Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 5 - "LOTĖT" E KUMURISĖ

Shkruan: Pėrparim HYSI

"LOTĖT" E KUMURISĖ

Tregime

 

 

Librin me tregime tė autorit Pėrparim Hsyi, ""Lotėt" e kumurisė"  mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

„Literaturė“

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

 

 

            SI PO IA ĒON, MOJ DASHURI E PARĖ?!!!

 

            Sado qė kemi vjete e vjete qė jemi ndarė, vjen njė moment qė zė e tė kujtoj. Kjo ndodh jo se do zhbėjmė atė qė ndodhi, por nuk ke se si u shpėton ca asosacioneve qė, ashtu kur nuk i pret, vijnė dhe vėnė domenin. I mundur nga kėto, ua lėshon kapistallin kujtimeve dhe, si nė njė fi lm me metrazh tė gjatė, bie peng aq sa zė e mbresohesh. Befas, e shkuara, sado e shkurtėr, tė vjen para sysh dhe tė bėhet sikur po e pėrjeton tani atė qė ka mbi pesėdhjetė vjet qė ka ndodhur. Mbresa, sado e largėt, bėhet e prekshme dhe tė sėmbon. Tė sėmbon sikur heq korėn e njė plage dhe, sa e heq kėtė korė sado metaforike, ndjen dhimbje. Njė dhimbje paksa tė ėmbėl, por edhe tė dhimbshme.

 

* * *

            Ne u deshėm. Kjo dashuri lindi ashtu tak-fap, sapo u pamė sėpari. Atėherė ti ishe si njė lule e brishtė, me ca sy tė zinj qė unė gjetkė nuk i kisha parė. Sa u takuam, lėshove njė buzėqeshje dhe mua m›u duk se ti dije tė qeshje mė bukur se kushdo nė botė. Pra, nga njė lule e brishtė, ti u zhdrrove nė njė engjėll apo si njė diell qė shndrisje vetėm pėr mua. Natyrisht, unė hesapet i bėja pa pyetur hanxhinė. Po, mė thuaj, moj e dashur, cili nga ata qė dashuron ėshtė racional? Qė atė ēast, unė tė desha dhe aq i vendosur qeshė, sa thosha: - Po duket qė atje tej qė edhe ajo mė do. Qeshė apo nuk qeshė afėr tė vėrtetės, kėtė do ta tregonte koha, por unė ama e kisha tė mbushur mendjen top: ti nuk kishe se si tė mė thoshe: jo. Se nuk kishe arsye, - mendoja unė. Se... epo ku kish mė tė bukur se unė?!!!! Dhe, tek tė shkruaj sot qė jam mendjekthjellėt, s›kam se si mos vė buzėn nė gaz me atė «bukurosh tė pashokė». Pėr ta bėrė mė tė plotė «portretin tim tė bukur», nuk lashė vazo me brilantinė nė dyqan, pėr tė shtruar flokėt e mi si gjėmbairiqi tė asaj kohe, tė kėsaj koke, sot me thinja, qė nuk duronte krėhėr. Nga natyra, tėrė jetės kam qenė rebel dhe dukej dhe fl okėt qenė si tel. Nuk kishte krėhėr qė t›i shtronte. Brilantina kish bėrė punėn e saj dhe, tek shiheshim, ti mė hidhje sytė dhe ia jepje tė qeshurit. Zor se vije vetėm nė ato pak raste. Pranė teje, njė shoqe pak mė e madhe se ti nė moshė. Kjo kish dhe pėrvojė nė kėtė fushė ku ne sapo shkelnim. Ajo qe e fejuar dhe qe si «tutore» pėr ty. Ti qe dy klasė mė poshtė se sa unė, por vendi ku takoheshim, qe konvikti. Qemė tė dy konviktorė dhe, po t›i zije besė «horoskopit» tim (aso kohe as qė njihej fjala horoskop!), unė «lexoja» kėshtu: jemi nga njė rreth dhe kjo ėshtė njė arsye qė ti tė mė doje. Aq i bindur qeshė nė kėtė arsyetim, sa nuk kish burrėnėne, tė ma rrėxonte bindjen time. Konviktorė: po ne qemė si vėllezėr e motra. Po tė mendoje kėshtu, atėherė si mund qė tė mė doje? Po unė e ngarkoja mushkėn mė shumė kėtej nga ana ime dhe thosha: - Pse mos jam ai Halili i «Visareve tė Kombit» qė thoshte: - Tanė ēikat e Jutbinės ku janė/ bash si motra po mė duken. Jo, mor xhan, - i bėja vetes qejfi n, - ē›motėr e kam. E dua dhe pikė. E dua dhe pikė ishte pak. Por betohesha: - Dhe ajo mė do.

