Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - LULĖZOJNĖ GJETHET E ULLINJVE

Shkruan: Lumo KOLLESHI

LULĖZOJNĖ GJETHET E ULLINJVE

 

 

 

Librin me poezi tė autorit Adem Zaplluzha, "Lulėzojnė gjethet e ullinjve"

mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

(E falėnderojmė pėrzemėrsisht autorin)

 

 

            TE HYSH NE NJE ULLISHTE TE PERKORE POETIKE

                      

            Edhe pse ndodhesha larg atdheut, nė Milano, koha internetike nuk tė lė t'i shkėputėsh lidhjet me vendlindjen, me dheun amė, me gjuhėn e nėnės, me njerėzit, me poezinė dhe poetėt. Pikėrisht kėshtu mė ndodhi  nė mesgushtin  milanez edhe me poetin e mirėnjohur Adem Zaplluzha, i cili mė dėrgoi nė postėn elektronike librin  mė tė ri me poezi, i cili plotėron numrin 144 nė kolonėn e vet poetike "Lulėzojnė gjethet e ullinjve".

            Njohja me poetin ishte njė parakusht mė tepėr pėr tė hyrė etshėm nė kėtė "ullishtė" tė pėrkorė poetike dhe, si ngaherė, poetėt e lindur, nuk ta zhgėnjejnė shijen e lexueshmėrisė, madje tė mbajnė fort tė mbėrthyer pas metaforave aq elegante, pas atij vargu tė zhdėrvjellėt dhe, sa mbaron njėrin cikėl, dėshira tė rikthen nga e para.

            Nga pikėpamja kompozicionale ky libėr  vjen si njė trini poetike ku ndėrthuren me njėri-tjetrin tri cikle: "Ishte  njeriu i njė mrekullie", "Lulėzojnė gjethet e ullinjve" dhe "Asnjė qindarkė nė xhepat e erės".

            Varg pas vargu, motiv pas motivi, shqetėsimi i heroit lirik vjen gjithnjė nė ngjitje duke e futur kėshtu poetin "nė radhėt e poetėve tė rebeluar, ata tė racės zemėrake, qė shpėrthen vrullshėm duke trazuar jetėn dhe qetėsinė e tij pėr tė thėnė me poezi tė vėrtetat", siē shprehet prof. Lutfi Alia nė parathėnien e librit "Flutura prej letre".

            Vazhdueshmėria me poezinė sa ka pranė majėn e suksesit, po dhe aq pranė ka rrezikun e rėnies nė monotoni, por te poeti nė fjalė ky rrezik shpėrfillet, pasi poeti mbetet pėrherė modern nė formėsimin poetik edhe kur u rikthehet motiveve. Shpirti pėrherė i shqetėsuar, qytetaria e shkallės sipėrore, natyrshmėria dhe lidhėsia me fjalėn e pėrzgjedhur, kanė arritur te ky poet tė mprehin shqisėn e kėrkimit. Edhe me kėtė prurje  autori sjell njė risi poetike befasuese, duke i shtuar ullishtės sė poezisė shqipe fidanė tė rinj e tė shėndetshėm.

            Nuk mė mbetet gjė tjetėr,veē tė lus lexuesit tė shijojnė poezinė e vėrtetė.

 

 

 

 

Poezi nga libri i autorit Adem Zaplluzha "Lulėzojnė gjethet e ullinjve"

 

 

MOS MĖ KĖRKO ASKUND

 

Nuk tė prita nė asnjė varg

Pėr tė hyrė nė vargun tim

Ty tė duhet tė jesh peri

Ose mė shumė se njė grua

 

Tė thashė se nuk tė prita

Asnjėherė te ėndrrat e mia

Pėr tė pritur dike

Mė duhet tė ėndėrroj shtatė vjet

 

Sa pėr sonte mos merr udhė

Nuk kam nevojė pėr asnjė flutur

Po tė vinte edhe poetesha Safo

Kurrė nuk do e prishja gjumin

 

