Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 2 - KUR FILLON DHE PĖRFUNDON ADOLESHENCA? (3)

Shkruan: Ndue KAZA

KUR FILLON DHE PĖRFUNDON ADOLESHENCA? (3)      

         Lindja e ndjenjės sė tė rriturit varet nga mjedisi nė tė cilin rritet adoleshenti, shfrytėzimi i kohės, veprimtaritė nė tė cilat pėrfshihet, dhe pavarėsia qė zotėron, e krahasuar kjo edhe me moshatarėt e tij. Rol kyē nė kėtė fushė ka sistemi i marrėdhėnieve nė tė cilat ėshtė pėrfshirė fėmija, pranimi apo mospranimi i tij nga prindėrit, mėsuesit dhe moshatarėt.

 

 

            Pėrpjekje pėr sisteme sjelljesh tė reja

 

            Adoleshenti e zhvillon konceptin pėr veten dhe pėr tė tjerėt pikėrisht pėr faktin se nė kėtė moshė kanė rėndėsi dhe vlerėsohen lidhjet e raportet e panumėrta shoqėrore. Ky koncept ėshtė i shoqėruar me zhvillimin e ndjenjave tė natyrave tė ndryshme. Shumė studiues mbėshtesin teorinė e evolimit tė vetvetes tė karakterizuar nga njė vazhdimėsi pėrvojash dhe zbulimesh, ku ēdo njėra prej tyre mund tė shmanget duke zgjedhur diēka tjetėr mė tė re. Nė praktikė kjo ėshtė mėnyra e funksionimit tė ēdo njeriu. Dėshira pėr ndryshim tė vazhdueshėm zė vendin e qėndrueshmėrisė qė mbisundonte mė parė. Nė adoleshencė dallohen qartė karakteristika tė tilla, si: paqartėsia, lėkundshmėria, mosvendosmėria, humbja nėpėr qindra mendime dhe ide tė ndryshme.

            Nėse raportet shoqėrore tė fėmijėve bazohen nga largėsia qė kanė, apo nga aftėsitė fizike, kjo lidhje mund tė mbarojė nė momentin kur fėmijėt fillojnė tė frekuentojnė shkolla tė ndryshme. Hap pas hapi me rritjen zhvillohet dhe koncepti i kohės. Tashmė  njė shok ėshtė ai me tė cilin kalojnė njė etapė kohore tė rėndėsishme, me tė cilin ndahen tė mirat e tė kėqijat pa formuar pakėnaqėsi, por afrimitet, besueshmėri e ndėrsjellė etj. Aftėsia dhe mundėsia e tė folurit, e shkėmbimit tė pikėpamjeve pėr gjėra tė rėndėsishme dhe tė parėndėsishme etj., pėrbėjnė bazėn dhe themelin e shoqėrisė sė vėrtetė tė adoleshentėve. Problemet e shumta qė lindin nė kėtė etapė, pėr cilėsinė e shoqėrimit, kėrkojnė tė trajtohen me kujdes tė veēantė, larg recetave tė gatshme. Mė tepėr vlerė merr nė raste tė tilla ndėrgjegjėsimi dhe bindja. Kėshillat, urdhrat, diktati dhe moralizimet jo nė pak raste janė me pasoja negative. Ato ngjallin pakėnaqėsi tė brendshme dhe nė momente tė caktuara sjellin kundėrveprimin e tė rinjve.

