.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Marrėzia ėshtė fillimi i vėrtetė

Bhagwan Rajneesh - OSHO

Pėrktheu: Hasan HAMĖZBALA

 

 

            MARRĖZIA ĖSHTĖ FILLIMI I VĖRTETĖ

 

 

            Osho, kam zbuluar se po mėrzitem dhe se jeta s’e ka hijeshinė, veskun e vet. Ti ke thėnė ta pranojmė veten ashtu siē jemi. Unė nuk jam gati ta pranoj jetėn - meqė e kam humbur gėzimin e brendshėm. Ē’tė bėjė?

 

 

 

            Osho, kam zbuluar se po mėrzitem dhe se jeta s’e ka hijeshinė, veskun e vet. Ti ke thėnė ta pranojmė veten ashtu siē jemi. Unė nuk jam gati ta pranoj jetėn - meqė e kam humbur gėzimin e brendshėm. Ē’tė bėjė?

 

            Provo, provo, provo dhe pėrsėri provo. Ji amerikan i vėrtet, por jo mė tepėr se tri herė. Provo, provo dhe pėrsėri provo e pastaj ndalu - s’ka kuptim tė jesh marroq.

            Ti mė thua: E kam zbuluar se po mėrzitem...

            Ky ėshtė zbulim i madh. Vetėm pak njerėz janė tė vetėdijshėm se po mėrziten, dhe se janė tė mėrzitur, pafundėsisht tė mėrzitur. Ēdo gjė tjetėr mund tė dihet pėr kėtė. Njohja se po mėrzitėsh ėshtė fillim i vėrtetė. Pėr kėtė duhet ndryshuar disa sqarime.

            Njeriu ėshtė shtaza e vetme qė e ndjen mėrzinė: kjo ėshtė pėrparėsi e madhe, kjo ėshtė pjesė nderi e qenies njerėzore. A ke parė ndonjėherė qė ndonjė  bufallo tė mėrzitet, apo tė mėrzitet ndonjė gomar? Ata nuk mėrzitėn. Mėrzia, thjesht do tė thotė se mėnyra nė tė cilėn ke jetuar nuk ėshtė e mirė: ndoshta kjo mund tė bėhet ngjarje e madhe - ta kuptosh se “Unė jam mėrzitur dhe tash duhet tė bėjė diēka, ndonjė rilindje ėshtė e nevojshme”. Pėr kėtė mos mendo se ėshtė keq kjo qė po e ndjen mėrzinė - ajo ėshtė shenjė e mirė, fillim i mirė, fillim tejet i mirė. Por mos u ndal me kėtė.

            Kur e lėshova shtėpinė dhe u nisa pėr studime, prindėrit e mi, babai im, familja ime dėshironin qė tė bėhesha shkencėtar - sepse ėshtė dukshėm mė e qartė ardhmėria pėr shkencėtarin, pėr mjekun apo inxhinierin - ēka tė gjitha i refuzova. Ju thash: “Do tė jetoj jetėn qė dėshiroj ta jetoj, sepse nuk po dua tė mėrzitem”. Si shkencėtar do tė kisha arritur suksese - do tė mbėrrija respekt, tė holla, fuqi, prestigj - por, thellė nė shpirt do tė mėrzitesha, se kjo nuk do tė ishte ajo qė pėrgjithmonė kam dėshiruar tė punoj.

            Ata ishin tė shokuar, se nuk shihnin kurrfarė ardhmėrie nė studimet e filozofisė; filozofia ėshtė lėnda mė e varfėr nė universitet. Pa dėshirė pranuan, duke besuar se kam pėr ta humbur ardhmėrinė time, por jo: nė fund e zbulova se nuk patėn tė drejtė.

            Nuk ėshtė nė pyetje paraja, fuqia dhe prestigji - ēėshtja ėshtė se ēka ti nė esencė dėshiron tė punosh. Bėje atė pa pritur rezultate, dhe mėrzia jote do tė zhduket. Ti duhet t’i realizosh idetė  e huaja, duhet tė punosh nė mėnyrėn e “vėrtetė”, duhet tė bėsh atė qė ata e bėjnė. Kjo ėshtė gurthemeli i mėrzisė.

