.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Tema tė tjera - UFO-T

Shkruan: Armin TIRANA

Tirana Observer

 

UFO-T

 

        Libri qė po trondit botėn, 41 shkencėtarėt qė studionin UFO-t dhe qė janė gjendur tė vdekur.

 

     Nė kėtė libėr, Alfredo Lissoni eksploron pėr ne sekretet e misteriozes Area 51, shtetit tė 51-tė tė Shteteve tė Bashkuara, strumbullarit tė tė gjitha mistereve tė teknologjisė aliene; rindėrton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) tė presidentėve amerikanė nga Trumani tek Bushi Junior (i riu); zbulon prapaskenat e incidentit ajror nė Walesville, qė e bėri qeverinė hije amerikane tė armatosej kundėr alienėve dhe tė nėnshkruante nė vitin 1955 njė pakt shumė tė fshehtė bashkėpunimi antialien me "armikun", Bashkimin Sovjetik.

 

 

            A ekziston njė konspiracion botėror i prirur pėr tė fshehur fenomenin e UFO-ve? A ėshtė e vėrtetė se qeveria amerikane e njeh tė vėrtetėn lidhur me alienėt dhe madje u studion shkencėn nėpėrmjet njė operacioni "inxhinierie sė prapthi", por tenton tė prishė provat e kalimit tė vizitorėve mbi Tokė pėr tė mos humbur autoritet?

            Pėrgjigjja ėshtė pohuese dhe na shtohet nga rindėrtimi i hollėsishėm dhe i saktė i historisė "sekrete" tė ufologjisė, i bėrė pėr herė tė parė nga Alfredo Lissoni dhe i karakterizuar nga dokumente dhe prova tė okultuara nga grupe misterioze pushteti me emra tejet magjepsės: Majestic 12, Men in Black, Revealers.

            Pas njė kėrkimi tė filluar mė 1993 dhe tė zgjatur pėr 9 vjet tė mira, autori vė sė bashku copėrat e njė mozaiku gjigant qė ka parė ndėrtimin nė vitin 1947 dhe pas rėnies sė njė UFO-je nė Roswell tė New Mexico-s e komisioneve tė para studimore amerikane, si publike, ashtu dhe sekrete. Nėpėrmjet njė serie studimore "Projects", qeveria amerikane tentoi qė tė fusė nė dorė teknologjinė e jashtėtokėsorėve dhe ia arriti.

            Nė kėtė libėr, Alfredo Lissoni eksploron pėr ne sekretet e misteriozes Area 51, shtetit tė 51-tė tė Shteteve tė Bashkuara, strumbullarit tė tė gjitha mistereve tė teknologjisė aliene; rindėrton operacionet debunking (diskredituese) dhe cover up (fshehjeje) tė presidentėve amerikanė nga Trumani tek Bushi Junior (i riu); zbulon prapaskenat e incidentit ajror nė Walesville, qė e bėri qeverinė hije amerikane tė armatosej kundėr alienėve dhe tė nėnshkruante nė vitin 1955 njė pakt shumė tė fshehtė bashkėpunimi antialien me "armikun", Bashkimin Sovjetik.

            Akoma do tė shqyrtohen, mė sė fundi do tė shpjegohen dhe do tė futen nė njė kontekst logjik disa prej mistereve mė shqetėsues ufologjikė tė dekadave tė fundit: gjymtimet e kafshėve, vdekjet misterioze tė shkencėtarėve, "zbulimet" e pilotuara tė inteligjencės, letėrkėmbimet sekrete tė siguruara nėpėrmjet Aktit mbi Lirinė e Informimit (X-files e vėrtetė), rrėzimet e UFO-ve, disqet fluturues tokėsorė, Rendi i Ri Botėror, taktika nė formė pike (qė alienėt tė mos shfaqen publikisht).