            Nė praktikė, tė vegjėlit e pranojnė nė heshtje faktin qė prindėrit dhe mėsuesit tė jenė autoritarė, duke i dhėnė kėsaj njė nuancė tė pranueshme apo mė tė rėndė se kaq. Ndėrsa tė rinjtė nuk e shohin mė veten nė kėtė nivel. Ata e dinė se duhet vetėm tė ndjekin rregullat pėr tė qenė brenda normave, pra e pranojnė nė formė tė bėjnė ēfarė u thonė tė tjerėt. Prandaj pėrpiqen nė shumicėn e rasteve qė t’i pėrcaktojnė sa tė jetė e mundshme vetė rregullat, veprimet dhe mėnyrat e sjelljes. Falė  kėtij zhvillimi, nuk janė tė pakta rastet nė tė cilat adoleshentėt pėrfytyrojnė dhe pėrpiqen tė praktikojnė sisteme sjelljesh shoqėrore tė reja pėr tė shmangur e pėr tė kapėrcyer padrejtėsitė, tė cilat i vlerėsojnė si tė tilla nė jetėn e pėrditshme. Prandaj ata gjithnjė luftojnė tė ndėrtojnė me shumė pasion njė shoqėri sa mė tė drejtė dhe mundėsisht tė barabartė pėr tė gjithė. Ky idealizėm njerėzor bie ndesh me moralin qė ndeshin nė shoqėri, i cili jo rrallė ėshtė i zhveshur nė njė farė mase nga humanizmi, toleranca dhe mirėsia. Autoriteti i prindėrve dhe mėsuesve ėshtė mirė tė kuptohet qartė; tė trajtohet e tė pėrceptohet ai si diēka e drejtė nė kuptimin relativ tė kėtij koncepti, pėr tė shmangur keqkuptimin me njė autoritet tė rremė, tė detyruar e dhunues, i cili nuk buron nga mirėkuptimi dhe toleranca, por lind mbi bazėn e nėnshtrimit tė padiskutueshėm. Prindėr qė fitojnė njė autoritet tė tillė, pra qė kėrkojnė nėnshtrim tė plotė tė fėmijėve tė tyre, kanė prirje ndėshkuese dhe agresive. Ata pėrpiqen t’i bindin fėmijėt me tė bėrtitur, me ulėrima.

            Nėpėrmjet dhunės pėrpiqen t’i mėsojnė ata qė tė zgjidhin e tė pėrballen me problemet e jetės. Dhuna brenda familjes ēon nė dhunė, prandaj nė familje tė tilla prodhohet edhe pėrqindja mė e lartė e prindėrve tė ardhshėm abuzues dhe tė kontigjenteve tė tė rinjve tė pėrfshirė nė krime. Kėtu do vėnė nė dukje se edhe kujdesi i tepruar dhe shfaqjet e ngushta emocionale nė mėnyrė tė vazhdueshme, nuk janė tė frytshme, sepse nxisin pasivitetin, varėsinė dhe shkaktojnė vėshtirėsi komunikimi nė mjedise jofamiljare. Edukimi nėpėrmjet kontradiktave nė marrėdhėniet prind-fėmijė ka pasoja negative, tė cilat pasqyrohen nė zhvillimin e pėrgjthshėm tė personalitetit tė tė riut. Prandaj kėmbėngulet qė raportet nė marrėdhėniet familjare ėshtė e domosdoshme tė ndėrtohen drejt. Ato kėrkohet tė jenė tė ndėrsjella, ku, pėrveē kontrollit, merr vlerė vemendja e kujdesi pėr fėmijėn, dashuria, respekti, pranimi dhe trajtimi i tij sipsas veēorive individuale moshore. Fėmija mėson nga shembulli, nga modeli qė i jepet nė ēdo moment, por ai ka nevojė tė lejohet tė rritet edhe siē dėshiron, me njė pavarėsi tė arsyeshme, e cila ēliron energji e zhvillim

 

            Lindja e projektit pėr jetėn

 

            Psikologu amerikan Stanley ka argumentuar shkencėrisht, ndėr tė tjera, edhe shumė veēori tė adoleshencės. Ai, duke vėnė pėrballė njėra-tjetrės botėn e fėmijės dhė tė adoleshentit, e ka pėrcaktuar kėtė tė fundit, pra botėn e adoleshentit, si lindje e re apo rilindje. Kjo ndodh se nė kėtė moshė ėshtė koha e ndryshimeve dhe e shpėrthimeve tė mėdha, tė menjėhershme, tė cilat pėr nga pėrmasat e shpejtėsia e veprimeve dhe tė dukurive, mund tė krahasohen me vėrshimin e rrėmbyeshėm tė njė katarakti.

