Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Lebit Murtishi

LEBIT MURTISHI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

           

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Sabir KRASNIQI

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LEBIT MURTISHI

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

          Lebit Murtishi lindi mė 01 korrik 1955 nė Ladorishtė tė Strugės.

            Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn e mesme pėr mėsues tė muzikės, nė Prizren.

            Punoi si mėsues i muzikės qė nga viti 1979-1992 nė shkollėn fillore tetėvjeēare tė Ladorishtit „Hashim Agushi“.

            Me pėrpjekjet e tija tė pa ndėrprera, arriti me sukses hapjen e paraleleve tė ndara tė Gjimnazit“ Hajdar Dushi“ tė Gjakovės nė Ladorisht, sepse pushteti sllavomaqedon veē i kishte mbyllur shkollat e mesme shqipe. Edhe kėtu punoi si mėsues i muzikės prej vitit 1991-1994.

            Me 15 qershor 1992 herėt nė mėngjes rrethohet dhe sulmohet shtėpia e tij nga njėsitė e shumta policore, ku me mjete te rėnda e tė blinduara dėmtojnė edhe shtėpinė, arrestojnė Lebitin dhe e keqtrajtojnė nė pranin e familjes dhe fėmijėve. Aktpadia ishte: Armė mbajtje pa leje  dhe sulm ndaj personit zyrtar.

            Pas dy muajsh qėndrimi nė paraburgim dhe keqtrajtimit fizik dhe psikik, lirohet i sėmurė nga keqtrajtimet dhe i infektuar nga verdhėza (virusi Hepatiti B), pėr tė vdekur nė shtėpi, si shumė raste tjera tė kėsaj natyre, qė tani mė pushteti shovinist sllav kishte pėrvojė, pėr tė hequr pėrgjegjėsinė pėr vdekjet e shqiptarėve nga torturat qė i ushtronin me rastin e arrestimit  apo qėndrimit  gjatė hetuesisė nėpėr qelitė e burgjeve!

            Dy vite qėndroi nė Shqipėri 1994-1996 duke u pėrpjekur me u mjekuar, dhe pėr ta marr veten.

            Qė nga 21 i muajt Korrtor 1996 jeton nė Zvicėr.

            Nė Zvicėr ka zhvilluar aktivitete, kryesisht, kushtuar ēėshtjes kombėtare dhe krijimtarisė letrare nė poezi, prozė e publicistikė.

            Ėshtė autor i 15 veprave.

 

 

 

 

PĖRSHKRIM!

 

Lisat

I ka krahė mali,

Shkėmbinjtė kraharor,

yjet

i ka sy,

pėrrenjtė i ka lot,

           

qė tė mbijetoj rrufetė,

n`kraharor pret zjarret

lisat bėn`theror…

 

16.07.2006

Durrės

 

           

 

JANINĖS…

 

O nder

I lashtė Shqipėrie,

o gjak

damarėsh qė mė rrjedh,

Janinė – zemėr Ēamėrie,

Janinė - Shpirt

nė gur i mbjellė!

 

O mall

I mbetur nėpėr kėngė,

o mall

i gjakut tim tė lashtė,

o mall

qė ec me Shpirt ndėr dhėmbė

nėpėr qemerė tė kalasė…

 

10.03.2007

Bern  

 

           

 

MUJO ULQINAKU

 

Qepur

I ka sytė        

Mbi vaporė

E s`flet,

           

Kujton

„emanuelėt“ 1)

tė djegur

mbi det…

 

Mujo Ulqinaku

Ē`devėr vallė pret!..

           

16.07.2006

Durrės

 

1) ushtarėt fashistė italianė.

 

 

 

AI

 (Adem Jasharit)

 

Ai

Njėherė pat thėnė:

„do vdes siē linda

mė kėmbė“,

           

s`do ketė

nė botė zinxhirė

as perandor

tė mė lidhė,

 

Ai

qė plumbat rrebeshė

i priti me gjoks

e me dhėmbė,

 

edhe nėn varrin e errėt

qėndron si bjeshkė

mė kėmbė…

 

06.07.2006

Bern

 

 

 

O TOKĖ KOSOVE

 

As vragė

as mezhdė

s`tė mbeti pa varr,

o tokė e tė parėve

mbjellė me prush e zjarr,

 

s`tė mbeti pėllėmbė

njė plagė pa marrė,

o tokė e tė parėve

mbjellė me lapidarė…

 

27.07.2006

    

 

 

AGIMI YNĖ

 

Do tė lindė

Agimi ynė

Po t`i falim

Nga njė rreze,

 

Do tė bėhet

Zot mbi qiej

Po t`i japim

Krahė ne…

 

Do tė lindė

Agimi ynė

Po i shtruam

Shtratin ne,

 

Se nuk lindin

Oqeanė

Pa rrebeshė

E pa rrėke…

 

25.07.2006