.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Shkencė - Marsi dhe shqiptarėt

Shkruan: Sabir KRASNIQI

 

      MARSI DHE SHQIPTARĖT

 

      Emėrtimi i Marsit me emra zotėrash lufte, ka tė bėjė me ngjyrėn e kuqe qė posedon ky planet. Pėr njerėzit e lashtėsisė kjo dukje e kuqe e tij lidhej me forca tė panjohura qė zakonisht posedonin fuqi tė mėdha mbinatyrore. Pasi ngjyrė tė kuqe ka edhe zjarri dhe gjaku, ky planet merrej si simbol i luftėrave, shkatėrrimeve, djegieve etj. Dhe, po tė shfletohet  kronologjia botėrore e krizave tė luftės, dallohet qartė se shumica e sulmeve ėshtė ndėrmarrė mu nė muajin mars! Por, ne do ta pasqyrojmė kėtu vetėm njė historik tė shkurtėr tė historisė sonė qė ka lidhshmėri me fillimin e luftėrave dhe kryengritjeve tė armatosura nė muajin mars.

        

Eqrem Ēabej

            Sipas shumė studiuesve eminentė tė huaj e shqiptarė, siē janė: Meyr, Ēabej etj,  gjuha shqipe, mė shumė se ēdo gjuhė tjetėr ballkanike, ruan emėrtesat e lashta, tė huazuara nga latinishtja, pėr ditėt e javės e qė kryesisht lidhen me emra planetėsh qė janė emėrtuar sipas perėndive, siē janė: Marsi, Mėrkuri, Saturni, Dielli dhe Hėna. Gjatė hulumtimeve qė janė bėrė pėr emrat e ditėve tė javės nė gjuhėn shqipe, ėshtė ardhur deri te presupozimi se nė shqipen e lashtė java ka filluar me tė martėn (Ēabej), pra, Marsin – perėndinė e luftės, qė lė tė nėnkuptohet se Marsi mund tė ketė qenė edhe perėndi e shqiptarėve. Kjo ka shumė tė ngjarė tė jetė kėshtu, pasi qė edhe nė kalendarin e vjetėr romak viti fillonte me 1 mars.

            Deri tek ky pėrfundim ėshtė arritur gjatė pėrpjekjeve pėr shpjegimin e ditėve tė javės: e enjte dhe e premte. Meqė ditėt e tjera kanė huazime tė lashta latine si: e diel – dies Solis „dita e Diellit“; e hėne  -  dies Lunaea „dita e Hėnės“; e martė – dies Martius; e mėrkurė – dies Mercuri;  e shtunė  -  dies Saturni, ditėt e enjte dhe e premte, me sufiksin – te, dalin mė tė errėta pėr shpjegim.

Marsi – Perėndia e luftės tek romakėt e vjetėr

            Emrin e enjte, Mjeda e krahason me greqishten e vjetėr, ené – „e treta ditė, dita e pasnesėrme“ si njė numėror rreshtor. Kėtė version e pėlqen edhe Ēabej si mė tė arsyeshėm, mė tė afėrt dhe mė tė mbėshtetur nga tė gjitha krahasimet tjera, edhe pėr faktin se ditėt e javės edhe nė shumė gjuhė tjera indoevropiane shėnohen shpesh me numėrorė rreshtorė, si: s.kr. vtornik „e martė” (e dyta), ćetvrtak  „ e enjte“ ( e katėrta), petak „e premte“ (e pesta); gr. e re: dheftera „e hėnė“ (e dyta), triti „e martė“ (e treta), detarti „e mėrkurė“ (e katėrta) etj. Kur tė krahasohen edhe emrat e muajve, gjithashtu me prejardhje latine, september „shtator“, octomber „tetor“, november „nėntor“, december „dhjetor“ qė janė emėrtuar sipas numėrorėve rreshtorė: i shtati, i teti, i nėnti, i dhjeti, si rrjedhojė e muajt tė parė tė vitit, qė nė periodėn romake fillonte me 1 mars, atėherė supozimi i mėsipėrm se java te shqiptarėt e lashtė do tė ketė filluar tė martėn, dhe se krye-Hyji shqiptar do tė ketė qenė Marsi, ėshtė i plotkuptimtė.

