Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - LUTJA

Bhagwan Shree Rajneesh - OSHO

Shqipėroi: Hasan HAMĖZBALAJ

LUTJA

        Kur kėnaqeni nė vallėzim, thjesht vallėzoni; s’e keni dert se a po ju shikon dikush nga qielli apo nuk po ju shikon. S’e keni dert pėr atė se yjtė, Dielli e Hėna do tė ju shpėrblejnė shkaku i vallėzimit tuaj. Vallėzimi ėshtė shpėrblim i mjaftueshėm vetvetiu. Po e dėshiruat kėngėn, kėndoni; s’ka rėndėsi se a po ju dėgjon dikush apo jo?

 

 

 

 

Nuk ėshtė askush t’i dėgjojė lutjet tuaja. Lutja juaj ėshtė monolog; lutjuni qiellit tė zbrazėt: Mbajeni nė mend – askush nuk ka pėr tė ju shpėrblyer shkaku i lutjeve tuaja. Po e ditėt vėrtet se ē’ ėshtė lutja, atėherė vetė lutja ėshtė shpėrblimi i vetvetes. Askush tjetėr nuk ka pėr tė ju shpėrblyer; shpėrblimi nuk ėshtė nė ardhmėri, e as nė jetėn tjetėr.

Por lutja ėshtė vetvetiu aq e bukur saqė kush do ta ēante kokėn pėr ardhmėrinė dhe kush do ta kishte dert pėr shpėrblimin? Mendimi pėr shpėrblimin, nė tė vėrtetė ėshtė lakmi. Lutja vetvetiu ėshtė aso kremtimi, ajo sjell aso gėzimi dhe aso ngazėllimi, saqė njeriu lutet shkaku i vetė lutjes. Nuk lutet nga frika, e as nga lakmia. Njeriu lutet sepse kėnaqet nė lutje. Krejt njė pėr tė, madje, se a ka Perėndi apo nuk ka.

 

Perėndia ėshtė mjet i cili ju ndihmon tė luteni.

Po u mėsuat njėherė tė luteni, harroni ēdo gjė mbi

Perėndinė. Vetėm lutja ėshtė e mjaftueshme – mė se

e mjaftueshme.

 

Kur kėnaqeni nė vallėzim, a pyetni, vallė, se a ka Perėndi apo nuk ka. Kur kėnaqeni nė vallėzim, thjesht vallėzoni; s’e keni dert se a po ju shikon dikush nga qielli apo nuk po ju shikon. S’e keni dert pėr atė se yjtė, Dielli e Hėna do tė ju shpėrblejnė shkaku i vallėzimit tuaj. Vallėzimi ėshtė shpėrblim i mjaftueshėm vetvetiu. Po e dėshiruat kėngėn, kėndoni; s’ka rėndėsi se a po ju dėgjon dikush apo jo?

Kėshtu ėshtė edhe me lutjen. Ajo ėshtė vallėzim e kėngė; ajo ėshtė muzikė dhe dashuri. Kėnaquni nė tė dhe me kėtė ajo pėrfundon. Lutja ėshtė mjeti dhe lutja ėshtė qėllimi. Mjeti dhe qėllimi nuk janė tė ndarė – vetėm kėshtu e dini se ēfarė ėshtė lutja.

Kur them LUTJA mendoj nė hapjen ndaj Perėndisė. Nuk mendoj se duhet diēka tė thoni apo diēka tė kėrkoni, mendoj pėr hapje tė pastėr – nėse Ai dėshiron diēka tė ofrojė, jeni tė gatshėm ta pranoni.

Kjo ėshtė pritja e madhe, por pa dėshira – kjo ėshtė ajo qė ju nevojitet. Pritja ngulmuese, e vullnetshme – sikur diēka ka pėr tė ndodhur ēdo moment. Tė trazuar jeni duke pritur se ka pėr tė ndodhur diēka e panjohur, por nuk keni kurrfarė dėshire tė posaēme. Nuk mendoni se kjo apo ajo duhet apo nuk duhet tė ndodhė, posa qė diēka kėrkoni, lutja mė nuk ėshtė e pastėr.

Kur asgjė nuk kėrkoni, kur mbeteni tė qetė, por tė hapur, tė gatshėm tė shkoni kudo qoftė, tė gatshėm madje edhe tė vdisni, kur jeni vetėm pranues, pasivė, tė gatshėm tė pritni e tė pranoni, atėherė ndodh lutja.

Lutja nuk ėshtė diēka qė mund tė bėhet, ajo nuk ka kurrfarė lidhjeje me punėn. Ajo nuk ėshtė as akt as aktivitet – ajo ėshtė gjendje e mendjes.

Po deshėt tė flitni, flitni; por mbajeni nė mend se fjalėt tuaja nuk kanė pėr tė ndikuar nė ekzistencėn. Ato do tė ndikojnė nė ju, e kjo mund tė jetė mirė, por lutja nuk ka pėr tė ndikuar nė Perėndinė. Ajo mund tė ju ndryshojė juve, por nėse ju nuk ju ndryshon, atėherė ėshtė pa kuptim. Mund tė luteni me vite, por nėse kjo nuk ju ndryshon, ndėrpriteni, hidheni, ajo ėshtė pleh, mos e bartni mė tej.

Lutja nuk do ta ndryshojė Perėndinė. Gjithnjė mendoni se me lutjen do tė ndikoni nė Perėndinė. Se do tė jetė mė i butė, i prirur qė tė marrė anėn tuaj. Nuk ekziston askush qė do tė ju dėgjonte. Ky qiell i pafund nuk mund tė dėgjojė. Ky qiell i pafund mund tė jetė me ju, nėse ju jeni me tė – kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr t’u lutur.

Unė po ashtu ju propozoj qė tė luteni, por lutja thjesht duhet tė jetė fenomen energjetik; jo raport midis Perėndisė dhe atij qė lutet, por fenomen energjetik.