.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

TIRANA OBSERVER

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

RIPOST

Parapsikologji - MAGJIA, FRIKA MĖ E MADHE E NJERĖZIMIT, SEKRETET E SAJ

Postuar nga: Siroco

www.explorerunivers.com

      

MAGJIA, FRIKA MĖ E MADHE E NJERĖZIMIT, SEKRETET E SAJ

 

            Imazhi i magjisė nė ditėt e sotme nuk ėshtė fort i qartė. Kjo, falė dhe e kaosit qė ekziston mbi doktrinėn magjike apo tė tjera tė kėsaj natyre. Teorikisht, gjėrat janė si nė lashtėsi, kushtet pėr tė bėrė magji janė pak a shumė tė njėjtat, por gjithnjė tė varura nga yjet, formulat, shpirtrat dhe sendet magjike.

 

 

 

            I pari qė futi termin “magjistar” nė fjalorin e Greqisė ishte Euriditi, i cili e pėrdori kėtė fjalė pėr tė treguar njė prift tė Persisė Antike.

            Qė nga shekulli VI p.e.s. termi “mageia” pėrdorej pėr tė pėrkufizuar praktika ose rituale tė trashėguara nga Persia. Pikėrisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, pėr t i dhėnė shkas lindjes sė shumė spekulimeve nė shekujt qė do tė pasonin.

            Magjia ėshtė dukuri e cila e tejkalon horizontin e dijenisė sė shoqėrisė nė tė cilėn shumica e njerėzve jeton. Magjistari pėrdor aftėsitė e tij pėr qėllime tė mira ose jo, pėr kėtė arsye ka dy magji, e bardhė dhe e zezė. Shkenca e magjisė vepron pėrmes simboleve, qofshin kėto fjalė, mendime, figura, gjeste, kėrcime apo tinguj.

            Teknikat e magjisė mund tė ndahen nė 2 kategori: Magjia omeopatike, e cila kryhet nėpėrmjet pėrdorimit tė imazheve ose objekteve tė ndryshme si personifikim i personit, mbi tė cilin do tė bjerė magjia (afėrsisht siē ndodh nė ritet Voodoo).

            Magjia me kontakt, qė kryhet nėpėrmjet pėrdorimit tė substancave tė ndryshme tė pėrgatitura me pėrbėrės natyrorė.

 

            Hipnotizimi me anė tė formulave magjike.

            Parashikimet si astrologjia, leximi i letrave, leximi i fatit nė dorė etj.

            Gjatė riteve magjike, kėto ndarje edhe mund tė kombinohen me njėra- tjetrėn. Nė rastet kur magjistari kėrkon ndihmėn e shpirtrave dhe forcave tė errėta atėherė kjo disiplinė e magjisė quhet spirtitualizėm dhe demonologji.

            Nė shumicėn e kulturave antike, besimet dhe praktikat magjike kanė ekzistuar qė nė lindjen e qytetėrimeve. Karakteristikat janė tė ngjashme, ndėrsa mėnyra e zbatimi ndryshon. Njerėzit ishin shumė supersticiozė ndaj magjive, por edhe fenomeneve natyrore, tė cilat nuk arrinin t i shpjegonin. Nė Francė janė gjetur disa piktura tė periudhės sė paleolitit tė cilat provojnė pėrdorimin e magjisė pėr ndihmė nė aktivitete tė ndryshme si gjuetia ose pėr mėnjanimin e reshjeve.

 

            Magjia nė Egjipt, formulat magjike pėr tė zgjatur jetėn

            Nė shoqėrinė e Egjiptit antik besohej shumė nė magji. Nė panteonin egjiptian, pėrveē Veret-Hekau, perėndesha e magjisė, dhe shumė njerėz tė tjerė qė kanė qeverisur vendin zotėronin tė tilla aftėsi. Kėtė e tregojnė dokumentet dhe papiruset e shumta qė janė gjetur, tė cilat pėrmbajnė formula magjike nė gjendje pėr tė zgjatur jetėn, tė zgjidhin ēėshtje dashurie dhe pėr tė luftuar tė kėqijat.

