Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - KUR IA BĖN TĖ "KEQEN" VETES

Shkruan: Pėrparim HYSI

      

KUR IA BĖN TĖ "KEQEN" VETES

Tregim

 

Dua tė bie, tė rrėzoj ca kile, por ndodh e kundėrta: vetėm shtoj. Kurrė nuk hipi nė autobuz dhe i sillem Tiranės nė kėmbė (sa nė njė poezi them: po e ha Tiranėn me dhėmbė!), sa i nxjerrė ujtė e zi. Mė hipi inati nė majė tė hundės, por ja qė nuk ėshtė me inat. Nuk lė nga ato kurat "jo ujė me limon; jo fruta", or po hiē.

 

 

            Ndodh, ndonjėherė, qė, papritur e pakujtuar, ia bėn tė keqen vetes. Pse ka ndodhur kėshtu, pa ka lindur ajo shprehja: "Mori sėpatėn dhe preu kėmbėt e tij". Kur them kėshtu, dua qė t'ju them, kėshtu ndodhi dhe me mua. Se goja bėn hata dhe nga goja, unė pagova pėr njė felė, njė pelė. Por, nė fund tė fundit, koka ma pat fajin, por nė vend ta pėsonte koka, e pėsoi stomaku. E pėsoi stomaku... epo gjėrat me radhė.


*   *   *

 

Nė Tiranė kanė ardhur aq fierakė, sa nė ēdo pesė veta, nė mos tre, dy nga Fieri janė. Po unė njihem si kali balash dhe, veē kaq, po bėhem, kur thonė: me tė bardhė e me tė zi. Natyrisht, nėse me dikė bėj veē njė pėrshėndetje, me dikė tjetėr qė kam patur mė tepėr intimitet, pa dyshim qė gjej kohė qė, jo vetėm tė pimė ndonjė kafe, por tė qėndrojmė, tė paktėn njė ditė nė javė vetėm me tė.

Kafe, zakonisht, me tė moshuar tė moshės sime dhe, tek qajmė hallet qė nuk i kemi tė pakta, kryesisht vemi nga vemi dhe pyesim njėri-tjetrin: nga se vuan apo ēfarė ilaēesh merr? Tė rimbursuara apo jo dhe, padyshim pyetja mė kruciale: -Sa herė ngrihesh natėn? Duket qesharake pėr ata qė lexojnė, po unė jam nga ata qė kam rėnė nga fiku dhe "gjėja mė tronditėse" apo mė shqetėsuese ėshtė kjo: ngritja natėn se tė prish gjumin dhe nė mėngjes ngrihesh me sytė-poē si ata qė ngrihen natėn pėr tė ngrėnė syfyr. Problem tjetėr, ėshtė "dhjamosja": se katandis tjetri, si ato gratė shtatėzėna. Epo gjuha vete atje ku dhėmb dhėmbi. Dhe unė, pse vuaj nga tė dyja kėto "gjėra", edhe ndaj po tregoj se ē'mė ka ndodhur.

 

*   *  *

 