            E gjitha kjo duke ndjekur fillin e manipulimeve dhe tė konspiracioneve tė urdhėruara nga grupe pushteti nė hije: Trilateral, Bildeberg, CFR, MJ-12, CIA, UFO Study Group. Njė libėr alarmues, qė falė malit tė dokumenteve tė pakundėrshtueshme, mė sė fundi hedh njė dritė tė re mbi konspiracionin botėror tė CIA-s lidhur me disqet fluturuese. Ky libėr u kushtohet tė gjithė kėrkuesve nė fushėn e ufologjisė dhe tė mbrojtjes hapėsinore, tė cilėt kanė ndėrruar jetė nė rrethana misterioze.

 

            Kapitulli I, Vijnė Njerėzit me tė Zeza

            Gjithēka filloi natėn e 23 qershorit 1947, kur njė avion C-46 i marinės rrėzohej nė Mount Ranier nė shtetin Uashington. Mėngjesin e sė nesėrmes qendrat ushtarake bregdetare tė Uashington-it filluan t'u lėshojnė apele me radio tė gjithė avionėve nė fluturim, duke ofruar njė shpėrblim pėr gjetjen.

            Apeli merrej rreth orės 15:00 edhe nga Kenneth Arnold, njė biznesmen nga Boise i shtetit Ohio, i nisur pak kohė mė parė nga aeroporti Chealis dhe i drejtuar pėr Seattle pėr ēėshtje biznesi. Sapo ka dėgjuar njoftimin radiofonik, Arnold u drejtua me njė frymė drejt vendit tė supozuar tė katastrofės, duke fluturuar nė 3000 lartėsi dhe nė rreth 30 kilometra larg nga Zinxhiri i Yakima Falls.
            Piloti po synonte drejt kraterit tė shuar tė Mount Ranger, kur papritmas vėmendja e tij u tėrhoq nga njė vezullim; kur ka kthyer kokėn, ėshtė ndeshur nė "9 objekte argjendi nė formė pjate dhe tė mėdha sa njė avion C-54". Disqet dukeshin se fluturonin nė formacion nė formė pyke.
Njėri nga kėta kishte dy krahė tė mėdhenj formė bisht dallėndysheje dhe njė si dritare qendrore gjigante. Kur disqet u larguan nė horizont, Arnold u llogariti shpejtėsinė: 1900 kilometra nė orė!

             Njė shpejtėsi qė asnjė avion nė atė kohė nuk ishte nė gjendje ta pėrballonte!

            Kur piloti kėrkoi t'i ndiqte, disqet u vunė nė njėshkolonė vertikalisht dhe u zhdukėn me shumė shpejtėsi drejt kufirit kanadez. Arnold ia tregoi aventurėn e tij shtypit dhe njė kronist me fantazi formuloi termin "flying saucers, disqe fluturues". Lindi kėshtu epoka e disqeve fluturuese.
Shpejt tė gjitha gazetat nuk do tė flisnin pėr gjė tjetėr. "Corriere della Sera" e 8 korrikut botonte nė faqe tė parė: "Fenomeni ka arritur kulmin mė 4 korrik kur njė sasi e konsiderueshme personash qė festonin festėn kombėtare ėshtė ndeshur nė disqe fluturuese.

            Piloti Vernon Baird ka deklaruar se ka rrėzuar njė disk fluturues pranė parkut kombėtar tė Yellowstone". Nė tė vėrtetė historia ishte paksa ndryshe: Mė 7 korrik 1947 togeri Vernon Baird po pilotonte njė dymotorėsh P-38 nė fluturim nė 10000 metra sipėr parkut tė Yelloestone, duke proceduar me rilevime fotografike, kur papritmas ėshtė ndjekur nga njė UFO "nė formė yo-yo-je". Deklaroi: "Procedonte me shpejtėsi tė jashtėzakonshme, duke e rritur me shpejtėsi.

            Kishim urdhėr qė t'i rrėzonim me ēdo kusht, por u kujtova pas kėsaj se pavarėsisht se po fluturoja me 360 milje nė orė, mjeti i ēuditshėm mė parakaloi me shpejtėsi. Po tentoja ta ndiqja, por atėherė kuptova se po arrinin tė paktėn njė duzinė yo-yo-sh nė formacion tė ērregullt, tamam sikur gjuajtėsit rreshtohen pėr sulm".

