Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Lek Gjoka

LEK GJOKA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LEK GJOKA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           Lek Gjoka (1970), ka lindur nė Kallmet tė Lezhės, njė nga fshatrat mė tė bukura nė Shqipėrinė e Veriut, me njė gjelbėrim tė pėrhershėm, me ujėra tė bollshėm, me njerėz punėtorė e artdashėse bujar. Kėtė fshat e njohim edhe me verėn "Kallmet", e tė tjerėt e idetifikojnė me leksikografin e parė shqiptar, e patriotin e madh Ipeshkvin Imzot Frang Bardhi (1606 – 1643).

            Autori nė fillim tė vitit 1991, duke mos duruar dot ofshamat e fundit tė komunizmit, qė kėrkonin ta merrnin nė varrin greminė qė po binte, me qindra jetė djaloshare, arratiset nga ushtria nė Ersekė tė Kolonjės pėr nė Greqi, ku nė Athinė njihet me poetin, publicistin e gazetarin e talentuar Kolec Traboini. Atje nisi tė botojnė reportazhe, artikuj dhe cikle me poezi nė gazetėn "Egnatia", qė botohej nė Greqi nga z. Traboini.

            Krijuesi Gjoka, ėshtė njė fitimtar i pėrhershėm mbi rropatjet e tranvajat e jetės.

            Nė vitin 2001, botoi vėllimin e parė poetik: "Lotėt e puthjes" me redaktor Kujtim Dashin dhe recensues  poetin Ndoc Gjetja, qė pasoi me vėllimin e dytė: "Diellin e kapa pėr veshėsh" (2003), "Dallgėzim i oqeanit shpirtėror" (2008), "Retė i kam mbyllur me ēelės"(2013) dhe librin e parė me tregime "Pėrroi i Djallit"(2013).

            Ka nė proces botimi ne Jacksonville Florida librin e dytė me tregime “Takim me vdekjen”
            Ėshtė njė risi sa i pėrket rrethit tematik, sferės sė preokupimeve dhe prurjeve me ngjyra artistike, poezi tė cilat kryekreje ndėrtojnė njė profil tė mvetėsishėm nė krijimtarinė e autorit.
            Librat me poezi tė Gjokės, sjellin njė lloj tjetėr arome, pėr shkak tė rrethanave jetėsore. Deri nė ditėn e daljes nė dritė krijimet janė shikuar e lėmuar me shumė kujdes, duke arritur nė kėtė pėrzgjedhje, qė i ka bėrė vargjet mė tė komunikueshme e mesazh pėrcjellės.

            Cikle me poezi shpesh autorit, i janė botuar nė antologjinė poetike: "Balada e largėsive" (1995), “45 poetė pėr Lezhėn" (1996), "Pas Migjenit” (2001), si dhe nė gazetat e diasporės: “Jeta Katolike”, “Illyria” (New York), “Dielli” i Shoqatės Pan Shqiptare Vatra “Pena” organ i shoqatės se shkrimtareve shqiptaro-amerikane, “Bota sot” si dhe nė Tiranė, Prishtinė dhe shumė faqe interneti dygjuhėsh shqip – anglisht.

 

 

 

 

 

QAJNĖ NĖNAT 

 

E gjora vjeshtė kishte shkuar pėr gjumė

e dehur nga ahengu i dasmave

qan,s'di pse qan kaq shumė

mos qan pėr natėn e akujve?

 

Apo qan pėr krevatin bashkėshortor tė boshatisur

megjithėse kish lindur pėr njė dashuri tė stuhishme

por fryn shumė murrlani i varfėrisė

dhe dashuritė nė mėrgim i niste!.

 

Qan vjeshta me lot nėnash

qan prej pėrmallimit mė ēurka lotėsh dhe hėna

Ah pėr besė s'po rrej

nė Shqipėri qajnė pėr bijtė mėrgimtarė NĖNAT....

 

 

FLUTURAAN NDJENJAT NĖ ASFALTET EPSHORE


Fluturojnė ndjenjat nė asfaltet epshore
qiejt e vranėsirave u mbyten nė det
u puthen pa mburrje buzėqeshjet trupore
me trenin e mėrzisė iku trishtimi nga ky planet!

Larg ... sa larg dhe sa afėr
buzėt po nxjerrin avujt e pritjes sė gjatė
nė arteriet e dashuritė ngatėrrojmė rrugėt e ardhjes
e nė tė njėjtin stacion zemėr puthemi prape!..

Dy ndjenja pėrballė si dy statuja tė dashuruara
flasim me heshtjen shpirtėrore tė takimit
shtrijmė duart e papritur afrojnė buzėt e zjarrta
e shpėrthejnė fishekzjarret e puthjes a fėrkimit !...

Fluturuan ndjenjat ne asfaltet epshore
trishtimi u mbyt ne zjarrminė e puthjes
hėna nė bisht tė syrit na fal njė buzėqeshje hėnore
e zjarrmi shpirtėrore i rrjedhin buzėve !

 

 

GJUHA SHQIPE

 

Qesh fytyra e Bjeshkėve tė Larta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisėn nėpėr udhėt e largėta
rrokullimthi nė kurbet !

