Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Luan Kurti

LUAN KURTI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LUAN KURTI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          U lind mė 10 mars 1964 nė qytetin e Lushnjės dhe banues nė Tiranė. Statusi: i martuar dhe me dy fėmijė.  Rrjedh nga njė familje punėtorėsh. Shkollėn tetėvjeēare (1970-1978) e ka kryer nė qytetin e lindjes, kurse tė mesmen (1978- 1982) nė Kuēovė, pėr “Shpim Kėrkim pėr Naftė e Gaz”.

            Punoi dy vjet nėpėr puset e naftės dhe pastaj shkoi tė kryej shėrbimin ushtarak (1984-1986) nė ishullin e Sazanit nė marinė. Deri nė vitet 1990 punoi si teknolog nė fabrikėn e tullave Lushnje.

            Studimet e larta i kreu pas kėsaj periudhe (diplomohet nė vitin 2003) nė Universitetin “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasan”, dega: “Gjuhė dhe letėrsi shqipe”. Nė vitin 2011 diplomohet Msc, nė Shkenca Komunikimi nė Universitetin Evropian tė Tiranės. Aktualisht punon si redaktor nė Institutin e Shėndetit Publik (ISHP). Fillimet letrare i pėrkasin moshės 13- 14 vjeēare, por botimet janė tė njė periudhe tė mė vonshme, si mė poshtė vijon:

 

Botime:        

2001 -  "Ndaleni anijen!" (Tregime e novela) 

2002 - "Rroj nga dashuria" (Poezi)

2003 - "Udhėve tė botės" (Roman)

2004 - "Dehje pranverore" (Poezi)

2005 - "Flaka" (Roman)

2008 - "Mall" (Poezi)

2009 - "Vorbulla e mėkatit" (Roman)

2016 - "Aislin" (Poezi)

2016 - "Jetė e mohuar" (Roman)

 

 

 

 

PYETJE PĖR JU E PĖR VETE.

 

Kush jam unė? Pėrse jam ky qė jam,

mbaj kėtė emėr, kėta flokė, kėta sy?

Nė ėndrra vetvetja mė shfaqet,

herė lis i fortė, herė dragua, e herė mi.

Po, po, mi i ndyrė, i pėshtirė;

madje njėherė krimb zvarritės!

…Krimb? Hi , hi, hi ,krimb!

A kam tė drejtė tė hedhė farėn time, tė lind,

tė sjellė nė kėtė botė tė ngjashmit e mi?

A mund tė jem zot i vėrtetė i planetit,

siē duan tė thonė,

kur akoma s’ndihem zot i vetvetes?!

A kam, a jam, a duhet, a… si?

 

 

RROJ NGA DASHURIA

 

Kur linda unė gjithēka nė botė qe ndarė;

toka, pyjet, uji, detet, fatet!

Pėrpara se tė shihja lindjen e diellit,

unė pashė perėndimin;

pėrpara se tė shihja dritėn e hėnės,

unė pashė mugullimin;

pėrpara se tė dėgjoja kėngėn e bilbilit,

dėgjova tė qyqes vajtimin;

pėrpara se tė provoja buzėqeshjen,

gjer nė pikėn e fundit shijova hidhėrimin,

     lutjen, pendimin, mallkimin!

Mėkatin e tė parėve tė mi vuaja

dhe vuaj gjer mė sot;

Nė botė kisha mbėrritur tepėr vonė,

si njė re e bardhė nė qiell, fare kot!

… Kam hedhur spirancėn mbi kėtė varr’  

tė pėrbashkėt

qė quhet tokė,

nė kėtė liman ligėsish, nė kėtė ferr,

si shumė tė tjerė,

mėshira pėr veten mė mban akoma kėtu,

dhe dashuria s’di ku do mė shpjerė!

 

 

MISRPJEKSJA

 

Me kapele kashte lidhur nėn gush,

mes vapės sė Korrikut kėtu nė bregdet,

misra po pjek nė hi e nė prush,

dhe me zė tė thellė, zė e thėrret.

 

Plazhistėt qė enden bregut ngadalė,

tek marrin rreze natyrės gjithė nge,

dhe deti i kaltėr oshtin me valė,

dhe era njė perde tymi pas ngre.

 

Pik, pik, fytyrės i kullojnė pareshtur,

currilat e djersės i lėbyrin sytė,

me pamje tė mjerė, me pamje tė heshtur,

njė dhimbje, njė brengė mes buzėve e mbyt.

 

Ka lėnė nė shtėpi tre vocėrrak,

qė presin nė darkė pak bukė..., o Zot!

Por sot kallinj ka shitur shumė pak,

dhe sytė e gruas rrėmbushen me lot.

 

Dhe prapė zėri i saj gjer nė muzg kumbon:

misra zotėrinj tė ėmbėl, tė ngrohtė!

Dielli tej mbi det, i kuq perėndon,

njė zog me vaje diku po ia thotė.

 

Kur njerėzit ngrenė ēadrat, asgjė s’pipėtin,

kapelėn pas kokės shtyn ngadalė,

fshin ballin e nxirė me thesin mbi shpin,

dhe rrugėn e kthimit e merr ēal e ēal.



 

MĖ JEPNI NJĖ ĒAST!

 

O Diell, ēudi si nuk mjafton,

Tė na dėshmosh tė vėrtetat s’kuturisesh,

e keqja kėsaj bote rreth pluskon,

e  mira arratisur shtigjesh, labirintesh.

 

O Hėnė, ti qė jep frymėzim,

qė e bėn poet ēdo human,

prej teje  pres mė tepėr shqim,

veē fjalėve mikluese shpirt e xhan.

 

Ju Stinė fisnike qė ngjizni ēdo bėrthamė,

qė natyrės i falni polen e gjallėri,

mė jepni njė ēast, veē njė ēast tė mbrėmė,

s’mė mjafton njė jetė e rrejshme, kotėsi.

 

 

GRUAJA MĖ E MAGJISHME.

 

Mpakur dhe kėrrusur shtratit lėngon,

sėmundja mėsyn teje si dallgė me harbime,

por prapė je perri, yll qė ndriēon,

se je Nėna ime!

 

Sytė qepallat rėnė, ku nata troket,

plot hije tė mistershme edhe vagėllime,

je mė e magjishmja grua nė planet,

se je Nėna ime!

 

Ditėn kur tė shkosh bota s’ka tė ngjarė,

ta vėrė re mungesėn e njė cicėrime,

por bota ime s’do jetė si mė parė,

pa ty Nėna ime!

 

 

BIG BENGU I ZEMRAVE.

 

Toka tre tė katėrtat rrethuar me ujė,

Krijuesi kėshtu e gjeti me vend,

por unė me dėshirė, pa zhurmė e pa bujė,

 i rrethuar gjendem veē prej kurmit tėnd!

 

Kurmit tėnd tė ėmbėl, prej toke pjellore,

ku farėn selita dhe korra si mbret,

si polen pėr jetėn dy bija hyjnore,

Big Bengu i zemrave krijoi njė planet!