Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 -  Ligor Shyti

LIGOR SHYTI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LIGOR SHYTI

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

         Ligor Shyti u lind nė Pėrmet me 29/12/1957. Pas pėrfundimit tė shkollės sė mesme dhe shėrbimit ushtarak, iu pėrkushtua karierės ushtarake, prej sė cilės u shkėput prej njė aksidenti tė rėndė automobilistik, qė e bėri tė jetojė mbi njė karrige me rrota. Pas korrikut tė vitit 1991 i ėshtė kushtuar artit dhe letėrsisė.

            Nė pranverėn e vitit 2000 doli nė qarkullim libri i tij i parė i titulluar: “Ēmimi i Faljes”, roman dhe mė pas, nė vitin 2003, doli libri i dytė “Letėr nga Ferri”, roman;  “Franēi, mbesa e kapitenit”, roman (2007); “Nė aerodromin e ėndrrave tė mia”, lirika, 2009; “Ishte Eliana”, roman, 2012.

            Ka marrė pjesė nė konkurse tė ndryshme lokale, kombėtare tė poezisė dhe fabulės dhe ėshtė vlerėsuar me ēmime tė ndryshme si brenda vendit dhe nė Itali e Greqi. Romani “Letėr nga Ferri” ėshtė shpallur nga Lidhja ndėrkombėtare e krijuesve “Pegasi”, me qendėr ne Gjirokastėr, si vepra mė e arrirė e vitit 2005. Pjesė nga krijimtaria e tij janė botuar nė shtypin e pėrditshėm lokal dhe atė kombėtar, si dhe nė Kosovė, Sh.B.A. dhe Italinė e jugut. Kohėt e fundit ėshtė paraqitur nė shtyp edhe si pėrkthyes i gjuhės italiane. Tregime: “Detektivi”,tetor, 2006; “Kuqoja”, qershor, 2008; “Ledia”, maj 2009, “Shkruar pėr Rozėn” qershor 2013.

 

            Publicistikė:

 

            “Nė qendėr tė tė gjitha gjėrave qėndron Mirėsia”, maj, 2000

             “Kosina dhe kosinaret nė vite”, shkurt, 2007.

            “Bastioni” i socialistėve nė Pėrmet, u shkėrmoq”, janar, 2007.

 

            Botime nė gjuhė tė huaja:

 

            Romani “Franēi, mbesa e kapitenit”, pėrkthyer dhe botuar nė Greqisht, italisht.

            Cikėl me poezi, botuar ne revistėn italiane “Artisti a Confronto”nė qytetin e Motolas (TA). “Nė qendėr tė tė gjithave qėndron mirėsia”, botuar nė anglisht, revista “Mirėsia”(2000).

 

            Rolin e tij nė letrat shqipe dhe vlerėsimin kombėtar pėr tė;

            Ėshtė njė zė i njohur nė letėrsinė shqipe dhe mė tej. Prezantimi i krijimtarisė sė tij nė shtypin mbarėshqiptar me veprat e tij nė prozė: “Ēmimi i Faljes”, “Letėr nga Ferri”, “Franēi, mbesa e kapitenit” dhe “Ishte Eliana”, poezi: “Nė aerodromin e ėndrrave tė mia”, si dhe publikimi i vazhdueshėm nė tregun mediativ tė cikleve me poezi dhe tregimeve ne shtypin letrar shqiptar si: Tregime:

            “Detektivi”,tetor, 2006.

             “Kuqoja”, qershor, 2008.

            “Ledia”, maj 2009,

            “Shkruar pėr Rozėn” qershor 2013

 

 

 

 

NJĖQIND VJET PA GJUMĖ            

 

Tani, mund tė fle gjumė pafund

Nėn flladin e erės shqiptare

qė shpirtin mė pėrkund.

Vitet qė ikėn…

ma prishėn ėndrrėn.

Njėqind vjet luftėra, vrasje,

copėtime dhimbjesh tė kota.

Dhe krahu i prerė qė s’e harrova kurrė.

Tani, krahėt i kam njėlloj, si dikur,

Fluturoj si njė shqiponjė e re,

edhe pse jam tepėr e vjetėr,

sa vetė bota.

Njėqind vjet dashuri pa dashuri.

Njėqind vjet liri pa liri.

Njėqind vjet ėndrra pa gjumė.

Tani, do tė fle,

do tė shoh ėndrra mė shumė.

Ėndrra, liri, dashuri, kudo anembanė,

nga Shkupi, nė Prishtinė, gjer nė Tiranė.

