.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Parapsikologji - Magjia (pjesa e dytė)

Shkruan: Salih BASHA

www.dija-hyjnore.ch

MAGJIA

(pjesa e dytė)

       Kallėpi astral apo fluidi elektromagnetik nuk ėshtė identik me Aurėn. Kallėpi astral ėshtė vetėm si lidhėse midis trupit fizik dhe mendjes sė trupit astral. Pra, kallėpi astral sė bashku me trupat tjerė e ushqejnė trupin fizik. Ēdo ndikim qė i nėnshtrohet trupit astral - eterik, automatikisht, njėjtė ndikon nė trupin fizik

 

            Elementi ambinetal i Zjarrit rrjedh prej Akashės. Vetitė e elementit ambiental tė zjarrit janė nxehtėsia dhe burimi. Ky element i ka dy pole: polin pozitiv dhe atė negativ. Elementi ambiental i ujit ka dy pole: polin aktiv qė ndėrton, qė jep jetė, qė ushqen dhe qė mban, si dhe elementin negativ tė ngjashėm me zjarrin qė shkatėrron, qė shpartallon, qė tret dhe qė ndanė. Pėrndryshe, principi i zjarrėsisė, sipas ligjit tė krijimit, nuk kishte ekzistuar sikur mos ta kishte polin kundėrshtues, principin e ujit. Kėto dy principe ambinetale, zjarri dhe uji, janė bazė prej tė cilėve ēdo send ėshtė krijuar. Principi ambinetal i ajrit ėshtė ndėrmjetėsues ndėrmjet zjarrit dhe ujit. Elementi ambiental i ajrit ėshtė si njė lloj mediumi qė mban drejtpeshimin ndėrmjet principeve kundėrshtuese.

            Pėrmes ndikimit tė pėrbashkėt tė zjarrit dhe tė ujit, e tėrė jeta ka marrė fuqinė e lėvizjes. Principi ka rol ndėrmjetėsues, qė prej zjarrėsisė e merr vetinė e thatėsisė dhe nga uji e merr vetinė e lagėshtisė. Pa kėto dy veti nuk do tė paramendohej jeta. Kėto dy veti, principit tė ajrit i japin dy polaritete: pozitiven, qė krijon jetėn dhe atė negative, qė tė njėjtėn jetė e shkatėrron. Principi i ajrit nuk ėshtė element tėrėsisht i vėrtetė.

            Ndėrmjet ndikimit tė kėtyre tri elementeve ėshtė krijuar elementi i katėrt - elementi ambiental i tokės, i cili nė vete pėrfshin ato dy elementet ambientale tjera. Prej kėtyre rrjedhim hapėsira, masa, pesha dhe koha. Prej kėtyre katėr elementeve formohet magneti katėr polar - katėr ploariteti.

 

            Principi i dritės rrjedh prej elementit tė zjarrėsisė.

 

            Drita nė vete pėrmban principin e zjarrėsisė, pėr kėtė ajo ėshtė e shndritshme, depėrtuese dhe ekspansive. E kundėrta e dritės ėshtė errėsira. Errėsira rrjedh prej principit tė ujit, pėr kėtė arsye ka veti kundėrshtuese me dritėn, pa errėsirė nuk do tė ekzistonte drita. Pra, drita dhe errėsira kanė rrjedhur midis lojės sė dy elementeve ambientale: tė zjarrit dhe ujit. Pėr kėtė arsye drita ka veti pozitive, kurse errėsira - negative. Kjo lojė nė mes, ndodh nė tė gjitha niveleve kozmike.

            Njeriu ėshtė fotografi e vėrtetė e shfaqjes sė Perėndisė; ai ėshtė formuar si formė e tėrė universit. Ēdo gjė qė gjendet nė makro-univers, gjithashtu nė pėrmasa tė zvogėluara, gjendet edhe tek njeriu. Mu pėr kėtė arsye njeriu trajtohet si mikro-univers.

            Sipas hermetizmit, shėndeti i plotė i njeriut varet prej harmonizimit tė plotė tė elementeve ambientale kozmike. Shtrohet pyetja se ku mund tė gjendet akasha te njeriu. Akasha gjendet te njeriu nė gjak dhe nė spermė. Ndikimi i gjakut dhe i spermės kanė mundėsuar krijimin e jetės. P.sh. te elementi ambiental i zjarrit, kurrė tė rritet te ne - nė trupin tonė, atėherė reagojmė me etje - kemi etje. Nė qoftė se mbisundon elementi ambiental i ujit, atėherė ne ndjejmė tė ftohtė. Nė qoftė se mbisundon elementi i tokės, atėherė ndjejmė lodhje. E kundėrta, p.sh.  nėse trupi ynė ngopet me elementin ambiental tė zjarrit, atėherė trupi ynė e ndjen nevojėn e lėvizjes dhe tė punės.