 

            Magjia nė Lindjen e Mesme, andej nga erdhi shkopi magjik

            Nė Mesopotami, nė tė ashtuquajturėn toka e magjistareve, janė gjetur shumė dokumente qė faktojnė jo vetėm ekzistencėn e magjisė, por edhe praktikumin e saj masiv, deri te kryerja e ritualeve nė grup. Kėto burime japin shembuj tė llojeve tė ndryshme tė praktikave gjatė magjisė, ku mund tė pėrmenden: Pėrdorimi i “fjalėve magjike”; Pėrdorimi i shkopit magjik ose medaljoneve tė ndryshme; Krijimi i njė rrethi njerėzish pėr tė mbrojtur magjistarin nga shpirtrat; Pėrdorimi i simboleve misterioze pėr tė kėrkuar ndihmėn e fuqive tė mbinatyrshme. Megjithatė, nė Lindjen e Mesme, magjia lidhej ngushtė me astrologjinė e cila shpjegonte ēdo lloj fenomeni natyror ose jo.

 

            Magjia nė botėn greko-romake, tek veprat letrare

            I pari qė futi termin “magjistar” nė fjalorin e Greqisė ishte Euriditi, i cili e pėrdori kėtė fjalė pėr tė treguar njė prift tė Persisė Antike. Qė nga shekulli VI p.e.s. termi “mageia” pėrdorej pėr tė pėrkufizuar praktika ose rituale tė trashėguara nga Persia. Pikėrisht, kultura helene shkriu elementet magjike me ato astrologjike e alkimike, pėr t i dhėnė shkas lindjes sė shumė spekulimeve nė shekujt qė do tė pasonin. Nė letėrsinė latine janė gjetur shumė dėshmi nė lidhje me magjinė. Vrasje tė mistershme, kafshė qė flasin, statuja qė ecin, metamorfoza, medaljone qė kurojnė, janė vetėm disa nga elementet qė citohen nė veprat e Horacit, Plinit apo Virgjilit.

            Nė panoramėn letrare tė magjisė latine, vendin e parė e zėnė pa dyshim “Metamorfozat”. Apuleio ėshtė njė nga shkrimtarėt e parė tė asaj epoke qė ka folur pėr magji nė librin e tij “Gomari i Artė”. Nė fakt, vetė Apulieo ėshtė gjykuar pėr ushtrim magjie pasi u pėrpoq qė me anė tė disa formulave, tė bindte njė vejushė qė tė martohej me tė, nė mėnyrė qė tė pėrfitonte nga pasuria e saj. Sipas ligjeve tė Romės, ēdokush qė pėrdorte magjinė pėr qėllime pėrfitimi, ndėshkohej rėndė deri nė vdekje.

 

            Rėnia e magjisė, iluminizmi godet shpjegimet absurde

            Nė shekullin XVII, kur magjia ishte nė kulmin e saj dhe pritej tė merrte njė zhvillim akoma mė tė madh, ndodhi krejt e kundėrta. Shkenca pėrparonte dhe vazhdonte tu jepte shpjegime fenomeneve qė deri nė atė moment, ishin abstrakte. Njė nga emrat qė u dallua pėr sulmin e ashpėr ndaj doktrinės sė magjisė ishte Francis Bacon (Frensis Bekon).

            Rėnia e magjisė u pėrshpejtua dhe nga mendimtarė tė shquar si Dekarti dhe Hobbes (Hobi). Gjithashtu, nė shekullin XVII, iluminizmi e mundi magjinė, por pa arritur ta zhdukte pėrfundimisht atė.

 

 

 

            Magjia nė shekullin XIX, rizgjimi i interesit

            Nė historinė e njerėzimit, gjatė gjysmės sė dytė e viteve 1800 pati njė rilindje tė interesit ndaj magjisė. Njė nga emrat mė tė spikatur tė kohės nė kėtė fushė, ishte pa dyshim Eliphas Lévi. Veprat e shumta letrare qė ky njeri shkroi, patėn njė ndikim tė rėndėsishėm nė brezat pasardhės. Nė dekadėn e fundit tė 1800-ės u themeluan dhe disa organizatat ose grupime me prirje magjie. Ndėr mė tė njohurat mund tė pėrmenden Hermetic Order of the Golden Dawn apo Teosofic Society.