Tani, do tė fle gjumė si dikur,

shqiponja ime dykrenare

do tė fluturojė kudo… lart, larg,

me tė sajin flamur.

 

 

DUKE PRITUR AGIMIN            

 

Kisha kohė pa e pritur agimin nė prill

Dhe zėrin e bilbilit s’e dėgjoja

Njė qyqe mė zuri papritmas gafil

Mė ftoi tė dilja… me tė tė lodroja

Njė hėnėz e vetmuar mes yjesh qė ndrijnė,

yjet…

dashuria ime e parė,

e dinė, qė ēmendem pas saj,

me njeri-tjetrin pėshpėrijnė:

Ky qenka i marrė!

Prej kohėsh… as shiu rrobat s’mi lag

qė rrezes sė diellit t’i nder pėr t’u tharė

se fati, s’mė deshi as mua, as hėnėn,                                             

prandaj nė prill na gjen duke qarė.

Me lotėt qė rrjedhin si pika e vesės

Agimeve tė mia mėngjesesh prilli

Do shkruaj njė kėngė pa vargje, pa rreshta,

Kėnduar nė maj duke pritur agimin.

 

 

KĖRKOJ NJĖ EMĖR…!          

 

Njė emėr dua t’i vė qenies sime,

por nuk mundem.

Kėrkoj rreth meje, jashtė meje,

brenda meje,

por… pėrsėri s’e gjej dot.

Jam njė trup pa emėr, pa qenie.

Tė paktėn kohėn dua ta di,

epokėn time,

por… s’mundem.

Jam njė qenie pa kohė,

qė kėrkon tė dijė kur lind dhe perėndon Dielli im?

Por… nuk mundem.

Nuk ka Diell.

Ka vetėm errėsirė

me pak dritė hėne qė s’tė ngroh.

Jam njė trup me pamje tė ashpėr

dhe shpirt tė brishtė,

qė thyhem atėherė kur s’duhet,

dhe qėndroj stoik kur betejėn e kam humbur.

I tillė jam unė,

qė kėrkoj njė emėr tė ri,

pėr njė kohė tjetėr,

pėr njė Botė tjetėr.

 

 

ME SYTĖ E TU                              

 

Me sytė e tu,

Mund tė pikturoj qiellin pa re

Me sytė e tu,

mund tė pikturoj detin  pa valė

Me sytė e tu,

mund tė rri orė, ditė, muaj,

pa thėnė asnjė fjalė.

 

 

VETĖM PĖR TY                           

 

Vetėm pėr ty do kėndoja si bilbili,

Do udhėtoja gjatė pėr tek ti,

Por, nėse pėr ty do tė bėja gjithēka,

Mos mė kėrko, qė vetėm pėr ty tė shkruaj poezi.

 

Mė kėrko, pėr ty tė shkoj dhe nė Hėnė,

Me not do tė kaloja edhe detin,

Por, nėse pėr ty, do tė rrotulloja edhe Globin,

Mos mė kėrko, qė pėr ty tė nis kurbetin.

 

Mė kėrko tė tė fal dashuri

Dhe dhimbje tė marr prej dhimbjes tėnde,

Por, nėse do qė vetėm pėr ty tė flas,

Mos mė dėrgo n’ato kuvende.

 

Poet i mirė, apo i keq

Ti mund tė thuash ēfarė tė duash

Por, nėse pėr ty un veē do shkruaj

Pėr poezinė, jam i huaj.

 

Tė shkojmė njė ditė tė festojmė,

Nė fushė, nė det, apo nė mal

Njė shishe verė, njė laps dhe letėr

Vetėm pėr ty, nuk shkruaj tjetėr.

 

Vetėm pėr ty pranė njė burimi

Nė njė lėndinė me lule shumė

Ditlindjen tėnde do festojmė

Vetėm pėr ty do shkruaj unė.

 

 

NĖ KALTĖRSINĖ E DETIT TĖND      

Nė kaltėrsinė e detit tėnd
seē shoh njė ngjyrė bluergjėnt
njė hėnė e bukur,
ca sy tė shkruar,
njė formė zemre me gurė tė ēmuar.
Nė kaltėrsinė e detit tėnd,
njė zė,
njė emėr,
bluergjėnd.
Nė kaltėrsinė e detit tėnd
njė lulerozė, gonxhe e vaditur,
ku vijnė ca zogj pėr ta soditur.
Nė kaltėrsinė e detit tėnd,
nuk kam mė fjalė,
…ngelem pa mend.