.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Letėr nga Durrėsi mikut tim S.

Shkruan: Vlora BANUSHAJ

      LETĖR NGA DURRĖSI MIKUT TIM S.

 

     Nė kėto orė tė vona, kur dikush lėkundet nė botėn e gjumit, jam mėsuar tė marr dhe t’i shkruaj letėr njė miku tim shumė tė veēantė. E dimė se secila qenie njerėzore ėshtė unikat, ėshtė njė mikrounivers por, ky mik, ėshtė mė i veēantė ndėr tė veēantėt! Janė kėto letra qė po i japin jetė njė miqėsie tė artė, mu sikurse kjo pamje e artė. Nuk dua ta mbaj kėtė pėrjetim tė kėndshėm vetėm  pėr vete por dua ta ndaj edhe me mikun tim.

  

 

            Shėtis buzė detit. Nuk jam e vetme. Por, nuk dua tė flas as edhe njė fjalė. Fjalėt nuk i duron kjo madhėshti! Terri ka ra. Tashmė kanė ikur pushuesit e shumtė tė plazhit. E bashkė me ta, kanė ikur edhe gumėzhimat, zėrat, tingujt e muzikės qė derdheshin dhe pėrziheshin bashkė me valėt e detit. Shkoi edhe njė ditė me plot vapė. Pothuajse gjithēka ka ra nė heshtje, pas njė dite me plot gjallėri e lėvizje. Vetėm deti nuk ka ra nė heshtje! Valėt janė ato qė e vazhdojnė rrugėtimin e tyre tė pandėrprerė. Pėrplasen njėra me tjetrėn por, me shumė ritėm. Duke u bashkuar me njėra-tjetrėn vazhdojnė ta pėrqafojnė edhe bregun e detit, duke e freskuar herė pas here dhe, njėkohėsisht, duke e krijuar shtratin e tyre pėr tė  lėnė gjurmė mė pastaj e pėr tė ikur prapė duke e pėrcjell ritmin e tyre... Kėshtu si kėto dallgė tė detit qė s’pushojnė asnjėherė, pėr asnjė moment, ashtu edhe vetė jeta jonė ėshtė vazhdimisht nė ecje, nė lėvizje...

            Shumė mė pėlqen ta dėgjojė atė “zhurmė” tė tyre. Duke shikuar e vėrej se prapė qielli dhe deti janė puthitur, por tash e kanė njė ngjyrė me tė erret. Dhe assesi nuk mund ta ndash se ku ėshtė kufiri i detit, e ku ai i qiellit. Nga larg dritat e qytetit i japin njė shkėlqim mahnitės. Ato reflektohen nė sipėrfaqe tė detit duke i “lyer” valėt me njė shtresė tė artė. Prapė nuk mund ta ndaj ku janė dritat, nė ujė apo mė lart?! Gjithēka ėshtė e njėjtėsuar. Si lartė ashtu edhe poshtė! Mu sikurse thotė edhe ligji i analogjisė, ngjasimit ose siē njihet botėrisht - ligji i Hermesit.  Dhe duke e dėgjuar kėtė melodi valėsh, kėtė qetėsi tė thellė, edhe unė mishėrohem me to. Bėhem edhe unė valė. Mė duket se lėkundem herė pas here nė vallen e tyre aq mirė tė koordinuar. Zhytėm nė to, por, tani jo me trup, por, me mendje dhe shpirt. Dhe sa mė shumė qė zhytem me thellohet edhe qetėsia. Asgjė nuk lėviz. E marr njė burim freskie nga kjo ndjesi. Gjithēka mė vie shumė e freskėt, e pastėr, e ēiltėr, e kthjellėt, e bukur, e dashur... Vazhdoj tė ecė, tė shėtis pa e larguar asnjėherė shikimin nga kjo pamje magjepse, sepse kam frikė se edhe pėr njė ēast ta largoj shikimin do tė mė ikė kjo madhėshti nga sytė. Vazhdoj tė thellohem nė qetėsinė time tė brendshme. Prapė, nuk dua as edhe njė fjalė ta ndėrroj. Nė pėrshtypje tė parė tė duket kjo njė gjendje pėrhumbjeje, por jo, zbrazėti assesi... por, pėrmbushje. Nė njė moment mundohem ta kapė kėtė madhėshti me objektivin e aparatit tim fotografik, por e kam pėrshtypjen se nuk po mundet ta pasqyroj apo t’i kapė ato qė unė po i shohė, vėrej dhe pėrjetoj. Eh, po kėtu tash tregohet i “paaftė” edhe aparati. Gjithēka e bukur ėshtė vėshtirė tė pasqyrohet ashtu siē ėshtė nė esencė!...

            Nė kėto orė tė vona, kur dikush lėkundet nė botėn e gjumit, jam mėsuar tė marr dhe t’i shkruaj letėr njė miku tim shumė tė veēantė. E dimė se secila qenie njerėzore ėshtė unikat, ėshtė njė mikrounivers por, ky mik, ėshtė mė i veēantė ndėr tė veēantėt! Janė kėto letra qė po i japin jetė njė miqėsie tė artė, mu sikurse kjo pamje e artė. Nuk dua ta mbaj kėtė pėrjetim tė kėndshėm vetėm  pėr vete por dua ta ndaj edhe me mikun tim.

