Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - MACJA E ZEZĖ

Shkruan: Edgar ALLAN POE

Pėrktheu: Fiona KOPALI

www.mnvr.org

MACJA E ZEZĖ

     Vazhdova ta pėrkėdhelja, dhe, kur bėra tė nisem pėr nė shtėpi, macja shfaqi gatishmėrinė tė mė vinte pas. E lejova ta bėnte, duke u pėrkulur dhe e pėrkėdhelur si mė parė. Si erdhi nė shtėpi, macja, pa njė pa dy, u pėrshtat me tė, dhe menjėherė u bė e parapėlqyera e gruas sime.

 

 

            Pėr kėtė rrėfim tepėr tė frikshėm, por edhe po kaq tė rėndomtė qė po hedh nė letėr, nuk pres, dhe as i lutem njeriu tė mė besojė. Dhe, ē’ėshtė e vėrteta, do tė isha i marrė, po ta shpresoja njė gjė tė tillė, mbasi edhe logjika mė e thjeshtė nuk e pėrtyp dot atė qė mė panė sytė. Nuk jam njeri pa mend, dhe ju siguroj, se nuk shoh ėndrra me sy hapur. Por, njė ditė do tė vdes, prandaj dhe sot dua ta heq kėtė peshė nga shpirti im. Qėllimi im i vetėm ėshtė qė t’i tregoj botės hapur, sheshit, shkurt, saktė, e pa zbukurime, njė varg ndodhish tė ēuditshme nė shtėpinė time. Ato ngjarje mė kanė tmerruar, mė kanė toruruar, mė kanė shkatėrruar. Do tė pėrpiqem t’i shtjelloj. Pėr mua, ato kanė qenė llahtari; uroj qė tė tjerėve t’u duken mė pak tė tmerrshme e mė pak tė ndėrlikuara se stili barok. Kėshtu qoftė, qė edhe unė tė gjejė sadopak arsye pėr tė qetėsuar fantazmat e mia… Uroj, qė, tė paktėn pėr ju, me njė arsye me tė shėndoshė, me njė logjikė mė tė qetė dhe pa nervozizėm, siē ndodhi me mua pėr rrethanat qė m’u krijuan, ta trajtoni si diēka krejt tė zakonshme e tė ndodhur pėr shkaqe krejt normale.

            Qė fėmijė kam qenė njė natyrė e bindur dhe e brishtė. Kaq shumė binte nė sy butėsia e zemrės sime, saqė shokėt mė vinin nė lojė. Isha i dhėnė, veēanėrisht, pas kafshėve, prandaj dhe prindėrit ma bėnin qejfin e mė llastuan me shumė kafshė shtėpiake. Me to kaloja shumicėn e kohės, dhe ndihesha aq i lumtur kur i ushqeja dhe i pėrkėdhelja! Unė rritesha, rritej edhe kjo veēanti e karakterit tim, dhe prej saj mora njė nga burimet e mia kryesore tė kėnaqėsisė. Pėr ju, qė e keni provuar dhimbsurinė ndaj qenit besnik, nuk e kam hiē tė vėshtirė t’ua shpjegojė llojin apo thellėsinė e asaj kėnaqėsie tė rrallė. Ajo dashuri bujare dhe vetėflijuese, qė tė godet mu nė zemėr, ve nė provė edhe miqėsinė e besnikėrinė e njeriut.

            Jam martuar herėt, dhe sa mirė qė njoha tek ime shoqe njė gatishmėri tė ngjashme me timen. Ajo e vuri re shpejt dobėsinė time pėr kafshėt shtėpiake, dhe nuk la rast t’i ikte pėr tė kėrkuar ato mė tė lezetshmet. Kishim zogj, peshk tė kuq, njė qen tė zgjuar, lepuj, njė majmun tė vogėl, dhe njė mace.

            Mė vonė, macja jonė u rrit, u bė njė kafshė e madhe dhe e bukur; e gjitha e zezė, dhe me njė nuhatje mahnitėse. Kur fliste pėr inteligjencėn e saj, gruaja ime, e cila ishte edhe disi supersticioze, kujtonte njė pikėpamje tė lashtė popullore, sipas sė cilės, tė gjitha macet e zeza ishin, thjesht, shtriga tė maskuara. Jo se ajo e kishte fort seriozisht kėtė ide… E pėrmenda, pa ndonjė arsye tė veēantė, po ja qė mė erdhi ndėrmend tani…

            Pluto, kėshtu quhej macja, ishte kafsha ime e preferuar dhe e kisha shok loje. E ushqeja vetė, dhe ajo mė shoqėronte kudo nėpėr shtėpi. Mezi e ndaloja tė mė vinte pas kur dilja nė rrugė.

