Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - KUR TĖ DALĖ NGA KJO STINĖ

Shkruan: Mimoza LESKAJ

 

 

KUR TĖ DALĖ NGA KJO STINĖ

 

 

 

Librin e autorit Adem Zaplluzha, "Kur tė dalė nga kjo stinė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderoj pėrzemėrsisht autorin)

      

  

 

 

            Parathėnia e librit "KUR TE DALE NGA KJO STINE"   

                                  

            Nuk ndalet dora e poetit Adem Zaplluzha. Poezia e tij ėshtė si njė labirint i panjohur,ku futesh dhe gėrmon gjerė derisa t’i gjesh fundin dhe kur tč dalėsh e ndien veten tė ngopur nga kėrkimet qė ke bėrė gjatė ecjes nč kėtė labirint!

            Vargu i poetit  ėshtė  njė varg qė vallėzon hera-herės si tė jetė tango,herė me ėmbėlsinė e njė valsi dhe shpesh me forcėn e njė flamengoje, ku tė duket sikur pėrplaset fuqishėm, por njėkohėsisht ruan forcėn e tė qėndruarit nė kėmbė vertikalisht, pa ju dridhur qerpiku. 

            Nuk ėshtė e lehtė tč flasėsh pėr autorin e librit numėr 157 ! 

            Tč duket vetja sikur i je futur njė mali me sėpatė nė dorė, por nė morinė e kėtij mali tč bie sėpata nga dora, sepse lartėsia e drunjve ėshtė e paarritshme pėr t’u prerč. Ja kėshtu janė vargjet e poetit Adem Zaplluzha,...pemč tč larta qč nuk i arrin dot! 

            "Kur tė dalė nga kjo stinč" ...Bukuria qė mban ky titull qėndron jo vetėm tek vargjet e kėsaj poezie por dhe tek qėllimi qė autori i vė vetes ,tė ngelet pėrjetė mes gjyshėrve tė tij, mes asaj origjine qė e bėn atė t ndihet krenar. 

Dhe e thotė bukur :

 

            "Kur tč dalč nga kjo stinč 

 

            Nėse do dalč  

            Do qėndrojė diku mes mjegullave  

            Mu atje ku janė varret e gjyshėrve  

            E di qč mč pret njė udhė e gjatė 

            Por unė gjithsesi,kurrė s'do tč ndalem! 

 

            Autori me vargun e tij tė menēur,nuk ndalet vetėm tek origjina.  

            Ai shkruan ēdo ditė  pėr shqetėsimet dhe hallet e vendit tč tij, ku shpeshherė tregon dhimbjen e madhe qč autorin e bren.  

 

            "Thashė Ky Popull Nuk Vdes"

 

            .....Njė nuse lindi binjak 

                 Thashė ky popull nuk vdes 

                 E rrotat e trenit shqitėn mbi binarč" Nč kėto vargje autori tregon vazhdimėsinė e jetės sė njė populli,dhe pse tė shumėvuajtur munduar. 

            Poezia "Por Gjithsesi Sonte na duhet Tč Ecim", mė kanė mbetur nė mend vargjet; "Do ecim deri te yjet

 

             Edhe pėrtej yjeve 

             Do e gjejmė gurin e Sinorit

             Se tepėr ja ngushtuan mushkrit"   

             Por ja qė erdhėn tė tjerėt 

             Dhe na i thanė pemėt 

             Mu atėherė,kur deshėn tė ēelin dashuritė"

 

            Larmia e temave qė autori prek, bėn tė kesh etje tė madhe pėr ta lexuar. Kur merė librat e tij,ndeshesh me njė gjuhė tė thellė, qė herė-herė tė duket qortuese, por qė nė tė vėrtetė brenda ėshtė e mbushur me dashuri tė madhe.

            Numri i madh i librave tė  dėshmon jo vetėm pjekurinė e madhe artistike ,por dhe forcėn si dhe zemrėn e bardhė qč autori ka derdhur me ėmbėlsi,nė vargjet e tij plot madhėshti. 

            Si tek vargjet, :

 

             "Tč thirra nė ėndrrėn time 

               Ti mungove 

               Mė mungove edhe nč zhgjėndėrr 

               Oh tė lutem mė trego 

               Edhe sa kohė mė duhet tė pres tč ēelin lulet?

 

            (tek poezia "Vetėm hingėllimat e kuajve tė egėr" ) 

            Autori pyet veten tek poezia  :"Ē'farč tė Bėj me dhembjen time"

 

            Ēfarė tė bčj me dhembjen time,

            ku ta gjej eliksirin 

            pėr tė shėruar vargjet e njė ėndrre? 

            Hėna si njė kungull i kalbur 

            Fundoset nė detin e paanė tė qiellit. 

 

            Nuk ėshtė e lehtė tė flasėsh pėr poetin e njė shqipeje qė na paraqet njė enciklopedi tč madhe jo vetėm librash por dhe mijėra falčsh,qė mbajnė jetė brenda tyre tė mbushura me metaforč,ku tė duhet tė ndalesh njė ēast dhe ta rilexosh sėrish. 