            Ajo qė mė parė dukej si njė ėndėrr, papritmas ėshtė bėrė realitet, fillon tė marrė trajta tė vėrteta, lind projekti i ri, qė i pėrket tė ardhmes sė afėrt, jetės. Fėmija ėshtė i orientuar kryesisht drejt botės sė jashtme dhe dukurive tė saj tė shumta, ndėrsa adoleshenti ėshtė i interesuar mė shumė drejt zhvillimit tė njė jete tė brendshme, pra tė unit, qė ka karakter intensiv. Kjo realizohet nė bazė tė aftėsisė sė autoeksplorimit, kapėrcimit, kalimit nga njėra tek tjetra, tė cilat vijnė shpesh edhe nė mėnyrė dramatike. Pėr kėtė arsye, etapa e adoleshencės ėshtė gjithėnjė e shoqėruar me ndjenja e vėshtrime tė kundėrta, me gjendje shpirtėrore herė entuziaste, herė pasive, e fjetur. Kalimi i menjėhershėm nga njėra gjendje nė tjetrėn shkakton edhe trauma. Prandaj vėmendja e edukatorėve kėrkohet tė pėrqendrohet, sė pari, nė shmangien e faktorėve qė i krijojnė ato. Ndėrsa nė rastet kur ndodhin, ėshtė e domosdoshme tė mbahen nėn kontroll tė plotė pėr tė ulur sa tė jetė e mundshme ndikimet e tyre negative.

            Kjo mėnyrė vėshtrimi e pėrjetuar nga brenda, por edhe shoqėrimi me tė tjerėt dhe me botėn nė marrėdhėnie tė shumėllojshme provokon, pa dyshim, njė farė pėrhumbjeje, shpėrndarjeje, e cila, nėse manifestohet pėr njė kohė tė gjatė, e bėn adoleshentin tė paaftė tė zgjedhė nė jetė njė rrugė tė tijėn. Kjo shpjegohet edhe me faktin se ēdo zgjedhje qė bėn, i jep atij pėrshtypjen, qoftė edhe iluzive, se po humbet njė sėrė mundėsish, tė cilat i dalin pėrpara dhe qė mbeten pa u shfrytėzuar. Megjithatė, edhe tė shmangurit, edhe tėrheqja pėrballė zgjedhjeve, sjellin njė lloj shpėrndarjeje apo pamundėsie pėr tė provuar e pėr tė vepruar nė realizimin e projekteve rreth vetes dhe vendit qė i takon tė zėrė nė botėn qė e rrethon. Prandaj kėrkohet vendosja e njė baraspeshe dinamike nė kėtė drejtim.

            Lindja e ndjenjės sė tė rriturit varet nga mjedisi nė tė cilin rritet adoleshenti, shfrytėzimi i kohės, veprimtaritė nė tė cilat pėrfshihet, dhe pavarėsia qė zotėron, e krahasuar kjo edhe me moshatarėt e tij. Rol kyē nė kėtė fushė ka sistemi i marrėdhėnieve nė tė cilat ėshtė pėrfshirė fėmija, pranimi apo mospranimi i tij nga prindėrit, mėsuesit dhe moshatarėt. Zbulimi i botės sė brendshme dhe pėrjetimet e thella nė marrėdhėniet e reja ndikojnė pėr vetėnjohje tė pėrshkallėzuar, nė tė cilėn ka jo pak edhe doza pasioni. Evolucioni i vetes, nė raste tė tilla, merr rėndėsi tė veēantė. Ai merret dhe pėrforcohet si njė vazhdimėsi pėrvojash dhe eksplorimesh, ku secila prej tyre mund tė braktiset pėr tė parapėlqyer apo pėr tė pėrqafuar njė tjetėr. Kėshtu krijohet njė nga mėnyrat tipike tė tė funksionuarit tė jetės njerėzore nė epokėn tonė, nė tė cilėn nxitja e ndryshimit tė krijon idenė e tė duket se ka zėnė vėndin e qėndrueshmėrisė, tė jetės sė rregullt. Kjo dukuri ėshtė e lidhur edhe me paqartėsinė shpėrndarėse, e cila pėrbėn njė nga tiparet mė tė dallueshme tė adoleshencės. Krijimi i pėrfytyrimit pėr njė model tė ėndėrruar apo pėr njė formė tė plotė tė projektit shoqėrohet me interesa intelektuale e estetike, me shfaqjen e padurimit dhe me prirjen pėr pavarėsi prej tė rriturve.