            Nė kėtė mėnyrė, miqėsia jonė zgjati pėr shumė vite, gjatė tė cilėve, temperamenti dhe karakteri im (mė vjen turp ta rrėfej) pėsoi njė ndryshim rrėnjėsor pėr keq. Ditėpasdite, humori im ndryshonte. Me hėnė, siē i thonė. U bėra gjaknxehtė, kisha mė pak kujdes ndaj ndjenjave tė tė tjerėve. Pėr njė kohė tė gjatė pėrdorja njė gjuhė tė papėrmbajtur; madje, pėrdorja edhe dhunė. Sigurisht, kafshėve tė mia iu desh tė duronin ndryshimin e karakterit tim. Jo vetėm qė i lashė pasdore, por u tregova edhe i ashpėr ndaj tyre. Megjithatė, pėr Pluton kisha goxha merak se mos e keqtrajtoja. Ndėrkohė, u tregova i paskrupullt edhe ndaj lepujve, majmunit, por, edhe ndaj qenit, kur ndonjėri mė dilte pėrpara padashje, ose mė pėrkėdhelte. Por, me kalimin e kohės, sėmundja m’u shtua- sėmundje si alkooli! Edhe Pluto, e cila kishte nisur tė mplakej, ishte bėrė ca grindavece. Kishte filluar t’i ndiente edhe ajo efektet e gjendjes sime tė keqe shpirtėrore.

            Njė mbrėmje, kur po kthehesha nė shtėpi nga njė lokal i qytezės, xurxull fare, vėrejta qė macja mė shmangej. E mbėrtheva fort. Nga frika se mos e dhunoja, mė kafshoi me dhembė dorėn. Nė ēast, mė pushtoi njė tėrbim djalli. Nuk e njoha mė veten. Shpirti, dukej se mė kishte dalė nga trupi, dhe diē mė e fortė se ligėsia mizore, e ushqyer edhe nga xhini qė kisha pirė, mė pushtoi ēdo qelizė. Mora nga xhepi i jelekut njė biēak, e hapa, rroka nga fyti kafshėn e gjorė, dhe me ngadalė, ia nxora njėrin sy nga zgavra! Po mė vjen turp, digjem, ngjethem, teksa pėrshkruaj kėtė egėrsi tė neveritshme.

            Me mėngjesin, m’u rikthye mendja e shėndoshė. E kisha marrė veten nga xhindosja e natės sė shkuar. Ndjeva gjysmėlemeri, e gjysmėpendesė pėr krimin qė kreva; ndonėse ishte veē njė ndjesi e dyshimtė, kėshtuqė shpirti mė mbeti i paprekur. Sėrish e teprova, dhe pak mė vonė, i mbyta me verė tėrė kujtimet e asaj qė bėra.