            Ndėrsa Baird, i terrorizuar, tashmė imagjinonte njė sulm drejt Tokės, yo-yo-ja e parė ndahej mė dysh, duke u rrėzuar pėrdhe (pėr kėtė arsye gazetat do tė shkruanin, nė mėnyrė tė gabuar, se piloti kishte "rrėzuar njė UFO").

            Por me gjithė kėrkimet e Pentagonit dhe tė bazės Bozeman, nuk u gjet asgjė, tė nesėrmen gjithmonė "Corriere" raportonte pėr njė disk fluturues tė rrėzuar nė New Mexico; mė 11 korrik i takonte Italisė: "Pjata fluturuese" vėrtiteshin rreth kullės "Garisenda" nė Bologna.

            Por pėrgėnjeshtrimet e para nuk do tė vononin. Mė 5 korrik "Corriere d'informazione", nė referimin e njė vale shikimesh nė Kanada, jepte shpjegimin e parė "tekniko-racional", njė eksperiment sekret amerikan nė New Mexico, "Nė White Sands, gjatė njė eksperimenti gjuajtjeje mbi V-2 e 25-tė gjerman, 8 persona kanė mbetur tė vdekur pėr shkak tė shpėrthimit tė njė serbatori...". Por miti i UFO-ve, siē do tė quheshin mė tej, ishte larg nga tė vdekurit.
Disa ditė pas shikimit, Arnold mori njė telefonatė nga Ray Palmer, botues i revistės ezoterike "Fate". Ky i fundit, duke folur nė mėnyrė eksplicite pėr jashtėtokėsorė, tha se kish mėsuar pėr shikime tė tjera dhe pėr njė rast me rikuperim fragmente alienėsh; pasi Arnold pėr momentin konsiderohej nga shtypi eksperti i vetėm i fushės, Palmer e ftonte, me pagesė, tė intervistonte dėshmitarėt e tij, pėr tė rakorduar mė pas me gazetėn.

            Piloti pranoi dhe zbuloi se X-files i ri ishte zhvilluar nė orėn 14 nė 21 qershorit, tri ditė pėrpara shikimit tė tij. Tė pėrfshirė, katėr roje bregdetare tė ishullit Maury (Tacoma, nė kufi me kufirin kanadez): Harold Dahl, djali i tij dhe dy njerėz tė ekuipazhit. Dahl, i cili po kėqyrte Puget Sound nė varkė, kish parė tė zbrisnin nga "njė mjegull e madhe" 5 trupa rrethorė, tė mėdhenj 30 metra, nė formacion.

            Dukeshin tė impenjuar nė njė manovėr ndihme: rrethonin njė objekt tė gjashtė, i bllokuar nė 500 metra lartėsi mbi vertikalen e bregut. Ky i fundit qėlloi njė breshėri fragmentesh nė ujė, pjesė tė tė cilave ranė mbi motobarkėn e Dahl-it, duke e dėmtuar atė. Njė copė goditi nė krah djalin e Haroldit, ndėrsa njė copė tjetėr, metalike, vrau qenin. Mė pas, sikur tė ishte lehtėsuar, disku rifitoi lartėsi dhe, duke u rreshtuar nė formacion, u largua drejt detit tė hapur me tė gjithė grupin.

            Tė nesėrmen Dahl kishte takuar njė koleg dhe mik tė tijin, Fred Crisman, dhe i kishte treguar gjithēka. Fillimisht skeptik, Crisman kishte vendosur qė ta rrihte bregun me shpresėn qė tė rikuperonte ndonjė prej fragmenteve misterioze dhe tė nesėrmen ia kishte arritur; i pėrkulur pėr tė mbledhur njė fragment metalik, kishte gjetur mbi kokė njė disk fluturues tė ngjashėm me ata tė shkruar nga Dahl! UFO-ja kishte dalė nga njė re e madhe dhe kishte kryer njė rreth tė madh sipėr gjirit pėrpara se tė largohej.

