Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Parapsikologji - Makina kohore

Shkruan: Gazmen ELSHANI

           

         MAKINA KOHORE

 

          Rasti i pilotėve tė humbur ėshtė vetėm njė nga rastet e shumta tė zhdukjes sė objekteve nė tė. Dokumentet e ndryshme qė datojnė nga shekulli XVIII tregojnė se aty janė humbur anije tė ndryshme tregtare, e gjer nė kohėn e sotme kur kanė humbur fregata, tanker e kush e di se ēfarė tjetėr. Se nė ēfarė kohe do tė paraqitėn ato ėshtė vėshtirė tė parashikohet, pasi qė principi i punės sė “Makinės kohore” nuk dihet!

 

            Dėshira e njeriut pėr tė parashikuar tė ardhmen, si dhe pėr tė ndikuar nė ngjarjet e sė kaluarės, kanė qenė vazhdimisht preokupim i tij i fshehur. Duke filluar nga shkrimtarėt e ndryshėm tė botės fantastiko-shkencore e deri tek sharlatanėt e shumtė, ėshtė munduar qė t’i tregohet njerėzimit diēka nė lidhje me ngjarjet dhe rrjedhėn e tyre, nė tė cilat mund tė ndikohet drejtpėrdrejtė duke pėrdorur tė ashtuquajturėn makinė kohore. Mirėpo, nuk janė marrė vetėm kėta me kėtė problematik. Kjo ēėshtje i ka munduar nė njėfarė mėnyre edhe filozofėt e ndryshėm e madje edhe shkencėtarė tė njohur tė kohėrave tė ndryshme, duke u nisur nga Isak Njutni e gjer tek Albert Ajnshtajni dhe shkencėtari i famshėm i kohės sė sotme, Stiven Hoking. Problemi qė kanė shtruar kėta te tre (e ka edhe shumė tė tjerė) ėshtė zhvillimi i ngjarjeve dhe i dukurive natyrore nė kohė dhe hapėsirė. Nė mėnyrė mė tė moderuar kėtė e studioi Ajnshtajni nė “Teorinė e relativitetit”, nė tė cilėn i shpjegoi gjėrat nė katėr dimensione (tri hapėsinore dhe njė kohore), ndėrsa Hokingu nė librin e tij, “Bing Bangu” i studioi nė mėnyrė mė tė zgjeruar pėrmes 11 dimensioneve (7 hapėsinore dhe 4 kohore).

            Fakti qė pėrmendet nė studimet e tyre ėshtė i ashtuquajturi “dilatacioni kohorė” apo “zgjerimi i kohės”.  Duke u nisur nga formula e njohur E=m x c2 ėshtė munduar tė tregohet qė materia dhe energjia janė tė lidhura ndėrmjet veti nė mėnyrė tė pandashme. Nė njė eksperiment qė ėshtė bėrė lidhur me kėtė problem, ėshtė ai i matjes sė kohės nga dy vėshtrues: njėri nė lėvizje e tjetri nė qetėsi. Gjersa i pari, me orėn e tij, fluturonte me aeroplan supersonik, i dyti qėndronte nė tokė dhe nuk lėvizte fare. Me tė zbritur nė tokė u vėrtetua se ora e tė parit po ngecte prapa nė krahasim me vėshtruesin e dytė, i cili kishte qėndruar nė tokė i palėvizshėm. Por, athua ē’do tė ndodhte kur njeriu tė lėvizė me shpejtėsi tė dritės prej 300.000 km/s  apo pėrafėrsisht sa ajo d.m.th. 298.500 km/s gjegjėsisht sa 99.5% e shpejtėsisė sė dritės?

            Sipas Ajnshtajnit, njeriu do tė plakej  dhjetė herė mė ngadalė se sa njerėzit e tjerė qė qėndrojnė nė tokė. Kjo qė u tha mė lartė nuk ėshtė teorikisht e parealizuar, por nė kohėn nė tė cilėn jemi duke jetuar ėshtė teknikisht e pamundshme pėr shkak tė problemeve tė ndryshme tė pazgjidhura. Pra, nė kėtė mėnyrė tė shqyrtimit tė problemit u gjet metoda se si tė parashikohet e ardhmja. Por si tė ndikohet tek e kaluara?

            Kėtij problemi nė mėnyrė serioze i ėshtė pėrkushtuar z. Hoking ku pėrmend “vrimat e zeza” qė ndodhen nė kozmos. “Me ndihmėn e tyre” - thotė ai, “ėshtė e mundur qė tė udhėtohet nė kohė, pasi qė ato nė njė farė mėnyre paraqesin tunelet kohore. Problemi qėndron nė atė qė nuk dihet se sa kohė do tė kthehet njeriu prapa nė kohė, pastaj problemi i paradoksit kohor ose nė mėnyrė tė ndikimit tė rrjedhės sė saj pėr tė ardhmen.