Nėse s’mė gjen mes rreshtave tė mia

Ku rastėsisht bredhi si somnambul

Mos mė kėrko askund

Se s’mund tė mė gjesh dot

 

 

NUK ERDHA PĖR T’I ZGJUA DHEMBJET

 

Sonte do bien perėndit e fundit

Do kėputen nga qielli

Si kumbullat e pjekura

Ja atje larg

Te ato maja tė bardha

Me lot zogjsh po lahen yjet

 

Nuk erdha pėr t’i zgjua dhembjet

Nuk erdha

Sepse nga natyra jam

Njė dhembje shumė mė e madhe

Kėto plagė tė Gjergjit

Me qindra vjet kullojnė nė mua

 

Ju thashė se nuk e pres askėnd

Por edhe askush

Sonte nuk mė pret mua

Paskam mbetur kėrcu i vetėm

Nė kėtė shtrojerė

Ku pėrgjumen ėndrrat e fėmijėrisė

 

 

I DĖGJUAM BRITMAT E ERĖS

 

Kur arritėm

Portat veē ishin tė mbyllura

Njė ulėrimė dėgjohej pėrbrenda

Asnjė mushkonjė

Nuk kishte mbetur te pjergullat

 

Ishte njė natė shumė e trishtuar

I ngjante asaj tė Bartolomeut

Natė e thikave tė ndryshkura

Era e sfilitur ngulej nė tru tė  pemėve

Dimri i kishte larė duart e pista

 

Jashtė dhe brenda portave

Dėgjoheshin vetėm kambanat

Britmat e nėnave nuk pushuan me javė

Ngjanin dasmave shqiptare

Qė edhe vdekjen e bėjnė tė kėndoj

 

Nuk kishim mė asnjė shpresė

Namatisjet e drurėve ishin tė tilla

Sa qė nė shtatė lagje

I dėgjuam britmat e erės

I dėgjuam piskamat e kėndesave

 

 

NĖ SYTĖ E KRISTALTĖ TĖ VDEKJES

 

Mė kujtohet

Kur ishin kėtu zogjtė

Kishte edhe njerėz kėndej pari

Nga njė ndėrtesė e vjetėr

Depėrtonte njė melodi e lashtė biblike

 

Muret kėndonin haleluja

Degėt e vetmuara

Shikonin me habi

Dyndjet e lejlekėve tė zinj

Shirat me vite s’kishin kaluar kėtu pari

 

Thonė se ishte vjeshtė

Por mua mė dukej njė dimėr i egėr

Muranat pėr herė tė parė

Shikonin kah liqeni

Se si vdiste njė njeri te shkallėt

 

Njė copė mjekre prej mjegulle

Shikonte kah vdisnin malet

Njerėzit kaherė veē kishin vdekur

Nė sytė e kristaltė tė vdekjes

Liqeni pėrkundej pėr herė tė fundit

 

 

GJITHMONĖ ĖSHTĖ DIMĖR TE NE

 

Pashė njė njeri dhe hijen time

Po ashtu edhe njė zog tė braktisur

Dita kishte aq shumė etje

Sa qė i ngjante shkretimit tė shpirtit

 

Dy njerėz dhe njė pemė

Dukeshin si dy pėrralla tė vjetra

Portat herė hapeshin

E herė mbylleshin nga sikleti

 

Dielli dukej si njė patate nė prush

Njė hinore e mbushur me hi

Ja verbonte sytė e lumit

Era i kishte mbyllur tė gjitha dyert

 

Vetėm zėri i frikės vinte nga malet

Lėshohej si njė ortek trishtimi

Zėrat e drurėve dukeshin aq tė afėrt

Sa qė na i shurdhonin veshtė

 

Dikush tha se jemi nė dimėr

Njerėzit qeshėn me tė

Por gjithmonė ėshtė dimėr te ne

Kjo stinė e egėr po troket nė shpirtra