            I tėrė njerėzimi mėrzitet, se rėndom njeriu qė duhet tė jetė mistik bėhet matematikan; personi qė ka qenė dashur tė jetė poet, duhet tė bėhet biznesmen, kurse personi qė duhet tė jetė matematikan ėshtė politikan. Secili ėshtė diēka tjetėr, askush nuk ėshtė aty ku ka qenė dashur tė jetė. Individi duhet tė rrezikoj. Mėrzia ka pėr tu zhdukur nė ēast nėse je i gatshėm tė rrezikosh.

            Ti mė thua: kam zbuluar se po mėrzitem...

            Ti po mėrzitėsh, sepse nuk je pastruar me vetveten, nuk ke qenė i ndershėm ndaj vetės, nuk e ke respektuar qenien tėnde.

            Dhe thua: jeta s’ka (mė) hijeshinė e vet.

            Si ta ndjesh hijeshinė? Hijeshia ndjehet vetėm atėherė kur bėn gjėra qė dėshiron t’i bėsh, ma ēfarėdo qofshin ato.

            Ai ka vdekur kur ka pasur gjithsej tridhjetė e tri vjet. Bėri vetėvrasje, por vetėvrasja e tij ėshtė larg mė e mirė se e ashtuquajtura jetesa jote - se ka bėrė vetėvrasje kur ka pikturuar pikturat qė ka dėshiruar t’i pikturoj. Atė ditė qė e ka pėrfunduar pikturėn e vetė tė perėndimit tė diellit, qė ishte dėshirė  e tij e kamotshme, ai shkroi letrėn: “Puna ime ėshtė e kryer, unė jam i pėrmbushur. Unė e kam jetuar kėtė jetė pafundėsisht i kėnaqur”. Ai bėri vetėvrasje, por unė nuk do ta quaja vetėvrasje. Ai ka jetuar plotėsisht, e ka kallur qiriun e jetės nga tė gjitha anėt, me intensitet tė pabesueshėm.

 

 

            Ti mund tė jetosh edhe njėqind vjet, por jeta jote ka pėr tė qenė e thatė, e rėnd, tmerrėsisht e rėndė.

            Ti thua: Osho... ti ke thėnė ta pranojmė veten ashtu siē jemi. Unė nuk jam i gatshėm ta pranoj jetėn - meqė e kam humbur gėzimin e brendshėm.

            Kur them ta pranoni veten, unė nuk them se duhet t’i pranoni normat tuaja pėr jetėn - mos provo tė mė keqkuptosh. Kur them ta pranosh veten, unė them tė hidhni ēdo gjė tjetėr. Pranoje veten. Por jo, ti e vė interpretimin nė mėnyrė tėnde. Kėshtu shkojnė gjėrat kėtu... Unė s’kam thėnė atė qė ti e ke kuptuar.

            Hedhe krejt ēka ka qenė e imponuar - unė s’kam thėnė ta pranosh atė. Pranoje qenien tėnde mė tė lartė qė ke arritur na thellėsitė e ekzistencės dhe atėherė nuk do tė ndjehesh se ēfarėdo qoftė ke humbur. Nga ēasti i pranimit tė vetvetes pa kurrfarė kushti befasisht gėzimi ka pėr tė ndodhur. Hareja jote do tė fillojė tė vijė, jeta vėrtet ka pėr tu bėrė ekstatike.

            Miqtė e njė djaloshi tė ri kanė proklamuar se ai ka vdekur, edhe pse ai vetėm ishte nė komė. Kur nė ēastin e ndezjes sė tij, ai tregoi shenja jete, e pyetėn se si njeriu ndjehet kur ėshtė i vdekur.

            “I vdekur!” klithi ai. “Unė s’kam qenė fare i vdekur. unė dijė krejt ēka ka ndodhur. Dhe e kam ditur se nuk jam i vdekur po ashtu, sepse kėmbėt i kisha tė ftohta dhe isha i uritur.”