            Materia ka rrjedhur prej principit tė akashės, e kjo ne na ėshtė e njohur si eter kozmik, dhe kjo varet prej principit tė akashės, sepse akasha kėtė e mban dhe e udhėheq. Duhet tė sqarohet se nė kėtė princip kozmik mund tė arrihet bartja e fluidit elektrik apo magnetik. Nė kėtė princip kozmik e kanė bazėn pėrēuesit nė largėsi nėpėrmjet eterit kozmik e kėto janė: radiofonia, teknika e radarėve, telefonat pa pėrēues, telegrafia, televizioni etj. Kėto veti magjistarėt qysh moti i kanė njohur, pėr magjistarėt kėto principe dhe ligjshmėri janė  normale.

            Pėrmes vibrimeve tė imta tė elementeve kozmik ambientale, pėrmes fluidit elektrik dhe magnetik nė realitet mendja dhe trupat tjerė si: trupi astral, trupi eterik, trupi emocional etj.  te njeriu kanė dalė prej akashės, sepse ajo punon nė vibrime shumė tė imta. Fluidin elektromagnetik tė mendjes dhe tė trupit astral magjistarėt e vėrtet e quajnė “kallapi Astral” apo “kanali i jetės”.

            Kallėpi astral apo fluidi elektromagnetik nuk ėshtė identik me Aurėn. Kallėpi astral ėshtė vetėm si lidhėse midis trupit fizik dhe mendjes sė trupit astral. Pra, kallėpi astral sė bashku me trupat tjerė e ushqejnė trupin fizik. Ēdo ndikim qė i nėnshtrohet trupit astral - eterik, automatikisht, njėjtė ndikon nė trupin fizik. Mirėpo pa ndikimin e shpirtit tonė tė pavdekshėm nuk do tė ndikonte  as kallėpi astral e as trupat tjerė dhe as trupi fizik. Mirėpo, shpirti ynė absolut - Uni ynė i vėrtetė, pa ndihmėn e kallėpit astral dhe trupat tjerė sė bashku me trupin fizik nuk do t’i kryente funksionet e veta nė materie. Pra, kallėpi astral i ka tė gjitha vetitė qė i ka shpirti i njeriut - Uni i vėrtet nė ne.

 

           

 

            Kur ēelet syri i tretė

 

            Si mund tė vėrehet trupi astral?

            Ai vėrehet me ndėrrimin e gjendjes psikike. Ata qė e kanė tė ēelur tė ashtuquajturin “Syri i tretė”, ata vėrejnė nė dy dimensione. Tė dedikuarit e lart - qartpamėsit dhe tė shenjtit, ata udhėtojnė e shohin nėpėr botra tė ndryshme gati njėjtė sikurse qė ne vėrejmė nė botėn fizike. Vetėm se tė kundruarit nė botėn tjetėr nuk ėshtė i njėjtė sikurse tė pamurit me dy sy tė trupit. Tė kundruarit nė botra tjera bėhet me ndjenja, disi sikur do tė kundronte nė tė tėra anėt nė tė njėjtėn kohė - nė mėnyrė sferike. I dedikuari i cili e ka kėtė aftėsi i vėren aurat e njerėzve, lexon mendjet e tyre, i identifikon sėmundjet e tė tjerėve. Kemi parė nėpėr kisha (ka edhe nėpėr xhami por te ne nuk ka), vizatime tė shenjtorėve ose tė dedikuesve me aura rreth kokės ose trupit nė formė tė rrumbullakėt, kėto janė aura tė shenjtėrisė me ngjyrė ari. Kėto vizatime tė mesjetės nuk janė tė rastėsishme, sepse piktorėt e lashtė kanė qenė okultistė ose spiritist.

            Shpeshherė niveli astral pėrshkruhet si dimension i katėrt. Ky ėshtė gabim, sepse ai dimension nuk ėshtė i pėrbėrė vetėm prej katėr elementeve kozmike.