            Emėrtimin Mars e hasim nė dy kuptime: te grekėt, qė e identifikuan me perėndinė e tyre tė luftės – Ares, dhe tek romakėt, tė cilėt nė fillim e njihnin si perėndi tė vegjetimit tė tokės e tė maleve,e mė vonė si perėndi lufte. Prandaj, edhe fillimi i vitit tek romakėt fillonte me muajin mars, me 1 mars, nė muajin e ekunikosit (barasnatės) tė pranverės, nė muajin e ringjalljes sė natyrės, qė marrė realisht, ėshtė shumė mė e natyrshme sesa fillimi i viti, sipas kalendarit tė krishterė, me 1 janar.

            Ndėrsa emėrtimi i Marsit me emra zotėrash lufte, ka tė bėjė me ngjyrėn e kuqe qė posedon ky planet. Pėr njerėzit e lashtėsisė kjo dukje e kuqe e tij lidhej me forca tė panjohura qė zakonisht posedonin fuqi tė mėdha mbinatyrore. Pasi ngjyrė tė kuqe ka edhe zjarri dhe gjaku, ky planet merrej si simbol i luftėrave, shkatėrrimeve, djegieve etj. Dhe, po tė shfletohet  kronologjia botėrore e krizave tė luftės, dallohet qartė se shumica e sulmeve ėshtė ndėrmarrė mu nė muajin mars! Po i pėrmendim vetėm dy rastet mė tė fundit: sulmi i pėrbashkėt i SHBA-sė dhe britanezėve ndaj Irakut qė filloi mė 20 mars tė vitit 2003, si dhe sulmi terrorist qė ndodhi me 11 Mars 2004 nė kryeqytetin e Spanjės, Madrid, ku vdiqėn qindra dhe u plagosėn mijėra vetė. Por, ne do ta pasqyrojmė kėtu vetėm njė historik tė shkurtėr tė historisė sonė qė ka lidhshmėri me fillimin e luftėrave dhe kryengritjeve tė armatosura nė muajin mars:

            - Mė 27 mars 1881, qeveria e Stambollit dhe ajo e Athinės nėnshkruan marrėveshjen e re kufitare, qė i mundėsoi Portės sė Lartė veprime ushtarake ndaj autonomisė shqiptare. Po nė atė muaj, ajo organizoi njė ekspeditė ushtarake tė pėrbėrė nga 40 batalione nė krye me Dervish Pashėn qė sulmuan forcat tona nė krye me Sulejman Vokshin.

            - Mė 18 mars 1908  forcat turke, pas vrasjes sė komandantit turk tė xhandarmerisė nė Gjirokastėr, nisėn ekspeditėn ushtarake kundėr luftėtarit tė lirisė, Ēerēiz Topulli, qė njihet si Lufta e Mashkullores.

            - Mė 24 mars 1911 filloi kryengritja e madhe e udhėhequr nga Dedė Gjo Luli qė shumė shpejt u shtri nė gjithė Malėsinė e Shkodrės. Pas dy javė luftimesh tė suksesshme, ata arritėn qė mė 6 prill, ta ngritin flamurin shqiptar nė majėn e Bratilės sė Hotit.

            - Mė 22 mars 1913, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, vendosi tė copėtojė rėndė trojet shqiptare duke shkėputur nga Shqipėria gjithė Kosovėn dhe Ēamėrinė si dhe viset tjera shqiptare, si: Tetovėn, Dibrėn, Gostivarin etj, qė pati si pasojė kryengritje tė shumta tė armatosura.

            - Mė 7 mars 1914, arriti nė Durrės, si princ i Shqipėrisė, gjermani Vilhelm Vid, i zgjedhur nga fuqitė e mėdha nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr.

            - Mė 7 mars 1919, delegacioni i qeverisė shqiptare qė shkoi nė Konferencėn e Paqes, qė u mbajt nė Paris (1919-1920), ia paraqiti kėsaj konference propozimin qė nė krahinat shqiptare qė kishin mbetur jashtė kufijve  tė vitit 1913, tė vendoseshin forcat e SHBA-sė pėr t’i administruar ato (90 vite mė vonė forcat e NATO-s, tė udhėhequra nga SHBA-ja, u vendosėn nė Kosovė).