            Ndėrsa Crisman, i shtangur, qėndronte pėr tė fiksuar lėvizjet e kėtij objekti tė ēuditshėm, Dahl merrte telefonatėn e njė tė panjohuri qė e ftonte pėr drekė. Njeriu pranoi, duke menduar pėr ndonjė klient tė mundshėm. Nė fakt, roja bregdetare gjatė kohės sė lirė zhvishte materiale recupero dhe shpesh i ndodhte qė tė vihej nė kontakt me tė panjohur. Nė mesditė Dahl takoi bashkėbiseduesin misterioz.

            Ishte njė burrė elegant, i veshur krejtėsisht me tė zeza. Sapo tė dy u ulėn nė tavolinė, njeriu me tė zeza filloi tė pėrshkruante nė mėnyrė tė detajuar gjithēka qė i kish ndodhur Dahl-it njė ditė mė parė, nė afėrsi tė ishullit Maury; pastaj, nė vend qė tė bėnte siguruesin, kish shpėrthyer: "Kjo provon se di shumė lidhur me pėrvojėn tėnde. Lejomėni qė t'ju jap njė kėshillė, zoti Dahl. Pėr sigurinė tuaj dhe atė tė familjes tuaj, harroni gjithēka keni parė. Mos flisni me asnjeri...".

            Pavarėsisht kėrcėnimit tė "man in black", (me kėtė term, nė tė ardhmen do tė etiketohen tė gjithė individėt misteriozė, ndoshta agjentė qeveritarė, qė kėrcėnonin ufologė dhe dėshmitarė), Dahl iu rrėfye Arnold-it. Piloti paralajmėroi Aeronautikėn.

            Menjėherė U.S. Air Force dėrgonte kapitenin Davidson dhe togerin Brown tė bazės Hamilton nė shtetin California, pėr tė marrė nė pyetje Dahl-in e Crisman-in. I zhvilluar nė praninė e Arnoldit, takimi nuk qe aspak i kėnaqshėm. Crisman e Dahl tregoheshin nervozė, tė frikėsuar dhe ngurrues.
            Ngatėrroheshin nė tregimin e ndodhive tė tyre, duke deklaruar se i kishin humbur fotografitė e bėra UFO-ve. Kjo i bindi dy ushtarakėt se rojet bregdetare kishin gėnjyer prej mitomanisė.
Megjithatė, nė ēdo rast, Davidson e Brown i morėn me vete fragmentet e mbledhura nga Crisman qė t'i analizonin nė shėrbimet sekrete tė Aeronautikės. Pak orė mė pas tė dy oficerėt, me fragmentet e ēmuara, ngjiteshin nė bordin e avionit tė tyre 8-25, tė drejtuar pėr nė Hamilton, ku dhe nuk do tė arrinin kurrė.

            Avioni i tyre shpėrtheu nė mėnyrė misterioze nė fluturim, nė lartėsitė e Kelsos. Tė nesėrmen, duke nuhatur njė konspiracion, gazetarėt kėrkuan Dahl-in e Crisman-in, por kėta qenė bėrė tė pagjetshėm (nė vitin 1994 Crisman ka dalė sėrish nė skenė, duke i dhėnė njė intervistė revistės kaliforniane "UFO", duke konfirmuar historinė e tij).

            Disa ditė pas kėtyre ndodhive tragjike, Palmer po pėrgatitej tė botonte me tituj tė mėdhenj historinė e Dahl tek "Fate", kur mori telefonatėn e njė njeriu misterioz tė veshur me tė zeza; nė mėnyrė tė prerė, ky i ofroi njė propozim tė ēuditshėm: tė gjitha koordinatat e avionit tė rrėzuar mė 23 qershor nė kėmbim tė heshtjes lidhur me ēėshtjen Dahl.

            Njeriu e njihte me pėrpikmėri pikėn ku ndodhej avioni i rėnė, nė rrėzėn e South Tacoma Glacier, shumė mė nė jug nga ku tė gjithė pilotėt, pėrfshi Arnold, e kishin kėrkuar. Nė kėtė mėnyrė, Palmer do tė mund tė fuste nė xhep shpėrblimin pėr gjetjen, ama nė kėmbim do tė duhej tė censuronte intervistėn e Arnold me Crisman dhe Dahl.