Shtriqet fusha e pėrgjumur
dhe njė sy pakėz e hap
shqip ia nis kėngės dhe lumi
shqip nisin tė flasin rruzaret  nė gjak!

Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashuria nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa nė rrugė na ka ngel !

Por... ikėn shqipja nė mėrgim
se varfėrinė duhet vra
nis fėmija tėrė pikėllim
edhe shqip ai nis me qa!

Qesh fytyra me vogėlushin
sa mirė shqip ai din me qa
malet jashtė frymėn ndalin
deti sytė hapi t'u pa!

Ē'ashtė ky zė, kjo gjuhė qė mbjell
diamante rreth e qark
e vranėsirėn nė det e hedh
vetėm diellin sjell nė prag ?!

Qė shėron mall e trishtime
tė ftohtin nė shpirt nė atė vend ta heq
e me ty rri nė hall e nė gėzime
e kurrė s'lodhet, kurrė s'thotė dreq !

Gjuhės shqipe i qeshin sytė
nė mėrgim bijtė i ledhaton
shqip prapė flasin dhe dashuritė
dhe era e shpirtit veē shqip kėndon!

 

 

ME MORI MALLI TE SHKOJ NE VELE ...

 

Me mori malli te shkoj ne Vele

se desh harrova frymėmarrjen e malit

se desh harrova muzikėn e gurrave me ujė te kthjellet

se desh harrova shijen e ajrit!..

 

Se desh harrova gjuhen e lisave

tek shtriqen te pėrgjumura pėrmbi tokė

me rreke lotėsh qajnė pa pushim sythat

se kane ngelur jetim pa shoke!..

 

Me mori malli qe ne malin e Veles te shkoj

e Kallmetit ndjenjat t’i thėrrasin:heeej shihmė jam yt bire

ne auto rrugėn e ēmendur tė Floridės makinėn ndaloj

me tonelata mėrzie e hidhėrimi kam pirrė..

 

Nuk e di kur do te shkoj ne Vele

se askush me poste s'ma nisi

qan mali me lot malli tė blerte

dhe shtrin kėmbėn qė nė greminė mėrgimin ta rrokullisi!..

 

 

KOSOVĖS DUAN ME JA FUT NDĖRSKAMCĖN

 

I vranėt balli i Kosovės

i trishtė shikimi i Bjeshkėve tė Nemuna

ne avionin e lajmeve ngatėrrohen lajmet

armiqtė  po jetojnė nė botėn e ėndrrave !..

 

Evropa po thure pėlhurėn e pritjes

si shtėpi merimange qe thurja s'ka fund

zgjat ditėt e lodhura,muajt a vitet

por ėndrra e armikut  moj Evropė ashte e turbullt !..

 

Ja fute njėherė ndėrskamcėn Shqipėrisė

se ishim tė lodhur nė robėri shekullore

Kosovė pashė zotin hapi mirė sytė

se Evropa tė rrezon edhe duke  tė mbajt  pėr dore !..

 

Se djalli nga stepat s'po lė gur pa lėvizur

se i mbyturi nė ujė edhe ty donė me tė mbyte

dil nė diell Zonja nėnė pa hezituar e

dil moj loke durimi po shteret pėr ēdo ditė !..

 

Sa mirė o Zot qė bri Atlantikut

era ledhaton kėtė komb me arome Lirie

qė ndihmon tė vegjlit e nuk ja shkel besėn mikut

dhe kurrė s'ju jep dorėn padrejtėsive !..

 

Ejj, Kosovė pash zotin hapi mirė sytė

se Evropa tė rrezon edhe duke tė mbajte pėr dore

sa tė kesh miqtė te mos kesh kurrė frike

Miqtė qė me Lirinė falen nė Faltore !.

 

 

ME DY NĖNA ....

-Njė ditė para betimit pėr nėnshtetėsi Amerikane

 

Nata nuk e di pse gjumin e gjuajti mė shkelm

dhe orės i tha ti ec por mos bėj zhurmė

e ndjenjat mėrgimin e varin nė tel

se zemra pėrgatitet tė udhėtojė nė dy udhė !...

 

Mė fal Shqipėri por nesėr

do tė bėhem qytetar i botės sė lirė

por ti je atdheu im i parė

por ti je nėna ime mė e mirė !..

 

Shqipėria mė sheh disi e mėrzitur

shfryn e nė kėmbė ngrin Jonin e Adriatikun

eh mor birė e di pse keni ikur

por shpirti im do rri gjithmonė i trishtuar !..

 

Se fėmijėt e tu do harrojnė se c'pemė i mbolli

se thonė se vendi i huaj tė ha

do harrojnė tė flasin mė gurgullimat e bjeshkėve

e ajri i trishtė gjakun ka me ju shpėrla !..

 

Jo nėnė ti hidhe mėrzinė e hidhėrimin nė humnerė

mė shiko se nė ēast do tė tė qeshin sytė

tė thashė ti je atdheu im i parė

e Amerika e lirė atdheu im i dytė !...

 

Qesh nėnė se tashti u bėra me dy nėna

ti qė mė mėsove tė flas me male e dete

Amerika atdheu im i dytė qė mė fali lirinė

qė nėpėr botė shqiptarėve po ia mbyllin nė ēelės!...