 

 

            Formimi i identitetit

 

            Nė lidhje me formimin e identitetit nė moshėn adoleshencės, Erikson ka thėnė se ky proces ėshtė rrjedhojė pozitive e konflikteve jetėsore, tė cilat i japin ritmin ciklit tė jetės nga lindje gjer nė vdekje. Adoleshentėt pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė me mjetet sa mė racionale, duhet tė kenė njė mbėshtetje tė veēantė shoqėrore, e cila u jep atyre edhe njė farė sigurie.

            Shpėrndarja e vetes pėrbėn zgjidhjen negative tė tė njėjtit konflikt. Psikologėt e kanė pėrshkrur “identitetin” si njė lloj ose si vendosje e njė baraspeshe ndėrmjet impenjimit dhe konfuzionit rreth vlerave shoqėrore.

            Marcia e ka lokalizuar interesin e tij pėr llojin dhe mėnyrat e impenjimit tė ēdo adoleshenti pėrballė realitetit nė tė cilin ndodhet. Ēdo impenjim ėshtė cilėsuar si njė nivel indentiteti dhe ēdo nivel ėshtė i pėrcaktuar mbi dy mundėsi. E para ėshtė eksplorimi i alternativave tė mundshme nė fushėn e punės, tė politikės etj. E dyta ėshtė impenjimi me alternativėn e zgjedhur.

            Sipas Marcias nivelet e indentitetit janė katėr:

            -Fitimi i indentitetit;

            -Bllokimi i indentitetit;

            -Vonesa;

            -Pėrhapja e indentitetit.

            Kush ka fituar identitetin, e ka arritur atė falė njė procesi eksplorimi nė tė cilin indetifikimet e mėparshme janė radhitur nė njė paraqitje tė vetes, e cila nga ana cilėsore ėshtė superiore nga shuma e komponentėve qė e pėrbėjnė. Duke formuar identitetin, adoleshenti braktis konceptin e vetvetes, qė ėshtė krijuar nė bazė tė opinionit tė prindėrve, duke e zėvendėsuar me atė qė formohet nga vlerėsimet qė vijnė nga moshatarėt. Ky koncept i ri i vetvetes pėrmban aspektin fizik, tėrheqjen seksuale dhe inteligjencėn. Po u vlerėsua negativisht njė nga kėto elemente, shkaktohet ankthi. Duhet kaluar njė pėrvojė eksplorimi, duhet kaluar kriza e zgjedhjeve tė zhvillimit pėr tė arritur stacionin e dėshiruar, pėr kapjen e tė cilit ka shumė mundėsi, megjithėse ai mbetet i njėjtė.

            Ndėrsa adoleshentėt qė janė nė “nivel bllokimi” ende nuk kanė filluar asnjė lloj eksplorimi tė nevojshėm pėr tė formuar njė identitet origjinal. Kėshtu, identifikimi me njerėz tė tjerė tė afėrt e tė rėndėsishėm qėndron si e vetmja alternativė pėr tė zgjidhur problemin, pėr t’u rritur nė kuptimin e vertetė tė kėtij koncepti.

            Ekziston njė anologji ndėrmjet “vonesės dhe pėrhapjes”. Tė dyja janė indikatorė tė njė mungese impenjimi tė saktė nė drejtim tė identifikimit tė realitetit nė tė cilin veprojmė. Nė fazėn e vonesės kemi njė lloj sforcimi eksplorimi drejt roleve shoqėrore konveniente e tė pėrshtatshme me natyrėn e veēoritė individuale tė ēdo subjekti.

            Pėrhapja i korrespondon fazės qė shoqėrohet me identifikime tė zbehta dhe tė momentit, pa zhvillimin e njė interesi tė vėrtetė, i cili ēon nė marrjen e impenjimeve moshore.