            Ndėrkohė, macja, ca ngadalė, po e mori veten. Vėrtetė, zgavra e syrit qė i mungonte ishte ca e frikshme, por mesa dukej, nuk ndjente mė dhimbje. Vinte rrotull shtėpisė, si zakonisht, por, -doemos,- siē pritej, nuk mė afrohej aspak. U vrerosa nga shpėrfillja e dukshme e asaj krijese qė mė kishte dashur kaq shumė dikur. Veēse, shpejt, kjo ndjesi ia la vendin irritimit. E, mė pas, si ndryshim i mbramė dhe i pakthyeshėm, depėrtoi brenda meje shpirti i perversitetit. Filozofia, as qė do t’ia dijė pėr shpirtin. Nuk jam i sigurt as nėse jeton shpirti im, aq sa jam i sigurt se perversiteti ėshtė njė nga impulset mė primitive tė njeriut- njė nga zotėsitė dhe ndjesitė mė tė pandashme, qė janė pėrcaktuese pėr karakterin e njeriut. E, cili nga ne nuk e ka gjetur veten, me qindra herė, madje, duke bėrė ndonjė veprim tė ndyrė, tė turpshėm, apo qesharak, vetėm pėr arsye se e dimė qė nuk duhet kryer? A nuk kemi, megjithė gjykimin tonė tė mirė, njė prirje tė pėrjetshme pėr ta thyer ligjin, thjeshtė, ngaqė e dimė se nuk duhet shkelur? Them, se ky shpirt pervers u bė, pėrfundimisht, pjesė e qenies sime. Bash, kjo dėshirė e fshehtė e shpirtit tim, thjesht, pėr tė bezdisur tė tjerėt, pėr t’i dhunuar, thjesht, pėr t’u bėrė keq, pėr hir tė keqdashjes, mė nxiti ta plagosja edhe kafshėn e gjorė.
Njė mėngjes, ashtu gjakftohtė, siē isha, i lidha maces sime njė lak rreth qafės dhe e vara nė degėn e njė peme. E vara me lotėt qė mė rridhnin ēurg, dhe, me keqardhjen mė tė hidhėt tė zemrės; e vara, sepse e dija fare mirė qė mė kishte dashur, dhe se nuk mė kishte dhėnė, as edhe njė arsye pėr t’i bėrė keq. E vara, sepse e dija qė po mėkatoja – njė mėkat tė tmerrshėm i cili do tė pėrdhoste shpirtin tim tė pavdekshėm, dhe Zoti Mėshirėplot nuk do tė mė falte kurrė…
            Mbrėmjen e ditės qė kreva kėtė mizori, mė zgjoi njė zjarr i madh. Mbulesa e shtratit tim kishte marrė flakė. E gjithė shtėpia po digjej. Me shumė vėshtirėsi, gruaja ime, shėrbėtorja dhe unė, ia mbathėm larg zjarrit tė madh. Shkatėrrimi qe i plotė. E gjithė pasuria ime pėr njė ēast tė vetėm, u gllabėrua nga flaka, dhe m’u desh tė dorėzohesha, tė humbisja ēdo shpresė.

 

 

            Po pėrpiqem tė gjej lidhjen shkak-pasojė midis katastrofės dhe ligėsisė sime. Jam duke rikujtuar ēdo detaj tė zinxhirit tė gjatė e tė ngatėrruar tė fakteve, dhe nuk dua tė le, as edhe njė hallkė tė pazbėrthyer. Njė ditė mė pas, shkova tek rrėnojat. Tė gjitha muret, pėrveē njėrit, ishin rrėzuar. Ky ishte njė mur ndarės, jo fort i trashė, i cili ndodhej nė mes tė shtėpisė, pėrballė tė cilit gjendej koka e krevatit tim. Atje, suvatimi i kishte bėrė ballė goxha zjarrit, gjė qė e shpjegova me faktin se e ishte bėrė sė fundmi. Rretherrotull murit u mblodh njė turmė e madhe njerėzish, dhe shumė prej tyre po vėzhgonin gjithė vėmendje njė pjesė tė veēantė tė tij. Fjalėt “e ēuditshme!”, “e veēantė!”, dhe shprehje tė tjera tė ngjashme, mė ngacmuan kureshtjen. U avita dhe pashė, si tė gdhendur nė njė basoreliev, mbi sipėrfaqen bardheme, imazhin e njė maceje gjigante. Imazhi ishte i qartė dhe, ēuditėrisht shumė i saktė dhe i vėrtetė. Pėrreth qafės sė kafshės ishte lidhur njė litar.

            Fillimisht, kur u pėrballa me kėtė imazh, ndonėse nuk doja, ēudia dhe lebetia ime qenė shumė tė mėdha. Por, mė pas, i thirra mendjes. Mbaja mend qė macen e kisha varur tek njė kopsht pranė shtėpisė. Sa ra alarmi i zjarrit, kopshti u mbush me njerėz, kėshtuqė ndonjėri prej tyre mund ta ketė zbritur macen nga pema, dhe ta ketė hedhur nė dhomėn time, pėrmes dritares sė hapur. Ka shumė mundėsi ta kenė bėrė, qė tė mė zgjonin nga gjumi. Rėnia e mureve tė tjerė e kishte ngjeshur viktimėn e mizorisė sime brenda suvasė sė porsavėnė, gėlqerja e sė cilės, tok me flakėt, dhe me amoniakun e skeletit ia kishin formėsuar portretin, ashtu siē e pashė unė.

