Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 6 - MALLKIMI I PENSIONISTIT

Shkruan: Pėrparim HYSI

Tregim

MALLKIMI I PENSIONISTIT

 

      Unė kam vjete qė pi kafe tek ky klub. Vetėm sivjet janė ndėrruar  gati 5 banakiere, se  sa pėr kamerierėt, as qė i mbaj mend se sa janė. Unė vij shpejt dhe, shpesh, duket sikur unė e hap klubin. Pra, shpesh,edhe shkėmbej edhe ndonjė muhabet me banakieret.


 

 

           Me Bardhyl Grėmallarin jemi shokė tė vjetėr. Kemi qenė kolegė (qė tė dy punnonim nė arsim) dhe, pasi ai iku nė Tiranė, kėtu e tridhjetė vjet mė parė, shiheshim rrallė. Kur, para 5-vjetėsh, dhe unė erdha nė Tiranė, i vendosėm prapė lidhjet dhe, tė paktėn, dy herė nė javė pimė kafe me  tė. Kur them pimė kafe me tė, kjo nuk ėshtė si puna e asaj shprehjes shkodrane " mė ka ēue nana, me la gojėn", por njė e vėrtetė e pakontestueshme. Se, si pensionistė qė jemi, kaq  e kemi atė "vrapin e harxheve". Dhe jo vetėm kaq, por tek klubi qė kafen e ka ose 50 lekė apo e shumta 60-lekė, se ndryshe nuk na del hesapi. E kemi gjetur kėtė klub dhe nuk e ndėrrojmė. Tek gjerbim kafetė si me nge (sikur tė gjitha punėt i kemi nė terezi), zėmė e bluajmė nė  mokrat e kujtesės, kujtimet e qėmotshme. Se, me tė vėrtetė, nė moshėn e tretė, pėrveē kujtimeve, ēfarė do tė molloisėsh tjetėr.


 *   *   *

           Sot atė e gjeta hundė e buzė dhe sikur i kish ngrėnė gomari bukėn. Tek e pashė ashtu, e zgjata bodecin dhe sulmova:

           -Ore,- i thashė,- a i ke mirė nga shtėpia se, siē e shoh, sikur nuk qenke ai i pardjeshmi?

           -Nga shtėpia,- mė tha,- i kam mirė, por nė mė sheh nė kėtė derexhe, e kam nga mendja. Mendja mė ka lėnė dhe dua qė kokėn  ta pėrplas pas murit,qė ta thyej e ta bėj copa!

           - E ke dėgjuar atė shprehjen: bjeri drejt se ke lehtėsira,- ndėrhyra unė. Mos m'u merr me rrotulla fjalėsh, si punė e atij qė  tha:- Mirė, o mirė, mulliri me  erė, po ujtė nga i futet ?

           Tek jepnim  e merrnim, me hidh e prit, ai filloi tė shpjegohej.

           Dėgjo,- mė tha,- ti mė duket e ke treguar atė historinė e  asaj gjellės sė nxehtė.

           Unė bėra tė paditurin dhe ai tregoi:

           Punonte babai me dy djemtė aty rrotull shtėpisė dhe, kur erdhi dreka, tė uritur u ulėn tė hanin. Tasi i gjellės lėshonte avull, po djali futi lugėn se nuk i durohej dhe tak: jo vetėm mbeti me gojėhaptė, por lotėt filluan tė vareshin nga sytė.

           Babai, i shqetėsuar nga ē'pa tek i biri, pyeti:

           - Por ēfarė tė gjeti qė po qan?

           I biri qe tip i djallėzuar dhe nė vend t'i tregonte se gjella qe shumė e nxehtė, i tha:

           - Por, ja, o baba, m'u kujtua ai vėllai qė vdiq vjet dhe nuk durova dot!

           Babai, pėr ta qetėsuar tė birin, i tha:- Po i vdekuri me tė vdekurit, o bir dhe mos qaj mė. Ndėrkaq, futi lugėn nė gjellė dhe, nga e keqja, goja i shkoi vesh mė vesh. Mbasi e kuptoi rrengun e tė birit, mallkoi:

           -Ytvėlla, vjet! Kurse ti, sivjet!!!

           Sado qė kėtė rrėfenjė e njihja, nuk e mbajta tė qeshurit.

           -Po pse mos qeshėsh ti?- ndėrhyri ai, por  me gojėn vesh mė vesh kam mbetur unė dhe tani ma dėgjo tė plotė, atė punėn e gjellės sė nxehtė.

 

 

           Unė kam vjete qė pi kafe tek ky klub. Vetėm sivjet janė ndėrruar  gati 5 banakiere, se  sa pėr kamerierėt, as qė i mbaj mend se sa janė. Unė vij shpejt dhe, shpesh, duket sikur unė e hap klubin. Pra, shpesh,edhe shkėmbej edhe ndonjė muhabet me banakieret. Ore,- mė tha, -  sa mirė e kanė patur ata  qė shkruanin tek autobuzi:- Mos i fol shoferit! Ja, kėshtu, tė ish shkruar dhe nė klub:- Mos i fol banakieres dhe aq!

           Mė duket, -ndėrhyra unė,- e paske blerė belanė me para!

           Jo e bleva, por e pagova sa frėngu pulėn.