Me X... jo vetėm njiheshim qė nė Fier, por kushedi sa herė shkėmbenim mendime edhe pėr librat. Ai merrej me kluturėn, unė me arsimin dhe,veē profesionit, qemė libradashės. Nuk kish libėr tė ri qė dilte qė mos e blinim. E dija qė kishte goxha bibliotekė, por dhe unė, sado qė banoja nė fshat, kisha goxha bibliotekė. Kur pėrmend kėtė fjalėn "bibliotekė", bėhem pak me morinica. Se, kur do ikja drejt Amerikės aty nga viti 2000, biblioteka e madhe m'u bė hall. Ku do t'i ēoja afro trimijė libra? Tė tėra, nė Amerikė, nuk i ēoja dot, sado qė aso kohe, pėr bagazhet nuk kish as taksa dhe as limit. Zgjodha rreth 250 copė (autorėt qė doja mė tepėr) dhe i mora me vete. Atėherė e kuptova mė mirė atė DHASKALIN tek "Udha e shkronjave". Tė tjerat, ia dhurova djalit tė PROFESORES Sime (tani e ndjerė) VJOLLCA OMARI, se ajo mė ndezi pasionin pėr lexim. Pati njė pėrkim tė bukur, pasioni im pėr librin: libri i parė qė kam lexuar ka qenė "Gremina e dashurisė" nga MUSTAFA GREBLLESHI. Ky, MUSTAFA GREBLLESHI, paskej qenė vėllai i profesores sime. Qe pak si pagim "dogane" kjo dhuratė imja. Me PROFESOREN qemė miq familjarė dhe nuk kishte gėzim mė tė madh, kur gati pas vitesh e vitesh, u takova dhe me MUSTAFAN qė, pėr fat tė keq, u nda shpejt nga jeta. Por nuk qe vetėm kaq historia me bibliotekėn: njė numėr tė madh ia dhurova mbesės sime, mėsuese letėrsie dhe njė pjesė tjetėr, ēupės sime nė SHKODĖR. E di qė po dal pak nga tema, por nuk kam se si mos tregoj: aq mė dhimbeshin librat qė dhurova, sa isha gati tė bėja atė "krimin" e Silvestėr BONARIT qė tė vija fshehurazi dhe t'i vidhja. Kur mendoj qė 250 librat e zgjedhura mbetėn nė Amerikė, ndjej, me tė vėrtetė, dhimbje. Nuk mund t'i rimerja, kur u ktheva nė Shqipėri, se, tani, ta matnin kokėn me pe. Vetėm 50 kg bagazhe lejoheshin. Kėshtu qė i vura zemrės njė gur. Por huqi, del me shpirtin. Kėto 6-vjet qė kam ardhur nė Tiranė, kam mbi njėmijė libra, pa harruar qė mbi njėqind libra, ia kam dhuruar bibliotekės sė Roskovecit nė Fier. Unė nuk jam nga Roskoveci, por mė bėri "banor" tė Roskovecit, kryebashkiakja, MAJLINDA BUFI; mė bėri kolegu qė drejton Pallatin e KULTURĖS, THOMA GOGA dhe, veēanėrisht, miqtė e mi nga ROSKOVECI: shkrimtari MYSTEHAK XHEMALI, i vėllai XHEMAL XHEMALI dhe, pak roskovecar u bėra, nga krijuesi "bio" i asaj zone, FLAMUR ĒEPELE. Nėse i shkruaj tė gjitha kėto, e bėj se, kur takoja X..., sė pari pėr librat flisnim.


 

Kėtu, nė Tiranė, unė me X... nuk qemė larg njėri-tjetrit. Nuk shkonin mė shumė se dy ditė qė, nė mos uleshim pėr tė biseduar e duke shkėmbyer ndonjė kafe, do kryqėzoheshim se mua mė ēonte rruga andej ku banonte ai dhe, shpesh, ai vinte kėtej nga banoja unė, se kish ca tė afėrm. Ne qemė gati njė moshė me tė, por, ndėrsa atė kishe qejf ta shikoje, kur mė shihje mua, tė zinte data. Ai, si unė, i kish kaluar tė shtatėdhjetė e pesta, por kish njė trup si fidan. I drejtė, pa fije dhjami dhe, kur qeshte, sikur tė falte tėrė botėn. Unė. Unė ta shpall: jam si njė lopė barsė qė, pjell tani, pjellė pastaj. Dua tė bie, tė rrėzoj ca kile, por ndodh e kundėrta: vetėm shtoj. Kurrė nuk hipi nė autobuz dhe i sillem Tiranės nė kėmbė (sa nė njė poezi them: po e ha Tiranėn me dhėmbė!), sa i nxjerrė ujtė e zi. Mė hipi inati nė majė tė hundės, por ja qė nuk ėshtė me inat. Nuk lė nga ato kurat "jo ujė me limon; jo fruta", or po hiē. Si nė atė kėngėn: "Topi bamp e ti po tutje". Imeshoqe ėshtė mė e shqetėsuar se sa unė: -Pėrparim, lėr bukėn! Unė, po ku dėgjoj se ē'thotė ime shoqe, ndaj ia kthej: "Nė lė bukėn, tėrė natėn do ha jorganin". Duket e kam stomakun lubi. Vidė pa fund: mbledh me dushk e lėpushkė. Fare nuk bėn naze. Epo rritur fukara. Fukaraj, - i them gruas, - mendjen tek buka e ka. Kėto janė "rrotulla fjalėsh", por, pėrbrenda, e ndjej "dhjamosjen", por nuk e jap veten unė: se jam burrrrrrrrrrė!


