Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 2 - Lumi

Shkruan: Mr. Kadrush RADOGOSHI

      

LUMI

 

(Semantika e njė simboli)

 

Kur lumi ėshtė shndėrruar nė simbol tė ndarjes nė mes tė njerėzve, tė cilėt mund tė jenė tė dashuruar nė njėri tjetrin, poetėt, kėta apologjetė tė pėrjetshėm tė dashurisė, pikėrisht nga dashuria i kanė ndėrtuar urat, kėto bashkuese tė brigjeve tė ndara tė lumit. Nė kėtė kontekst na imponohet pohimi se nė regjistrin leksikor tė lidhur me leksemėn ,,lum”, pos bregut ekziston edhe ura.

                                                   

 

 

Lumi gjatė tėrė historisė sė zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė jetėn njerėzore, prandaj me tė drejtė ėshtė konsideruar edhe i shenjtė (Gangu, Nili, etj.)

Pothuajse nuk ka qytet tė madh nė botė, qė nuk e ka njė lumė, i cili rrjedh mes pėrmes tij dhe me tė cilin nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr nuk identifikohet. Posa ta shqiptojmė emrin Paris na kujtohet Sena, siē na kujtohet Temza kur themi Londėr, Vardari kur themi Shkup, Drini i  Zi kur themi Strugė, Vjosa kur themi Tepelenė, Lumbardhi kur themi Pejė apo Prizren, Ereniku kur themi Gjakovė, Ibri kur themi Mitrovicė e Kosovės e kėshtu gjer nė pafundėsi.

Duke qenė i njė rėndėsie tė veēantė pėr jetėn njerėzore LUMI  me kohė ėshtė shndėrruar nė njėrėn nga figurat mė tė preferuara pėr shkrimtarėt nė pėrgjithėsi e sidomos pėr poetėt nė veēanti. Fusha  e shtrirjes semantike e kėtij simboli vazhdimisht zgjerohet dhe thellohet .

Te njė pjesė e shkrimtarėve lumi, brigjet apo ura mbi tė, janė kronotopi kryesor mbi tė cilin shtrihet syzheu i romanit, prandaj funksioni i tij ėshtė struktural nė ngrehinėn e veprės artistike. Interesimi ynė, nė kėtė rast ėshtė qė t’i qasemi simbolikės sė lumit nė poezi, e cila ėshtė e vjetėr sa vet  poezia. ,,Simboli, thotė ndėr tė tjera Shtefan George, ėshtė aq i vjetėr sa edhe vet gjuha e poezia.”

Lumi te shumica e poetėve ėshtė pjesė e sistemit tė traditės simbolike, por tek disa, tek mė tė zgjedhurit ai ėshtė pjesė e sistemit tė simbolikės individuale, i cili mė vonė pas njė receptimi tė plotė apo tė pjesshėm bėhet pjesė e sistemit tė simbolikės tradicionale.

          Stefan Malarme nė esenė e tij ,,Mbi evolucionin letrar” ndėr tė tjera pėr simbolin thotė: ,,Pėrdorimi i pėrsosur i fshehtėsisė e krijon simbolin: tė evokosh gradualisht objektin pėr ta shprehur nė njė gjendje shpirtėrore, apo e kundėrta, tė zgjedhėsh njė objekt dhe tė nxjerrėsh nga ai gjendjen shpirtėrore, me njė varg dėshifrimesh”. Nė kontekst tė kėtij mendimi tė Malarmesė, simbolika e lumit, nė vargjet e analizuara nė kėtė ese, mund tė kuptohet mė lehtė dhe mė mirė. Simbolika e vėrtetė ka nevojė pėr ēelėsa tė vėrtetė. 