            Poetin Adem Zaplluzha akoma nuk e kam takuar personalisht, ( dhe mezi pres tė bėhet i mundur ky takim), por e njoh atė nėpėrmjet vargut tė tij i cili mė nderon  duke mė dhėnė si detyrė fisnike tė bėj redaktoren e librit tč tij me numėr 158! 

            E cilin nuk do nderonte  kjo enciklopedi librash e kėtij poeti? 

            Numri i madh i librave tė tij duket si njė arsenal i rčndč dhe potent "armėsh" qė do ta kishte zili ēdo gjeneral qė niset pėr nė betejė ! 

            Dhe ja, beteja e poetit tonč tč dashur vazhdon....!  

            Suksese tė mėtejshme poet dhe vazhdimėsi pa fund misionit tėnd! 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Kur tė dalė nga kjo stinė"

 

 

QIELLI ISHTE I PAFUND

 

Tė thashė kur ēelin pemėt

S’do ketė mė dimėr

Mbi flokėt e tua tė thinjura

Njė shtėrg i vetmuar

Do fluturoj nėpėr ėndrrat e stinėve

 

Ne besuam tepėr shumė

Besuam si tė ēmendur

Se dimrat zgjohen vonė

Zgjohen vetėm atėherė

Kur nėn rrėnjėt e pemėve

Kėndojnė gjinkallat

 

Ja pra erdhi stina e luleve

Nėpėr portat e vjetra

Ēelėn manushaqet e ditėve tė vrara 

Sonte ti nuk je pranė nesh

Udhėton diku mes yjeve tė padukshėm

 

Udhėton mes reve tė mjegullta

Kur tė pyetėm se ku do tė ndalesh

Pėrgjigja i shėmbėllente heshtjes

Para teje qielli ishte i pafund

Ashtu siē ishin dėshirat e tua

 

 

ASKUSH NUK E DI ITINERARIN

 

Diku vishen e diku zhvishen tė vdekurit

Por rritet

Aq shumė i shėmbėllejnė

Njėri - tjetrit sa qė nuk i dallojmė dot

 

Me pak pambuk nė hundė

E pėrcjellim tė vdekurin

Deri te portat e Parajsės

Ndoshta edhe tė Ferrit

 

Por gjithsesi pėrcjellja nuk mungon

Nuk lihen tė vetėm

Nė ēastin e ikjes

S’lihen dot nė gjysmė tė udhės

 

Askush nuk e di itinerarin

E tė vdekurve

Por mė duket se pėrtej varrit

Nuk kanė se ku tė udhėtojnė

 

 

KUR TĖ DALĖ NGA KJO STINĖ

 

Kur tė dalė nga stina e beharit

Diku nė fillim

Ose nė fund tė rrugės

Mė pret njė tjetėr dimėr

Shumė mė i ashpėr se tė gjitha dimrat

Qė kaluan mbi kurrizin tim tė thyer

 

Mė pret njė lis asnjanės

As rrap

E as trung gėshtenje

Njė tjetėr lloj druri halor

Nga gjilpėrat e tė cilit

Vdesin gjarpinjtė e murrmė

 

Kur tė dalė nga kjo stinė

Nėse dalė

Do qėndroj diku mes mjegullave

Mu atje ku janė varret e gjyshėrve

E di qė mė pret njė udhė e gjatė

Por unė gjithsesi kurrė s’do tė ndalem

 

 

ECJET I PATĖM TĖ GJATA

 

Sonte s’ka tė ndalur

Do ecim pėrtej ēdo mundėsie

Kur arrijmė cakun

Na pret njė tjetėr udhė

E gjatė sa vetė jeta

 

Por ne do tė ecim

Ata qė ndalen

Kurrė askund nuk mund tė mbėrrijnė

Ecjet i patėm tė gjata

Por gjithsesi ecėm pa u ndalur

 

Ja ku jemi pranė portave

Qė gjethojnė lule

Kur ato qėndrojnė tė hapura

Bagllamat e ndryshkura

Ēelin tė gjitha llojet e zambakėve

 

 

POR GJITHSESI SONTE NA DUHET TĖ ECIM

 

Sonte do u shėmbėllejmė pemėve

Pa mbėrri stina

Do ēelim lule prej mjegullave

Nga zėri i trishtuar i dimrit

Diellit do t’ia thurim njė kurorė

 

Do ecim deri te yjet

Edhe pėrtej yjeve

Do e gjuajmė gurin e sinorit

Atdheu ka nevojė pėr frymėmarrje

Se tepėr shumė iu ngushtuan mushkėritė

 

Nuk duam dhe kurrė nuk deshėm

Tė ēelim lule nėn drurėt e huaja

Por ja qė erdhėn tė tjerėt

Dhe na i thanė pemėt

Mu atėherė kur deshėn tė ēelin dashuri

 

Sonte do ecim deri nė pafundėsi

T’i zgjojmė gjyshėrit nga letargjia

Nėse duhet

Do shkojmė deri nė Ferr

Por gjithsesi sonte nuk ka ndalje