojmė pikėrisht nė shtrat. Prandaj, pėr tė bėrė gjumė tė qetė, tė thellė, tė kėndshėm – duhet tė mos i injorojmė edhe rrezatimet e dėmshme – konkrete e abstrakte – e as pozicionin e krevatit.

            Pra, mundėsisht duhet tė jemi tė vendosur nė zonėn neutrale tė rrezatimeve. Koka mundėsisht, pėr aq sa na lejojnė kushtet e rrethanat, duhet tė jetė i kthyer kah veriu apo lindja, jo kah jugu e aq mė pak kah perėndimi. Shtrati mundėsisht duhet tė ketė sa mė pak apo aspak materiale metalike. Nė dhomėn e fjetjes mundėsisht duhet tė kemi sa mė pak apo aspak elemente metalike, sidomos pranė shtratit, respektivisht pranė kokės. S’duhet tė kemi kurrfarė aparatesh elektromagnetike pranė shtratit apo nėn shtrat. S’duhet tė kemi masa metalike pranė krevatit apo nėn krevatin tonė. Tė mos kemi pranė shtratit kurrfarė aparati tė kyēur elektrik. Tė mos jetė shtrati i vendosur mbi rrjedhėn e ujit nėntokėsor. Gypat e nxemjes qendrore tė mos kalojnė nėpėr dhomėn e gjumit...

            E prej tė gjitha kėtyre, nėpėr dhomat tona apo pranė shtratit tonė kemi nga tė gjitha nga pak, prandaj edhe shkruhen libra e mbahen ligjėrata tė kėtilla.

 

            Mjetet absorbuese tė rrezatimeve negative  qė mė sė shumti mund tė ndihmojnė

 

            Element i mrekullueshėm absorbues ėshtė vaji i ngrėnies. Pastaj, shkumėsi, kripa e detit, qė po ashtu ėshtė absorbues i mirė. Kėto, qoftė si tė veēanta, qoftė tė kombinuara, mund tė vendosen mbi rrezatimet vertikale. Duhet tė pėrcaktohet mirė vendi, pikat gjeopatogjene, dhe tė pėrcaktohet saktė sasia e absorbuesve. Mandej ka metale fisnike tė cilat i absorbojnė rrezatimet e dėmshme e negative. Ato mund tė ndėrtohen apo tė blihen tė gatshme.  Pėr kėto duhet tė kujdeset radiestezisti.    

            Pėr ēdo gjė, gjithmonė, gjendet zgjidhja, vetėm nė qoftė se ajo me kėmbėngulje kėrkohet, - thonė tė urtit. Nuk mund tė gjejė zgjidhje vetėm ai qė nuk do. Fjala e urtė thotė: “S’ėshtė askush mė i shurdhėr, sesa ai qė nuk dėshiron tė dėgjojė; dhe s’ėshtė askush mė i verbėr sesa ai qė nuk do tė shohė.”

 

            Nga libri “Libėr mbi shpirtin dhe mendjen - ēelėsi i pėrndritjes”

 

 (1)