Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Mall i gjakut tim

Poezi nga Lebit MURTISHI

       MALL I GJAKUT TIM

 

     Librin me poezi “Mall i gjakut tim”, i autorit Lebit  Murtishi, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin “Literaturė”.

 

      E falėnderojmė autorin pėrzemėrsisht.

 

 

     

      Pėrshkrim!

 

       Lisat

       I ka krahė mali,

       Shkėmbinjtė kraharor,

       yjet

       i ka sy,

       pėrrenjtė i ka lot,

      

       qė tė mbijetoj rrufetė,

       n`kraharor pret zjarret

       lisat bėn`theror…

 

      

     16.07.2006

     Durrės

 

 

 

       Janinės…

 

       O nder

       I lashtė Shqipėrie,

       o gjak

       damarėsh qė mė rrjedh,

       Janinė – zemėr Ēamėrie,

       Janinė - Shpirt

       nė gur i mbjellė!

 

       O mall

       I mbetur nėpėr kėngė,

       o mall

       i gjakut tim tė lashtė,

       o mall

       qė ec me Shpirt ndėr dhėmbė

       nėpėr qemerė tė kalasė…

 

 

 

     10.03.2007

     Bern      

 

         

  

      Mujo Ulqinaku

 

      Qepur

       I ka sytė

       Mbi vaporė

       E s`flet,

      

       Kujton

       „emanuelėt“ 1)

       tė djegur

       mbi det…

 

       Mujo Ulqinaku

       Ē`devėr vallė pret!..

      

 

 

     16.07.2006

     Durrės

 

 

       1) ushtarėt fashistė italianė.

 

 

      Ai

      (Adem Jasharit)

 

      Ai

       Njėherė pat thėnė:

       „do vdes siē linda

       mė kėmbė“,

      

       s`do ketė

       nė botė zinxhirė

       as perandor

       tė mė lidhė,

 

       Ai

       qė plumbat rrebeshė

       i priti me gjoks

       e me dhėmbė,

 

       edhe nėn varrin e errėt

       qėndron si bjeshkė

       mė kėmbė…

 

 

 

     06.07.2006

     Bern

 

  

 

      O tokė Kosove

 

       As vragė

       as mezhdė

       s`tė mbeti pa varr,

       o tokė e tė parėve

       mbjellė me prush e zjarr,

 

       s`tė mbeti pėllėmbė

       njė plagė pa marrė,

       o tokė e tė parėve

       mbjellė me lapidarė…

 

      

 

     27.07.2006

    

 

 

       Agimi ynė

 

       Do tė lindė

       Agimi ynė

       Po t`i falim

       Nga njė rreze,

 

       Do tė bėhet

       Zot mbi qiej

       Po t`i japim

       Krahė ne…

 

       Do tė lindė

       Agimi ynė

       Po i shtruam

       Shtratin ne,

 

       Se nuk lindin

       Oqeanė

       Pa rrebeshė

       E pa rrėke…

 

 

 

    25.07.2006

    

 

 

 

 

 

       Bajram Curri

 

       Tė ashpra

       qenė kohėt

       qė tė lindėn Ty,

       tė ashpra

       si dimrat

       qė vjellin stuhi…

 

       tė ashpėr

       qenė shekujt

       pėrmbi Shqipėri,

       m`i ashpėr se shkėmbi

       karshi tyre Ti!

 

 

 

    19.07.2006

    

 

 

 

       Grishje lirie

 

       Lėngonte Atdheu

       Nga plagėt e shekujve qė mbante

                                          nė gjoks,

       ditėt villnin zymtėsirė

       mbi vajin e foshnjave nė djepat

                                       e drunjtė,

       netėt gjėmonin nga rrufetė.

       E nė qiell s`kish mbetur mė yll…

 

       Ujitej toka

       Me lumenjtė e lotėve,

       mali psherėtinte

       nga rėnkimi i nuseve, dhe…

       bota… bota shtronte gostira

                                    tė pėshtira

       mbi sofrėn e pėrgjaktė…

 

       Gjer nė eshtėr shponte loti i gjakut,

       gjer nė gėrmadha varrezash

       ku flinte Gjergj Elez Alia

       me shtatė palė plagė nė zemėr…

 

       Shponte loti,

       si heshtė,

       nė mish

       e nė palcė…

 

       Shponte

       e grishte mejdanit

       Burrat e besės sė lashtė…

       Qė vaji i foshnjės tė heshtė,

       qė Diell mbi djepa tė ketė,

       tė heshtė nė Shpirt psherėtima,

       tė heshtė mbi re bubullima,

       tė ndizet kėngė e lirisė

       anė mė anė Shqipėrisė…

 

       Dhe Gjergji shpatėn rrėmbeu

       me shtatė palė plagė nga varri

       dhe lot derdhėn nga malli

       dhe fusha dhe deti dhe mali…

 

 

 

     07.07.2006

     Bern