            Ndonėse mirė ishte qė tė arsyetoja dhe ta qetėsoja ndėrgjegjen, fakti befasues qė iu tregova, mė mbeti nė mendje. Muaj tė tėrė nuk ia dola dot tė shpėtoja nga fantazma e maces; dhe, gjatė kėsaj kohe, mė gjalloi nė shpirt njėfarė ndjenjė gjysmake, qė i ngjante pendesės, por jo, jo!- nuk ishte vėrtetė e tillė. Arrita gjer nė atė pikė, sa ndjeva keqardhje pėr humbjen e maces. Madje, edhe kur ndodhesha nėpėr mejhane tė ndyra, ku mė ishte bėrė zakon, tanimė, tė shkoja, hidhja sytė lartė e poshtė pėr ndonjė kafshė tjetėr, por disi tė ngjashme nė pamje, qė tė mund tė ma zėvendėsonte.

            Njė mbrėmje, i ulur, i drobitur, nė njė kantinė tė fėlliqur, mė tėrhoqi vėmendjen njė objekt i zi, qė ndodhej majė njė fuēie tė madhe plot me xhin, apo rum, qė pėrbėnte orendinė parėsore tė dhomės. Kisha njė copė herė me sytė mbėrthyer tek ajo fuēi, por ajo ēfarė mė habiti ishte fakti se si nuk e kisha vėnė re mė herėt. I shkova pranė dhe e preka me dorė. Ishte njė mace e zezė, shumė e madhe, po aq e madhe sa Pluto, dhe i ngjante goxha, pėrveē njė detaji. Pluto nuk kishte qime tė bardha nė asnjė pjesė tė trupit, kurse kjo kishte njė njollė tė madhe tė bardhė, njė ngjyrė e turbullt, qė i mbulonte gati tė gjithė pjesėn e kraharorit.
Kur e preka, objekti, apo gjėja, menjėherė u hodh pėrpjetė, gėrhiti fort, m’u fėrkua pas dorės , dhe duket se u kėnaq nga prania ime. Kjo na ishte krijesa qė po kėrkoja. I kėrkova bujtinarit qė ta blija, dhe ai nuk ėshtė se mė kundėrshtoi, por nuk dinte asgjė rreth saj. Madje, tha, se as qė e kishte vėnė re mė parė.

            Vazhdova ta pėrkėdhelja, dhe, kur bėra tė nisem pėr nė shtėpi, macja shfaqi gatishmėrinė tė mė vinte pas. E lejova ta bėnte, duke u pėrkulur dhe e pėrkėdhelur si mė parė. Si erdhi nė shtėpi, macja, pa njė pa dy, u pėrshtat me tė, dhe menjėherė u bė e parapėlqyera e gruas sime.

            Unė, pėr vete, e kisha zėt qė po miqėsohej me mua. Ishte krejt e kundėrta e asaj qė prisja, por, nuk di si dhe pse, dhimbsuria e saj aq e dukshme mė bezdiste e mė ndillte krupė. Pakngapak, kėto ndjesi neverie dhe mėrzie mė dhanė shijen e hidhur tė urrejtjes. I shmangesha maces; njėfarė ndjenje turpi dhe kujtimi i aktit tim tė mėparshėm mizor mė penguan qė tė abuzoja fizikisht me tė. Pėr disa javė nuk e godita, as e dhunova; por, gradualisht, dita me ditė, nisa ta shihja me njė ndjenjė neverie qė nuk tregohet dhe, heshturazi, i largohesha si kolerės pranisė sė saj tė urryeshme.

            Ajo ēfarė e shtoi, padyshim, urrejtjen time ndaj kafshės ishte zbulimi, tė nesėrmen pasi e mora nė shtėpi, se asaj, ashtu si edhe Plutos, i mungonte njėri sy. Ky detaj bėri, qė ime shoqe, e cila, siē ju thashė, e ka nė njė shkallė tė lartė njerėzillėkun,- (gjė qė, dikur, ka qenė edhe njė nga tiparet e mia dalluese,- burim i kėnaqėsive mė tė pastra), tė lidhej edhe mė shumė me tė.