            Miku im, tash po tė shkruaj letėr nga njė ambient shumė ma frymėzues. Sigurisht se edhe letra do tė jetė shumė mė pėrmbajtjesore. E di se ti i gėzohesh ēdo ndjesie tė lumtur qė provon dikush nga miqtė e tu tė dashur, andaj, edhe unė qė nė fillim u mundova ta pėrshkruaj atė ndjesi shumė tė kėndshme qė po ma dhuron kjo shėtitje buzė detit pothuajse ēdo natė. E ndjej se duhet tė tė shkruaj. Dua tė tė them se bukuria e natyrės nuk ka fund, e qė kėtė ti e din ma mirė se sa unė. Por, ti e din se ne kemi thėnė se gjėrat e mira edhe kur pėrsėriten ato asnjėherė nuk e kanė atė hijen e monotonisė, pėrkundrazi, vetėm sa forcohet ndriēimi i tyre. Ti e din se sa e dua detin, diellin, rėrėn, ambientin bregdetar. E pra, tash jam kėtu bashkė me kėta. Prej mėngjesit e deri nė mbrėmje jam me detin dhe diellin, e nė mbrėmje vetėm me detin. Jemi bėrė miq dhe atė shumė tė mirė. Por, mė duhet ta pranojė se unė po marr mė shumė nga ata. Do tė thuash ti tashmė, s’ka hierarki as kėtu! Por, ja qė realiteti ėshtė ky. Apo ndoshta edhe deti, edhe dielli nuk do tė kishin shkėlqim pa praninė e pushuesve?! Gjithēka nė kėtė univers ėshtė nė ndėrlidhshmėri apo jo? Miku im, unė po marr shumė ngrohtėsi, shumė relaksim, frymėzim... Jam larguar nga obligimet ditore. E tėra jam e koncentruar vetėm kėtu dhe nė kėtė kohė. Qė nė orėt e hershme tė mėngjesit e pėrshėndes detin dhe me tu afruar afėr tij krejt, nė mėnyrė tė natyrshme, me shfaqet buzėqeshja dhe i them: Mirėmėngjesi madhėshti! Po ashtu para sė tė ikė tė fle i uroj natėn e mirė! Dua tė tė tregoj se tė gjitha grimcat e shqetėsimeve qė i kam pas me herėt nga obligimet ditore i kam bėrė copė-copė dhe i kam hedhė nė det dhe ato nė thellėsi. Eh, po deti ėshtė vend ku tė gjithė kėrkojmė pushim. Por, e di shumė mirė se sė pari duhet ta gjejmė nė brendinė tonė qė padyshim ėshtė e thellė, e pasur, e pastėr, mu sikurse kjo thellėsi e detit...

 

 

 

            Duke i shikuar valėt e detit seē mė vie ta bėjė njė krahasim me valėt e jetės! Ato tė hedhin sa poshtė e sa lart, sa tė pėrplasin diku nė breg, sa tė ledhatojnė aty nė breg... por, sigurisht se ėshtė ajo energjia e pashtershme pėr jetė qė e kemi tė akumuluar brenda vetes. Pikėrisht ajo nuk duhet tė na mungojė as edhe njė herė pėr t’i pėrballuar dhe pėr tė notuar nė mėnyrėn mė tė mirė nėpėr valėt e jetės... Sa mė thellė qė zhytemi aq mė e thellė ėshtė pastėrtia. Edhe ndriēimi mė i fortė! Sa mė shumė qė kėrkojmė nė kėto thellėsi aq mė shumė do tė gjejmė edhe margaritar, tė cilėt do tė shkėlqejnė vetėm kur dalin nė sipėrfaqe. Nuk hulumtojmė nė brendėsi. Kemi frikė nga thellėsitė! Mu sikurse kur e shikojmė pak mė larg detin dhe vet nuanca pak mė e mbyllėt e detit na frikėson paksa. Por, nuk e dimė se atje gjithēka ėshtė me e pastėr, me e kthjellėt, me e qetė, me e ndriēuar... Kėshtu qė nga kjo frikė nga thellėsia mbetemi tė notojmė vetėm nė sipėrfaqe, nė cektėsi aty ku ka zhurmė, ku gjithēka pothuajse ėshtė e njėjtė...

            Derisa shkruaj kėshtu, miku im, e kam ndjenjėn se, edhe pse po tė shkruaj letėr nga kėtu, ti po e lexon, dhe atė fjalė pėr fjalė!!!  E them kėtė, e ndjej kėtė sepse e di se ti je i ngritur shpirtėrisht deri nė lartėsi dhe nga aty ti mund tė shohėsh edhe pėrtej vijės sė horizontales. Ti e ke gjetur brenda vetės “perceptimini jashtėshqisor”. Ti je nisur herėt nga mikrokozmosi nė makrokozmos...

            Para se ta pėrfundoj kėtė letėr dua tė tė tregoj edhe diēka: se nė ēdo moment qė po e jetoj po vė ngapak gėzim. Unė po buzėqeshė. E ti e din shumė mirė se buzėqeshja ėshtė transmetuese. Andaj,  dua edhe ti tė buzėqeshėsh!  Me ke pas thėnė se buzėqeshja me zemėr ėshtė nektar i jetės, andaj nga kėtu po tė dėrgoj pak nektar tė jetės... me gjithė kėtė freski deti, pak frymėzim pėr imagjinatėn tėnde kreative dhe, si gjithherė, tė pėrshėndes me urimin tonė me tė dashur: Gjithēka... dhe asgjė...

 

            (Autorja ėshtė juriste e diplomuar)