            “Por si ka ndodhur qė ti ende je gjallė?” - pyeti njė i interesuar.

            “Paj, unė e dija se nėse jam nė parajsė, nuk do tė duhej tė isha i uritur, e tė isha nė ndonjė vend tjetėr, kėmbėt e mia nuk do t’i kisha tė ftohta.”

            Individi duhet tė jetė i sigurt se nuk ėshtė ende i vdekur: se je uritur, se kėmbėt i ke tė ftohta. Duhet vetėm tė ngrihesh dhe tė bėsh njė xhoging tė vogėl.

            Njeriu i  varfėr, i privuar nga arsimimi dhe tė gjitha komoditetet shoqėrore, u dashurua nė vashėn e milionerit. Ajo e ftoi nė shtėpinė e vet qė tė njihej me prindėrit e saj nė vendbanimin e tyre luksoz. Njeriu ishte i mahnitur me mobilimin e veēantė, me shėrbimin dhe me tė gjitha shenjat tjera tė pasurisė. Por si tė shtirej se po ndjehej i liruar gjersa po fillonte darka? I ulur pranė tavolinės masive, i magjepsur me efektet e verės sė mirė ai shfrynte me zė. I ati i vajzės e ngriti shikim dhe iu ngėrmua qenit tė vet, qė rrinte pranė kėmbėve tė skamnorit.

            “Rrugaē!” bėrtiti ai me ton qortues.

            Skamnori besoi se qortimi i drejtohej qenit dhe pas disa minutash prapė pėrsėriti tė njėjtėn gjė.

            I zoti i shtėpisė prapė shikoi kah qeni dhe bėrtit “rrugaē!”

            Skamnori ishte i sigurt se qortimi i drejtohej qenit dhe pas disa minutash, edhe pėr tė tretėn herė shfryu me zė. Fytyra e pasanikut iu zgjatua me tėrbim. Ai bėrtiti: “Rrugaē, shko nė djall andej para se ky tė tė dhijė!”

            Ka ende kohė - dil nga robėria nė tė cilėn ke jetuar deri tash. Pėr kėtė  ėshtė i nevojshėm vetėm pak guxim, vetėm pak guxim bixhozxhiu. Dhe asgjė nuk ka humbur, mbaje mend. Mund tė humbėsh vetėm zinxhirėt e robėrisė - mund tė humbasėsh mėrzinė tėnde, mund tė humbasėsh ndjenjėn tėnde tė pėrhershme qė vjen nga brenda se diēka tė mungon. Ē’ka ka aty tjetėr pėr tė humbur? Kėrce nga orientimet dhe dėshmoje qenien tėnde - pėrkundėr Musasė, Isasė, Budės, Mahavirit, Krishinės dhe kujtdo tjetėr qoftė. Dėshmoje vetveten. Ti s’ke pėrgjegjėsi ndaj Budės, Zarafustrės apo Kabirit apo Nonmakut, pėrgjegjėsia jote ėshtė vetėm ndaj vetvetes.

            Ji pėrgjegjės, dhe kur them “pėrgjegjės”, tė lutem mbaje mend qė tė mos gabosh kėtė. Unė nuk flas pėr detyrimet, pėrgjegjėsitė, unė vetėm e pėrdor atė  fjalė nė frymėn e gjuhės: pėrgjigju ndaj realitetit, ji pėrgjegjės, pėrfito nga rasti qė tė mund tė pėrgjigjesh.

            Duhet qė ti tė kesh jetuar nė jetėn pa pėrgjegjėsi, tė mbushur me pėrgjegjėsi ēfarėmose pėr tė cilat tė tjerėt kanė pritur se ke pėr t’i pėrmbushur. Ē’ka pėr t’u humbur? Ti je i mėrzitur - ky ėshtė rast i mirė. E ke humbur lumturinė dhe ēka tjetėr duhet tė humbasėsh pėr tė dalė nga burgu? Dil prej tij, mos shiko pėrpara, mos u kthe!

            Ata thonė: Mendo dy herė para se tė kėrcesh. Unė them: Sė pari kėrce, e pastaj mendo sa tė duash.