Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Marjeta Sh. Rrapo

MARJETA SHATRO RRAPAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

MARJETA SHATRO RRAPAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

           U lind nė qytetin e Gjirokastrės, mė 15.12.1974. Shkollėn fillore e kreu nė fshatin Hormovė, ndėrsa tė mesmen pėr gjuhėn frėnge dhe tė lartėn pėr Gjuhė-Letėrsi nė Universitetin “Eqerem Ēabej“, Gjirokastėr.

            Poezia ka qenė pjesė e pandashme nė jetėn e saj, pasion i cili do kurorėzohej me botime tė herėpashershme nė periodikė tė ndryshėm dhe revista letrare. Poezia e kėsaj autore karakterizohet nga ndjesia dhe perceptimi metafizik i vargjeve, mesazhi i thellė pėr jetėn dhe figuracioni i pasur, lakonizėm ky qė sjell befasi dhe larmi gjetjesh poetike.

            Ėshtė autore e vėllimit poetik  “Nė detin e syve tė mi” dhe ka nė proces botimi vėllime tė tjera poetike.

            Aktualisht jeton nė qytetin e Sarandės dhe punon si mėsuese e gjuhės shqipe.

 

 

 

 

MUZĖ

 

Shikoj muzgjet e thyera, si rrėzohen

heshtazi, vegimit tim nėn pėshpėrimė,

si ikėn mė pas horizontit thyer

dhe humbet tutje me erėn e pyllit.

 

Mendimet e mia, po ashtu njė rebus

pėrplasur enigmash tė njė bote pa fund

e unė ndiej shpirtin, qė tretet me hėnėn

dhe frymėn e muzės, kapur tek njė yll.

 

 

MIJĖRA DĖSHIRA

 

Drita e mėngjesit mė solli ėndrra tė blerta,

vegimeve tė mia

fshehur dyzimit njerėzor.

Shihem nė pasqyrėn e trillit tė rrezeve diellore

shfaqjes ditė tė re

tunduar mirazheve pa fund.

Bėhem pjesė e saj

e nė flakėn e shikimit tim

ndizen mijėra dėshira.

 

 

DUALIZĖM

 

Mes njė bote verbuese jetojmė

nėn tingujt mė tė thellė pėrplasur kufijve

hapėsirave boshe rendur si hije

fshehur pas vetvetes

ndrydhur,

e ringritur pėr tė krisur globin e dhimbjes.

 

Mirėpresim tjetėr agim tė nesėrmen

me shpresėn e re

tė shekullit ndryshim

Ngadhėnjimtarė horizonteve tė ndritur.

 

 

ZEMRA IME

 

Zemra ime ka plot drita jete!

Nuk i rrudhen motivet,

as nė dimėr tė acartė,

as kur ngrijnė fjalėt dhe ėndrrat!

 

Nėse ka njė fije ngjyre,

ka dhe njė shkėlqim, qė pėrthyhet shpirtit tim

prirem pėr dashuri tė thella e tė mėdha

pėr dėshira qė rilindin pėrflakjes sė qiellit.

 

 

KRYQĖZIM

 

Ti je kryqėzim i ėndrrave tė mia,

pėllumb i bardhė nė fluturim

ter krahėt e kthjelltėsisė ditė

dhe tė bardhėn dritė ēel nė shpirtin tim.

 

Unė laureshė qė kėndoj

e sjell mėngjeset e praruara tė stinės

jodizuar detit tė paanė

tretur nė tė ėmblat vėshtrime.

 

 

MENDIMET E MIA

 

Shpesh mendimet e shumta,

mbulohen nga re tė zymta.

Psherėtij dhe humbas,

pas kodeve deshifrim,

tė fjalėve tė shenjta,

e gjurmė shkrim tė kaluarės sė largėt.

Marr forcė me sy nga e ardhmja

e shkruaj nė ditarin e jetės,

pėr anijet me vela tė bardha,

qė rendin deteve pa fund

rrugėve dallgėzim valėsh.

…dhe unė, kėtu

dehem nga drita

e shkėlqimeve tė jetės pasqyrim.