            Pėrkundėr neverisė sime, afiniteti i maces ndaj meje rritej pėrditė. Mė ndiqte hap pas hapi dhe, me aq kėmbėngulje, sa ju, tė nderuar lexues, as mund ta imagjinoni. Sapo ulesha, ajo kruspullosej nėn karrigen time, ose mė hidhej mbi prehėr, dhe mė mbulonte me ato pėrkėdhelitė e saj tė neveritshme. Sapo ngrihesha pėr tė ecur, mė hidhej ndėr kėmbė, dhe sa s’mė rrėzonte; mė shtrėngonte me kthetrat e saj tė gjata e tė mprehta, e mė ngjitej nė kraharor. Atėherė, sidoqė mė kapte dalldia ta dėrmoja me ndonjė goditje turinjve, e mbaja veten. Arsyeja: kompleksi i krimit tim tė hershėm; mė hipnin tė dridhura frike nga kafsha!
Kjo nuk ishte saktėsisht frikė pėr ndonjė dėmtim fizik. E kam vėshtirė ta shpjegoj kėtė frikė. Mė vjen ndot nga vetja, po, edhe kėtu nė qeli ku jam, llahtarinė qė mė zinte ma shkaktonte njė pėrbindėsh, dhe ky pėrbindėsh ishte, thjesht, njė mace. Gruaja ma kishte tėrhequr mė shumė se njė herė vėmendjen pėr llojin e njollės, qė ua pėrmenda edhe juve, dhe pėrbėnte dallimin e vetėm tė dukshėm mes kafshės sė ēuditshme, dhe asaj qė kisha varur. Lexuesit do t’i kujtohet qė, kjo shenjė, edhe pse e madhe, fillimisht ishte shumė e paqartė. Por dalėngadalė, nė formė gati tė pakuptimtė, tė cilėn, pėr njė kohė tė gjatė, mendja ime nuk arrinte ta perceptonte, zuri tė kthjellohej. Tani, ajo pėrfaqėsonte njė objekt qė ngjethem ta ze ngoje. I frikėsohesha dhe i druhesha mė shumė sė ēdo gjėje tjetėr nė botė, dhe doja vetėm ta hiqja qafe egėrsirėn. Tani mė shfaqej imazhi i njė gjėje tė neveritshme, tė kobshme, i TRIKĖMBĖSHIT! Oh, shkaktar gjėmėzi e i lemerishėm i Llahtarit dhe Krimit, i Agonisė dhe Vdekjes!

            Tani isha vėrtetė i mjerė, pėrtej mjerimit tė Njerėzimit. Madje, njė bishė e egėr, tė ngjashmen e sė cilės e kisha shkatėrruar me pėrēmim; njė bishė e egėr. Isha shndėrruar nė njė bishė tė maskuar pas imazhit tė tė madhit Zot. Hidhėrim i padurueshėm! O Zot! Qetėsia, pėr mua vdiq njė herė e mirė. Nuk shlodhesha dot as ditėn, as natėn! Dikur, macja nuk mė linte asnjė ēast vetėm; mė vonė, mė mbėrthenin ėndrra tė shpeshta dhe mė kapte njė frikė qė s’tregohet. Mbi fytyrė ndieja frymėn e ngrohtė tė asaj gjėsė, peshėn e madhe. O Zot! Ishte njė peshė e rendė dhe njė makth qė doja ta hiqja e nuk e hiqja dot nga zemra. Nėn trysninė e kėsi pėrndjekjesh, edhe ajo pak mirėsi qė mė kishte mbetur, shterroi. Mendime tė kėqija, ato mė tė errėtat e mė tė ligat, m’u bėnė miqtė e vetėm. Zymtėsia e temperamentit tim u kthye nė urrejtje ndaj gjithēkaje dhe gjithkujt. Ndėrkohė e braktisa veten verbėrisht nė shpėrthimet e papritura, tė shpeshta, tė pakontrolluara tė tėrbimit tim, dhe gruaja ime, nuk ankohej mė. O Zot! Vuante pėrulėsisht dhe me durim.

            Njė ditė, kur po bėja ca punė shtėpie, macja mė erdhi pranė nė qilarin e ndėrtesės sė vjetėr, ku na u desh tė jetonim ngaqė ishim tė varfėr. Mė ndoqi tatėpjetė shkallėve. Mend u plandosa me kryet pėrdhe. Mė nevrikosi, mė tėrboi. Nga zemėrimi, harrova fare frikėn qė kisha ndjerė gjer atėherė, rrėmbeva njė sėpatė, shenjestrova goditjen nė kokėn e maces e cila, padyshim, do tė kishte mbetur nė vend, nėse do tė kishte shkuar ashtu siē dėshiroja. Por, synimit tim i vuri fre dora e gruas sime. U tėrbova nga ndėrhyrja e saj, mora vrull nga xhindosja ime demoniake, e tėrhoqa krahun qė mė kishte mbėrthyer, dhe ia ngula sėpatėn nė kokė. Gruaja ra e vdekur nė vend, pa as edhe njė rėnkim.