            Palmer e refuzoi ofertėn (pėr tė qenė tė saktė, informacionet e man in black rezultuan tė sakta: avioni u gjet pikėrisht nė pikėn e treguar. Kėto detaje mė janė treguar nga regjisori Mario Gariazzo, ufolog i grupit serioz dhe shumė tė famshėm amerikan NICAP. Njė ndodhi e tillė, pėr aq sa dimė, nuk shfaqet nė librat mė tė dokumentuara tė ufologjisė.

 

            Kapitulli III, Trilateral Commision kontrollon planetin

            Kissinger ishte njeriu kryesor i Trilateral Commision. Kundėr kėtij institucioni ekonomiko-politik shumė tė fuqishėm ka shpėrthyer nė vitin 1993 ufologu Jimmy Guieu, njė pionier i investigimeve tė botės sė pazakonshmes.

            Nė njė seri home video tė njohur si "The Doors of the Future", francezi akuzonte organizatėn e fuqishme se vepronte nė mėnyrė okulte me Majestic 12 nė dėm tė njerėzimit.
Sipas sė bashku me Trilateral Commision apo thjesht Trilateral do tė vepronte "Council on Foreign Relations", nė tė cilin njė majestic bėnte efektivisht pjesė, domethėnė Berkner dhe njė klan politikanėsh dhe mėsuesish universitarė evropianė, ajka e shoqėrisė, zakonisht tė mbledhur "pėr tė komplotuar" pranė hotelit "Bildeberg" nė Oosterbeck dhe nga i cili ata do tė merrnin emrin.

            Sipas thėnies sė Guieu, Bildeberg, Council e Trilateral nuk ishin gjė tjetėr vetėm organizata fasadė tė pėrdorura nga Majestic 12 pėr punėt mė tė ndyra, si puna e trafikut tė drogės, qė shėrben pėr tė financuar nė mėnyrė tė paligjshme Majestic.

            Pėr Guieu, qėllim i final i gjithė kėsaj do tė ishte arritja e "sinarkisė", njė qeveri botėrore e ndarė njėlloj midis fuqive industriale tė Evropės, Amerikės dhe Azisė (Japoni).

            "Ekziston njė oktapod i keq qė e merr emrin nga hoteli "Bildeberg", i cili ka asamblenė kushtetuese tė tij qysh nga viti 1954!", - ka denoncuar Guieu: "Janė njė shoqėri shumė sekrete amerikane, e pėrbėrė nga shkencėtarė tė Project Manhattan (ai i bombės atomike, qė pėrfshi edhe Condon, shėnimi im.), njė melting pot qė duhej tė favorizonte ngritjen e Majestic 12.

            Ėshtė e njohur se George Bush Sr., pėrpara se tė zgjidhej President i Shteteve tė Bashkuara, ka qenė themelues i Trilateral Commision, se drejtonte CIA-n dhe drejtonte Zapata Petroleum Co., dhe David Rockefeller financoi fushatėn elektorale tė Dwight Eisenhower dhe, me kėtė, pėrpunoi strukturat sekrete tė Majestic 12".

            Fatkeqėsisht, ka tė vėrtetė nė kėtė pohime, por tė pėrziera nga Guieu me dokrrat e zbuluesve; filli konspirativ dhe paranojak qė ka rezultuar dhe qė qysh nė vitet tetėdhjetė ishte vėnė nė lojė nė njė libėr gjysmė humoristik tė Neal Wilgus tė titulluar "The Illuminoids", mbi "shoqėri sekrete dhe paranojė politike", ėshtė marrė nė mijėvjeēarin e tretė nga amerikani David Icke, qė imagjinon se prapa krahėve tė qeverisė hije ka njė racė dinake reptiloidėsh alienė qė kontrollojnė gjithēka; kjo pėrzierje idiotėsish dhe gjysmė tė vėrtetash sigurisht qė nuk ka kontribuar ndaj kėrkimit. Pėrkundrazi, ka siguruar efektin e kundėrt, diskreditimin e pak tė dhėnave koherente.
Sigurisht qė Trilateral Commision ėshtė real. Ėshtė njė organizatė ndėrkombėtare e themeluar nė vitin 1973 me iniciativėn e David Rockefeller, president i Chase Manhattan Bank, dhe i drejtuar deri nė korrik tė 1976 nga Zbigniev Brzezinski.