            Nė nivel astral shihen rrezatimet e amshueshmėrisė, amshueshmėri e cila nuk ka as fillim e as mbarim. Pėr kėtė arsye akasha nuk njeh kufizime nė kohė e hapėsirė. I dedikuari - magjistari i shkolluar, i cili di si tė gjendet nė atė nivel, nė atė hapėsirė, mund tė informohet pėr tė kaluarėn, tė tashmen apo pėr tė ardhmen. Shumė religjione, apo okulist ose spiritist, nivelin e astarlit e quajnė “Ana tjetėr” ose “Ana pas vdekjes”.

 

            Vdekja nuk ekziston, ekziston vetėm ndėrrimi i dimensioneve

 

            Tė dedikuarit i ėshtė e qartė se nuk ekziston as kjo anė e as ajo anė dhe vdekja si vdekje, siē ne e kuptojmė, pėr tė ėshtė plotėsisht e huaj. Vdekja nuk ekziston, ekziston vetėm ndėrrimi i dimensioneve. Nė themelet e kėtyre ligjshmėrive i dedikuari nuk njeh frikė pėr vdekjen.

            Nėpėrmjet tė mbisundimit tė elementeve ambientale, ai me vullnetin e vet e lėshon kur tė dojė trupin e vet fizik. Pėr kėtė arsye magjistari mund tė shkoj nė vendet mė tė largėta, ai mund tė udhėtoj edhe nė kėtė nivel dhe mė shumė se kjo. Ka shumė shėnime se si shumė tė shenjtė janė parė pėrnjėherė nė dy vende dhe kanė vepruar me efikasit.

 

            Ē’kuptim ka parajsa dhe ferri pėr tė dedikuarit?

 

            Pėr ndryshim, niveli astral ka shumė lloj banorėsh. Nė kėtė nivel janė personat tė cilėt e kanė lėshuar trupin fizik - kanė pėrjetuar vdekje fizike (ka edhe presona qė janė tė gjallė dhe qė i hulumtojnė kėto nivele). Disa religjione kėto, nėn nivele, i quajnė si parajsė apo ferr. Kėto emėrtime pėr tė dedikuarit janė vetėm thėnie simbolike. Sa mė e pastėr ėshtė ndonjė qenie njerėzore, ajo ndalet nė atė nivel tė botės tjetėr mė tė pastėr nė dimensionin mė tė hollė tė astralit.

            Astrali ka edhe banorė tjerė. P.sh.: i ka tė ashtuquajturit elementarė, e kėta janė qenie qė i kanė njė, dy ose tri veti a vibrime tė elementit ambiental. Kėto janė qenie qė i pėrshtatėn vibrimeve tė nivelit tė ndėrdijes, qė qėndrojnė nė tė njėjtat vibrime qė njeriut i janė karakteristike, tė cilat njerėzit i krijojnė dhe i lėshojnė pavetėdijshėm nė botėn astrale, derisa janė tė gjallė nė Tokė.

            Nė mesin e elementarve ka edhe tė atillė qė kanė arritur njė shkallė tė pėrsosmėrisė mjaftė tė lartė dhe kėta elemetarė i shfrytėzojnė magjistarėt e zi pėr qėllime vetjake. Pastaj, ka larva qė i krijojnė magjistarėt pėr magji tė zezė. Kėto larva nuk janė qenie tė vėrteta, ato kanė vetėm epshe dhe qėllime shtazarake; kėto gjenden nė shkallė mė tė ulėt tė astralit.

            Ka mundėsi qė kėto qenie nė mėnyrė artificiale tė formohen. Ka edhe qenie tė tjera tė astralit, qė u takojnė katėr elementeve ambientale kozmike. Nė elementin ambiental tė zjarrit kėto qenie quhen “Salamanderite”; nė elementin ambiental tė ajrit quhen “Silfet”; nė atė tė ujit “Niksanet” dhe “Undinet”; kurse nė elementin ambiental tė tokės quhen “Gjugjmagjugjėt” (shkurtabiqėt). Kėto qenie paraqesin lidhjen midis nivelit tė astralit dhe tokės. Ekzistojnė edhe shumė qenie tė tjera: satiret, zanat e malit, qeniet e ujit apo zanate ujit. Kėto qenie, e shumė tė tjera, ekzistojnė njėjtė si ekzistojnė njerėzit dhe qeniet tjera nė Tokė - nė botėn fizike.

 

            Vazhdon...