                       

*   *  *

 

Njė ditė i them mikut. E di atė kėngėn "Nė sokak tė ngushtė/ ku na mblodhi hera/ s'mė the kalimera/ moj t'u mbilltė dera/ dhe pa i dhėnė jarallėk qė tė pėrgjigjej, shtova: -Nuk ma thuaj atė "recetėn" tėnde se shiko si jam katandisur e ti si fidan. Si nė tė ri.

Recetėn, - shpėrtheu duke qeshur, - por ē'recetė?! Ashtu siē kam ngrėnė, meqė mė pyete me kėngė, tė kujtohet ajo kėnga "Fora si nė gjashtėdhjetėn" dhe ashtu vazhdoj dhe sot. Ėshtė vet kondicioni i njeriut. Ka qė dhe ujtė u bėhet shėndet.

U ndamė atė ditė, por nuk mbaron kėtu kjo histori. Tė nesėrmen, isha dhe me timeshoqe dhe aty, ku ėshtė kisha katolike, ballė pėr ballė me tė: - Recetėn! - bėrtita dhe, tek u afrua, e njoha me time shoqe. Bėmė dy fjalė nė kėmbė dhe, kur po ktheheshim, imeshoqe mė pyeti: - Sa vjeē ėshtė ai, miku yt?

I them: - Aq sa jam unė.

 

*  *  *

 

Po prisja drekėn dhe, kur u ula, pashė qė nė vend copės sė bukės sė zakonshme, kisha njė porcion aty nga 100-gram.

-Pse, - i thashė gruas, - harrove tė blesh bukė?

Jo, jo, - mė tha. E pe atė mikun tėnd? Harroje bukėn se kėshtu siē ha ti, jo vetėm nuk e ke tė gjatė, por do zėsh vend dhe nuk ka kush tė bėn shėrbime. Dhashė e mora, po pse lėshon pe ajo. I thashė :- Nuk ke faj ti, por unė qė tė njoha me mikun tim. Ai ėshtė zotni, - mė tha. Di t'i vėjė fre gojės dhe jo si ti, shtrohesh sikur je ari. Sado qė jam burrrrė, ku i dilet "zemėrimit" tė gruas (se ku kam thėnė :i ngjet nepėrkės poshtė gurit!), mbeta me porcionin e vogėl. Do bėhem fidan, si miku im i mirė!

 

*  *  *

 

Dhe rrufe pėr sė kthjellti. Nė internet, lexoj lamin e zi:" Miku im nga i cili kėrkoja recetėn, kish ndėrruar jetė!".

Bobo! - bėra. Ē'pate? - pyeti e shqetėsuar imeshoqe. Hajde kėtu dhe e sheh kėtė nekrologji. Ua! - bėri dhe ajo.

U ula nė kompjuter dhe shkrova njė poezi jubilare pėr mikun tim tė mirė qė mė thoshte: " S'ėshtė me recetė! Ėshtė kondicion nga ZOTI” dhe aq... Sa m'u dhimbs! Gjynah tė ikte me atė fizik! E, sa pėr mua, sado qė ėshtė jashtė formimit shkencor, asnjė recetė nuk ka. Populli thotė: ėshtė caktuar nė tre tė natės, por ėshtė e fshehtė, askush nuk e di. Dhe qė atė ditė qė miku im i mirė u nda nga jeta, imeshoqe sikur e ka rritur atė porcionin e bukės. Po vete nė fis.

Nuk mė zė gjumi, po nuk u ngopa. Ndoshta ky rrėfimi im nuk ėshtė aq i mirėpritur, por unė rrėfej veē ē'mė ka ndodhur dhe aq.

 

Tiranė, 13 shtator 2018