            Pasi kreva kėtė vrasje tė tmerrshme, menjėherė, ngadalė e me kujdesin mė tė madh, i vura vetes detyrėn e fshehjes sė trupit. E dija mirė se nuk do tė mundja ta nxirrja nga shtėpia, as ditėn e as natėn, pa rrezikun qė tė mė pikasnin fqinjėt. Sa gjera mė kaluan nėpėr mend! Njė herė mendova t’ia copėtoja trupin nė pjesė tė vogla, pastaj ta hidhja nė zjarr. Njė herė tjetėr, thashė tė gėrmoja njė gropė nė dyshemenė e qilarit dhe atje ta fshihja. Pastaj, mendova ta hidhja nė pusin e kopshtit, apo ta paketoja nė kuti, kinse do ta shisja, dhe tė njoftoja portierin qė ta largonte nga shtėpia. Nė fund, zgjodha atė qė m’u duk mė e sigurt se tė tjerat. E ndava mendjen ta varrosja nė murin e qilarit, siē bėnin murgjit mesjetarė kur varrosnin viktimat e tyre.

            Qilari, sikur ishte bėrė tamam pėr kėtė qėllim. Muret nuk ishin fiksuar mirė, e sė fundmi, qenė suvatuar me njė llaē tė ashpėr, tė cilin lagėshtia nuk e kishte lejuar tė ngurtėsohej. Pėr mė tepėr, nė njė nga faqet e murit kishte njė dalje, e bėrė pėr njė oxhak tė rremė, qė ishte mbyllur pėr t’i pėrngjarė pjesės tjetėr tė qilarit. Nuk kisha asnjė mėdyshje; mund t’i hiqja tullat nė atė anė, ta shtija trupin brenda dhe ta rindėrtoja murin si mė parė, nė mėnyrė qė askush tė mos vinte re diēka tė dyshimtė.

            Nuk u gabova me kėtė pėrllogaritje. Me njė levė, i hoqa tullat lehtėsisht dhe, pasi e futa trupin nė murin e brendshėm, e vendosa nė pozicionin qė duhej. Me fare pak mundim e ringrita tė gjithė strukturėn si nė fillim. Gjeta gėlqere, rėrė dhe lesh; me shumė merak, gatita llaē, qė nuk dallonte nga ai i vjetri, dhe kėshtu, zuri fill puna me tullat. Kur mbarova, u kėnaqa qė gjithēka shkoi mbarė. Muri, as qė tė lindte pėrshtypjen mė tė vogėl se ishte prekur. Mbeturinat pėrtokė i mblodha me shumė kujdes. Vėshtrova pėrqark nė mėnyrė triumfuese, dhe i thashė vetes: “Tė paktėn, kėsaj here nuk mė vajti dėm puna.”

            Hapi i rradhės ishte kėrkimi i egėrsirės qė ishte dhe shkaku i gjithė mjerimit tim. E ndava mendjen qė ta vrisja. Po ta hasja atė ēast, nuk do tė kisha kurrėfarė mėdyshjeje pėr fatin e saj. Po ja, qė kafsha tinėzare na ishte alarmuar nga dhuna e zemėrimit tim tė hershėm dhe m’u shmang. Ėshtė e pamundur ta pėrshkruaj. Nuk mund ta imagjinoni dot ndjenjėn e thellė, tė hareshme tė ēlirimit qė m’u ndez nė kraharor qė kafsha e pėrbuzur m’u hoq nga sytė.

            Shpėtova- uf! As qė u duk gjatė natės, dhe sė paku njė natė, qysh prej ardhjes sė saj nė shtėpi, fjeta si qengj, ndonėse me barrėn e njė krimi nė shpirt!