            I frymėzuar ka mundėsi nga mendimi politik i Kissinger, Trilateral Commision lufton pėr njė bashkėpunim mė tė ngushtė midis vendeve tė industrializuara, Amerikė, Evropė Perėndimore, Japoni, tė goditur nė masė tė ndryshme nga sfidat e vendeve socialiste e tė Botės sė Tretė dhe nga krizat politike tė brendshme e tė jashtme.

            Nė vitet nėntėdhjetė bėnin pjesė 60 liderė politikė e sindikalistė, studiues (60 amerikanė, 60 japonezė, 85 evropianė) dhe sipėrmarrės. Pėrveē Brzezinskit, mė pas i hyrė nė administratėn Karter si Kėshilltar i Sigurisė Kombėtare, aderuan vetė Karter, W.F. Mondale, Cyrus Vance tė Departamentit tė Shtetit, W.M. Blumenthal tė Thesarit, Harold Broun tė Pentagonit (ky i fundit, pėr saktėsi, ka marrė pjesė mė 5 prill tė vitit 1966 nė njė debat lidhur me UFO-t tė organizuar nga Komiteti i Shėrbimeve tė Armatosura nė Dhomėn e Pėrfaqėsuesve me cilėsinė e Sekretarit tė Air Force. Me tė qenė Hynek e Quintanilla tė Blue Book dhe i nderuari L. Mendel Rivers).

            Pėr sa i pėrket akuzės sė disa politologėve, sipas tė cilės Trilateral do tė ishte "njė organizėm vendimmarrės me pretendimin pėr tė drejtuar botėn kapitaliste nė vend tė qeverive legjitime", rrėfejmė se u besojmė. Nė vitin 1991 bankieri amerikan David Rockefeller, duke besuar se fliste me veshė tė besuar, pranonte ekzistencėn e "njė konspiracioni qė ekziston prej dyzet vjetėsh; ai ka pėr qėllim tė vendosė fshehurazi njė qeveri botėrore, tė bazuar mbi sovranitetin kombėtar tė bankierėve. Armiku ynė ėshtė vetėvendosja kombėtare e popujve...".

            Por se prapa gjithė kėsaj janė alienėt, kjo ėshtė e gjitha pėr t'u demonstruar.
Enti tjetėr i vėnė nė shėnjestėr vazhdimisht nga "zbuluesit" ėshtė CFR-ja. Kėshilli i Marrėdhėnieve me Jashtė (Council on Foreign Relactions) ėshtė truri dhe motori i politikės ndėrkombėtare amerikane. Tė qenit pjesė e tij, pėrveēse ėshtė shenjė prestigji tė madh, ėshtė sinonim pushteti tė madh.
            Kėshtu qė nuk mrekullon fakti qė tė gjesh brenda tij qoftė njė anėtar tė Majestic 12, Lloyd Berkner, qoftė dy anėtarė tė 54/12, Kissinger dhe Brzezinski. CFR-ja nuk merret me ufologji, por me politikė, bile me politikė tė nivelit tė lartė, dhe kjo shpjegon se pse nė tė kaluarėn disa majestic kanė tentuar gjithēka, boll qė t'i infiltrojnė.

            Kancelari gjerman Schmidt e ka pėrshkruar kėshtu CFR-nė tek "Njerėz nė pushtet": "Anėtarėt e kėsaj qendre formimi qenė avokatė, bankierė, disa industrialistė dhe docentė universitarė. Council botonte dhe boton akoma edhe tani periodikun e shkėlqyer "Foreign Affairs", fillimisht nėn drejtimin e Hamilton Fisch Armstrong dhe mė pas tė William Bundy.

            Ky punonte tė mirėpriste nė debatet e tij tė reja tė pėrzgjedhur me kujdes, duke u pėrgatitur mė parė detyra me rėndėsi tė vogėl. Gjatė karrierės sė tyre ata pėrfundonin nganjėherė tė mbulonin detyra me pėrgjegjėsi nė Departamentin e Shtetit, nė Pentagon, nė Shtėpinė e Bardhė apo nė pika tė tjera kyēe tė politikės ndėrkombėtare, nga politika tregtare tek politika e ēarmatimit.