 

            Magjia sot, objekt studimesh dhe paqartėsish

            Imazhi i magjisė nė ditėt e sotme nuk ėshtė fort i qartė. Kjo, falė dhe e kaosit qė ekziston mbi doktrinėn magjike apo tė tjera tė kėsaj natyre. Teorikisht, gjėrat janė si nė lashtėsi, kushtet pėr tė bėrė magji janė pak a shumė tė njėjtat, por gjithnjė tė varura nga yjet, formulat, shpirtrat dhe sendet magjike.

            Tematikat qė hasen gjatė studimit tė magjisė, kryesisht kanė tė bėjnė me lidhjen e saj me shkencėn dhe fenė, por dhe funksionin e saj shoqėror. Magjia ėshtė njė fenomen qė ka lindur njėherėsh me qytetėrimet mė tė lashta, ndėrsa sot ėshtė kthyer dhe nė objekt studimi tė antropologjisė kulturore, etnologjisė dhe psikologjisė.

 

            Ezoterika dhe alkimizmi, ndėrthurje besimesh e filozofish

            Alkimia ėshtė pjesė e traditės mistikore dhe sė fshehtės si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim.

            Ezoterika (nga greq. εσωτερικός, esoterikos, – “i brendshėm”), ėshtė mėsimi ose dija e sė fshehtės. Kėto mėsime mbaheshin nga mjeshtrat, tė cilėve u mundėsohej zbulimi (ēvelimi) i sė vėrtetės okultike ( sė fshehtė).

            Nė filozofi, emėrtimi ezoterikė karakterizon mėsimin e lėnė nga filozofėt e lashtė grekė, veēanėrisht nga Pitagora dhe Aristoteli, nxėnėsve tė tyre; nė kundėrshtim me eksoterikėn, “e jashtmja” emėrtim qė pėrdorej pėr njerėzit qė nuk bėnin pjesė nė grupet ezoterike, pra njerėzit e thjeshtė, tė cilėt nuk kishin njohuri mbi gjuhėn dhe kuptimin e mjeshtrave. Sot me ezoterizėm tregohet zakonisht ndėrthurja e sistemeve tė mendimit filozofik dhe fetar qė shfaqen nė dukuritė kulturore si: magjia, alkimia, kabalah dhe besimet misterike dhe gnostike.

            Megjithėse dituria ezoterike mbahej nė tė kaluarėn e fshehtė, tani mėsohet kudo haptazi. Ezoterika dallohet pėrgjithėsisht nga fetė e organizuara, tė cilat mėsojnė mė haptazi. Ndėrsa ezoterizmi anon nė pėrqendrimin e (mendje) ndriēimit vetjak dhe ushtrimin e brendshėm shpirtėror, feja e organizuar pėrqendrohet nė ushtrimin e ritualitetit tė jashtėm shpirtėror dhe mbi ligjet qė qeverisin shoqėrinė.

            Shumė grupe apo shkolla tė mendimit pėrqafojnė njė traditė ose filozofi ezoterike, si: Alkimia (arab: الخيمياء, al-khimia) ėshtė njė ushtresė e lashtė e shkencės fillestare qė merrej me vėzhgimin e natyrės dhe filozofisė dhe ndėrthurte elemente tė kimisė, fizikės, astrologjisė, artit, metalurgjisė, mjekėsisė, misticizmit dhe fesė.