 

* * *

            Askujt nuk i kisha thėnė qė tė doja. E bukura ėshtė se as ty nuk tė kisha thėnė gjė. Pra, qe si njė «fi lm pa zė». Qe, sipas meje, njė fshat qė dukej dhe fshati qė duket, nuk ka nevojė pėr kallauz. Mos kujto se fl ija rehat, sado qė ty nuk tė kisha thėnė. Prisja momentin. Se, pa ardhur koha, as edhe njė gjė nuk realizohet. Pėr t›u bėrė mė prezent, dalė e ngadalė po ndryshoja «luk». Nga dollapi i rrobave nxora kostumin dhe i nxora ujtė e zi, sado qė i shkreti babai im, shoqen, vjen, vjedhurazi nė shtėpi. Hap derėn me ēels se nuk do tė zgjoj tė shoqen. E hap, kur ndjen qė dikush kėrceu nga dritarja. -Ou, - u alarmua, ai. Ē’qe ai qė iku?- i bėrtiti tė shoqes. Ajo gėrfėr, medemek nė gjumė (pse kot thonė qė gruaja futi shejtanin nė shishe?! ) . -Moj tė pyeta kush qe?- i mshoi zėrit ai. Ajo, sikur sapo u zgjua, dhe... -O tė keqen, o Solli, oh, sa e ka marrė malli Sijen tėnde pėr ty dhe zgjatet nga i shoqi i jep duarėt dhe e tėrheq mbi vete. U ndez ditėziu Solli dhe harroi atė hamshorin e ikur. Ne ramė pėrmbys nga tė qeshurit, se ky dreq ingjinieri tregonte si tė qe atje dhe kur vinte nė rolin e Sijes e shkėrbent zėrin si ajo dhe, pėr vete, as qeshte as qante: veē tregonte dhe aq. Ngjarja sa na gajasi, aq dhe na shpoi, se tė gjithė, i kishim lėnė ato Sijet tona nė shtėi pėr 17 ditė e net. Kaq qe. E nisi igjinieri dhe na ndodhi se atje me «Dekameronin»: secili do tė tregonte diēka. E mori fjalėn Leci. Ky qe i vetmi shkodran (me punė e banim nė Fier, qė zborin e bėnte tek ne). A e dini ēa ka ndodh nė Shkodėr?I ka pas thanė njana nji shoqes sė vetė: -Moj Mari, ēa m’ka gjetė?-Ēa t’ka gjetė , o e lumja unė?-Po ma lyp drejtori!!-Mirė boll, moj rrezike, . nepja drejtorit se ka me t›mbajt si ujtė e bekuem. E tė nesrmen: -Moj Mari ēa m›ka gjetė?-Ma ka lyp shefi ?-Po nepja, moj shefit, se ke lehtsina. -E prapė: -Moj Mari ēa m›ka gjetė?-Po ma lyp brigadieri. Mirė boll, moj, nepja se ai t›i jep metelikėt e veē qarė ke prej tijna. E sė fundi: -Moj Mari ēa m›ka gjetė?-Po ma lyp edhe buuuurri?-Buuurri?A je e marrė apo shtihesh. Kur don dhe burri me ba qejf... Tani ena jonė nuk mbajti mė. U thye dhe u bė copa... se nuk kish ku tė vinte mė. Dhe buuuurri dhe e zgjtanim kėtė sikur, secili, vinte nė»hellin» e gjykimit, tė shoqen e vete. E, Lec, Lec, ē’na kėnaqe!

 

            Pjesė nga libri " "Lotėt" e kumurisė"