            Kaluan edhe dita e dytė dhe e tretė, dhe ajo qė mė mundonte nuk po dukej. Edhe njė herė, mora frymė lirisht. Monstra, nga frika, ishte larguar njė herė e mirė nga godina! Nuk do t’ia shihja mė bojėn! Lumturia ime ishte e pafund! Ndjenja e fajit pėr krimin tim tė errėt nuk mė shqetėsontė mė. Disa hetime ishin bėrė, dhe u tregova i gatshėm tė bashkėpunoja me policinė. Madje, u bė edhe njė kėrkim, por, natyrisht, asgjė s’kishte pėr t’u zbuluar. E quaja tė sigurt lumturinė time tė ardhshme.

            Ditėn e katėrt, pas vrasjes, erdhi nė shtėpi krejt papritur njė skuadėr policie, dhe vazhdoi tė bėnte hetim rrėnjėsor nėpėr godinė. Por unė ndihesha i sigurt se vendi i fshehjes ishte i paarritshėm, kėshtuqė nuk u ndjeva hiē nė siklet. Policėt mė kėrkuan t’u bashkohesha gjatė hetimit. Nuk lanė qoshk pa rrėmuar. Ata zbritėn tri a katėr herė nė qilar, dhe pėrmbysėn gjithēka. Nuk m’u drodh qerpiku. Zemra mė rrihte qetėsisht, si tė isha njeriu mė i pafajshėm nė botė. I rashė qilarit kryqetėrthor. Mblodha krahėt mbi gjoks dhe lėvizja lirshėm lart e poshtė. Policėt mbetėn plotėsisht tė kėnaqur dhe u bėnė gati tė largoheshin. E kisha vėshtirė ta pėrmbaja gėzimin e madh qė ndieja nė zemėr. S’mė rrihej pa nxjerrė, qoftė edhe njė fjalė, si ngadhėnjimtar qė isha, nė mėnyrė qė t’i bindja dyfish nė pafajėsinė time.

            -Zotėrinj! -u thashė mė nė fund, ndėrsa ekipi po ngjitej lart, -Jam i kėnaqur qė hoqa mėdyshjet tuaja. Ju uroj shėndet, dhe pakėz mė tepėr mirėsjellje! Meqė ra fjala, kjo… Kjo ėshtė njė shtėpi e ndėrtuar fort mirė. (Nga dėshira e shfrenuar qė tė thoja diēka, nuk po e kuptoja fare atė qė nxirrja nga goja.) Mund tė them, se kjo ėshtė njė shtėpi e ndėrtuar mrekullisht mirė. Kėta mure… Po largoheni, zotėrinj? … Kėta mure janė tė puthitur mirė. Dhe, me kapadaillėk ngrita shkopin qė kisha nė dorė dhe godita fort nė atė pjesė tė murit, pas sė cilės gjendej trupi i gruas sime.

            Zoti mė ruajttė dhe mė shpėtoftė nga helmi i Djallit! Pa u mbytur mirė jehona e goditjes, njė tjetėr jehonė m’u pėrgjigj nga varri! Njė britmė, fillimisht e mbytur dhe e kėputur, si ngashėrima e fėmijės u shndėrrua shpejt nė njė ulėrimė tė gjatė, tė fortė, tė vazhdueshme, tejnormale dhe jonjerėzore… Njė britmė, klithmė vajtuese, ca nga tmerri e ca nga gėzimi i shpėtimit, a thua se vinte nga vetė ferri, e bashkuar me fytin e tė dėnuarve nė agoninė e tyre, dhe e djajve tė ngazėllyer nga dėnimi.

            Ėshtė e kotė, besoj, t’ju rrėfej mendimet e mia. Gati i zalisur u ktheva nga muri pėrballė. Pėr njė ēast, skuadra e policėve mbi shkallė, e shastisur nga tmerri dhe frika gjer nė palcė, nuk lėvizi. Pastaj, nja dymbėdhjetė qyta armėsh njėherėsh goditėn murin. Ai u shemb tėrėsisht. Tanimė, trupi, krejtėsisht i kalbėzuar dhe i mbuluar me gjak i gruas u shfaq para syve tė tė pranishmėve. Mbi kokėn e gruas u duk bisha e neveritshme: me gojėn e kuqe tė hapur dhe sytė flakėrues. Ishte ajo qė mė nxiti nė ngasje tė vrisja njė njeri; ishte ajo kallauzi qė mė dorėzoi tek xhelatėt. Nė mur ia paskam bėrė varrin!