            Nė periudhėn e pasluftės, John McCloy qe pėr shumė vite me radhė President i Council-it. Mė vonė morėn pozicione me rėndėsi nė brendėsi tė tij David Rockefeller e Cyrus Vance. Natyrisht qė nė tė bėnin pjesė disa personazhe tė spikatur tė Harvardit, tė MIT tė Cambridge dhe tė Princeton University.
            Nga periudha e viteve gjashtėdhjetė kujtoj me kėnaqėsi Henry Kissinger, Zbigniew Brzezinsk dhe Nelson Rockefeller, me cilėsinė e Guvernatorit tė shtetit New York".

            Vetė ai CFR qė kishte rritur shumė anėtarė tė ardhshėm tė Trilateral Commision (Brzezinski, Vance, David Rockefeller) do tė arrinte pashmangshmėrisht tė pėrplasej me vetveten, siē e pranon vetė Schmidt mė poshtė nė librin e tij: "Ndėrsa Carter pėsoi influencėn e konceptimit trekėndor SHBA - Evropė - Japoni, e pėrhapur nga i ashtuquajturi Trilateral Commission nėn David Rockefeller, nga fundi i viteve shtatėdhjetė u krijuan slogane dhe korente tė reja mendimi...".

            Pėr Zbigniew Kazimierz Brzezinski (23 mars 1928), sociolog polak i Harvard, asistent i Presidentit McGeorge Bundy, dimė se qe konsulent i Departamentit tė Shtetit dhe i RAND Corporation, njė shoqatė qė realizoi pėr qeverinė si njė studim mbi banueshmėrinė e planetit, ashtu dhe njė raport lidhur me disqet fluturuese i titulluar nė mėnyrė domethėnėse "UFO: What to do?", akoma i klasifikuar dhe "jo i disponueshėm pėr shpėrndarje tė jashtme".

            Lidhur me polakun, francezi Jimmy Guieu nė njė libėrth tė titulluar "Ceux qui tirent les fichelles de l'economie et de la politique mondiales" (Ata qė lėvizin fijet e ekonomisė dhe tė politikės botėrore), i bėn njė referim takimit tė Parisit (Trialogo 41) tė vitit 1989, nė tė cilin merrnin pjesė Hubert Curien (ministri francez i akuzuar se ka bojkotuar kėrkimin lidhur me UFO-t), Jacques Delors, Jacques Chirac e Zbigniew Brzezinski, sė bashku me disa politikanė qė mblidheshin nė hotel "Bildeberg" nė Maastricht dhe qė, sipas Guieu dhe tė tjerėve, do tė ishin tė gjithė pjesė e qeverisė hije...

 

            Projekti "Blue Book"

            Projekti "Blue Book" (Libri blu) ishte njė prej serive sistematike tė studimit e verifikimit tė UFO-ve (Objekteve fluturuese tė paidentifikuara), i kryer nga Forcat Ajrore Amerikane (U.S.A.F). Ky projekt filloi nė vitin 1952 dhe ishte ringjallja e dytė e njė studimi tė kėtij lloji. Urdhri pėr pezullimin e kėtij projekti u dha nė dhjetor tė vitit 1969. Projekti "Blue Book" kishte dy qėllime: tė pėrcaktonte nėse UFO-t ishin kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare dhe tė analizonte shkencėrisht tė dhėnat qė kishin lidhje me UFO-t. Nė kohėn qė "Blue Book" u pezullua, kishte mbledhur rreth 12,500 raportime mbi objektet fluturuese tė paidentifikuara duke arritur nė pėrfundimin se shumica e tyre ishin keqinterpretime tė fenomeneve natyrore si retė, yjet, etj, apo objekte fluturuese tė zakonshėm. Disa prej tyre u cilėsuan si mashtrime. Raportimet mbi UFO-t janė tė arkivuara dhe janė tė disponueshme nėn "Aktin e lirisė sė informimit", por emrat dhe informacionet personale tė gjithė dėshmitarėve janė redaktuar.