            - Nė mars 1920, u krijuan disa komitete tė „Mbrojtjes kombėtare“ pėr ēlirimin e krahinave tė pushtuara nga Italia dhe Mbretėria Serbo-Kroate-Sllovene. Disa muaj mė vonė filloi sulmi i kryengritėsve shqiptarė nė krahinėn e Vlorės qė sė shpejti u shndėrrua nė njė kryengritje tė tė gjithė popullit shqiptar.

            - Mė 25 mars 1939, qeveria italiane ia paraqiti Ahmet Zogut njė traktat pėr nėnshtrimin e Shqipėrisė. Dy javė mė vonė trupat fashiste italiane sulmuan Shqipėrinė.

            - Mė 11 mars 1981, nė kryeqytetin e Kosovės, Prishtinė, filluan demonstratat e studentėve pėr lirinė e popullit shqiptarė tė Kosovės dhe tė viseve tjera shqiptare nė Jugosllavi e qė u pėrhapėn nė shumė qendra tė tjera tė Kosovės, si mė 26 mars nė Prizren etj.

            - Mė 23 mars 1989, Kuvendi i Kosovės, me direktiva nga Serbia, miratoi amendamentet kushtetuese nėpėrmjet tė cilave u hoq plotėsisht subjektiviteti politik dhe ekonomik i Kosovės. Popullata shqiptare e revoltuar nga kjo tradhti (meqė prej 136 delegatėve shqiptarė nė kėtė kuvend, vetėm dhjetė prej tyre refuzuan kėtė miratim) vėrshoi  rrugėt me demonstrata masive qė u shuan me gjak nga okupatori serbomadh.

            - Mė 26 mars 1990, populli i Kavajės, pėr herė tė parė, pas njė periudhe tė gjatė nėn regjimin komunist, mori guximin dhe shpėrtheu nė njė demonstratė tė fuqishme antikomuniste, qė u shtyp me dhunė, por qė ndikoi dukshėm nė ndryshimet pluraliste nė Shqipėri, tė cilat pasuan njė vit mė vonė.

Adem Jashari

            - Mė 5 mars 1998, forca tė mėdha ushtarako-policore serbe rrethuan Prekazin legjendar. Epiqendėr ishin kullat e Jasharajve ku u zhvilluan luftime tė rrepta pėr tri ditė e net rresht mes forcave tė UĒK-sė, tė udhėhequra nga Komandanti Legjendar, Adem Jashari, dhe makinerisė sė rėndė serbe. Nė kėto luftim ra heroikisht komandanti, Adem Jashari, dhe 47 anėtarė tė tjerė tė lagjes Jasharaj.

            - Mė 24 mars 1999, NATO filloi sulmet ajrore mbi ushtrinė, policinė dhe forcat paramilitare serbe, si kundėrpėrgjigje ndaj dhunės dhe masakrave qė zhvillonin ato mbi popullatėn shqiptare dhe, pas tre muaj bombardimesh, e detyroi Beogradin tė kapitullojė dhe e detyroi atė qė t’i tėrheqė tė gjitha forcat e armatosura nga Kosova.

            - Mė 17 mars 2004 shpėrthyen trazirat nė Kosovė ku humbėn jetėn me dhjetėra dhe u plagosėn me mijėra protestues. Shkaktar i kėtyre trazirave ishte mbytja e tre fėmijėve shqiptarė nga fshati Ēabėr nė lumin Ibėr, si pasojė e kėrcėnimit dhe ndjekjes nga ekstremistėt serbė, si dhe bllokimi i aksit rrugor Prishtinė – Shkup nė Ēagllavicė, po ashtu nga ekstremistėt serbė.

            - Mė 8 mars 2005 Kryeministri i Kosovės dhe luftėtari i lirisė Ramush Haradinaj, bashkė me dy bashkėluftėtarė tė tij, akuzohet nga Tribunali i Hagės pėr krime lufte, dhe me 9 mars 2005, ai shkon vullnetarisht nė Hagė. 

            A ėshtė kjo lidhshmėri reale, qė besohej edhe nga popujt e lashtė, tė cilėt mu pėr kėtė edhe e kanė emėrtuar Marsin me emra zotėrash lufte, apo ėshtė kjo vetėm rastėsi? Pyetje qė hapė debate e polemika tė shumta! Pėrgjigjja, megjithatė, mungon!