 

 

            Hokingu pėrmend njė rast tė pazakonshėm ku kishte marr pjesė nė rolin e ekspertit. Ngjarja kishte ndodhur nė qershor tė vitit 1990. Gjatė emetimit tė programit amerikanė CBS, papritmas u ndėrpre programi pėr njė lajmė sensacional. Nė bazėn ushtarake amerikane kishin ateruar pesė aeroplanė gjuajtės - bombardues amerikanė tė tipit “Spitfajer” tė luftės sė dytė botėrore. Me radiolidhje ata e lajmėronin bazėn se “kishin kryer misionin e tyre ushtarak me sukses dhe po prisnin leje pėr aterrim”. Aterrimin  e tyre e raporton kol. Benjamin Bruks dhe kapitenėt: Antoni Reinhard, Benjamin Helg, Gjon Vaji dhe Donald Viks. Zbritja e pilotėve i befasoi shumė ata, sepse shumė gjėra kishin ndryshuar. Lajmi me kaq u ndėrpre nė televizion, sepse autoritetet ushtarake intervenuan dhe nuk lejuan xhirimin e mėtejshėm, me arsyetim se po gjironin sekretet ushtarake tė bazės. Mė tutje, rrėfen Hokingu, unė mora pjesė nė tė ashtuquajturėn “operacioni i sigurimit” ku edhe pata kontakt direkt me ta. Pilotėt nė fjalė qenė tepėr tė shokuar nga ajo qė u kishte ndodhur. Mbas marrjes nė pyetje arritėm qė tė kuptojmė se eskadrila kishte pasur pėr detyrė qė tė zbulojnė nėndetėset japoneze qė lundronin nėpėr Oqeanin Paqėsorė. Misioni i tyre kishte qenė tepėr delikat, sepse ata kishin shfrytėzuar njė korridor ajror fare pak tė njohur pėr pilotėt. Data e misionit tė tyre ishte 27 janar 1945 dhe ishte i orientuar drejt ishujve tė Bermudės, gjegjėsisht nė hapėsirėn e quajtur “Trekėndėshi i Bermudeve”.

            Nė fillim autoritetet ushtarak nuk u kishin besuar, duke menduar se fjala ėshtė  pėr spiunė apo mashtrues. Lajmi pėr vizitorėt e paftuar arriti edhe nė pentagon dhe hulumtimet lidhur me kėtė rast i morėn pėrsipėr oficerėt e lartė tė Armatės Amerikane. Identiteti i pilotėve sė shpejti u vėrtetua: pilotėt e eskadrilės ishin shpallur “tė humbur nė aksion” para 45 vjetėve dhe nuk dihej asgjė pėr fatin e tyre. Se si ėshtė e mundur qė kėta tė shfaqen nė kėtė kohė, askush nuk ishte nė gjendje ta tregonte.

            Koloneli Bruks gjatė bisedės me Hokingun rrėfen se atė ditė, gjatė fluturimit mbi zonėn e pėrmendur, ata befas kishin humbur kontrollin mbi aeroplanėt e tyre. Aparatet e navigacionit dhe instrumentet tjera matėse tregonin shenja tė mosfunksionimit. Gjersa kėta po mundoheshin pėr tė stabilizuar aeroplanėt, atyre ua verbon sytė njė dritė e bardhė e cila i gėlltiti dhe nė atė moment ata nuk dinin asgjė pėr vete.

            Stiven Hokingu thotė se rastet e zhdukjes pa gjurmė tė anijeve dhe aeroplanėve, bashkė me personelin e tyre pėrcjellės dhe me pilotė, janė tė dokumentuara, por rasti me tė cilin kishim tė bėnim ishte i llojit tė vet. Nė Pentagon, Hokingu mbajti referat tė gjatė me rastin e “ringjalljes” sė pilotėve. Ai thotė se “Trekėndėshi i Bermudeve”, gjegjėsisht drita e bardhė qė buron nga ajo, nė tė vėrtet paraqet vrimėn kohore nė tė cilėn pilotėt kishin hasur rastėsisht dhe pikėrisht kjo u kushtoi atyre qė 45 vjet tė gjenin rrugėn e kthimi. E ajo ēka ėshtė mė interesante ėshtė se pilotėt nuk ishin tė mplakur aspak.

            Rasti i pilotėve tė humbur ėshtė vetėm njė nga rastet e shumta tė zhdukjes sė objekteve nė tė. Dokumentet e ndryshme qė datojnė nga shekulli XVIII tregojnė se aty janė humbur anije tė ndryshme tregtare, e gjer nė kohėn e sotme kur kanė humbur fregata, tanker e kush e di se ēfarė tjetėr. Se nė ēfarė kohe do tė paraqitėn ato ėshtė vėshtirė tė parashikohet, pasi qė principi i punės sė “Makinės kohore” nuk dihet, -thotė Hokingu, dhe vazhdon: - Me rastin qė e kam studiuar jam vėrtetuar se “Makina kohore” me tė vėrtet punon. Dyert e kohės, siē duket janė hapur, por nuk dihet se ku ēojnė dhe nga ēojnė.