Poezia ,,Ura Mirabo” e Gijom Apolinerit ėshtė padyshim njėri nga modelet e preferuara pėr shumė poetė. Zhak Verzhe, njėri nga interpretuesit e kėsaj poezie ndėr tė tjera thotė se temat nė kėtė poezi organizohen rreth polaritetit, tė cilin e shpreh opozicioni ,,Ura MiraboSena”, do tė thotė se pėrballė njėra tjetrės janė qėndrueshmėria dhe paqėndrueshmėria, elementet statike dhe dinamike. Poeti e fillon poezinė e tij tė famshme me vargjet: ,,Nėn Urėn Mirabo rrjedh Sena / dhe dashuritė tona”. Ura ėshtė elementi statik e ndėrtuar mbi lumin qė rrjedh sė bashku me dashuritė e njerėzve e nė mesin e tyre edhe tė poetit, prandaj qė nė dy vargjet e para kumtohet mbizotėrimi i lėvizshmėrisė mbi palėvizshmėrinė. Megjithatė lėvizshmėria nė kėtė poezi dhe nė shumė tė tjera, tė cilat kanė pika afrimi pėr aq sa mundėson semantika e standardizuar e simbolit ,,lum” dhe derivatit tė tij ,,rrjedhė”, ėshtė lineare, qė sipas Zhak Verzhesė ,,zhvillohet nėpėr shtratin e hapėsirės e kohės” dhe rrethore apo ciklike, qė zhvillohet nė nivelin e kohės. Te shumica e poetėve e edhe nė poezinė e Apolinerit mbizotėrojnė elementet qė shprehin lėvizshmėrinė lineare.

Pikėrisht nė optikėn e mbizotėrimit tė lėvizjes lineare mbi lėvizjen ciklike, ndonėse prezenca e saj ėshtė e fortė jemi tė prirur t’i vėshtrojmė poezitė e disa prej poetėve shqiptarė tė ndėrtuara mbi simbolikėn e lumit.

Poeti Dhimitėr Shuteriqi, poezinė e tij mė tė bukur ia ka kushtuar lumit tė vendlindjes sė tij Shkumbinit. Kjo poezi e ndėrtuar nga pesė sonete ėshtė ndėrtuar mbi simbolikėn e lumit me tė cilin identifikohet subjekti lirik. Megjithatė identifikimi nuk ėshtė i plotė. Subjekti lirik ėshtė njeriu i sė tashmes, i cili i flet lumit pėr tė gjitha kohėt historike, tė cilat zakonisht poetėt i shndėrrojnė nė kohė arketipe dhe kėtė arketip sipas Oktavio Pazit e mishėrojnė nė njė tė tashme historike tė pėrcaktuar.

            Lumi Shkumbin na del si pėrherėshmėri ekzistenciale e njeriut, rrjedha e sė cilės nuk ėshtė ndalur as kur vinin perandori pushtuese nga Lindja apo Perėndimi. Nė kėtė kontekst ėshtė me rėndėsi vėnia nė spikamė e faktit se subjekti lirik lumin e shpall binjak tė zemrės sė tij. Kjo ngjashmėri me lumin, kjo binjakėri nė variacione shumė tė pėrafėrta me atė tė shprehur nė vargun e parė tė ēdo strofe, pėrsėritet edhe nė fund tė strofės. Ky varg i vėllazėrisė binjake me variacionet e tij i fillon dhe i pėrmbyll njėzet strofat e poezisė. Lajtmotivi i ndėrtuar mbi paralelizmin mė tė afėrt me lumin, nė radhė tė parė ka funksion semantik e pastaj stilistik. Tė dyja kėto funksione vendosin raporte tė forta nė mes tė dhėnėsit dhe marrėsit tė mesazhit poetik.

            Pėr poetin Vehbi Skėnderi nė poezinė e tij ,,I vjetėr je ti, Drin, aq sa kjo botė...” lumi Drin ėshtė shndėrruar nė simbolikėn e lashtėsisė sė atdheut, kujtesa dhe retorika e tij nuk thuhet po sugjerohet pėrmes tė pyeturit retorik. Kjo retorikė e sugjeruar i referohet rrjedhės sė lumit, do tė thotė rrjedhės simbolike ekzistenciale nė brigjet e tij.

 

 

            Poezia e Ēerēiz N. Myftarit ,,Fytyrėn lumi e lė nė det”, titulli i sė cilės ėshtė vėnė edhe nė pozicionin emėrtues tė librit poetik, lumi ėshtė rrjedha e jetės, qė kalon e nuk kthehet, mirėpo ashtu sikurse lumi qė e lė fytyrėn nė det subjekti lirik fytyrėn e rinisė sė tij e lė nė fytyrėn e fėmijėve tė tij, tė cilėt janė fryt i dashurisė sė krahasuar me rrjedhėn e lumit. Duke qenė tepelenas, ky poet ashtu si edhe bashkėqytetarėt e tij poetė, nuk mund ta anashkalojė lumin e vendlindjes Vjosėn qė e krahason me fijen e barit, sė cilės ,,hėna si kosa i bie, ndėrsa prilli e sython te zalli...”.