            Pengesat drejt fitimit tė identitetit  janė tė shumta. Disa janė tė lidhura me njė lloj sjelljeje tė karakterit mbrojtės tė familjes, e cila e detyron dhe e bėn individin tė mos dijė, tė mos jetė i aftė tė kapėrcejė  identifikimet fėminore. Rezultati i kėsaj gjendjeje ėshtė mungesa e eksplorimit, bllokimi i identitetit nė njė nivel zhvillimi tė karakterit pothuajse primitiv. Mbrojtja qė u bėhet tė rinjve nga prindėrit e tyre, mbajtja nėn kontroll pėr gjithēka nė jo pak raste, jep ndikime negative nė edukim.

            Ndoshta ėshtė paksa paradoksale, por e njėjta gjė ndodh dhe kur individi jeton nė mjedise jashtėzakonisht tė varfra me pak mjete nxitėse. Kjo gjendje pėrgatit njė tip tė veēantė mjedisor, nga i cili adoleshenti nuk mund tė shkėputet lehtė. Kėshtu, duke qenė se nuk ka alternativa tė tjera pėr tė zgjedhur, adoleshentit i mbetet tė pėrcaktojė identitetin e tij nė tė vetmen mėnyrė qė kushtet i mundėsojnė.

            Shpėrndarja ėshtė niveli nė tė cilin individi nuk arrin tė kalojė tė bėjė dallimin ndėrmjet vetes reale dhe ideales.

            Ai nuk merr pėrsipėr detyra, pasi mendon se do tė gjejė diēka mė tė rėndėsishme pėr t’u pėrshtatur me normat shoqėrore. Nga ana tjetėr, nuk arrin tė eksplorojė alternativat, qė ka pėrpara, sepse zotėrohet nga ankthe tė shumta dhe konflikte tė brendshme, tė cilat pengojnė procesin normal tė zhvillimit tė individit.

            Vonesa  ėshtė faza nė tė cilin individi ėndėrron, ka objektiva gjithnjė e mė ambicozė. Mbase pėr kėtė, nxitja dhe eksplorimi nė njė farė mase janė tė bllokuara. Kjo kohė mund tė vlerėsohet si momenti kur individi pėrpiqet tė dallojė nė vetvete realen dhe idealen. Nėse njeriu do tė dijė tė shfrytėzojė paknaqėsinė qė lind nga shkaqe tė ndryshme, pa i lėnė vend zhgėnjimit, ndjenjės sė impotencės, pamundėsisė etj., sforcimi i tij mund tė ndihmojė pėr tė fituar identitetin. Kjo shoqėrohet edhe me pėrcaktimin e projekteve ambicioze pėr jetėn. Ndėrsa pėrzgjatja e kėsaj faze do t’i ngjajė njė periudhe pėrhumbėse, e cila do tė shoqėrohet me njė frustacion, qė shkaktohet prej mundėsive tė pashfrytėzuara.

            Tė gjitha kėto procese mund t’i shpjegojmė me pak fjalė me kėto argumente:

            Nėse ka shqetėsime tė dukshme nė rrugėn e zhvillimit tė konceptit tė vetvetes nė moshė tė re, krijmi i identitetit do tė shoqėrohet me komplikime, tė cilat janė pasojė e tyre. Kėto shqetėsime mund tė vijnė si rrjedhojė e paaftėsisė. Prandaj zhvillimi nė njė moment tė caktuar lidhet me mjedisin shoqėror, mund tė jetė edhe rrjedhojė i limiteve tė rėnda qė vijnė nga vetė mjedisi qė na rrethon.

            Mundėsia e tė pėrballuarit nė mėnyrė pozitive me kėto dhe vėshtirėsi tė tjera tė mėdha nė dukje, lehtėsohen nga mbėshtetja shoqėrore. Nė jetėn e ēdo njeriu, zgjidhja e detyrave tė zhvillimit, nga mė tė lehtat gjerė tek mė tė vėshtirat, realizohet falė mbeshtetjes shoqėrore, tek e cila individi shpreson dhe pret ndihmė konkrete. Parėsore ėshtė familja, e cila ėshtė pėrgjegjėse kryesore. Por pėr realizimin e procesit tė edukimit, ka edhe mjaft faktorė tė tjerė, vlera e tė cilėve ėshtė e madhe dhe nė momente tė caktuara mbetet vendimtare. Pėrfitimi i identitetit zgjat shumė. Ai arrihet pas pėrvojash e identifikimesh, duke provuar, si njė aktor, situata reale, njohje personash, vėzhgime, shfaqje ndjenjash tė ndryshme: habi, irritim e kėnaqėsi.

