Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6- LIBRI MBETET NJĖ MIK I ĒMUAR

Shkruan: Gladiola BUSULLA

www.dituria.se

      

LIBRI MBETET NJĖ MIK I ĒMUAR

 

            Letėrsia ėshtė tėrėsi e historisė, kulturės, imagjinatės, zbavitjes, stilit letrar, fjalorit tė pasur, subjekteve mbresėlėnėse e personazheve tė paharrueshme. Mjerisht, pėrkundėr kėsaj arkitekture letrare qė frymon ndėr mijėvjeēarė, po ngrihet njė brez i alienuar letrar qė reflekton flashkėsi intelektuale deri nė shterpėzim tė plotė.

 

 

            Letėrsia ėshtė imitim i jetės (?!). Ky do tė ishte njė pėrkufizim pothuajse foshnjarak, sepse kur nis tė lexosh, shpirti rreket t’u rikthehet episodeve sekrete, pėrjetimeve, silogjizmave, perceptimeve qė shfaqen nė dritė ndoshta pas sheku­jsh tė tėrė. Njė dhuratė kjo e studiuesve, shkrimtarėve, poetėve, dramaturgėve qė nga antikiteti e deri mė sot, tė cilėt e njihnin nė thellėsi, rėndėsinė dhe vlerėn e fenomeneve jetėsore.

            Libri ėshtė pėrmbushje, vibrim, transmetim i lirisė shpirtėrore, njė liri qė vjen nė trajtėn e dijes sė fshehtė qė dhe pse e kanė para syve, jo tė gjithė e shohin. Njė libėr tė bėhet i dashur qoftė dhe prej njė fraze tė vetme, njė fraze “ex voto” qė flatron drejt mistikes dhe tė mbinatyrshmes.

            Libri mbetet miku i heshtur qė flet shumė, kapitali i vetėm i intelektualėve e artistėve tė varfėr. Gjithēka pėr tė cilėn shpreson, gjithėkrejt fshihet nė ty, gjithēka agulluese gjen mishėrim, ngushėllim e pėrsoset nė libra.

            Emocioni i njeriut tė thjeshtė shndėrrohet nė emnesė, sepse ajo qė ne dimė ėshtė njė bulėz uji, e ēka nuk dimė, ėshtė krejt oqeani i jetės. Njė libėr i trishtė nė njė kohė tė trishtė rezonon njė energji tė re, e cila tė maturon, tė udhėheq, ndoshta tė ndryshon jetėn.

            Letėrsia ėshtė tėrėsi e historisė, kulturės, imagjinatės, zbavitjes, stilit letrar, fjalorit tė pasur, subjekteve mbresėlėnėse e personazheve tė paharrueshme. Mjerisht, pėrkundėr kėsaj arkitekture letrare qė frymon ndėr mijėvjeēarė, po ngrihet njė brez i alienuar letrar qė reflekton flashkėsi intelektuale deri nė shterpėzim tė plotė.

 

 

            Dhe sikur tė mos mjaftonte kjo, shumė prej tyre me guximin e tė marrit dhe kurajon e tė paskrupulltit ndėrmarrin inisiativa tė tilla: si pėrkthimet e kryeveprave botėrore, redaktimet, promovimet e librave, botimet e njėpasnjėshme qė asfiksojnė mė shumė se gazi karbonik. Ndjeshmėria, pritshmėritė dhe endja e madhe e lexuesve kritikė meritojnė vėmendje maksimale. Kjo letėrsi e re, e varfėruar nė shprehi, sintaksė, figuracion; pėrkthimi “ad litteram” qė vetėm pėrkthim cilėsor s’mund tė jetė janė kėrcėnime konstant ndaj veprės letrare e letėrsisė si koncept i pėrgjithshėm.

            Pėrmes praktikės sė leximit, mendja ushtrohet tė ndėrveprojė me mė shumė fleksibilitet, nė raport me botėn e jashtme. Kėshtu qė si konseguencė , sa mė shumė qė kujtesa tė jetė e lidhur me analogjitė, metaforat, ose eksperiencat “e magazinuara” nga leximet, ēdokush do tė mund tė tregohej mė i aftė, me secilėn nga pėrballjet qė do t’i shfaqeshin nė labirintet e jetės.

            Ndaj njė kėshillė pėr tė gjithė prindėrit, pėrfshirė mua: kujdesuni qė nė ēantat e fėmijėve, pėrveē celularėve, patatinave e ēokollatave tė gjendet dhe njė libėr i mirė artistik, fantastiko-shkencor apo enciklopedik, i cili do t’u shėrbente si udhėrrėfyes a nxitės drejt shtigjeve tė reja.

            Herė pas here, e ndiej tė nevojshme t’i referohem aforizmit tė njėrit prej celebriteteve tė mirėnjohur amerikanė tė viteve 1920-1930, Will Rogers, i cili shprehej se: ”Njeriu mėson pėrmes dy mėnyrave: njėra ėshtė pėrmes leximit, kurse tjera ėshtė pėrmes shoqėrimit me njerėz tė mirė”.