.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Lulzim Logu

LULZIM LOGU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LULZIM LOGU

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

            Lulzim Logu i datėlindjes 08.07.1960, lindur nė  Tropojė dhe banues nė  qytetin e Bajram  Curri, me profesion mėsues

 

            Botimet:        

            "Kohėn e engjėllit" - Poezi, viti 1999,  Shtėpia Botuese" Dardania"

            "Hiri" - Poezi, 2002, Shtėpia Botuese" Kristalina KH"

            "Pinoku i qytetit Magjik" - Poezi, 2002,  Shtėpia Botuese "Kristalina Kh"

            "Tropoja- Enciklopedi e vogėl e vendlindjes" - 2008, Shtėpia Botuese "Erik" 

            "Akoma, hiri im" - Poezi, 2009

            "Kujtimet e ujqėrve gri" - Tregime, 2009

            "Koha vdes si zemėr" - Poezi, hajku dhe tanka, Shtėpia Botuese  "Egnatia" 2009;

            "Krishti  i harruar" - Poezi hajku dhe tanka, Shtėpia Botuese "Egnatia" 2010

            "Pikė mbi I" - Poezi hajku, Shtėpia Botuese" Vllamasi" 2013

            "Antologji e poeteve tė Malėsisė sė Gjakovės" - Shtėpia Botuese "Litografia Gjakove, 2013, si dhe libri me poezi tė zgjedhura,

            "Frymė nė njė kuti" - Shtėpia Botuese"Blini" Gjakovė 2014.

 

            Ka botuar artikuj kritikė, pėrmbledhje ciklesh poetike dhe tregime nė gazeta tė ndryshme letrare, ne antologji dhe botime tjera nė  Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Itali  etj.

            Pėr njė kohė tė gjatė ka drejtuar degėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Tropojės, Klubin Letrar tė Tropojės dhe aktualisht drejton " Shoqatėn e Shkrimtarėve tė Tropojės".

            Anėtar i Lidhjes sė Poetėve Ndėrkombėtarė tė Globit W.P.S. dhe anėtar i Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve, Shkrimtarėve dhe Artistėve  "PEGASI" ALBANIA.

            Fitues  i disa ēmimeve letrare.

            Shkrimet e para tė botuara: Nė revistat letrare pėr fėmijė, 1972

            Aktualisht  jeton dhe punon nė qytetin Bajram  Curri, Tropojė, Shqipėri.

 

 

 

 

 

AJO

 

Ajo shkoi, siē shkojnė gjėrat qė vijnė rrallė

Kur plaket njeriu, vdes dhe pėr njė puthje

Kur plaket njeriu, e do dhe njė pėrrallė

Ajo shkoi…

 

Ajo shkoi, ditėt vazhdojnė komplekse

Pjesė e zotit tė pakėnaqur qė pėrsos

Nė marrinė qė quhet lindjevdekje

Ajo shkoi…

 

Ajo shkoi, befas u bė e domosdoshme

Rri nė mua, ekuilibėr i shpirtit tė vrarė

Dhe ēuditėrisht jeta s’ndihet boshe

Ajo shkoi…

 

Ajo shkoi dhe kujtohem se duhet vazhduar

Se duhet tė ndihem prapė i gjallė

Por pėrbuz tė qenit e harruar

Ajo shkoi…

 

 

NJERIU

 

Njeriu qėkur ėndėrron lumturinė e madhe

Njeriu sot vdes pėr njė orė liri

Njeriu, tė vetėn pronė, mund ta bėjė hėnėn

Njeriu, zvarritet i mjerė , nė uri.

 

Njeriu, vuan, pėr tė bukurėn dhe shpresėn

Korret nga sida dhe vdes me drogė

Njeriu, pėr atdhe mund ta bėjė dhe marsin

Njeriu kryqėzohet si lypsar nė botė.

 

Njeriu, sot matet me kohėn, ta mundė atė

Njeriu, diku nė glob, rrethohet me tel si kafshė

Beson pafund, shan pafund zotin

Dhe  se ndan dot ferrin me parajsė.

 

Njeriu, qėkur, ėndėrron lumturinė e madhe

Njeriu, sot vdes, pėr  njė orė liri

Njeriu, pareshtur thyen mite, piedestale

Dhe kurrė s’gjen qetėsi.

Ah, njeri!

 

 

GĖSHTENJAT

 

Pikin gėshtenjat

Nė shtjellėn e erės.

 

Shiu ta lag dritaren

Ta zė shikimin.

 

S’ke ku ti krehėsh flokėt

Ku ti shohėsh sytė.

 

Vetėm zjarri tė ndihmon

Tė mė kujtosh.

 

Si zjarri, kur jam me ty

S’di pėr fikje.

 

A mendon ndonjėherė

A mendon pėr hirin?!

 

Pikin gėshtenjat

Nė shtjellėn e erės.

 

Nė zjarrin prushshumė

Piqen tė tjerat.

 

Njė e nga njė nė gji

Aty pranė zemrės.

 

Gėshtenja tė ngrohta

Nė u ftohshin fjalėt…

 

 

DREDHĖZAT

 

Dredhėzat tani nuk i dua mė

Megjithėse pikojnė lėng tė kuq

Megjithėse mė kujtojnė

Buzėt e tua.

 

Veē unė e di ē’kam hequr

Pėr ti harruar…

 

 

LUTJE

 

Zoti im, nė qofsh

Rri me mua!

 

Nė qofsh, tė falem

Bie dhe ngrihem

Kurrė nuk ndalem!

 

Zoti im, nė mos qofsh

S’ka gjė, ėshtė bota

Ėshtė jeta, ėshtė fryma

Ėshtė gjithsesi shpresa!

 

Ėshtė lufta pėr tė mos rėnė

Vazhdimisht duke besuar

Duke tė krijuar

Zoti im!