           

            Bindjet - pjesė e identitetit

 

            Duke u nisur nga mosha e adoleshentėve, e cila ėshtė mjaft e ndjeshme, bindjet morale bėhen pjesė e rėndėsishme e identitetit tė tyre personal. Pėr kėtė arsye moralin si kategori mund ta pėrcaktojmė si njė respekt tė veēantė pėr rregullat dhe normat shoqėrore, pėr drejtėsi, tė paturit kujdes pėr tė tjerėt etj.

            Pėrsa i pėrket detyrave me tė cilat pėrballohen adoleshentėt, Harighurst veēon, ndėr tė tjera, kėrkimin e pavarėsisė si njė ndėr ēeshtjet kryesore tė kėsaj moshe. Nė njė studim tė tij, ai ka paraqitur njė listė me dhjetė detyra qė vlerėsohen si mė vendimtaret, tė cilat mendohet se e dallojnė adoleshencėn nga grup-moshat e tjera:

            -Ndėrtimi i raporteve tė reja me moshatarė tė tė dyja gjinive;

            -Pėrfitimi i njė roli shoqėror;

            -Tė pranojė dhe tė pėrdorė nė mėnyrė tė frytshme trupin e tij;

            -Tė ketė pavarėsi emotive nga prindėrit dhe tė tjerėt;

            -Tė arrijė njė siguri qė rrjedh nga pavarėsia ekonomike;

            -Tė orientohet e tė pėrgatitet drejt njė pune e profesioni;

            -Tė pėrgatitet drejt nė jetėn familjare (martesa);

            -Tė zhvillojė intelektin;

            -Tė ketė sjellje shoqėrore tė pėrgjegjshme;

            -Tė fitojė njė sistem vlerash etike, tė cilat duhet t’i shėrbejnė si udhėheqje e sjelljes nė jetė

            Nė shoqėrinė qė po ndėrtojmė, demokratike e komplekse, sidomos nė kohėn e trazicionit, vėshtirėsitė qė duhen pėrballuar, nuk janė tė njėjta dhe tė ngjashme pėr tė gjithė njerėzit. Disa prej tyre janė pjesė “e udhėtimit” njerėzor, por disa nga ato nė njė masė tė ndjeshme nuk janė tė pashmangshme.

            Adoleshenca ėshtė periudha e jetės me mė shumė ndryshime, tė cilat rrjedhin me shpejtėsi, me intesitetin e vrullit tė tyre dhe nė mjaft raste tė krijojnė idenė se ndodhin pa ndonjė kontroll tė vetėdijshėm. Objektivi qė ka ēdo fėmijė pėr t’u bėrė sa mė parė i rritur, pėr tė vepruar i lirė dhe i pavarur jo vetėm e shoqėron atė gjatė gjithė periudhės sė adoleshencės, por edhe e mundon nė ēdo hap, e streson dhe e detyron qė shpesh me veprimet e pakontrolluara tė dalė jashtė vetvetes. Kėrkesa pėr tė fituar hapėsira mė tė mėdha, mbetet permanente. Kjo edhe pėr arsye se nė shumė raste ato u mungojnė nė mėnyrė tė pakuptueshme. Njė dukuri e tillė shpjegohet kryesisht nga mungesa e emancipimit tė brezit mė tė rritur, i cili, i mbėrthyer nga psikologjia e mė tė fortit, e mė tė diturit, vė nė plan tė dytė nė mjaft raste arsyen.

 

            Fund i kapitullit tė parė - "Mosha e zhvillimeve tė vrullshme"

 

            Nga libri "Adoleshenca, stina e shpėrthimeve"

 

           

(1)     (2)