            Alkimia ėshtė njė mėnyrė e lashtė e pastrimit shpirtėror dhe shndėrrues; zgjerimit tė ndėrgjegjes dhe zhvillimit tė brendashikimit dhe intuitės. Ajo bazohet nė idenė se rendi hyjnor ėshtė vendosur nė gjithėsi me “lėndėn e parė” apo prima materia. Ēdo gjė ėshtė krijuar nga kjo lėndė, e cila ėshtė nė thelb, Guri i Filozofit. Thuhet se ai ėshtė kudo, dhe nėse “guri” mund tė pėrgatitet (krijohet), atėherė njė send mund tė shndėrrohet nė diēka mė tė pėrsosur, p.sh. nė argjend apo ar, pasi qė ari ėshtė produkti mė i pėrsosur dhe pasqyron mė afėr pėrsosmėrinė e Perėndisė.

            Alkimistėt besonin po ashtu se me ndihmėn e “gurit” mund tė prodhohej edhe “bari i mrekullueshėm” (eliksiri) qė dhuron jetėn e amshuar. Alkimia ėshtė lidhur gjithnjė me misticizmin dhe misterin. Fillimet e veta ajo i ka pasur me sistemin e sė amshuarės, ėndrrės, simboleve ezoterike qė kanė fuqinė pėr tė ndryshuar ndėrgjegjen dhe tė lidhin shpirtin njerėzor me Hyjnoren.

            Alkimia ėshtė pjesė e traditės mistikore dhe sė fshehtės si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim. Disa filozofė tė mėdhenj grekė mendonin se ēdo gjė pėrbėhet nga katėr “elemente” themelore: zjarri, ajri, toka (dheu) dhe uji, dhe tė gjitha sendet kanė nė vete kėta pėrbėrės tė pėrzier nė pėrpjesėtime tė ndryshme. Prandaj besohej se tė gjitha gjėrat mund tė shndėrrohen nė diēka tjetėr nga ndryshimi i pėrpjesėtimeve tė pėrzierjes sė katėr elementeve themelore tė natyrės. «Alkimia shėrben pėr tė ndarė tė vėrtetėn nga e rremja.» – Teofrasto Paracelso

 

            Agnosticizmi, njė rrugė e mesme mes ateizmit dhe besimit

            Agnosticizmi (trajtė e latinizuar e greqishtes “agnostikismos”, agnoin, mosdije; mosnjohje) pėrkufizon pikėpamje filozofike, qė hamendėsi tė caktuara – nė veēanti tė llojit teologjik, tė cilat merren me Qenėsinė (ekzistencėn) ose mosqenėsinė e njė “Qenieje tė Epėrme” si p.sh. tė njė Perėndie – ose tė panjohur, nė themel kanė pamundėsinė e njohjes sė Tij. Pyetja “A ka Zot?” do tė pėrgjigjet nga agnosticizmi pėrkatėsisht jo me “po” ose “jo”, por me “nuk ėshtė e njohur”, “nuk ėshtė e pėrgjigjshme” ose me “s ka rėndėsi”. Ai paraqet njė botėvėshtrim, qė nė veēanti thekson kufizimin (cakun) e dijes (diturisė) njerėzore.

            Nga pikėpamja e tij e njohurive tė pamjaftueshme, agnosticizmi hedh poshtė dhe s`pranon njė besim nė qenėsinė apo mosqenėsinė e perėndive. Nė dallim me trajtėn e fuqishme tė ateizmit, agnosticizmi nuk pėrjashton nė parim tėrėsisht mundėsinė e qenėsisė (ekzistencės) sė njė Qenijeje Hyjnore. Agnostika ėshtė vendosur kėshtu si kėndvėshtrim i tretė midis teizmit dhe ateizmit.

            Por nė kėtė kuptim, agnosticizmi ka tė pėrbashkėta edhe me teizmin, se besimi nė Zot ėshtė i mundshėm, edhe atėherė kur mohon mundėsinė arsyetore tė njohjes sė Zotit. Emėrtimi agnosticizėm ka mundėsi tė jetė mbruajtur nga Tomas Henri Haksli (1869). Megjithėse bėhet fjalė mbi njė krijim emėrtimi ende tė ri, ky emėrtim ėshtė dukshėm mė i vjetėr dhe gjendet ndėr tė tjera tek Buda, Laoce dhe disa parasokratikė dhe sofistė.