            Me tė njėjtėn optikė nė mėnyrė komode mund tė lexohet dhe interpretohet edhe poezia ,,Ujėvara” e kėtij poeti, nga e cila zė fill lumi ,,Si fluturim shpendi”. Ujėvara ėshtė e bukur, magjike, vizuele e auditive dhe posa bie nė tokė zgjohet kaprolle, qė rend pas zėrave tė lumit.

            Pėr poetin tjetėr tepelenas Timo Bushi, lumi i antropomorfizuar ėshtė edhe diēka mė tepėr se te tė tjerėt, ai ėshtė qytetar i denjė i mbretėrisė sė bukurisė, sė cilės i pėrulet... ,,Shikoje, shikoje Vjosėn / vetėm njė grusht pėrroi derdhet nga fshati im / Dhe gjithė pėrrenjtė e botės i pėrkulen bukurisė”. Vjosa e identifikuar me bukurinė tėrheq dhe dashurinė nė tė cilėn jeta merr fytyrėn e vėrtetė tė saj, duke u realizuar me mė sė shumti forcė nė tė. Ky fenomen fundamental i jetės njerėzore i ngjason rrotės, qė vazhdimisht rrokulliset dhe nuk ėshtė kurrė dy herė njėlloj, prandaj para njeriut paraqitet gjithmonė me fytyrė tė re. Njėra nga kėto fytyra tė reja tė saj sugjerohet... ,,Vjosa kur shtjerrė.../ merr gjakun tim e shpėrndanė nėpėr vjeshtė / Klithmėn e gėzimit e mbyt vetėm nė Vjosė.

            ,,Buzėdrinas”, e ka titulluar njėrin nga librat e shumtė poetikė tė tij Agim Vinca. Pos poezisė me tė njėjtin titull, nė kėtė libėr ai ka edhe dy poezi tjera tė ndėrtuara mbi simbolikėn e lumit, njėra e titulluar me emrin e lumit Drilon, ndėrsa tjetra ėshtė pjesa e tretė e poezisė ,,Nė qytetin SH. binte shi” dhe titullohet ,,Ku takohen Drini e Buna”. Tė lindesh dhe tė jetosh nė brigjet e Drinit, tė jesh buzėdrinas pėr poetin nga Veleshta e Strugės do tė thotė tė kesh njė strukturė tė brendshme e tė jashtme tėrėsisht tė veēantė, njė identitet tė pėrcaktuar nga lumi Drin dhe ky fakt mė shumė sugjerohet nga konteksti e nėnteksti i vendosjes sė unit tė dyzuar tė subjektit lirik buzėdrinas...,,Pyete lumin se ē’sjell me vete / a gurė tė bardhė / a ujė tė zi”.

            Pėr poetin Agim Vinca lumi Drilon ėshtė jo vetėm simbol i lindjes dhe vdekjes, jo vetėm kronikė ekzistenciale pa ndonjė pėrcaktim kohor, po edhe emėr i ri qė nuk plaket, ndonėse ka dalė nga thellėsi e shekujve. Edhe te ky poet kemi tė bėjė me simbolikėn e kalueshmėrisė, e cila ka rrjedhė lineare po edhe ciklike. Kalueshmėria kėtu nėnkupton edhe ripėrtėritjen. Arsyeja pėr kėtė ėshtė emri i tij i krijuar nga ,,gjashtė tinguj si gjashtė rrufe” qė ,,vezulluan”, ėshtė ,,Driloni rrjedhė e pandalė e kohės”. Brenda kėtyre vargjeve hasim temėn e rrjedhės sė pandalshme tė kohės ekzistenciale, tė cilėn e sugjeron gjithmonė rrjedha e lumit. Nė kėtė kontekst na kujtohet miti i Titonit, vėllait tė Priamit, mbretit legjendar tė Trojės,i cili ishte shumė i bukur, prandaj Aurora u dashurua nė tė dhe kėrkoi nga perėnditė pėrjetėsinė pėr tė, mirėpo ai u plak dhe pėr t’i shpėtuar dhe pėr t’i shpėtuar dėnimit me pleqėri tė pėrjetshme, kėrkoi tė shndėrrohej nė gjinkallė. Poeti Agim Vinca, ashtu si edhe shumica e poetėve ka mėsuar nga ky gabim i Aurorės, prandaj nuk e do as vdekjen e as pleqėrinė e pėrjetshme, por pėrjetėsinė dhe rininė e pėrhershme. Nė kėtė kontekst, sikur na thotė se poetėt me apo pa vetėdije janė trashėgimtarė tė filozofit Seneka, i cili pranonte vetėm pėrjetėsinė, pafundėsinė dhe domosdoshmėrinė e gjėrave, atė qė filozofėt grekė e konsideronin ,,shpirt universal” (sipas Volterit: ,,Filozofi i paditur”, Ideart, Tiranė, 2003, f. 45).

