Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 2 - Lumturi Ymeri Bersava

LUMTURI YMERI BERSAVA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

LUMTURI YMERI BERSAVA

 

 

 

 

         

             Hyrje

  

            Lumturi Ymeri Bersava

            Tiranė
            Arsimtare qe nga viti 1987 deri me sot
            Botime, Shkrime te ndryshme: tregime,  profile, personazhe, ne suplemente letrare tė Gazetave Shqiptare  Mediatike e Internetike


 

            Vėllime me poezi:

 

            NATĖ MBI GJYSMĖBOTĖ         2011
            QIELLI NĖ QELI                           2012
            DRITĖHIJE DASHURIE              2013
            KLITHMA FRYME                        2014

           

 

1
JAM…Ē’JAM?!
 

Jam...
Gjethe!
Vesuar sythet pranverės,
drithėruar flladit erės
E mbarsem 
me tė gjitha tė verdhat e Van Gogut,
deri tek ajo
e verdha e pisėt...
...e vdes,
shkelur dhunshėm,
murosur
ngricės e baltės,
me tė vetmin vegim lumturie
tė fluturimit
tė... rėnies!

Jam..
Degė!
Qė mbetem lakuriq 
prej sqepash e kthetrash
sorrash dimri!
E ndjej njė "krra",
jo prej grabitqari,
por, prej shpirti e trupi
qė thyhet,
ēahet...!

... Nė fund tė fundit,
jam...
njė fluturim!

 


2

VARGJE TĖ GJELBĖR

Ēiltėr
mė vjen tė them 
ndonjėherė ndjehem para letrės sė pashkruar
si para njė moēalishteje tė tharė…
Me parmendėn e gishtave
e plugjet e thonjve
tė mbjell zėra tė bukur
vargje tė gjelbėr
imagjinarė…


Ē’fantazi?
Si tė jesh bujk, e di?
Zė e pastroj shpirtin nga plagėt
tė rrėhmi, tė rrėmoj nė kurm tė vlagėt…

Heq sėmbimet,
rėnkimet, zhgėnjimet
Dhe largesat,
lėndesat, harresat
Shkul  krisjet, klithjet
ankthet, trandjet..
Oh,
si tė shkulja nga gjoksi i Mėmės, dhimbjet
Falmė Nėnė
Dua tė bleroj vargjet…


Gėrryej koren e kohės
tė nxjerr rrėnojat e kujtesės
skeletet e shkėrmoqura
heshtjet e varrosura
prej peshash tė hekurta…
Ndjesė Atė
I dua vargjet e gjelbėrta…


Mu thyen gishtėrinjtė
nga shembjet e shpirtit
nė gėrmadha magme…
Mu vranė, mu nxinė
tė mbillja ca frymė
tė bleroja vargjet…



Gjaku nė kapilarė
nuk shkėmben klorofilė…

 

 

 3

FRYMĖ


Tė prek frymė njomėzake
puhizė me aromė gjiri
qė derdhesh e purpurt mbi ninullė!
Tė shoh tek mbjell
buzėqeshje pranvere
me tinguj tė kaltėr,
nė vjershėrime
e fluturime
zėrash nėpėr kėngė…


Tė kam frymė, qė mekesh
nga kthinat, nė pore
mbi ankthet mishtore!
Vibrimė amplitudash
mėrmėrimė prej avujsh,
pėrpėlimė prej zjarri,
drithėrimė prej xhani…


Tė ndjej frymė!
Oh, sa t’i ndjej,
kėrcitmat e lėndesės
nė pragun e lotit
tek mėsyn gjoksit,
shemb plasat e shpirtit
nga klithmat e heshtjes…


Tė gjej frymė,
pas vjeshtės sė zverdhėt
tuneleve tė errėt,
zvarritur pėr mjegull
ngecur, mbetur pezull,
nėn pritje
mbi lutje
si gjethe nė kėputje
pėr tė fundmen udhė…

 

e mė,
s’tė ndjej…!

 


4

BRENGĖ...

 

Ē’brengė mė brengos brenda brinjėve?
Peizazh i ngrirė i reve
mė pėrplaset para syve
nė fluturim mes kaltėrsive

horizontit dhe Jonit
unė
pranė krahut tė avionit...

 

Ē’brengė mė burgos brenda brinjėve?

Njė qiell larg Atdheut...
Mbi shpina skllevrish
madhėshti e Koloseut
Monumenti Ulkonjės
legjendė e Romės
E unė, si Vezuvi hesht
sa dymijė vjet...

 

Ē’brengė mė ndjek, mė pret, mė prek?
Romeo,  Zhulieta
tutje Garibaldi
Verona,  Amalfi...
Ku ėshtė Rozafati?
Malli mė  thuret gėrshet
Larg,  lart,  thellė
unė, brenga, Hėna
mbytur nė det...

 


5

TOKA

...
Prap, po thoni, Toka ėshtė e rrumbullakėt?
Harruat inkuizicionin, sheshin Dei Fiori, mes flakėsh?

Absurd…
Toka ėshtė copėza tė rrjepura gjurmėsh
tė ngjitura pas shputėsh
zbathjesh,
ik’ e jakjesh, 
askundėsh
Dhe opingash…S’ka? ! Kush tha? !
Ju, qė ngjeshni by**ėt makinave luksoze
e kėpucėt firmato
s’kanė shansin e puthjes sė tokės?

Toka ėshtė tastjerė gurėsh
tė bardhė e tė zinj
ku lypsarėt shkelin, sjellin e vjellin
muzikėn funebre tė shekullit
mė tė ēmendur se tė Stravinjskit…

Toka, ah, toka!
Me aromėn e djegur tė pyjeve
bashkė me kujtimet e shenjta tė etėrve…
Tė arave tė grunjta, tė pėrmbytura
nga rrebeshet qė zbrazėn qiejt
dhe lotėt qė bastisėn shpirtrat e nėnave…

Toka e rrėfimeve, mendimeve
mė tė skajshme
ku groposen epokat, revoltat
dhe mbėrrin
syri im…
Toka e lumenjve tė hidhėrimit, pa brigje
e deteve tė derteve
mbi eshtrat thėrrmuar nė rėrė…
E plantacioneve me cannabis
ku ngulin kthetrat pėr rrėnjė…
Toka e ē’virgjėruar betonimeve
tė ngrihen gradaēelat
tė zėnė qiellin, edhe frymėn…

Toka, eh, tokė e ngratė!
Ngre padi pėr ēdo pėllėmbė
e imja
e jotja
me thika
me krisma
me e pa gjyqe…
e pirgje mbi pirgje
nė krye ngul kryqe…

Kryqe qė zgjaten e bėhen rrugė
ngecur tė gjallėt semaforėve te kuq
Sirena fantazmė lajmėron “SOS”… !

Toka ėshtė e rrumbullakėt?
Oh, poo!
Po rrokulliset