 

            Incidenti "Roswell", autopsia e njė alieni

            Incidenti "Roswell" pėrfshin gjetjen e materialeve tė njė objekti tė paidentifikuar nė Roswell, Nju Meksiko nė SHBA, 1947. Qė prej asaj kohe ky rast ėshtė kthyer nė objekt spekulimesh e hipotezash nga mė tė ndryshmet. Ekzistojnė hipoteza tė ndryshme nė lidhje me atė qė ka ndodhur nė tė vėrtetė atje. Forcat ushtarake tė SHBA-sė pretendojnė se mbetjet qė u zbuluan nė vendin e aksidentit ishin ato tė njė balone top-sekrete qė ishte pėrplasur. Sidoqoftė shumė ithtarė tė UFO-ve vazhduan tė besojnė se objekt i pėrplasjes ishte njė UFO. Incidenti u kthye nė njė legjendė urbane dhe Roswell njihet si incidenti mė i njohur qė ka lidhje me UFO-t. Nė vitin 1995, sipėrmarrėsi i videove, Ray Santilli nxiti debate tė shumta me tė ashtuquajturėn "autopsia e alienit", kur pretendoi se kishte xhirime tė kryera nė njė kamp ushtarak amerikan, menjėherė pas pėrplasjes nė Roswell. Nė fillim Santilli i paraqiti filmimet qė dispononte nė njė audiencė, ku ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė mediave, studiues UFO-sh, etj, nė Muzeun e Londrės mė 5 maj, 1995.

 

            Lista e personave qė studionin UFO-t dhe u gjetėn tė vdekur nė mėnyra misterioze. Libri u kushtohet atyre:

1.Zigmund Adamski, vdekur nė rrethana tė paqarta
2.Gjen. Ailleret, incident ajror
3.Dr. Vladimir Alexandrov, i zhdukur
4.Dr. Alistair Beckham, i djegur nga rrufeja
5.Prof. Keith Bonden, incident rrugor
6.Ten. Brown, incident ajror
Arthur Bryant, sėmundje
7.Dr. Robert Charroux, sėmundje
8.Richard Church, i vdekur nė rrethana misterioze
9.Dr. Vimal Dajibhai, i rėnė nga njė shkėmb
10. Kap. Davidson, incident ajror
11. Antonio De Falco, i helmuar
12. Frank Edwards, incident rrugor
13. Dr. John Ferry, i goditur nga rrufeja
14. Prof. Colin Fisher, i vrarė
15. Dr. Olavo Fontes, sėmundje
16. Gjen. James Forrestal, i vetėvrarė
17. Rosa Gigante, i helmuar
18. Waveney Girvan, i vdekur nė rrethana misterioze
19. Dr. Antonhy Godley, i zhdukur
20. Dr. Roge Hill, i vrarė nga njė e shtėnė
21.Inxh. Frank Jennings, infarkt kardiak
22.Prof. Morris Jessup, i vetėvrarė me gaz
23.Dr. Trevor Knight, helmim nga shkarkim gazi
24.Inxh. Willy Ley, i vdekur nė rrethana misterioze
25.Prof. James MacDonald, i vetėvrarė me revole
26.Charles Maney, i vdekur nė rrethana misterioze
27.Tog. Robert McGouan, i vetėvarur
28.Jean Miguéres, i vrarė
29.Dr. Victor Moore, mbidozė qetėsuesish
30.Dr. Peter Peapell, i mbytur
31.Dr. Richard Pugh, i vdekur nė rrethana tė paqarta
32.Kap. Edward Ruppelt, sėmundje
33.Dr. Scott Rogo, i therur me thikė
34.Dr. David Sands, i vetėvrarė
35.Dr. Frank Scully, i vdekur nė rrethana misterioze
36.Dr. Ashad Sharif, i mbytur me litar
37.Prof. Avtar Singh Gida, i zhdukur
38.Inxh. Edwin Skeels, i mbytur
39.Inxh. Wilber Smith, i vdekur nė rrethana misterioze
40. Marc Thirouin, i vdekur nė rrethana tė paqarta