            Nė kėngėn e tretė ,,Ku takohen Drini e Buna” tė poezisė sė apostrofuar mė parė, lumenjtė Drini e Buna dhe dy tė identifikuarit me ta shprehin simbolikėn e takimit tė tė afėrtave...,,Ti mė flisje pėr fshatin tėnd, / pėr fshatin tėnd nė breg tė Bunės./ Unė tė flisja pėr fshatin tim / pėr fshatin tim nė breg tė Drinit./ Aty ku takohen Drini e Buna”.

            Kur lumi ėshtė shndėrruar nė simbol tė ndarjes nė mes tė njerėzve, tė cilėt mund tė jenė tė dashuruar nė njėri tjetrin, poetėt, kėta apologjetė tė pėrjetshėm tė dashurisė, pikėrisht nga dashuria i kanė ndėrtuar urat, kėto bashkuese tė brigjeve tė ndara tė lumit. Nė kėtė kontekst na imponohet pohimi se nė regjistrin leksikor tė lidhur me leksemėn ,,lum”, pos bregut ekziston edhe ura. Poeti kosovar Qerim Ujkani, poezinė e tij ,,Mitrovica e ndarė” e ka ndėrtuar nga dy kėngė, e para titullohet ,,Ura e Ibrit”, ndėrsa e dyta  ,,Baladė pėr urat”. Nė kėtė poezi, tragjikja mbėshtjell si lėvozhgė e padėshirueshme simbolikėn e urės, duke krijuar mėdyshje tė madhe pėr mundėsinė e bashkimit tė djaloshit dhe vashės, tė dashuruar nė njėri tjetrin... ,,Tek Urė e Ibrit djaloshi priste vashėn / Priste e priste / Vetull e qepallė dashuria ndizte”. Mosardhja e vashės e ngrinte Ibrin, prandaj ,,Veriu s’e kishte Jugun / Jugu Veriun s’e kishte”, sepse ura ėshtė shndėrruar nga objekt i bashkimit nė mur ndarjeje, megjithatė logjika poetike e Qerim Ujkanit na pėshpėrit bindshėm se dashuria njerėzore i mund tė gjitha ndarjet, sepse kur urat i shndėrrojnė nė mur ndarjeje, dashuria bėhet urė, pjesė e sė cilės bėhet edhe vet poeti...,,Dhe derisa shikoja djaloshin / Buzė lumit tėrė mall / Atė vashė e dashurova edhe unė”.

            ,,Dashuria, na e thotė me zė nobelisti Oktavio Paz, ėshtė gjendje takimi dhe pjesėmarrjeje e pėrshtatshme pėr tė gjithė njerėzit: nė aktin e dashurisė vetėdija ėshtė si vala, e cila kur e tejkalon pengesėn, para se tė shuhet ngrihet nė plotni”. Si duket nė gurrėn e kėtij mendimi ka pirė edhe poeti Qerim Ujkani, i cili nė poezinė e tij sugjeron urėn e veēantė, tė ndėrtuar nga dashuria njerėzore. Kjo nėnkupton arritjen nė bregun tjetėr, i cili sipas filozofisė budiste ėshtė menēuria mė e madhe, qė nėnkupton nė njėfarė forme njė lėvizje nga vdekja nė lindje. Bregu tjetėr ėshtė brenda nesh, sikur na pėshpėrit poeti, mėsimin e marrė nga pararendėsit e tij, megjithatė vetėm pjesėrisht, sepse poetėt janė tė padėgjueshėm, qoftė edhe ndaj mėsuesve tė vet.

 

(Kjo ese u lexua nė Manifestimin e eseistėve ballkanikė ,,Interfest ,,Viti i esesė” Strugė, 21-23. 6. 2007)