           E, qė thuaj ti, para dy muajėsh erdhi njė banakiere e re. Ēupė aty nga njėzet e pesė a kusur dhe veshur  me tė zeza. Kamerieri nuk kish ardhur, njė ditė, dhe kafen ma shėrbeu ajo.

           E pyeta:- Pėrse je  veshur me tė zeza?

           Ah, mor gjyshi,- foli ajo e pikėlluar,- mė vrau motrėn e martuar makina. E ngushėllova dhe u ndjeva keq. Aksidentet me makina mė brengosin. Kur, pas nja tri javėsh, nuk erdhi ajo nė punė. Pronari mė shpjegoi:- E more vesh? Denisės i vrau makina nėnėn!!!

           Bobo,- bėra! Se ē'ėshtė ky mallkim kaq banal: motrėn tė re dhe nėnėn , pas dy javėsh, e vret makina. Natyrisht, kur erdhi  e ngushėllova banakieren, se m' u dhimbs sikur njė nga mbesat e mia. Sa kaluan ato ditėt qė bėhen pėr tė vdekurit dhe babai i Denisės, iku  nė Greqi.   Se atje dhe punonte.

           Denisa, pra: kjo e banakut, mbeti vetėm.

           -Si ia bėn?- pyeta unė.

           Kam marrė shtėpi me  qera, andej nga Lapraka,- mė tha. Po jam nė pallat dhe mes njerėzve. Sado qė m'u dhimbs, nuk e shtyva muhabetin mė tutje. Por, nė fund tė fundit, ē'mė duhej mua nė ishte a nė nuk  ishte mes njerėzve. Por kot nuk thonė qė breshka shkoi tek nallbani dhe kėrkoi t'i ngulnin gozhdė.

           -Mė duket,- shpejtova unė,- se ma paske ngrėnė "djathin e hoxhės?!!".

           Jo, tė ngrėnė, por kaq sa krahu,- foli tėrė mllef ai.

 

*     *    *

           - Po si ndodhi?- nuk po mė durohej mua.

           Lėre- lėre, se aty do dalė, se kot nuk thonė: mendja bėn kala; mendja bėn hata!

 

*    *   *

           Qe ditė e dielė, si kjo e sotmja. Hyj,si zakoisht, dhe nė klub asksush veē meje dhe  asaj. E gjeta tė pėrlotur dhe, tek u bėra gati t'i shprehja ndonjė fjalė ngushėllimi, (ajo, natyrshėm, e priste njė gjė tė tillė), mė tha:-Ah, mor gjyshi, ēfarė mė ka gjetur!!! Vetėm nga makina, mos qoftė, lėshova pandehmėn time.

           -Por pėrsėri?- ndėrhyra me pyetje unė.

           -Jo.Jo. Po pronari mė kėrkon lekėt e qerasė sot dhe, ky, pronari i klubit ka ikur dhe pas dy ditėsh vjen. Ēfarė do bėj, unė, korba?!!!

           -Lekėt t'i jap unė dhe, kur pronari i klubit tė vij dhe do tė tė japė rrogėn, m'i kthe.

           -Tė faleminderit, gjyshi!- tha ajo.

           E ndihmova dhe e ndjeja veten qeshqek: e shpėtova nga njė siklet. Thosha: kurrė mos i ndodhtė kėshtu ēupės sime.

           Pas dy ditėsh, qenka  kthyer pronari dhe, tė nesėrmen e "xhymertllėkut tim" ( mė mirė: gomarllėkut tim),"ēupa e gjyshit" kish ikur nė "drejtim tė paditur!!!".

           E qava  kėtė "hajvanllėk" timin, por mbaja veten me gajret:- Nuk ėshtė e mundur qė tė bėjė njė mashtrim tė tillė.

           Doja mos ia hiqja petėt lakrorit (tė mos i dlinin lakrat), po, kur e pashė qė nuk mbante mė ujė pilafi, i thashė:

           - Ore, se mos ke ndonjė numėr tė asaj, Denisės?!

           Ou,- bėri ai. Do tė ketė marrė para? Mos tė mori shumė?

           Unė, por si ai GOBSEKU  i Balzakut qė i ra floriri nga xhepi dhe, kur dikush i tha:- Zotėri, ju ra ky floriri nga xhepi.

           Gati me lot nė sy, i tha:- Ku mund tė kem flori unė!!!

           Edhe unė:- Po ē'para, more vėlla? Ku i gjeti paratė njė pensionist si unė? Ama gati tė kruaja kokėn sikur mė kish zėnė qerja. E mora nė telefon dhe ajo, ngaqė nuk e dinte numrin tim, u pėrgjigj:- Nesėr mė prit se do t'i sjell. Prita nesėr dhe psasnesėr: allafrėnga dhe allaturka, po shkoi  e vate!  Hajde kap lepurin qė t'i veshėsh opingat. Shkoi e vate pensioni pėr "mbesėn e gjyshit".

           Pas njė jave, telefonova, por tani "mbeska" kish nxėnė dhe tak e mbyllte. Epo ku  qėllon plaku, del dhe gjaku. E marr me njė numėr tjetėr dhe tani nuk prita as pėr neser dhe as pėr pasnesėr, por lėshova mallkimin:

           -Tė vraftė makina! ty!- bėrtita...

                                              

Tiranė, 22 janar 2017