Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Lida Lazaj

LIDA LAZAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LIDA LAZAJ

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

            Lida Lazaj

            Lindur: 3 prill 1955

            Vendlinda: Korccė

            Vendbanimi:Tiranė

            Arsimi: E mesme e pėrgjithshme

 

            Botimet:

            1. Me zėrin tėnd. Poezi 2005. Shtėpia botuese “Egnatia”

            2. Rruga pėr nesėr. Haik shqip-anglisht 2007. Shtėpia botuese “Egnatia”

            3. Gishti dheut tė dhembshur. Poezi2008. Shtėpia Botuese “Egnatia”

            4. Syri i sė dielės. Poezi 2014. Shtėpia botuese “ADA”

 

            Botime periodike te suplementet letrare te gazetat e pėrditshme nė Shqipėri,nė revista letrare nė Shkup, Prishtinė, Kroaci. Greqi, Itali.

            Bashkautore nė antologji tė ndryshme.

 

 

 

 

 

ELEGJI PARAKOHE PĖR TY QĖ MBJELL GĖSHTENJA

 

Kur ti tė kesh ikur dhe unė tė mos jem mė

e nė qytetin poteremadh s`do ndihen aspak mungesat,

mjegullat do ulen mbi supin e malit

dhe mali do ti ngjajė atit

kėrrusur nga dhimbja e humbjes sė djalit

 

Do rrėzohen mjegullat

do rrėzohet qielli

si nėna foshnjėn do ti mbėshtjellė nė gji,

do ti ngushėllojė  gėshtenjat.

 

Qyteti poteremadh

i harron bijtė, qė mbjellin dashuri

por nuk harron mali, qielli,mjegulla

nė mal heshtin mrekullitė…

s`pipėtin asgjė…

 

Mandej dalėngadalė do ngrihen mjegullat

do vijnė ketrat,

do shkundin trishtimin

e pik-pik do lotojnė gjethet pa zė.

 

Pik-pik, pik-pik

heshtur pa zė.

 

Kur as ti nuk do jesh, as  unė s`do jem mė.

 

 

MĖ DUHET NJĖ ĖNDĖRR, MĖ DUHET NJĖ MIT

 

Mė duhet tė kuptoj

pėrse s`e pranoj ftesėn e gdhendur: reliev me germa ari

 

pėrse nuk shkoj atje

ku shpėrthejnė` koktelet, snobizmi e fishekzjarret

ku  mend shet tartufi e haviari me limon?

 

Mė duhet tė kuptoj

pėrse nuk e dėboj si  insekt tė hutuar xixėllonjėn,

hyrė rastėsisht nė dritaren e hapur tė mesnatės,

por e marr nė pėllėmbė e puth nė ballė si kryezonjė

dhe zemra pa u menduar fare  pas i shkon?

 

Mė duhet tė mėsoj

pėrse dot si braktis malet: bablokė tė heshtur hijerėndė

maj jargavanėsh, fllade korijesh  shira tė ėmbėl,

lumenj gurgullues, burime syqashtėr

(edhe pse ēezma ujė s`mė ka  dhe etjen  e shuaj me bidon?

 

Mė duhet njė ėndėrr , mė duhet njė mit

pėr tė kuptuar se si boriga e moēme

njė rrėnjė brenda ka brenda kraharorit tim

tė tjerat, gjysmat nė ajėr skulpturė e lashtė

e gjysma tjetėr thellė shurigės pėrmbi hon?

 

 

TĖ IKĖSH, APO TĖ IKĖSH!?

 

Tė ikėsh?

Tė vdesėsh prej hidhėrimit?

Apo tė qėndrosh e njė det lotėsh tė terėsh

dhe tė prcipitosh njė sarkofag prej kripės ?

 

Tė ikėsh! Tė ikėsh! Tė ikėsh!

 

Tė ikėsh

duke marrė me vete gjithēka

nė njė zarf hermetik tė dyllosur

 pa lėnė asnjė hapėsirė nga ku mund tė dalė

 mendim, revoltė a psherėtimė

a nga ku mund tė hyjė si Kalė Troje

ndonjė puthje foshnje.

 

Tė ikėsh

kur prilli me majin kėmbejnė kredencialet

e tė rilindėsh xixėllonjė  jargavanėve.

 

Gjymtyra ime e papėrsosur

as me imagjinatėn mė  tė ēmendur

se imagjinoj jetėn pa ty

 

 

DIĒ DOJA TĖ THOSHA

 

Diēka, qė ti ende nuk e di

diēka qė duhet tė t`a mėsojė koha.

 

Por koha, nuk ka ndėrmed tė ndalė trenin

ku udhėtojnė Vronski me sivėllėzėrit e tij

lėkurėzeshkėt e lėkurėbardhė

me spaleta, adjutant e kalė

me biletė tė klasit tė parė

dhe simotrat e Anės lėkurėbardha e lėkurėzeshkėta

me biletė tė klasit tė tretė

ku shėrbehet vetėm ēaj i hidhur

dhe shinat e trenit vegojnė nė ėndrra

si shpata qė zgjidh nyjėn e lotėve nė fyt.

 

Nuk ėshtė e drejtė, miku, shoku, vėllai im

tė kėrkoj prej teje diēka qė as vetė nuk e di ta artikuloj

diēka qė duhet tė na i mėsojė koha.

 

Por ėshtė e padrejtė

qė, kur e  gjithė bota fle e ėndėrron

Virginia Ėolf tė mė dėbojė gjumin

e nė kokėn ime tė kėrkojė 

njė dhomė pėr vete e Silvia Plath

dhe ta nxjerrė nė peron mendimin tim

ku treni i kohės duhet tė ndalė

pėr tė marrė pasagjerė tė rinj.

 

 

BALADĖ DASHURIE

 

Ai ish bilbil

Ajo guguftu

 

Asaj

si mjaftonin flokėt

pėr tė numėruar sa herė

zemra pėshpėriste emrin e tij.

 

Jo mė pak bukur drithmonte

gjethja e njomė e prillit

prekur nga cicėrima e zogut,

se dora e tij,

kur pėrmendte emrin e saj.

 

Kur yjet si dėshirat kėputeshin

dhe valėt e detit i pėrpinin

stėrqokat veshur me ngjyra si papagaj, s`flinin.

 

Ajo

mes rrėnojave

me zi mbėshtolli zemrėn

me flokėt e saj.

 

Ai

mbi rrėnojat

ndėrton herbariume

fosilesh

 fluturash tė thara

pupla papagajsh

krejt kot kuturu.

 

Ai ish bilbil

Ajo, guguftu